Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 106
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Bravo Srpska Propaganda !!!

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    C'lidhje ka ndarja veri jug aty? Une po flas per Breçanin ne vecanti.

    Brecanin e pezulloi Burgaj,,,,,,,Burgaj do pezullohet nga Edi Rama e Com

    ,,,,,,,,,ju siguroj se shteti i Edit e com, nuk do kete as garniture shqiptare

  3. #73
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    ndaj ketij tipit qenka marr masa pezullim nje muaj nga puna !!!
    - pak eshte nje muaj , do te duhet pezulluar 1 vit.

    -ps. nuk jam simpatizues i Rames .
    Vv - Palaço+LISBA :D

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Eeejjj shikoni se cfare gjeta ne dokumentaret e zyrtareve te huaj ..... Krahasojeni nje cike kete "bllokmenin" Spiro Koleka - daja , qe ia permendin si biografi atij Edi Rames , me biografine e Vicidolistit Sali Berisha , qe i vetmi "kontribut" i te pareve dhe i tij per Shqiperine eshte qe u martua me Sllobodanken .... dheee beri punet e Sllobodankes ne Shqiperi .......


    Protektorati amerikan mbi Shqipërinë ne 1919

    Më tej Gjenerali italian shpreh shqetësimin se mos Konferenca e Paqes do të bënte gabimin për të kënaqur orekset e fqinjëve të Shqipërisë Serbisë dhe Greqisë, duke kujtuar se reaksioni nga ana e popullit shqiptar do të ishte i madh dhe se prej tyre do të humbiste edhe Italia. Po kështu shpreh kundërshtinë për përpjekjet për të risjellë në skenë Esat Pashën, tashmë të diskretituar në popull. Ndërsa flet për fqinjët, ai pa përmendur flet edhe për fuqi ekstraeuropiane, duke aluduar për SHBA, për të cilën thotë se sigurisht se ka mundësi e mjete shumë më të mëdha se sa Italia, dhe kësisoj mund ta zhevendoste Italinë nga Shqipëria, porse nuk do të mund t‘ia zëvendësonte dot asnjëherë dashurinë apo lidhjen vëllazërore e të veçantë që Italia ka për Shqipërinë. Nga ana tjetër, Piacentini hedh edhe dyshime se të qenurit larg, do ia pamundësonte SHBA-ve realizimin e shumë ideve, sado të mira që mund t’i kishte dhe se do të abuzonte me besimin e shqiptarëve. Sigurisht se të gjitha këto, ai i bën në kuadër të përmbushjes së detyrës dhe kujton se nëse nuk reagojmë, atëherë do të shkojnë kot gjaku dhe sakrificat e ushtarëve italianë të rënë në Shqipëri, si dhe paratë e investimet e bëra vazhdimisht prej Italisë.
    Më poshtë ai shkruan se: Mbi këto substrakte ndjenjash dhe aspiratash shqiptarët kanë mundur të thithin iniciativat e fshehura të amerikanëve rezidentë këtu, për një protektorat të mundshëm, të përforcuara nga tregimet dhe diskutimet e emigrantëve të shumtë, që vijnë çdo ditë nga Amerika. Kërkesat e bëra nga Konsulli amerikan, zoti Heaven, dhe qëndrimi i tij i gjatë në Shqipëri, nuk janë kauza e fundit e gjendjes aktuale të popullit shqiptar, të ngritur shpirtërisht. Rezultati është se sot, jo pak shqiptarë demonstrojnë në dukje dëshirën për një protektorat amerikan ndaj Shqipërisë.
    Për të dokumentuar këtë, po citoj:
    Një deklaratë kundër pretendimeve greke drejtuar Presidentit Wilson, dorëzuar nga z. Spiro Koleka, një orthodoks i pasur, i mençur e shumë influent, që banon në Vlorë. Aty nuk përmendet Italia, por ngrihet lart roli i Amerikës me këto fjalë: Siguria se SHBA-të janë protektorët e vetëm të painteresuar për popujt e ballkanit, na inkurajon t’i prezantojmë Viktor Emanuelit momorandumin e mëposhtëm, e t’i kërkojmë modestisht t’i mbështesë të drejtat e popullit shqiptar”
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 07-07-2013 më 15:34

  5. #75

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Cudi e madhe si jane mbledhur te gjithe analfabetet tek ministria e brendshme... Si ky si Muli nuk do kene pasur leke per Abetare...

    Shyqyr ju erdhi Berisha edhe i mblodhi nga shpellat ku jetonin e i solli ne mes te Tiranes te vene rendin... Keta e shumta dele kane ruajtur ne jeten e tyre... Prandaj tregojne te njejten egersi me njereizt, se jane mesuar me kafshet...
    Ka ndonje ndryshim midis popullit tone dhe deleve?
    Une nuk shoh ndonje diference.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    volativo..

    ai spiro koleka qe ke gjetur ti tek dokumenti nuk eshte ai spirua i birose se enverit..

    eshte tjater e nuku ka te benj me edvinon tend..

    prandaj mo u dhjas..

    kurse ky i vicidolit.. doktorri i beri shqiptaret nga skllever te birose se spiros se enverit (jo atij te dokumentit) ne qytetare te europes..
    te lire te kamur e me dinjitet..

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Bravooo Srbska Milicija !
    c`lidhja ka nje polic nga maminsi, nga korca ose tropoja me policin serbe?
    shqiperia ka nevoje per police qe i qendrojne besnik shtetit si ne rastin e ketij tropojanit ndryshe korrupsioni ka per ta gerryer kete vend.

  8. #78
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    -Një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit bëri thirrje publike, kundër kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me diktatorët, Enver Hoxha dhe Hitlerin dhe i kërkoi ndihmë kryeministrit ende në detyrë, Sali Berisha që t’i drejtonte në rrëzimin e Edi Ramës. Fjala është për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, që i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Sali Berisha për të rrëzuar fituesin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Edi Rama. Në një status në profilin e vet në Facebook, hedhur të dielën në mbrëmje rreth orës 20.00, përmes celularit, Breçani i bëri thirrje publike Berishës që t’i prijë në rrëzimin e kryeministrit të ardhshëm, duke e cilësuar atë Enver të dytë dhe Hitler. “Përshendetje liderit historik të shqiptarëve Doktor Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studentë të ’91-it shembëm diktaturën enveriste. Do gjejmë forcë dhe optimizëm, do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”-shkroi Brecani në profilin e vet në Facebook.

    Pas këtij mesazhi erdhën edhe disa mbështetje online. Dikush iu përgjigj se ai është kandidati i duhur për kryetarin e PD-së, duke uruar që ta shohin në atë post një ditë dhe se PD është e Tropojës. Një tjetër i shkroi se: “E meriton vërtet vendin e Doktorit...”, një tjetër i shkroi se: “Besnikëria, përkushtimi dhe fisnikëria me të cilën ti i shërbeve kryeministrit, liderit të kombit, ka bërë që të gëzosh respekt dhe vlerësim nga të gjithë ata që të njohin dhe të kanë dëgjuar vetëm emrin”, se: “Patjetër që do jemi të bashkuar dhe s’do lejojmë që disa besëprerë bukëshkelur të shkelin mbi idealet dhe atë që Lideri ynë arriti të lartësojë”, “Do ta rrëzojmë birin e k... ës Edvin Ramën se askush nuk na ndal”. Por ka edhe disa komentues që nuk janë dakort me PD-në dhe figurat që e përfaqësojnë sot atë. Njëri prej tyre shkruan se: “Problemi i PD-së është se ka shumë komunistë, spiunj, sigurimsa, ish-anëtarë të Partisë së Punës..... duhet brezi i ri...”, apo se: “PD me deputet Kastriot Islamin, Genc Pollon, Rusmajlin, Agim Shehun, oficerin e kufirit që vriste njerëz në kufi, e vër Saliun që ishte anëtar partie e i përkëdhelur i Bllokut, s’më duket shumë parti e djathtë, pa përmendur terroristin Arben Imami që vriste oficerë të republikës në 1997...”.

    Breçani

    Erzen Breçani është një emër i njohur i njohur për publikun dhe gjithkund i shfaqur ka ka patur dhunë ndaj qytetarëve. Në 21 janar 2011 ai ishte shef i komisariatit numër 2 të Tiranës dhe në krye të dhunës së paprecedentë që ushtroi policia ndaj qytetarëve të pafajshëm që ndodheshin në shesh pasi kishte mbaruar protesta ose ishin kalimntarë, disa orë pasi katër qytetarë ishin vrarë nga garda përballë kryeministrisë. Katër muaj më vonë po ky shef policie ushtroi dhunë edhe ndaj deputetëve të PS-së që protestonin para KQZ-së, pas vendimit për rinumërimin e votave për bashkinë e Tiranës, pas të cilave rezultati u përmbys në favor të kandidatit të PD-së, Lulzim Basha. Në tetor 2012, me vendim nga Drejtoria e Policisë së Tiranës u hoqën policët që ruanin vendin ku zhvillohej greva e urisë e ish-të përndjekurve politikë te “Komuna e Parisit”, për tu zëvendësuar me policët e komisariatit numër 2 në krye të të cilëve ishte Breçani. Pas kësaj policia zgjeroi rrethimin në zonën ku po zhvillohej greva e urisë, u ndaloi komunikimin me jashtë grevistëve dhe pengoi furnizimin me ujë dhe me lëngje frutash, përfshirë pakot me sheqer, që ishin jetike për grevistët. Në 8 prill 2013 një kameraman i “Top Channel” u dhunua pse po filmonte dhunën policore ndaj tifozëve të ndeshjes Tirana-Skënderbeu, që hidhnin parulla kundër kryeministrit Berisha. Ai deklaroi se u pengua tqë të bëjë detyrën dhe më pas u shoqërua në komisariatin numër 1, ku, sipas deklaratës së bërë, u godit nga zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

    Pas protestës së televizionit dhe gazetarëve, Drejtoria e Policisë tha se e kishte pezulluar nga detyra Breçanin, por në 16 prill ai ishte në krye të policëve që dhunuan qytetarët dhe banorët e një pallati ku ku ishin nxjerrë me dhunë 13 familje. Së fundi Erzen Brecani u shfaq në 24 qershor 2013, po në cilësinë e zv.drejtorit të Policisë, në mbrojtje të një tentative për të ndërruar kutitë e votimit në Qendrën e numërimit të votave në shkollën “Bajram Curri” në Tiranë në KZAZ-në numër 33, ku 6 punonjës të ÇEZ-it me makinë hynë fshehurazi brenda në oborrin e KZAZ-së nr.33 dhe komisionarët e PS-së i kanë kyçur ata brenda dhe kanë njoftuar policinë. Deputeti Abazi tha se policia i ka lejuar të hyjnë në KZAZ pa autorizim dhe se punonjësit e ÇEZ-it u larguan nga prapa shkollës dhe policia nuk ka veproi. Akuzave të deputetëve të PS-së, breçani u ishte përgjigjur: “Unë jam gjeneral i policisë së shtetit, as i Saliut, as i kurrkujt!”, ndërsa deputeti Fatmir Xhafa e akuzoi Breçanin: “Ti je aksident në polici. Për fat mbaroi koha jote. E ke përdorur policinë e shtetit. Ti je ordiner”. Drejtuesit e opozitës aktuale, Rama dhe Meta, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve kanë bërë thirrje që Policia e Shtetit të distancohet nga aktet e dhunës dhe mbështetjen e qeverisë, siç u duk ditën e votimeve, kur një simpatizant i LSI-së u vra në Laç, ndërsa policia nuk ishte pranishme.




    SHEKULLI
    Ta quash nje drejtues Partie ne publik si Hitler dhe diktator eshte defamacion ndaj karakterit te Edi Rames dhe ai polic duhet te futet ne burg
    dhe paguaje me vendim gjykate para demshperblim per prishjen e reputacionit te Rames ne publik.
    Thirrjet per rrezimin e pushtetit me dhune jane nxitje per te kaluar ne anarshi,dhune,puc shteti/grusht shteti dhe si akt eshte i denushem me ligj.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    volativo..

    ai spiro koleka qe ke gjetur ti tek dokumenti nuk eshte ai spirua i birose se enverit..

    eshte tjater e nuku ka te benj me edvinon tend..

    prandaj mo u dhjas..

    kurse ky i vicidolit.. doktorri i beri shqiptaret nga skllever te birose se spiros se enverit (jo atij te dokumentit) ne qytetare te europes..
    te lire te kamur e me dinjitet..
    Ha...ha.....ha..... genje Brar , genje ! Eshte e vetmja gje qe di te besh ! Sikur te ka nxjerre Berishovici apo Rankovici nga hundet ! Ha.....ha.,..ha..

    Megjitheate ti e pe se ku ju shkuan genjeshtrat !

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    c`lidhja ka nje polic nga maminsi, nga korca ose tropoja me policin serbe?
    shqiperia ka nevoje per police qe i qendrojne besnik shtetit si ne rastin e ketij tropojanit ndryshe korrupsioni ka per ta gerryer kete vend.
    Pse nuk ka pase ne milicine serbe edhe shqiptare te punesuar ? Jo vetem te punesuar por edhe te zellshem si ky Brecani ! Kur Milicija , ushtria dhe paramilitaret serbe zbarkuan ne Kosove ne krye te autokolonave ishin Brecanet dhe Berishovicet me shoke ......... jo qe i komandonin , por qe spiunonin dhe dhunonin per te nxjerre inatin e serbit ...... ha...... ha..... ha....

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •