Berisha: Disa arsye pse humbi PD

Kryeministri ne detyre dhe kryetari i dorehequr i Partise Demorkatike, Prof. Dr. Sali Berisha, rendit ne nje publikim te mbremjes se djeshme, disa nga arsyet pse forca me e madhe e te djathtes humbi ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit.

Z.Berisha i ve theksin faktit se sipas tij, nga ana e rivalit politik, z.Rama, u bene disa premtime te bujshme te cilat ishin nje hipokrizi dhe nuk ki9shin asnje lidhje me drejtesine sociale. Berisha kritikoi premtimet per legalizime falas, dhe shtoi se kjo bie ndesh me ligjet e vendit dhe sidomos Kushtetuten. Premtime te tjerra qe Berisha thote se PD nuk i beri dhe nuk ka ndermend t’i beje, jane ato per heqje te TVSH-se per barnat, ushqimet dhe energjine elektrike dhe te tjera si keto.

Komentet e tij te mbremshme, z.Berisha i beri ndersa i pergjigjej letres se nje djali te ri i cili shprehte publikisht vleresimet per Berishen dhe mospranimin e vendimit per t’u dorehequr nga funksionet partiake. Berisha pohon se “ne humbem duke mbrojtur vlerat dhe parimet qe ne besojme, lirite ekonomike te individit, konkurrencen e ndershme, drejtesine e vertete sociale dhe sic thote Cherchill, ata qe bien duke luftuar, ngrihen perseri”. Dhe ketu ai premton: “Ne rame duke mbrojtur kauzen tone te drejte dhe shume shpejt do te ngrihemi ne je fillim te ri, te fuqishem”. Duke pranuar se vertet nuk do te jete me kreu i qeverise, por do te jete aktiv ne Parlament: “Dhe, vertete, tani nuk do te me shohesh ne TV te kryesoj me keto mbledhje, mirepo ti do te me kesh me afer se kurre, do te me shohesh ne krahun tend dhe te te gjithe demokrateve te tjere, 18 ore ne dite, ne cdo aktivitet ne Parlament dhe kudo, duke luftuar se bashku si luane te vertete, gjersa PD-ja te fitoje perseri dhe ora e integrimit dhe zhvillimit te Shqiperise te ecin me shpejtesine e ores se PD-se”.

Me poshte gjeni te plote publikimin e z.Berisha:



I dashur Gentian,

Ne rrefimin tend te bukur dhe emocionues, me nje force te brendshme mahnitese, ne cdo fjale spikat krenaria per arritjet e PD-se si nje frymezim i vertete dhe burim i entuziazmit per ty. Vertet, arritjet e ketyre 5 viteve te Partise Demokratike na bejne te ndjehemi krenare me njeri- tjetrin, me Partine Demokratike, me Shqiperine. Dhe jo vetem neve, anetareve e simpatizanteve te Partise Demokratike, por cdo shqiptar. Shqiperia, pak vite me pare ishte vendi qe thuaj nuk i besonte njeri. Ora e integrimit te saj ne BE dhe NATO dhe ora e zhvillimit te saj kishin ndaluar thuajse plotesisht.

Ne keto 5 vite te qeverisjes sone, Shqiperia u be anetare e NATO-s, hoqi vizat me BE-ne, mori rekomandimin per statusin e vendit kandidat, qe e bllokoi kundershtari yne. Ne keto vite, Kosova u be e pavarur dhe ne luajtem rolin tone te pazevendesueshem ne pavaresine e saj dhe njohjet nderkombetare. Sot, historia e Shqiperise dhe shqiptareve nuk eshte kurre ajo qe ishte pak vite me pare. Ajo tani eshte krejt tjeter.

Po keshtu, pak vite me pare, ora e zhvillimit tone kishte ndalur pothuajse plotesisht. Ne ishim vendi ku mungonin ne te shumten e kohes dritat, uji, udhetonim ne rruge nder me te shkaterruarat e planetit. Shqiptaret paguheshin me rroga dhe pensione tejet te uleta, nxenesit tane mesonin ne shkolla te rrenuara, me rreth 40- 50 nxenes ne klase, ishin pa ngrohje, pa internet, 2/3 e maturanteve nuk lejoheshin te ndiqnin universitetet dhe pranimi ne keto te fundit ishte panairi i korrupsionit. Kompjuteri ishte molle e ndaluar per femijet tane. Interneti kishte shkallen e perdorimit nder me te uletat ne bote. Investitoret vendas dhe te huaj largoheshin nga Shqiperia.

Ne keto pak vite, Shqiperia, bazuar ne programin e PD-se, perjetoi ne zhvillimin e saj nje quantum leap (hop te madh) te vertete. Ajo, sic thote Komisioni Europian, ndertoi keto vite rruge me shume se i gjithe rajoni marre se bashku. Ne came malet, ndertuam rrugen e Kombit, bashkuam Shqiperine me Kosoven, tunelin e Kerrabes, bashkuam Tiranen me Elbasanin, ndertuam pothuaj gjysmen e rruges se Arbrit dhe segmentin me te veshtire te Boshtit te Jugut, si dhe mbi 10000 mije kilometra rruge. Ne ndertuam dhe rindertuam mbi 1300 shkolla, kopshte, korpuse universitare, trefishuam numrin e studenteve, shtrime internetin dhe kabinetet e informatikes ne cdo shkolle, ndertuam mbi 400 qendra shendetesore dhe spitale, 360 ujesjelles, 420 sisteme kanalizimesh dhe sisteme moderne te perpunimit te ujerave te ndotura, si dhe qindra e qindra kilometra kanale vadites dhe kullimi. Ne po ecnim me shpejtesi drejt perfundimit ne Shqiperi te nje infrastrukture te re, moderne, te denje per vende te zhvilluara.

Me programin tone te reformave ekonomike, taksen e sheshte dhe reforma te tjera, ne dyfishuam te ardhurat dhe mbidyfishuam rrogat dhe pensionet, trefishuam eksportet dhe investimet e huaja. Ne kulmin e krizes me te thelle te Europes dhe botes se lire, ekonomia shqiptare ruajti rritjen me te larte ne rajon e me gjere dhe krijoi vende te reja pune. Shqiperia turistike eshte zhvillimi tjeter madhor i ketyre pak viteve. Nga nje vend inekzistent ne harten e turizmit ne bote, ajo sot renditet ne dhjete vendet me rritjen me te shpejte te turizmit ne bote. Nga nje vend i prapambetur i kohes analoge, ne me programin tone ndertuam Shqiperine e moshes dixhitale dhe ti komunikon ne Facebook dhe lundron ne internet njolloj si moshataret e tu ne disa vende te zhvilluara.

Miku im i ri ne moshe, por jo ne politike, te gjitha keto jane arritur para se gjithash, sepse programi i PD-se, forces sone politike te qendres se djathte, per zhvillimin dhe integrimin e Shqiperise eshte i bazuar ne vlerat me te larta njerezore, iniciativen e lire, te drejtat e individit dhe interesin kombetar. Ky eshte nje program i shkelqyer, me te cilin eshte ndertuar Europa dhe bota e lire. Pa medyshje, keto arritje u bene te mundura nga zbatimi me vendosmeri, seriozitet dhe kreativitet i programit tone, nga qindra e mijera djem dhe vajza, burra e gra te administrates sone, me pergatitje profesionale, aftesi, ekspertize dhe perkushtim te madh. Ne kemi sot eksperte, specialistet e studiuesit me te mire te Shqiperise, pasuria e saj me e madhe per ne, por dhe e vendit ne teresi, qe kane ne arritjet tona, vepren e tyre te pavdekshme.

I dashur Gentian,

Duke lexuar komentin tend, serish dua te theksoj se une gjej tek ti nje politikan te vertete. Ju burrerisht pranoni humbjen tone. Humbjen e pranojne vetem ata qe kane besim te vetja dhe kauza qe mbrojne dhe qe e konsiderojne humbjen nje sfide, per te arritur suksesin e radhes. Humbja sigurisht eshte e dhimbshme dhe kerkon analize te thelle e te gjithanshme dhe jam i sigurt qe PD-ja do ta beje kete analize dhe do te nxjerre pergjegjesite per defektet e qeverisjes sone. Por perseri duhet te mos harrojme se ne humbem duke i qendruar besnik programit tone. Ne nuk pranuam per asnje cmim, te braktisim vlerat dhe parimet e tij. Perkundrazi, ne rame me dinjitet, duke luftuar per mbrojtjen e tyre. Ne paraqitem para qytetareve projektin me te mire ne tere ekzistencen tone, me realist, me te bazuar per Shqiperine e zhvilluar dhe evropiane. Ne projektin tone, ne u zotuam per krijimin e 250 mije vende pune, rritjen e ndjeshme te rrogave dhe pensioneve, perfundimin e ndertimit te rruges se Arbrit, Boshtit te Jugut dhe te cdo rruge, shkolle, ujesjellesi, kanalizimesh, rritjen e cilesise se sherbimit shendetesor, arsimit, mbeshtetje te fuqishme per fermeret. Shqiperine, vend lider ne energjine e rinovueshme dhe teknologjine e larte, ne rajon. Ne ne asnje rast nuk premtuam dhe nuk mund te premtojme gjera qe bien ne kundershtim me parimet e vlerat themelore qe ndajme dhe besojme.

Mirepo qytetaret kesaj radhe besuan me shumice, premtimet e kundershtarit, te cilat ne nuk mund dhe nuk do t’i benim ndonjehere. Kundershtari yne premtoi sherbim shendetesor falas per te gjithe, legalizime falas, heqjen e TVSh-se per energjine, ushqimet dhe ilacet pre te gjithe Ne besoje se kjo ehte hipokrizi dhe jo drejtesi sociale. Ne filozofine tone, qeveria duhet te subvencionoje kujdesin shendetesor teresisht vetem per ata qe nuk kane mundesi te paguajne sigurimet shendetesore dhe ne e kemi bere kete. Kurse te tjeret qe kane te ardhura duhet te paguajne sigurimet shendetesore, perndryshe padrejtesisht do te barazonim te pasurin me te varfrin dhe kjo nuk eshte drejtesi, por hipokrizi. Ne kemi vendosur cmime te arsyeshme per legalizimet, por ligjet e vendit, Kushtetuta jone nuk lejojne kurre t’ia marresh falas token nje qytetari dhe t’ia japesh ate nje tjetri. Ne nuk mund te premtojme heqjen e TVSh-se per energjine, ushqimet dhe ilacet, sepse barazojme ne kete rast, te mjerin me miliarderin, por ne subvencionojme jo vetem TVSh-ne, por teresisht energjine per ate qe nuk ka dhe e kemi bere kete. Ne nuk besojme se eto masa ulin cmimet, sepse rritja e parashikuar e tyre eshte ligjesi e shendetshme dhe absolute e tregut te lire. Por ne rrisim rrogat dhe pensionet, si dhe i kemi rritur me shume se te tjeret, per te perballuar rritjen e parashikuar te cmimeve. Ne nuk premtojme heqjen e plote te takses per biznesin e vogel apo uljen e taksave pre 95 % te shqiptareve dhe perballimin nga 5% te barres se madhe fiskale, sepse ky model eshte tejet i rrezikshem, nuk ekziston askund ne bote, vecse ne platformat e antiglobalisteve. Programi i forces sone konservatore nuk mund te bjere dhe nuk do te bjere kurre ne antiglobalizem. Alternativa jone eshte ajo qe ka ndertuar Shqiperine, Europen dhe boten e lire. Antiglobalizmi nderton kaosin dhe hicin.

Keshtu pra, miku im, ne humbem duke mbrojtur vlerat dhe parimet qe ne besojme, lirite ekonomike te individit, konkurrencen e ndershme, drejtesine e vertete sociale dhe sic thote Cherchill, ata qe bien duke luftuar, ngrihen perseri. Dhe ne rame duke mbrojtur kauzen tone te drejte dhe shume shpejt do te ngrihemi ne je fillim te ri, te fuqishem.

Se fundi, i dashur, si nje admirues i flakte i imi, ju shkruani se mezi prisnit te ndiqnit me shume admirim mbledhjet e qeverise apo ato te grupit parlamentar, te kryesuara nga une, si dhe veprimtari te tjera te miat. Dhe, vertete, tani nuk do te me shohesh ne TV te kryesoj me keto mbledhje, mirepo ti do te me kesh me afer se kurre, do te me shohesh ne krahun tend dhe te te gjithe demokrateve te tjere, 18 ore ne dite, ne cdo aktivitet ne Parlament dhe kudo, duke luftuar se bashku si luane te vertete, gjersa PD-ja te fitoje perseri dhe ora e integrimit dhe zhvillimit te Shqiperise te ecin me shpejtesine e ores se PD-se.

Te perqafoj,

Sali Berisha



“Komenti yt ne FB, qe u vendos dje pasdite edhe si status, u be me shpejtesine e nje "bestseller" ne rrjetin tone social. Nga Insight rezulton se ka mbi 23.200 likes, mbi 2220 komente dhe eshte lexuar nga 360 mije persona. Une e kam lexuar dhe rilexuar ate, me shume kenaqesi dhe interes dhe me ka bere shume pershtypje. Vertet eshte shume mbreselenese”



Komenti i Gentianit qe Berisha hodhi si status ne Facebook

“Une qe po ju shkruaj jam, Gentjan Kerciku 16 vjec. Kam filluar ta ndjek politiken qe ne vitin 2008 kur ju ishit kryeminister ne mandatin e pare qe te themi te drejten rezultoi shume i suksesshem. Une vleresoj jashte mase shume punen qe ju keni bere si Kryeminister i ketij vendi sepse ju e keni bere te prekshme kete pune te palodhur tuajen.

Une e pranova rezultatin e ketyre zgjedhjeve ashtu si edhe ju por ate qe nuk mundem ta pranoj eshte doreheqja nga kryetar i PD. Jam ende i merzitur nga ky vendim i juaji sepse une ne te vertete nuk i konceptoj dot Mbledhjet e KM pa ju, nuk e konceptoj dot Parlamentin pa pranine tuaj, pa humorin tuaj. Tani nuk e di me nese dua te vazhdoj te merrem me politike sepse pa pranine tende politika me duket e varfer. Por nje gje dua te te them se ju zoti Sali Berisha keni qene, jeni edhe do te jeni kryeministri i Shqiperise si dhe lider i PD.... Tani ju jeni lideri me historik i Shqiperise”.