Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Gjashtë deputetë me origjinë greke në Parlamentin e Shqipërisë?!

    Pikërisht Bollano, që nuk ka lënë gjë pa thënë dhe bërë kundër interesave të Shqipërisë, pritet të jetë deputet pas hyrjes së Dules në qeveri, dhe do mbrojë interesat greke në Kuvendin e Shqipërisë.

    Vasil Bollano ish-kreu i bashkisë së Himarës dhe aktualisht kryetari i shoqatës OMONIA pritet të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Formatimi i kabinetit qeveritar të kryeministrit të ri Edi Rama dhe përfshirja në qeveri e kreut të PBDNJ Vangjel Dule, do të krijojnë kushtet që Bollano të hyjë në Kuvend si deputet i kësaj partie. Një hapësirë e tillë për Bollanon në Kuvend krijohet për shkak se marrëveshja bashkëqeverisëse përfshin dhe ndarjen e mandatit të deputetit me atë të ministrit dhe për këtë shkak Dule, do të lërë mandatin e deputetit, duke hapur vendin për Bollanon, i cili në listën shumemërore rajonale të qarkut të Vlorës gjendet i dyti pas kreut të PBDNJ.

    Kryetari aktual i organizatës OMONIA, njëherësh ish-kreu i bashkisë së Himarës Vasil Bollano është i njohur për profilin e tij pro-grek dhe antishqiptar. Sa ishte në krye të bashkisë së Himarës, jo vetëm që deklaroi se Himara është greke dhe zemra e Vorio-Epirit, por dhe gjithë faqja e internetit e kësaj bashkie ishte e shkruar greqisht, emrat e banorëve të bashkisë kishin nga një “s” pas, duke i cilësuar grekë. Madje arriti deri atje sa të deklaronte se heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte grek e quhet Jorgjis Kastriotis. Ka shkaktuar probleme gjithnjë, teksa ka deklaruar se Himara është greke dhe duhet të bashkohet me Greqinë, Himara është si Kosova duhet të shpallet e pavarur. "Bashkia e Himarës ka 11.037 banorë, një popullsi kompakte ku mbi 85% e saj ka si gjuhë amtare greqishten”, thuhej në faqen zyrtare të bashkisë së Himarës, kur ishte Bollano në krye të saj, derisa socialisti Goro e nxori me votë nga zyra.

    Vasil Bollano nuk është vetëm kryetar i OMONIA-s ai mban disa poste në organizatat ndërkombëtare greke që punojnë dhe luftojnë për Autonomisë së Vorio Epirit. Më 13 dhjetor 2009 është zgjedhur anëtarë i Bordit drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”.

    shqiptarja
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Për: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

    Ka per ta ndryshuar mendjen ky Ballanoja se nuk e lejon te livadhis Edi siq e lejonte Saliu.
    Po kom dron se Shkodren do ta bej zemr te Voros.Pore mos te harroj Bollano se i ka shqelmimet e fundit ky gomar .Greqia po fundoset perfundimishte e ky mbahet gjall me ëndrra.Te na e rroj Greqia.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

    Nje pseudogazetar qe ngrinte zerin ne Amerike ne emer te vorio epirit si zedhenes i Bollanos kishte ngordh si qen.

    Nje ze te ngreje Bollanoja nje aksident e pret asaj udhe te Himares

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Nje pseudogazetar qe ngrinte zerin ne Amerike ne emer te vorio epirit si zedhenes i Bollanos kishte ngordh si qen.

    Nje ze te ngreje Bollanoja nje aksident e pret asaj udhe te Himares
    Për cilin Gazetar e ke fjalën mo vëlla se unë vetëm Gejtxh di andej nga Amerika dhe më duket se ai Jeton akoma

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

    Bollanoja mund te jete qen Grek ama kishte nje te mire qe ndoshta shume pak vete e dine.

    Per sa kohe ishte kryetar bashkie ne Himare nuk lejoi ndertime pa kriter dhe prishje te bukurive natyrore. U bashkua PD dhe PS ne Himare dhe fitoi kandidati i PS ne zgjedhjet e 2011. Tani ka filluar prishja masive e shkembinjve dhe ndertimi pa kriter qe nga Dhermiu e deri ne Borsh...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Për cilin Gazetar e ke fjalën mo vëlla se unë vetëm Gejtxh di andej nga Amerika dhe më duket se ai Jeton akoma
    Nje fare Llambro Papandoniu ka qene.


  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

    Mirë bëri që na la shëndenë

  8. #8
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Gjashtë deputetë me origjinë greke në Parlamentin e Shqipërisë?!

    Një agjenci lajmesh greke e quajtur “Greekreporter” shkruan në një artikull të sajin se në Parlamentin e ri të Shqipërisë do të jenë gjashtë shtetas me prejardhje greke. Ata u përkasin forcave të ndryshme politike ndërsa do të jenë edhe pjesë e mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama si kryeministër dhe Ilir Meta si drejtues i Parlamentit.
    Deputetët me origjinë greke janë: Vangjel Dule, kreu i Partisë Bashkimi për të drejtat e Njeriut i zgjedhur në Qarkun e Vlorës; Vangjel Tavo, ish ministër i shëndetësisë dhe i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Gjirokastrës.I zgjedhuri tjetër është Andrea Marto, drejtuesi i organizatës së minoritetit grek në Shqipëri, “Omonia”. Pavarësisht se ai është zgjedhur si pjesë e listave të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës ka lënë të hapur mundësinë e kalimit tek PBDNJ-ja.Lista vazhdon me Anastas Angjelin, ish ministër i financave në qeverisjen e Fatos Nanos, i zgjedhur për Partinë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës. Emrave u shtohen edhe Luiza Xhuvani e zgjedhur në Qarkun e Vlorës dhe Vasilika Hysi e zgjedhur në Qarkun e Tiranës po për Partinë Socialiste.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •