Rudi: Luftën e vërtetë e bëmë ne LDK-ja, ata luftuan për pushtet
Bota Sot | 06.07.2013 18:05
Share on facebookShare on twitterShare on emailShare on printMore Sharing Services10
Fetah Rudi, dikur në një takim me presidentin Rugova, para se të plagosej
Intervistë me Fetah Rudin, luftëtarin e FARK-ut dhe aktivistin e LDK-së
“Bota sot”: Z. Rudi si është gjendja e juaj tani më 13 vite nga atentati që kishit pësuar pas luftës?
F. Rudi: Gjendja ime nga atentati i 15 dhjetorit është të them e mirë edhe pse në karrocë, mirëpo nuk ndalem nga aktiviteti ngase jeta vazhdon.
“Bota sot”: Z. Rudi a mundë te na thoni diç më konkretisht rreth atij atentati, që mjerisht si shumë atentate të tjera ndaj veprimtarëve të LDK-së ende mbetet I pazbuluar nga organet e drejtësisë?
F. Rudi:
Po atentati ka ndodhur me 15 dhjetor të vitit 2000 në ora 14:35 minuta, te ura Bytyqve, duke ardhur nga Prishtina ku isha në takim të rregullt te Presidenti Rugova me kryetarët e Degëve të LDK-së. Atentati është kryer nga një auto në lëvizje ngjyrë e kuqe me xhama të errët, tipi “Opel Astra”, vetura dihet e kujt është, por edhe atentatorët dihen, nuk janë persona të pa njohur, të cilët thuhet se kanë pasur aksident...
Por, edhe atentatet e tjera, dhe vrasjet që kanë ndodhur e që janë të shumta duhet të zbulohen nga kjo "drejtësi". Vrasjet e pas luftës që kanë ndodhur kanë prekur thellë shpirtrat e familjeve dhe qytetarisë në Kosovë. A vriten njerëzit e luftës dhe të politikës si Ahmet Krasniqi, Ekrem Rexha, Tahir Zemaj, Qazim Jakupi, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Shaban Manaj, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, Bekim Kastrati e Besim Dajaku, Bardhyl Ajeti, Ukë Bytyqi etj, etj, por edhe plagosjet si ajo e Gani Gecit, e imja, e Ejup Visokës, Agim Veliut, por edhe ajo gjatë luftës, e Sabri Hamitit?!
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësia e abonimit është në Zvicër.
Komentet
Komente (11) | Kthehu
respekt deri ne fund keti burri kam pas rastin te ndegjoj rrefimin nga vet z.Rudi e kemi edhe mik te familjes shume njeri i mir i urt dhe trim..
VETONI @ 07/07/2013 00:50
Ka pasur dyshime se i njëjti plumb që ka vrarë Xhemajl Mustafën është shkrepur nga e njëjta armë që më pas ka plagosur edhe dy zyrtarë të lartë të LDK-së Feth Rudin dhe Ejup Visokën. Por sipas hetimeve të deritashme nuk ka rezoltuar negativ ky hetim. Sidoqoftë e gjithë lënda e pranuar nga prokurorët e EULEX-it, për shkak të natyrës serioze jo vetëm politike është mendim imi si kryeprokuror por edhe i Prokurorisë së Qarkut që të shqyrtohet nga Gjykata Speciale e Kosovës”, ka thënë për “Bota sot”, Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës. Në ditën e operimit së pari u takuam përsëri në Malishevë dhe udhëtuam të gjithë së bashku në Prishtinë. Gjersa ishim në Prishtinë, Naser Krasniqi më dha një pistoletë me zhurmëmbytës... Secili prej nesh ishte në secilën hyrje të stadiumit: Naser Krasniqi, Fadil Gajraku, Enver Hoti dhe një person tjetër që nuk më kujtohet, si dhe unë. Ne duhej ta vrisnim Fetahun gjersa hynte në stadium”.
urani @ 06/07/2013 23:54
I nderuar Rudi kisha ndegjue per atentatin qe tu be ste kisha takue kurr nga afer ,kur te pashe ne karroc gati mu ndal fryma pyeta aka zot qe i duron ata qe ja vrasin lirin keti populli,por disi me erdhi forca prap edhe te thash mbahu nuk ka forc qe i vret ata qe luftuan e punuan per lirin e popullit te tyre ,thash edhe keta do te perfunojn siq perfunduan vllezerit e tyre serrb pushtues qe iken se bash krimin e vrasjet qe na vran na shan na e ndalen lirin,i nderuar po lind dielli ,po vjen lirija nga gjaku i juaj.
haliti @ 06/07/2013 23:19
I nderuar fetah Rudi te nderuar komenues ,fetah Rudi te kam takuar nje her rastesisht ne malishev tu ofrova te pershendeta me shtrengim duarsh ishe ne karroc mbase atentatit qe ta ban ata qe i ban atentat kosoves ata qe ja vran shpirtin trurin e zemren luftes edhe liris se kosoves i nderuar isha me cen deskun edhe aj e kishte fatin tend u mor peng me dy muaj rrresht me krytarin e ldk te atehershem te malisheves por fal zekria canes e Shum njerzeve me ndikim u lirua se bashku me dy ish gazetar serrb nga kleqka.z Rudi gjaku i juaj do paguhet qe lau qdo pllemb te kosoves.
haliti @ 06/07/2013 22:47
LDK-ja e themeloj shtetin e Kosovës së bashku me popullin dhe miqët amerikan,erdhën të tjerët i ,,uzurpuan,,pozitat dhe morën lavdin mbi vete.Kjo i ngjanë asaj këngës,,shokët luftojnë,Azemit po i jet,,!Tërë historia e re e Kosovës dhe rreth Kosovës lidhet dhe nuk mund të spjegohet pa personazhin qendror presidentin historik të ldk-s dhe të Kosovës dr Ibrahim Rugova.Dikush luftoj për popull dhe për shtet,e dikush për pasuri dhe për pushtet ! Këta të dytët e kanë pushtetin dhe pasurinë,por edhe marrën dhe pa- fytyrësinë !Klm
IKRASNIQI @ 06/07/2013 21:31
Ju lutumi krimet nuk palken ato viq trashen deri sa ta qojna Hashen ne Kragujev te miq e tij Daqiqat,Azen Syloviqi e Kadri Veseloviq .Ska nevoj per kanun pebet ne menyre special shume hermetike
Petiriti @ 06/07/2013 21:13
Isa ësht frigacak. Ky ësht vu i tëri në sherbim të Hashimit, merrni vlla do djem si Gani Geci nese doni mi fut n'biruca kta tradhtar që vrajten burrat ma t'mirë të kombit.
Vogoqinca @ 06/07/2013 20:38
Felix Shume e ki me te drejte zotri,ashtu duhet me bo se ndryshe hetimet vazhdojne te pershendes...!!!
Gjilan gj Shqiperi(K @ 06/07/2013 20:15
Po pse nuk beheni bashk ju qe jeni te gjall psh Gani Geci ju zotri me te tjeret dhe ti luftoni kriminelet po vetem neper gazeta po shkruni
LDKisti @ 06/07/2013 18:56
Tungjatjeta, Pse nuk kidnapohet Xhavit Haliti e te torturohet deri sa ti tregoje te gjitha vrasjet e krahut ushtarak te LDK? Kurse Azem Syla eshte vetem njeri preje argateve te Xhavit Halitit njejte siq ka qene Jakup Krasniqi e tash qe po ja bojne gropen bash keta njerez.
Felix @ 06/07/2013 18:56
O kapne dhe sillne te Kununi Azem Sylën !
Ylli i Ditës @ 06/07/2013 18:13
bota sot
-
Krijoni Kontakt