Reeker: Zgjedhjet e qershorit, më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri
gjedhjet më të mira të zhvilluara ndodnjëherë në Shqipëri i ka cilësuar zëvendës/ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker zgjedhjet e 23 qershorit . Deklarata e zyrtarit të lartë amerikan u bë gjatë një takimi me Presidentin e Repubikës Bujar Nishani në Zagreb. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, në takimin me Reeker, “Presidenti Nishani, pasi vlerësoi procesin zgjedhor, në tërësi, në përputhje me standardet evropiane, shtoi se zgjedhjet dhe tranzicioni i pushtetit po dëshmojnë pjekurinë e popullit dhe klasës politike shqiptare dhe të demokracisë në vend”. Presidenti Nishani dhe Ambasadori Reeker ndanë mendimin se ndarja e pushteteve dhe funksionimi normal i institucioneve të pavarura janë jetësore për një demokraci të shëndetshme dhe funksionale.
MAPO
Krijoni Kontakt