Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Bulevardi i ri, hapet tenderi ndërkombëtar

    Bashkia e Tiranës njoftoi sot hapjen e tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Do të jenë 61.000.000.00 euro për zbatimin e projektit të studios arkitekturore “Grimshaw Architects”, për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.

    Punimet e zbatimit të këtij projekti do të financohen nga marrëveshja e financimit ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit, firmosur në datë 21 Prill 2013, me vlerë 54.000.000.00 euro si dhe grantit nga qeveria e Katarit me vlerë 7.000.000.00 Euro.

    Zbatimi i projektit

    Në fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, godina e re e Bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra biznesi etj.

    Korridori i lëvizjes përgjatë bulevardit veri – jug si dhe unaza veriore e qytetit do të sjellin zgjidhje afatgjatë për zhvillimin e qytetit, në lidhje me transportin, trafikun, infrastrukturën urbane dhe mbetet zgjidhja e vetme për një mjedis sa më ekologjik.

    Ky projekt përveç se dyfishon gjatësinë e bulevardit kryesor të Tiranës, do të krijojë një rrugë për një qasje të re të madhe, për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet, duke u bërë në këtë mënyrë projekti më i rëndësishëm në Tiranë në 80 vitet e fundit.

    Zbatimi i projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës.

    Zona urbane që ndikohet nga ky projekt është 14km2. Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë:


    ■Krijimin e vendeve të reja të punës gjatë zbatimit të projektit
    ■Zhvillimi ekonomik i zonës
    ■Vlerësimi i pronës
    ■Rritja e kapaciteteve te komunitetit për të aksesuar financime të ndryshme
    ■Rritja e të ardhurave nga taksat nga zhvillimi i projekteve të reja përgjatë këtij korridori.
    Studioja arkitekturore e kontraktuar për hartimin e master planit të kësaj zone ka dorëzuar në datën 30 mars 2013 projektin final të zbatimit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës. Ajo është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi me juri ndërkombëtare, ku morën pjesë 7 nga studiot më prestigjioze të planifikimit urban dhe arkitekturës dhe ku u përzgjodh fituese studioja britanike “Grimshaw Architects".

    Emri:  grimshaw-fituese.jpg

Shikime: 1903

Madhësia:  59.4 KB

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bulevardi i ri, hapet tenderi ndërkombëtar

    Bulevardi i ri i Tiranës, Basha: 7 kompanitë në garë të sjellin brenda 30 ditëve ofertën financiare

    TIRANE- Kreu i Bashkise se Tiranes ka bere me dije se 7 kompani vazhdojne garen per ndertimin e Bulevardit te Ri te Tiranes. Ne faqen e tij zyrtare ne Facebook, Basha kujton se me 14 qershor, Bashkia e Tiranës ka hapur procedurën e parakualifikimit të ofertave, për ndërtimin e bulevardit të ri.

    Nga 15 kompani prestigjioze ndërkombëtare nga Gjermania, Austria, Itali, Kina, Kuvajti, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe por edhe nga Shqipëria, të cilët shprehën interes për të ndërtuar bulevardin e ri të Tiranës, aktualisht janë përzgjedhur 7 prej tyre, pas vlerësimit të dokumenteve të paraqitura.

    “Këto 7 kompani, brenda 30 ditëve duhet të paraqesin ofertën financiare, për të vijuar më pas me përzgjedhjen e kompanisë fituese e cila do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës”- shkruan ai.

    Bashkia e Tiranës ka në dispozicion fondin prej 61.000.000.00 euro, për zbatimin e projektit të studios arkitekturore “Grimshaw Architects”, për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.

    Punimet e zbatimit të këtij projekti do të financohen nga marrëveshja e financimit ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit, firmosur në datë 21 Prill 2013, me vlerë 54.000.000.00 euro si dhe grantit nga qeveria e Katarit me vlerë 7.000.000.00 euro.

    Fazat e punimeve

    Në fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, godina e re e Bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra biznesi etj.

    Korridori i lëvizjes përgjatë bulevardit veri – jug si dhe unaza veriore e qytetit do të sjellin zgjidhje afatgjatë për zhvillimin e qytetit, në lidhje me transportin, trafikun, infrastrukturën urbane dhe mbetet zgjidhja e vetme për një mjedis sa më ekologjik. Ky projekt përveç se dyfishon gjatësinë e bulevardit kryesor të Tiranës, do të krijojë një rrugë për një qasje të re të madhe, për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet, duke u bërë në këtë mënyrë projekti më i rëndësishëm në Tiranë në 80 vitet e fundit.

    Aktualisht, lumi i Tiranës është një zonë e lënë pas dore dhe në disa vende është kthyer në vend grumbullimi të mbetjeve të ndryshme urbane. Zbatimi i projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës. Zona urbane që ndikohet nga ky projekt është 14 km2.

    Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë:

    Krijimin e vendeve të reja të punës gjatë zbatimit të projektit
    Zhvillimi ekonomik i zonës
    Vlerësimi i pronës
    Rritja e kapaciteteve të komunitetit për të aksesuar financime të ndryshme
    Rritja e të ardhurave nga taksat nga zhvillimi i projekteve të reja përgjatë këtij korridori


    Studioja arkitekturore e kontraktuar për hartimin e master planit të kësaj zone ka dorëzuar në datën 30 mars 2013, projektin final të zbatimit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës. Ajo është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi me juri ndërkombëtare, ku morën pjesë 7 nga studiot më prestigjioze të planifikimit urban dhe arkitekturës dhe ku u përzgjodh fituese studioja britanike “Grimshaw Architects”.

    Panorama

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •