Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Alma Lama konfirmon largimin nga VV. Ika se po flirtojne me radikalet islamike

    Alma Lama konfirmon largimin nga VV

    Prishtinė, 5 korrik - (E plotėsuar) Deputetja e Vetėvendosjes, Alma Lama, ka konfirmuar pak minuta mė parė lajmin pėr largimin e saj nga partia e Albin Kurtit.

    Ajo nuk ka preferuar tė japė mė shumė detaje rreth largimit tė saj dhe pritet qė gjatė ditės tė dal mė njė letėr publike, ku edhe do tė sqarojė nė detaje dorėheqjen e saj, njofton “Zėri”.

    Lama, nė njė intervistė pėr kėtė gazetė , pat shfaqur haptazi mospajtime rreth koncepteve tė “Vetėvendosjes”. Ajo ka kritikuar ashpėr partinė e saj duke thėnė se ka devijuar rrugėn dhe programin e saj sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mėsimit mbi fe nėpėr shkolla.
    Koha/net
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV

    E ce pastaj?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV

    kush osht kjo me? ca e ka dalai lamen kjo? ca i boni reklam lloj lloj qelbsinave ? le t'vi n'tiron albin kurti se i gje me shumic si kjo posht ures lanes.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV

    Citim Postuar mė parė nga Sayan2003 Lexo Postimin
    kush osht kjo me? ca e ka dalai lamen kjo? ca i boni reklam lloj lloj qelbsinave ? le t'vi n'tiron albin kurti se i gje me shumic si kjo posht ures lanes.
    Kjo eshte qe i ka ofenduar 96% muslimane te Kosoves , dhe ja shperblimi per te !

    Ne te vertete kjo nuk u largua vete , por ka qene e detyruar te largohe vete , sepse vetem se ka qene e larguar ne njefare menyre .

    P.SH VV me ka pelqyer me verprimin e marrur ndaj saj . Sepse po te mos e kishte marr kete veprim , votat e shumeta do ti kishte harruar nga muslimanet e rinje te Kosoves te cilet e duan fene e tyre ...
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV



    Lama: Vetėvendosje po flirton me ekstremistėt fetarė

    Nga Express | 05 Korrik 2013 08:13


    (E plotėsuar) Deputetja Alma Lama, pėrmes njė letre publike, ka treguar shkaqet qė e shtynė tė largohet nga Lėvizja Vetėvendosje.

    Ajo pėrmend nė letrėn e saj flirtimin e kėsaj partie me rrymat ekstremiste islamike dhe dhunėn si mjet tė arritjes sė qėllimeve politike.

    Nė vazhdim lexojeni tė plot letrėn e deputetes, tashmė tė pavarur, Alma Lama.

    Letėr e hapur votuesve tė mi

    Tė dashur votues,

    Kam vendosur t’ju drejtohem tė gjithėve ju, qė kur u afruat pranė kutive tė votimit, nė zgjedhjet e vitit 2010, nė mendje kishit emrin tim, dhe dora juaj rrumbullakėsoi pikėrisht numrin qė pėrkonte me kėtė emėr.

    Ju drejtotem sepse nė njė shoqėri demokratike, tė vetmit qė japin legjitimitet demokratik, janė pikėrisht votuesit, pjesė e sovranit qė quhet popull. Vetėm ju mund t’i jepni mundėsinė dikujt t’ju pėrfaqėsojė, tė bėhet zėri juaj.

    Ndihem e privilegjuar qė ma dhatė mundėsinė tė bėhem pjesė e Kuvendit tė Kosovės, institucionit mė tė lartė nė vend dhe jam e vetėdijshme ēdo ēast pėr pėrgjegjėsinė e madhe qė kam marrė mbi supe.

    Me njė vetėdije tė tillė, jam pėrpjekur tė jem zėri juaj, zėri i mijėra njerėzve qė e dėshironi njė Kosovė tė ndryshme nga ajo qė ėshtė sot, qė dėshironi njė shtet mė tė fortė, mė demokratik, njė shtet qė kujdeset pėr ju, qė respekton e garanton liritė tuaja, qė i respekton miqtė qė na dolėn nė krah, atėherė kur gjysma e kombit- Kosova rrezikohej nga zhbėrja.

    Po ju drejtohem ju sepse jeni tė vetmit qė ndjej obligim t’ju shpjegoj situatatėn e krijuar pėrreth meje dhe subjektit politik ku bėj pjesė.

    Nė tetor tė vitit 2010 iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! me dėshirėn dhe vullnetin mė tė mirė pėr tė dhėnė kontributin tim pėr ndėrtimin dhe konsolidimin e demokracisė nė shtetin e Kosovės.

    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! me besimin e plotė se vetėm nė kėtė subjekt mund tė punoja pėr ēuar pėrpara ėndrrėn tonė tė pėrbashkėt pėr bashkim kombėtar.

    Iubashkova Lėvizjes Vetėvendosje! pa pasur as dyshimin mė tė vogėl se kjo organizatė do bėnte ēmos pėr tė ruajtur identitetin tonė kombėtar, atėherė kur ndonjė gjarpėr i pabesė do tė tentontetė na futej nė gjirin tonė pėr tė na e helmuar shpirtin dhe mendjen, siē na ka ndodhur shpesh pėrgjatė historisė.

    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! me bindjen e plotė se kjo do tė ishte gjeneratori i moderimit tė shoqėrisė, i instalimit tė kulturės demokratike pėrendimore, qė do ta dėrrmonte politikėn klienteliste, klanore e tė errėt qė sot po e mban peng politikėn dhe vetė jetėn.

    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! sepse i besova programit tė saj.

    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! sepse kam besuar se vėrtet kjo lėvizje do t’i kthejė politikės moralin e munguar.

    Sot, pas mė shumė se dy vitesh e gjysmė qė jam pjesė e kėtij subjekti politik, mund t’ju them se shumica ekoncepteve dhe parimeve qė permenda mė lart, janė ngulfatur dhe zvetėnuar nga radikalizmi, nga mjetet tė cilat shpesh pėrfundojnė nė promovim tė dhunės, e qė kompromentojnė ēfarėdolloj qėllimi tė mirė.

    Radikalizmi po i ngulfat edhe vlerat mė tė mira qė i kanė shumica e vajzave dhe djemve tė Vetevendosjes!

    Qytetarėt e Kosovės kanė kaluar nėpėr periudha shumė tė dhimbshme tė dhunės sė imponuar, plagėt janė ende tė hapura, dhe unė mendoj se riciklimi i saj, nė ēfarėdolloj niveli apo intensiteti, qoftė edhe simbolik, nuk i ndihmon askujt, as qytetarėve, as demokracisė, as imazhit tė Kosovės, as interesit kombėtar.

    Pėrdorimi i dhunės si mjet pėr arritjen e synimeve politike, nuk ka qenė pjesė tė programit tė Lėvizjes, por kjo po ndodh nė praktikė gjithnjė e mė shpesh. Asnjė forcė serioze nuk mund tė ecė pėrpra duke u bazuar nė kėtė mjet. Mjeti i gabuar degradon vetė qėllimin.

    I kam shprehur nė mėnyrė tė vazhdueshme kėto brenga dhe qėndrime tė mia brenda Lėvizjes, kam kėrkuar me ngulm qė tė respektojmė rregullat e lojės demokratike, tė respektojmė institucionet dhe ligjin, por pėr fat tė keq zėri im nuk ėshtė dėgjuar, ka qenė vazhdimisht i izoluar brenda strukturave, ku debatet janė vetėm nuance e sė njejtės ngjyrė.

    Kam shpresuar gjatė gjithė kėsaj kohe se gjėrat do tė ndryshojnė me jetėn institucionale, qė kjo do tė sillte edhe pjekurinė politike. Mirėpo kjo nuk po ndodh, pėrkundrazi, radikalizmi po thellohet nga dita nė ditė. Jemi dėshmitarė tė gjithė tė asaj qė ndodhi nė Kuvendin e Kosovės; nė tentativėn pėr tė ndaluar deputetėt tė hyjnė nė Kuvend, nė trajtimin jodiplomatik qė iu bė ambasadores sė vendit qė ėshtė mbėshtetėsi mė i madh, i lirisė dhepavaresisė sė shtetit tė Kosovės; nė pėrleshjet e vazhdueshme me policinė me qėllimin pėr tė prodhuar konflikt; nė polarizimineskajshėm tė shoqėrisė.

    Unė nuk mund tė pajtohem me kėto sjellje, nuk mund t’i mbėshtes. Janė plotėsisht nė kundėrshtim me bindjet e mia.

    Nuk pajtohem me politikat e qeverisė aktuale, kam qenė dhe jam kritikuese e ashpėr e praktikave korruptive tė qeverisjes, e dėshtimit nė bisedime me Serbinė, e dhėnies sė autonomisė pėr serbėt nė veri.Vota ime ka shkuar kundėr tė gjitha kėtyre vendimeve, por nuk mund tė pajtohem kurrsesi qė sjellja irracionale tė zėvendėsojė racionalen, qė dhuna tė zėvendėsojė argumentet, qė polarizimi i shoqėrisė tė zėvendėsojė tolerancėn, dhe tė gjitha kėto sjellje tė dėmshme, aspak tė mos e ndryshojnė realitetin e kritikuar. Pėrkundrazi, thjesht po e legjitimojnė qeverisjen e korruptuar, e cila pėr ironi, shpesh bėjnė tė duket mė e moderuar.

    Pėrgjatė gjithė kėsaj kohe, kam kuptuar se nuk janė vetėm metodat me tė cilat unė nuk pajtohem, por janė edhe vetė konceptet ideologjike tė Lėvizjes Vetėvendosje!. Unė jam pėr demokraci liberale, pėr respektimin e lirisė sė individit, tė sferės private, pėr lirinė e tregut, jam pėr korigjimin dhe pėrmirėsimin e pėrditshėm tė sistemit demokratik, jo pėr ideologji tė tjera dhe ndryshime radikale tė cilat do tė mund tė kishin pasoja fatale.

    Tė dashur votues,

    Nuk mund ta fsheh para jush se ndihem thellėsisht e zhgėnjyer nga qėndrimi mė i fundit i Lėvizjes Vetėvendosje! nė lidhje me fenė dhe raportin me identitetin tonė kombėtar. Flirtimi politik me rrymat radikale fetare, qoftė edhe pėr arsye pragmatike siē ėshtė vota, pėr mua ėshtė joparimor dhe pėr pasojė i papranueshėm. Janė disa arsye tė fuqishme qė mė shtyjnė drejt kėtij qėndrimi por mė kryesorja sepse jam e bindur se kėto rryma, tė cilat nėpėrmjet indoktrinimit fetar tė popullatės, synojnė identifikimin me fenė dhe jo me kombin, na e rrezikojnė identitetin kombėtar, na ēojnė nė regres, nė epokėn e diskriminimit tė grave, larg kulturės pėrendimore. Kėto rryma nė fund tė ditės, mund tė na e rrezikojnė lirinė, pėr tė cilėn u derdh shumė gjak.

    Ēfarėdo tendence pėr tė keqinterpretuar fjalėn time dhe qendrimet e mia publike nė lidhje me fenė islame nė pėrgjithėsi, ka qenė njė luftė speciale e grupacioneve tė caktuara politike, tė cilėt i shoqėruan me kėrcėnime, linēim publik dhe me fyerjet mė tė ulėta qė iu ėshtė bėrė ndonjėherė grave shqiptare. Jam ndjerė e shokuar nga niveli i kėtij diskursi.

    Prandaj tė heshtesh apo me vetėdije tė mbash qėndrime relativizuese ndaj synimeve te grupacioneve tė tilla, qė kėrcėnojnė, prodhojnė gjuhėn e urrejtjes, linēimit publik, fanatizmit, fondamentalizmit, antishqiptarizmit, qė bėjnė diversion kombėtar, pėr mendimin tim ėshtė e pajustifikueshme.

    Pėr mua pra kjo ėshtė njė ēėshtje qė ndan dy botė, ėshtė njė zgjedhje mes errėsirės dhe dritės, prandaj dhe pozicionimi im ėshtė i pakompromis me kėdo dhe kurdo.

    Pėr mua tashmė kjo ėshtė edhe njė ēėshtje e dinjitetit personal.

    E kam tė qartė se politika ndėrtohet mbi kompromise por njė devijim kaq i madh nga parimet dhe programi, nga ana e Lėvizjes pėr mua ka qenė i papėrfytyrueshėm.

    Tė dashur votues,

    Pėr shkak tė kėtyre qėndrimeve tė shpjeguara mė lart, por dhe shumė ēėshtjeve tė tjera shumė tė rėndėsishme , tė cilat nuk do t’i rendis nė kėto radhė, mua mė ėshtė bėrė i pamundur qėndrimii mėtejshėm nė Lėvizjen Vetėvendosje! Ndryshimet konceptuale mes meje dhe drejtuesve tė LVV janė fondamentale; qėndrimetpėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme nacionale nuk pėrputhen dhe metodat pėr tė arritur synimet politike, janė tė papajtueshme mes nesh.

    Shpreh keqardhjen e thellė qė gjėrat nuk shkuan nė drejtimin e duhur, nė drejtimin nė tė cilin unė besoja kur iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje!, me vullnetin mė tė mirė qė nėpėrmjet saj tė jepja kontributin pėr vendin dhe shoqėrinė.

    Mandatin tim si deputete nė Kuvendin e Kosovės tani e tutje do ta pėrmbush jashtė grupit parlamentar. Do tė vazhdoj tė jem zėri juaj nė Kuvend, deri nė fund tė mandatit, duke punuar mė pėrkushtim dhe aktivizėm nė interes tė vendit dhe aspiratave tona tė pėrbashkėta pėr demokraci dhe bashkimin tė kombit.

    Me respekt

    Alma Lama

    Rrudhet Vetėvendosje, Lama konfirmon largimin

    Alma Lama ėshtė larguar nga Lėvizja Vetėvendosje.

    Kėtė e ka konfirmuar ajo pėr Express.

    Duke mos dhėnė mė shumė detaje, deputetja Lama thotė se gjatė ditės do ta sqarojė pėrmes njė letre arsyet e largimit.

    “Tash do e dėrgoj njė letėr ku do tė sqaroj tė gjitha rreth largimit tim”, ka thėnė Lama.

    Lama sot pritet tė largohet nga Vetėvendosje

    Deputetja Alma Lama ka vendosur qė pėrfundimisht tė largohet nga Lėvizja Vetėvendosje.

    Burime tė sigurta tė Tribunės kanė konfirmuar se deputetja Lama tė premten (sot) do tė bėjė publike largimin zyrtar nga Vetėvendosje.

    Qe njė kohė tė gjatė, Lama dhe kreu i Vetėvendosjes nuk pajtoheshin pėr koncepte dhe politika tė kėsaj lėvizjeje pas hyrjes nė institucione.

    Burimi i gazetės ka treguar se Alma Lama do tė vazhdojė tė qėndrojė nė Kuvend si deputete e pavarur.

    Ajo nuk ka vendosur ende nėse do t’i bashkohet ndonjė grupi Parlamentar nė Kuvend dhe nuk ka diskutuar me asnjė parti pėr ndonjė transfero tė mundur siē ka ndodhur deri tani brenda Kuvendit.

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV

    Bravo i cofte, kjo eshte politikane e kalibrit Ronald Regan, une sot ndjehem krenar qe ka politikane qe nuk shiten per vota, keta per fat te keq tonin jane pak se po te ishin me shume si kjo nuk do te ishim te fundit ne Evrope per gjithcka dhe se shpejti Serbia do te argumentoje per shtet te deshtuar te Kosoves. Islamistet e marre e kritikojne dhe e nxisin popullin qe te dale kunder saj vetem se eshte liberale dhe politikane vizionare e patriote sic i ka hije nje motre nga Shqiperia. Jam i prekur thelle nga sinqeriteti i saj, urime dhe suksese ne te ardhmen moter.

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV

    Citim Postuar mė parė nga Sayan2003 Lexo Postimin
    kush osht kjo me? ca e ka dalai lamen kjo? ca i boni reklam lloj lloj qelbsinave ? le t'vi n'tiron albin kurti se i gje me shumic si kjo posht ures lanes.
    Juve se koti nuk ju therrasim 'njerez me zemer te gurit'. Njerez pa kurrfare ndjenje e pergjegjesie, njerez rrobokopa.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Juve se koti nuk ju therrasim 'njerez me zemer te gurit'. Njerez pa kurrfare ndjenje e pergjegjesie, njerez rrobokopa.
    mu mos m'cito. nuk kom koh un me u mor me psikopat si ty.

  9. #9
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anėtarėsuar
    28-02-2012
    Postime
    185

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV

    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Kjo eshte qe i ka ofenduar 96% muslimane te Kosoves , dhe ja shperblimi per te !

    Ne te vertete kjo nuk u largua vete , por ka qene e detyruar te largohe vete , sepse vetem se ka qene e larguar ne njefare menyre .

    P.SH VV me ka pelqyer me verprimin e marrur ndaj saj . Sepse po te mos e kishte marr kete veprim , votat e shumeta do ti kishte harruar nga muslimanet e rinje te Kosoves te cilet e duan fene e tyre ...
    Pata deshire te dije me shum rreth ksaj meseleje por ju si duket keni rreshqitur ne nje teme te gabuar ku flala ishte per nje zonje qe erdhi me vota ne parlament dhe ende e ka kete monopol te qendroj aty pavarsisht se neve nuk na konvenon. kalo bukur dhe lutu edhe per te tjeret nganjeher.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Alma Lame largohet nga Vetėvendosje, flirtojne me islamike rradikale.

    Alma Lame largohet nga Vetėvendosje: Po flirtojnė me ekstremistėt islamikė
    Deputetja Alma Lama pėrmes njė letre publike ka treguar arsyet qė e kanė shtyrė atė qė tė largohet nga lėvizja Vetėvendosje. Ajo thotė se kjo parti po flirton me rrymat ekstremiste islamike dhe po pėrdor dhunėn si mjet pėr tė arritur qėllimet politike. Letra e plotė, publikuar nga Express, vijon mė poshtė.

    Letėr e hapur votuesve tė mi
    Tė dashur votues,
    Kam vendosur t’ju drejtohem tė gjithėve ju, qė kur u afruat pranė kutive tė votimit, nė zgjedhjet e vitit 2010, nė mendje kishit emrin tim, dhe dora juaj rrumbullakėsoi pikėrisht numrin qė pėrkonte me kėtė emėr.
    Ju drejtohem sepse nė njė shoqėri demokratike, tė vetmit qė japin legjitimitet demokratik, janė pikėrisht votuesit, pjesė e sovranit qė quhet popull. Vetėm ju mund t’i jepni mundėsinė dikujt t’ju pėrfaqėsojė, tė bėhet zėri juaj.
    Ndihem e privilegjuar qė ma dhatė mundėsinė tė bėhem pjesė e Kuvendit tė Kosovės, institucionit mė tė lartė nė vend dhe jam e vetėdijshme ēdo ēast pėr pėrgjegjėsinė e madhe qė kam marrė mbi supe.
    Me njė vetėdije tė tillė, jam pėrpjekur tė jem zėri juaj, zėri i mijėra njerėzve qė e dėshironi njė Kosovė tė ndryshme nga ajo qė ėshtė sot, qė dėshironi njė shtet mė tė fortė, mė demokratik, njė shtet qė kujdeset pėr ju, qė respekton e garanton liritė tuaja, qė i respekton miqtė qė na dolėn nė krah, atėherė kur gjysma e kombit- Kosova rrezikohej nga zhbėrja.
    Po ju drejtohem ju sepse jeni tė vetmit qė ndjej obligim t’ju shpjegoj situatėn e krijuar pėrreth meje dhe subjektit politik ku bėj pjesė.
    Nė tetor tė vitit 2010 iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! me dėshirėn dhe vullnetin mė tė mirė pėr tė dhėnė kontributin tim pėr ndėrtimin dhe konsolidimin e demokracisė nė shtetin e Kosovės.
    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! me besimin e plotė se vetėm nė kėtė subjekt mund tė punoja pėr ēuar pėrpara ėndrrėn tonė tė pėrbashkėt pėr bashkim kombėtar.
    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! pa pasur as dyshimin mė tė vogėl se kjo organizatė do bėnte ēmos pėr tė ruajtur identitetin tonė kombėtar, atėherė kur ndonjė gjarpėr i pabesė do tė tentonte tė na futej nė gjirin tonė pėr tė na e helmuar shpirtin dhe mendjen, siē na ka ndodhur shpesh pėrgjatė historisė.
    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! me bindjen e plotė se kjo do tė ishte gjeneratori i moderimit tė shoqėrisė, i instalimit tė kulturės demokratike perėndimore, qė do ta dėrrmonte politikėn klienteliste, klanore e tė errėt qė sot po e mban peng politikėn dhe vetė jetėn.
    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! sepse i besova programit tė saj.
    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! sepse kam besuar se vėrtet kjo lėvizje do t’i kthejė politikės moralin e munguar.
    Sot, pas mė shumė se dy vitesh e gjysmė qė jam pjesė e kėtij subjekti politik, mund t’ju them se shumica e koncepteve dhe parimeve qė pėrmenda mė lart, janė ngulfatur dhe zvetėnuar nga radikalizmi, nga mjetet tė cilat shpesh pėrfundojnė nė promovim tė dhunės, e qė komprometojnė ēfarėdolloj qėllimi tė mirė.
    Radikalizmi po i ngulfat edhe vlerat mė tė mira qė i kanė shumica e vajzave dhe djemve tė Vetėvendosjes!
    Qytetarėt e Kosovės kanė kaluar nėpėr periudha shumė tė dhimbshme tė dhunės sė imponuar, plagėt janė ende tė hapura, dhe unė mendoj se riciklimi i saj, nė ēfarėdolloj niveli apo intensiteti, qoftė edhe simbolik, nuk i ndihmon askujt, as qytetarėve, as demokracisė, as imazhit tė Kosovės, as interesit kombėtar.
    Pėrdorimi i dhunės si mjet pėr arritjen e synimeve politike, nuk ka qenė pjesė tė programit tė Lėvizjes, por kjo po ndodh nė praktikė gjithnjė e mė shpesh. Asnjė forcė serioze nuk mund tė ecė pėrpara duke u bazuar nė kėtė mjet. Mjeti i gabuar degradon vetė qėllimin.
    I kam shprehur nė mėnyrė tė vazhdueshme kėto brenga dhe qėndrime tė mia brenda Lėvizjes, kam kėrkuar me ngulm qė tė respektojmė rregullat e lojės demokratike, tė respektojmė institucionet dhe ligjin, por pėr fat tė keq zėri im nuk ėshtė dėgjuar, ka qenė vazhdimisht i izoluar brenda strukturave, ku debatet janė vetėm nuance e sė njėjtės ngjyrė.
    Kam shpresuar gjatė gjithė kėsaj kohe se gjėrat do tė ndryshojnė me jetėn institucionale, qė kjo do tė sillte edhe pjekurinė politike. Mirėpo kjo nuk po ndodh, pėrkundrazi, radikalizmi po thellohet nga dita nė ditė. Jemi dėshmitarė tė gjithė tė asaj qė ndodhi nė Kuvendin e Kosovės; nė tentativėn pėr tė ndaluar deputetėt tė hyjnė nė Kuvend, nė trajtimin jodiplomatik qė iu bė ambasadores sė vendit qė ėshtė mbėshtetėsi mė i madh, i lirisė dhe pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės; nė pėrleshjet e vazhdueshme me policinė me qėllimin pėr tė prodhuar konflikt; nė polarizimin e skajshėm tė shoqėrisė.
    Unė nuk mund tė pajtohem me kėto sjellje, nuk mund t’i mbėshtes. Janė plotėsisht nė kundėrshtim me bindjet e mia.
    Nuk pajtohem me politikat e qeverisė aktuale, kam qenė dhe jam kritikuese e ashpėr e praktikave korruptive tė qeverisjes, e dėshtimit nė bisedime me Serbinė, e dhėnies sė autonomisė pėr serbėt nė veri. Vota ime ka shkuar kundėr tė gjitha kėtyre vendimeve, por nuk mund tė pajtohem kurrsesi qė sjellja irracionale tė zėvendėsojė racionalen, qė dhuna tė zėvendėsojė argumentet, qė polarizimi i shoqėrisė tė zėvendėsojė tolerancėn, dhe tė gjitha kėto sjellje tė dėmshme, aspak tė mos e ndryshojnė realitetin e kritikuar. Pėrkundrazi, thjesht po e legjitimojnė qeverisjen e korruptuar, e cila pėr ironi, shpesh bėjnė tė duket mė e moderuar.
    Pėrgjatė gjithė kėsaj kohe, kam kuptuar se nuk janė vetėm metodat me tė cilat unė nuk pajtohem, por janė edhe vetė konceptet ideologjike tė Lėvizjes Vetėvendosje!. Unė jam pėr demokraci liberale, pėr respektimin e lirisė sė individit, tė sferės private, pėr lirinė e tregut, jam pėr korrigjimin dhe pėrmirėsimin e pėrditshėm tė sistemit demokratik, jo pėr ideologji tė tjera dhe ndryshime radikale tė cilat do tė mund tė kishin pasoja fatale.

    Tė dashur votues,
    Nuk mund ta fsheh para jush se ndihem thellėsisht e zhgėnjyer nga qėndrimi mė i fundit i Lėvizjes Vetėvendosje! nė lidhje me fenė dhe raportin me identitetin tonė kombėtar. Flirtimi politik me rrymat radikale fetare, qoftė edhe pėr arsye pragmatike siē ėshtė vota, pėr mua ėshtė joparimor dhe pėr pasojė i papranueshėm. Janė disa arsye tė fuqishme qė mė shtyjnė drejt kėtij qėndrimi por mė kryesorja sepse jam e bindur se kėto rryma, tė cilat nėpėrmjet indoktrinimit fetar tė popullatės, synojnė identifikimin me fenė dhe jo me kombin, na e rrezikojnė identitetin kombėtar, na ēojnė nė regres, nė epokėn e diskriminimit tė grave, larg kulturės perėndimore. Kėto rryma nė fund tė ditės, mund tė na e rrezikojnė lirinė, pėr tė cilėn u derdh shumė gjak.
    Ēfarėdo tendence pėr tė keqinterpretuar fjalėn time dhe qėndrimet e mia publike nė lidhje me fenė islame nė pėrgjithėsi, ka qenė njė luftė speciale e grupacioneve tė caktuara politike, tė cilėt i shoqėruan me kėrcėnime, linēim publik dhe me fyerjet mė tė ulėta qė iu ėshtė bėrė ndonjėherė grave shqiptare. Jam ndjerė e shokuar nga niveli i kėtij diskursi.
    Prandaj tė heshtėsh apo me vetėdije tė mbash qėndrime relativizuese ndaj synimeve te grupacioneve tė tilla, qė kėrcėnojnė, prodhojnė gjuhėn e urrejtjes, linēimit publik, fanatizmit, fondamentalizmit, antishqiptarizmit, qė bėjnė diversion kombėtar, pėr mendimin tim ėshtė e pajustifikueshme.
    Pėr mua pra kjo ėshtė njė ēėshtje qė ndan dy botė, ėshtė njė zgjedhje mes errėsirės dhe dritės, prandaj dhe pozicionimi im ėshtė i pakompromis me kėdo dhe kurdo.
    Pėr mua tashmė kjo ėshtė edhe njė ēėshtje e dinjitetit personal.
    E kam tė qartė se politika ndėrtohet mbi kompromise por njė devijim kaq i madh nga parimet dhe programi, nga ana e Lėvizjes pėr mua ka qenė i papėrfytyrueshėm.

    Tė dashur votues,
    Pėr shkak tė kėtyre qėndrimeve tė shpjeguara mė lart, por dhe shumė ēėshtjeve tė tjera shumė tė rėndėsishme, tė cilat nuk do t’i rendis nė kėto radhė, mua mė ėshtė bėrė i pamundur qėndrimi i mėtejshėm nė Lėvizjen Vetėvendosje! Ndryshimet konceptuale mes meje dhe drejtuesve tė LVV janė fondamentale; qėndrimet pėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme nacionale nuk pėrputhen dhe metodat pėr tė arritur synimet politike, janė tė papajtueshme mes nesh.
    Shpreh keqardhjen e thellė qė gjėrat nuk shkuan nė drejtimin e duhur, nė drejtimin nė tė cilin unė besoja kur iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje!, me vullnetin mė tė mirė qė nėpėrmjet saj tė jepja kontributin pėr vendin dhe shoqėrinė.
    Mandatin tim si deputete nė Kuvendin e Kosovės tani e tutje do ta pėrmbush jashtė grupit parlamentar. Do tė vazhdoj tė jem zėri juaj nė Kuvend, deri nė fund tė mandatit, duke punuar mė pėrkushtim dhe aktivizėm nė interes tė vendit dhe aspiratave tona tė pėrbashkėta pėr demokraci dhe bashkimin tė kombit.

    Me respekt
    Alma Lama
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •