
Postuar më parë nga
Albo
Berisha mund te thote shume gjera nga tani deri ne 23 qershor 2013, por pas qershorit, nese ai fiton zgjedhjet, ka per te ndryshuar tonin e zerit per te perqafuar ato politika e qendrime qe ka mbajtur ne 8 vjetet e fundit qe ka qene ne krye te qeverise shqiptare. Shqiptaret harrojne qe fushata elektorale e zgjedhjeve te ardhshme ka filluar.
Qendrimi i fundit i Berishes per "tu dhene gjithe shqiptareve nenshtetesine shqiptare" kudo qe ata jetojne ne bote, eshte nje pergjigje direkte e teper e zgjuar ndaj Ankarase e lakejve te saj mes shqiptareve. Kur e pyeten nje diplomat turk ne SHBA se cili eshte ndryshimi i politikes se jashtme turke mes shqiptareve ne Shqiperi e Kosove, ai tha me nje buzeqeshje ne fytyre: "Ne Kosove bejme fushate me flamurin turk, kurse ne Shqiperi bejme fushate me flamurin e arnavudeve." Dhe kjo eshte nje "marifet i ri" i turqve mes shqiptareve, pasi ne ka nje gje qe turqit urrejne me shume se cdo gje tek shqiptaret, eshte flamuri i tyre kombetar dhe ajo qe ai perfaqeson. Por duke zgjedhur flamurin tone kombetar per te bere propagande mes shqiptareve, ata po mundohen te monopolizojne nacionalizmin shqiptar: kushdo qe guxon te mendoje apo sillet ndryshe nga politikat e Ankarase qe tellallet e paguar mes shqiptareve pellasin ne cdo qytet e fshat te vendit, do te etiketohet tradhetar e do te sulmohet ashper. Dhe sic e kam thene disa here ne forum, dy objektivat e Ankarase mes shqiptareve jane: a) ndalja e integrimit te Shqiperise e Kosoves ne Bashkimin Evropian me cdo kusht b) ndalja e revanshit pozitiv te shtetit am shqiptar ne dekaden e fundit si ne aspektin ekonomik, si ne ate politik, si ne ate me raport me fqinjet e boten. Nje shtet am shqiptar i fuqishem, do te thote qe shqiptaret ne shtetet e tjera fqinje do ti kthejne syte nga shteti i tyre am, e jo nga Turqia e tyre e dashur.
Berisha e gjen veten ne shenjestren e ketyre sulmeve nga lakenjte e interesave turke ne vend pasi ai eshte drejtuesi i qeverise shqiptare. Por Berisha nuk i shikon keto sulme vetem ne aspektin e interesave kombetare apo shteterore, keto sulme per Berishen jane sulme personale. Asnje politikan shqiptar ne faktorin shqiptar nuk ka treguar interesin dhe kontributin me te madh per ceshtjen tone kombetare se sa Sali Berisha. Jo vetem tani qe ai eshte ne pushtet, por edhe dje kur ishte ne krye te opozites per nje dekade. Lakenjte e Turqise po sulmojne imazhin e kontributin e Berishes ne syte e gjithe shqiptareve ne mbare trojet shqiptare. Qellimi i lakejve eshte qe te krijojne aq dem sa ti mohojne Berishes nje mandat te trete ne zgjedhjet e ardhshme, dhe ajo qe eshte me e rendesishme, te mund te faktorizojne ne politiken shqiptare minoritetin e simpatizantet e tyre filoturq, te cilet i ftojne te votojne per Spahijte e Balot e presidences.
Cfare ben Berisha ne nje situate te tille?
Dy jane rruget e mundshme per te. Ai mund te vazhdoje rrugen e drejte te dekades se fundit duke e vene theksin tek stabiliteti, zhvillimi e integrimi i vendit ne familjen evropiane, duke zgjedhur qe te injoroje sulmet e lakejve te Ankarase. Ose mund te zgjedhi qe te perballet ne menyre ballore me keto sulme duke riafirmuar imazhin dhe pozitat e tij brenda faktorit shqiptar ne Ballkan. Ne plan te pare, te gjithe te huajt i shohin deklaratat e Berishes si nje "politike zgjedhore". Por ato nuk jane vetem politike zgjedhore. Me qendrimin e tij me te fundit, ate te dhenies se nenshtetesise shqiptare gjithe shqiptareve ne bote, Berisha po e kthen lojen e tij nga nje loje mbrojtese, ne nje loje sulmuese. Mbrojtja me e mire per te eshte sulmi. Dhe me poshte po ju shpjegoj sulmin dhe kuptimin e deklarates se tij me te fundit.
Deklarata e tij me e fundit per shtetesine shqiptare qe shteti shqiptar do t'iu ofroje gjithe shqiptareve ne bote, ky nuk eshte nje premtim por nje kercenim direkt per Ankarane: Nese ti do te besh bllof me lakejte e tu ne Shqiperi per te sulmuar shtetin shqiptar dhe imazhin tim kombetar, une po ua kthej me te njejten monedhe pergjigjen. Une do t'i marr kercenimet e sulmet tuaja per mua, e do ti kthej ato ne politika te shtetit shqiptar. Dhe une nuk jam Spahiu, Idrizi apo Baloja i presidences, une jam Sali Berisha, dhe kur une flas, shqiptaret ne mbare boten shqiptare si ne Ballkan e me gjere degjojne. Qellimi i Berishes eshte i dyfishte: te neutralizoje propaganden mediatike turke mes shqiptareve dhe ne te njejten kohe ti beje presion Ankarase qe te terhiqet nga futja e hundeve ne politiken e brendshme shqiptare.
Kur Ankaraja degjon deklaraten me te fundit te Berishes, Erdogani kercet dhembet dhe diplomatet e ministrise se jashtme turke hutohen. Qellimi i tyre nuk ishte bashkimi i shqiptareve nen nje shtet ne Ballkan, qellimi i tyre nuk ishte as zgjimi i vetedijes se fjetur shqiptare ne minoritetet shqiptare ne mbare vendet Ballkanike, ku vete Turqia ka nje minoritet te madh. Qellimi i tyre ishte perdorimi i ketij mirazhi nacionalist mes shqiptareve, per ti terhequr ata prej hunde qe te votojne per njerezit e tyre. Ne menyre qe Spahiu, Idrizi e Baloja te mos jene ne rruge, te jene ne qeverine e Shqiperise. Berisha po i ben te qarte Turqise se nese ajo vazhdon ti fusi hundet ne punet e brendshme te Shqiperise e shqiptareve ne Ballkan, ai eshte gati qe t'iu japi shtetesine shqiptare jo vetem shqiptareve ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, duke i sjelle ata me afer me shtetin am, por eshte gati qe t'iu japi nenshtetesine shqiptare edhe atyre miliona shtetasve turq me origjine shqiptare qe jetone ne Turqi, apo te tjereve qe jetojne ne Greqi e Itali e mbare boten.
Keto gjera qe une u shkruaj ne forum, nuk do ti degjoni nga goja e Berishes, por jam i bindur qe ne takimet e tij nderkombetare, Berisha e ngre ne privat kete shqetesim e kercenim te Turqise ne interesat tona kombetare. Do te jete interesante te shohim ne ditet ne vazhdim, nese Ankaraja do te zgjedhi te intensifikoje "lojen" e saj duke injoruar kercenimin e Berishes, apo do ti lidhi ne zinxhir lakejte e saj ne Shqiperi.
Albo
Krijoni Kontakt