Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

    “Të dhëna të reja mbi marrëdhëniet greko-shqiptare krijon fitorja e gjerë elektorale e Partisë Socialiste të Edi Ramës, ku ilustrohen gjithashtu edhe problemet serioze me të cilat ballafaqohet minoriteti grek, në përpjekjet e tij për vazhdimësinë e përfaqësimit politik”, kështu shkruan sot gazeta greke “Ethnos”.

    “Kryesocialisti shqiptar Edi Rama edhe pse ruajti një marrëdhënie rudimentare me PASOK-un grek si një parti “motër", i kishte praktikisht “zero” marrëdhëniet politike me Athinën, e cila në vitet e fundit investoi tek "përvoja dhe besueshmëria" e Sali Berishës”, vijon gazetari në shkrim.

    Ai vëren se një pikë kthese në marrëdhëniet e zotit Rama me Greqinë ishte iniciativa në Gjykatën e Lartë Kushtetuese, për marrëveshjen greko-shqiptare mbi delimitimin e zonave detare, duke e anuluar përfundimisht atë, gjë që çoi në "ngrirjen" e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Gazeta thekson se Rama sigurisht ka vënë një prioritet të lartë të qeverisë së tij kapërcimin e problemeve lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të thellë, në mënyrë që të hapë rrugën për perspektivën Europiane të Shqipërisë.

    Duke kaluar te partia e pakicave greke, PBDNJ, “Ethnos” shkruan: “Në bashkëpunim me Partinë Socialiste u shfaq në zgjedhje PBDNJ, pika fokale e minoritetit grek”.

    Sipas gazetës, PBDNJ në zgjedhjet e mëparshme bashkëpunoi me Partinë Demokratike, një "martesë" që u shpërbë pas deklaratave nacionaliste dhe irredentiste të bëra nga z. Berisha mbi "Shqipërinë e Madhe" dhe pas bashkëpunimit të tij me partitë ekstreme të çamëve. “E ballafaquar me vështirësi shumë të mëdha, PBDNJ arriti të mbijetojë politikisht dhe sipas shifrave paraprake, kreu i saj Vangjel Dule arrin të zgjidhet në Vlorë dhe Andrea Martos në Tiranë në fletën e votimit të Partisë Socialiste. Me Partinë Socialiste dhe Partinë e Ilir Metës në Gjirokastër dalin dy deputetë të pakicës, respektivisht Anastas Angjeli dhe Vangjel Tavo”, përfundon shkrimi i “Ethnos”.

    Balkanweb

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Athina Investoi tek RAMA, bile bile edhe Kanalet Televizive Greke Nxirrinin spotin elektoral të Ramës, kjo nuk është bërë për asnjë Politikan tjetër të huaj , asnjëherë në Historinë e Televizionit Grek, sidomos kanali MEGA, i cili është një kanal i varur nga Qeveria Greke
    Tani sa i përket PBDNJ-it kjo Parti është si ato Kurvat e Liga që Shk......en më atë qe jep më shumë, kjo Parti tall By..n me gjithë Shqiptarët dhe gjithë politikanët e kalbur dhe pa pikë dinjiteti të saj, sepse gjithmonë bën koalicion me atë Parti që duket haptazi se do marrë pushtetin në mënyrë që gjithmonë të jetë e pranishme në QEVERINË SHQIPTARE dhe të ketë ministra në poste Kyçe
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kermilli : 27-06-2013 më 17:36

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

    jam dakort me kermill.
    e majta shqiptare ndihet inferiore ndaj fqinjeve. te gjithe komunistet vdesin per vende te mbaruara si rusia, franca, greqia. greket nuk mund tia fusin dot me shqiperise, sepse rama vetem 1 vit do jete ne pushtet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

    Athina interesohet;

    - Mbrojtjen e te drejtave te minoritetit Grek,,,,,,,Shkollimi,gjuha,kultura,pjesmarrje ne qeverisje
    - Per rend dhe qetesi ne RSH
    - Nenshkrimi i shpejte i marrveshjes ujrave
    - Favorizimin e eksportit kryesisht ne ILACE(barna), nafte, cimento, kazino (lojra fati,llotari kombetare),prodhime bujqesore(fruta, perime)
    - Shkeputjen e interesave Turke ne sferen gjeopolitike, ushtri, ekonomi etj
    - Maredheniet Shqiperi - Kosove kane nje rendesi shume te madhe per Athinen ,USA,BE ,,,,,,,,,,ekziston nje platforme e fshehte per vendosjen e disa" kushteve" te cilat do rregullohen me kushtetute si psh; pashaportizimi,ushtria,kufiri, gjuha,etj

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Athina Investoi tek RAMA, bile bile edhe Kanalet Televizive Greke Nxirrinin spotin elektoral të Ramës, kjo nuk është bërë për asnjë Politikan tjetër të huaj , asnjëherë në Historinë e Televizionit Grek, sidomos kanali MEGA, i cili është një kanal i varur nga Qeveria Greke
    Tani sa i përket PBDNJ-it kjo Parti është si ato Kurvat e Liga që Shk......en më atë qe jep më shumë, kjo Parti tall By..n me gjithë Shqiptarët dhe gjithë politikanët e kalbur dhe pa pikë dinjiteti të saj, sepse gjithmonë bën koalicion me atë Parti që duket haptazi se do marrë pushtetin në mënyrë që gjithmonë të jetë e pranishme në QEVERINË SHQIPTARE dhe të ketë ministra në poste Kyçe
    Cdo televizion publik apo privat te nxjerr reklamat e tua elektorale nese ti paguan tarifen perkatese. Rama i nxorri reklamat ne televizionin grek duke paguar. Gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte qe ka nje dallim te madh mes qendrimeve qe mbajne parti te caktuara greke apo krere te caktuar politike, dhe shteti grek e kryeministri i Greqise. Shteti grek dhe shtetet fqinje (Italia) mbeshtesnin Berishen dhe prisnin qe ai te fitonte nje mandat te trete, per arsyen qe e thote edhe artikulli me lart qe ishte "nje partner i besueshem". Qe do te thote, kur shteti shqiptar merrte persiper te bente dicka, i shkonte asaj deri ne fund. Shembulli konkret, projekti TAP qe eshte me interes te madh per te tre vendet, Itali, Shqiperi, Greqi.

    Shteti i vetem fqinj qe eshte gezuar nga humbja e Berishes eshte Turqia. Erdogani e ka te qarte qe me rikthimin e socialisteve ne pushtet ne Shqiperi do te rikthehet "narko-shteti" dhe kjo do te thote: a) lenien jashte te Shqiperise nga BE se BE nuk pranon narko-shtete ne gjirin e vete b) uljen e autoritetit te shtetit am ne syte e shqiptareve ne Kosove e Maqedoni. Duke ngelur shqiptaret jetime ne Maqedoni e Kosove, Turqia do ta kete me te lehte per ti biresuar e mbajtur ne sferen e vete te influences.

    Albo

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Cdo televizion publik apo privat te nxjerr reklamat e tua elektorale nese ti paguan tarifen perkatese. Rama i nxorri reklamat ne televizionin grek duke paguar. Gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte qe ka nje dallim te madh mes qendrimeve qe mbajne parti te caktuara greke apo krere te caktuar politike, dhe shteti grek e kryeministri i Greqise. Shteti grek dhe shtetet fqinje (Italia) mbeshtesnin Berishen dhe prisnin qe ai te fitonte nje mandat te trete, per arsyen qe e thote edhe artikulli me lart qe ishte "nje partner i besueshem". Qe do te thote, kur shteti shqiptar merrte persiper te bente dicka, i shkonte asaj deri ne fund. Shembulli konkret, projekti TAP qe eshte me interes te madh per te tre vendet, Itali, Shqiperi, Greqi.

    Shteti i vetem fqinj qe eshte gezuar nga humbja e Berishes eshte Turqia. Erdogani e ka te qarte qe me rikthimin e socialisteve ne pushtet ne Shqiperi do te rikthehet "narko-shteti" dhe kjo do te thote: a) lenien jashte te Shqiperise nga BE se BE nuk pranon narko-shtete ne gjirin e vete b) uljen e autoritetit te shtetit am ne syte e shqiptareve ne Kosove e Maqedoni. Duke ngelur shqiptaret jetime ne Maqedoni e Kosove, Turqia do ta kete me te lehte per ti biresuar e mbajtur ne sferen e vete te influences.

    Albo
    Albo, s'jam dakord me ty, sepse
    1- Kanali Grek është tërësisht nën kontrollin Shtetëror (shiko TV KLAN tek ne), gjë që do të thotë se është marrë miratimi nga Qeveria Greke
    2-Mos të gënjejë mendja se këtë qeverinë e tanishme nuk e kanë në xhep, ndryshe nuk do ta përkrahte Greku EDIN në asnjë mënyrë, nqs dikush tjetër prisht marrëdhënien për ujrat detare Grekët do ta diskriminonin publikisht në gjithë botën, por me Edin nuk u dëgjua fare kjo temë nëpër mediat Europiane dhe ato Greke ose u dëgjua fare pak, PËRSE VALLË ???
    3- Turqia po bën qejf në Shqipëri sepse ska kush ta pengojë, ashtu siç bën qejf edhe Sërbia- Greqia-Amerika etj etj, neve jemi të ndarë në 1001 komunitete aq të shumta janë bërë komunitetet në Shqipëri saqë shumë herë më lindën pyetja SI PËRFUNDIM A KA SHQIPTARË SHQIPËRIA????,Shqiptarët janë që tani jetimë ska përse të vijë Edi-Sala- Iliri apo Dulja, që të gjithë në të njëjtin kazan valojnë,
    Po e besoj çdo ditë e më shumë thënien e FAIK KONICËS për Shqipërinë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kermilli : 28-06-2013 më 17:36

  7. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

    Narko shteti dhe skafoshteti bile, dhe Aldo Baret.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

    o kerkmill je gabim dhe shume..rama me te vertet beri nje reklam ne mega per emigrantet,por kjo ska te beje fare me asnje lloj mbeshtetjeje nga shteti grek,ishte thjesht nje reklame e pagur ne nje kanal privat si gjithe te tjerat....madje sic e thote dhe shkrimi maredheniet e shtetit grek me ramen jane 0 dhe te perkeqesuara kur rama dergoje kontraten(per detin qe i beri dheurate berisha) ne gjykate per te rrezuar vendimin...kur ndondhi kjo as nuk e imagjinon se cka degjuar rama nga mediat greke nje te share e pa pare ndonje here.....,tha dhe albo e thot dhe shkrimi qe qeveria greke investonte per berishen sepse ishte BESNIK....hahaha..si te mos e konsideronin besnik kur ja bente te gjitha deshirat dhe me nje firme i fali detin shqiptar???-te till njeri besnik donin ata....qe ben te tilla ,qe ka ne kabinet antishqiptar si ksera dhe kalivioti qe takohen me anetare te agimit te arte dhe bejne mbledhje ne athine per ceshtjen e ''vorioipirit'',kujtoj ketu kaliviotin nepunesin e kseres qe paguhej nga qeveria shqiptare dhe ne athine lobonte kunder interresave te shqiperise...te tille njerez pra perkrah qeveria greke keta jane besniket per ta...
    -sa per tap shqiperia nuk kishte asgje ne dore,vendosen te tjeret dhe thjesht shqiperia perfitoj,sic i thone nje fjale: prane lules ujitet dhe vazoja................kujtoj ketu qe albo e vetmja kriktike qe i ka bere berishes ka qene per deklarat e tij me rastin e 100 vjetrorit...por nuk beri nje gje te tille kur i fali detin grekerve etj....per mendimin tim per cdo gje qe eshte e mire per interesat e shqiperise duhet thene brravo,ok nqs sala beri dicka per tap i themi bravo pa komplekse ashtu sic i tham dhe per te deklarat e tij me rastin e 100 vjetorit(mgjs ishin fjale boshe,ngriti zerin e shqiperise).
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 29-06-2013 më 04:30

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Albo, s'jam dakord me ty, sepse
    1- Kanali Grek është tërësisht nën kontrollin Shtetëror (shiko TV KLAN tek ne), gjë që do të thotë se është marrë miratimi nga Qeveria Greke
    2-Mos të gënjejë mendja se këtë qeverinë e tanishme nuk e kanë në xhep, ndryshe nuk do ta përkrahte Greku EDIN në asnjë mënyrë, nqs dikush tjetër prisht marrëdhënien për ujrat detare Grekët do ta diskriminonin publikisht në gjithë botën, por me Edin nuk u dëgjua fare kjo temë nëpër mediat Europiane dhe ato Greke ose u dëgjua fare pak, PËRSE VALLË ???
    3- Turqia po bën qejf në Shqipëri sepse ska kush ta pengojë, ashtu siç bën qejf edhe Sërbia- Greqia-Amerika etj etj, neve jemi të ndarë në 1001 komunitete aq të shumta janë bërë komunitetet në Shqipëri saqë shumë herë më lindën pyetja SI PËRFUNDIM A KA SHQIPTARË SHQIPËRIA????,Shqiptarët janë që tani jetimë ska përse të vijë Edi-Sala- Iliri apo Dulja, që të gjithë në të njëjtin kazan valojnë,
    Po e besoj çdo ditë e më shumë thënien e FAIK KONICËS për Shqipërinë
    1. TV Klan nuk eshte kanal shteteror por privat de me problemet ekonomike qe kalon Greqia, edhe Mbreti i Arabise Saudite po te vinte te kerkonte te nxirrte reklamat e veta ne arabisht, ata do ti nxirrnin per aq kohe sa paguheshin.

    2. Edi Rama eshte njeri i skeduar nga sherbimet sekrete te vendeve fqinje qe nga koha qe ai ishte kryetar i Bashkise Tirane. Shteti grek ia ka hequr vizen qe kur PS dhe Rama iu bashkuan zerit te tellalleve te Erdoganit ne Tirane kunder mareveshjes se kufirit detar. Dhe jo vetem kaq, por ishte PS dhe Rama ajo qe e cuan ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese. PS mban vetem kontakte minimale me PASOK, partine qe i solli rrenimin ekonomik Greqise ne 2 dekadat e fundit. Por ky eshte nje "solidaritet ideologjik" me shume se sa nje mbeshtetje konkrete.

    3. Turqia eshte gezuar per largimin e Berishes por eshte hidheruar per aprovimin e TAP. Terminali i gazit natyror nuk do te jete Turqia por Shqiperia dhe Turqia do te jete nje prej vendeve qe do t'i duhet te bleje e shfrytezoje gazin e azerve nga Shqiperia. Problemi tjeter i TAP per Turqine eshte se ky projekt e kthen Shqiperine ne nje vend te rendesise gjeo-strategjike. Qe do te thote, do te rritet jashte mase prezenca dhe interesat e vendeve te medha evropiane, amerikane ne Shqiperi, e detyrimisht do te venitet ndikimi i interesave turke qe nuk konkurrojne dot me interesat e te medhenjve. Me pak fjale, Shqiperia nuk do te jete me ne sferen e influencave turke ne Ballkan dhe ekonomia shqiptare nuk do te jete me e varur nga investimet turke. Perkundrazi, etja ne rritje e ekonomise turke per energji, do te beje qe ajo te jete e varur nga terminali i TAP ne Shqiperi. Dhe kjo do te beje qe Turqia te mos ta shohi me Shqiperine si "zgjatim te bishtit turk ne Evrope", por si nje vend partner.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-06-2013 më 14:31

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    2. Edi Rama eshte njeri i skeduar nga sherbimet sekrete te vendeve fqinje qe nga koha qe ai ishte kryetar i Bashkise Tirane. Shteti grek ia ka hequr vizen qe kur PS dhe Rama iu bashkuan zerit te tellalleve te Erdoganit ne Tirane kunder mareveshjes se kufirit detar. PS mban vetem kontakte minimale me PASOK, partine qe i solli rrenimin ekonomik Greqise ne 2 dekadat e fundit. Por ky eshte nje "solidaritet ideologjik" me shume se sa nje mbeshtetje konkrete.
    -si qenka i skeduar??cfare do thote kjo?dhe ku bazohesh kur e thua kete?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    3. Turqia eshte gezuar per largimin e Berishes por eshte hidheruar per aprovimin e TAP. Terminali i gazit natyror nuk do te jete Turqia por Shqiperia dhe Turqia do te jete nje prej vendeve qe do t'i duhet te bleje e shfrytezoje gazin e azerve nga Shqiperia. Problemi tjeter i TAP per Turqine eshte se ky projekt e kthen Shqiperine ne nje vend te rendesise gjeo-strategjike. Qe do te thote, do te rritet jashte mase prezenca dhe interesat e vendeve te medha evropiane, amerikane ne Shqiperi, e detyrimisht do te venitet ndikimi i interesave turke qe nuk konkurrojne dot me interesat e te medhenjve. Me pak fjale, Shqiperia nuk do te jete me ne sferen e influencave turke ne Ballkan dhe ekonomia shqiptare nuk do te jete me e varur nga investimet turke. Perkundrazi, etja ne rritje e ekonomise turke per energji, do te beje qe ajo te jete e varur nga terminali i TAP ne Shqiperi. Dhe kjo do te beje qe Turqia te mos ta shohi me Shqiperine si "zgjatim te bishtit turk ne Evrope", por si nje vend partner.

    Albo
    e ke shum gabim turqise nuk i ka ardhur fare keq qe eshte zgjedhur tap,sepse dhe ky nga turqia do kaloje,ashtu sic do kalonte dhe nabuco,minitistri turk i enrgjitikes deklaroi sot se ska asnje ndikim te keq per turqine madje turqia ka marre kerkesa per ndertimin e tij.,mos harro se dhe sali berisha falenderoi dhe turqine para pak ditesh kur u zgjodh tap..
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 29-06-2013 më 14:54

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •