Ky legeni ben mire nqs kandidon sepse do i vije dita ku do injorohet njehere e pergjithmone. Personi me negativ qe ka pasur ndonjehere PD.Aleksandėr Biberaj hedh kandidaturėn pėr kreun e PD: Do marr pėrgjegjėsitė
Ky legeni ben mire nqs kandidon sepse do i vije dita ku do injorohet njehere e pergjithmone. Personi me negativ qe ka pasur ndonjehere PD.Aleksandėr Biberaj hedh kandidaturėn pėr kreun e PD: Do marr pėrgjegjėsitė
ne sistemin kapitalist shteti nuk ka fare rendesi
njerzit jane te lire te hapin, zhvillojne biznese, punsojne njerzit qe duan, paguajne taksen morale per shtetin dhe vendin e tyre, pasurohen.
harroje stalinizmin se shumica e atyre qe kane votuar per edi ramen nuk kane buke te hane.
ishte gje e mire qe humbi berisha, shqiptaret tani do e kuptojne kotesine e te majteve. pas 2 vjetesh PD me ne krye lul bashen kthehet ne pushtet.
Personi me kapital politik qe meriton te drejtoje PD eshte kryetari i bashkise Tirane Lulzim Basha. Duke qene drejtuesi i bashkise me te madhe te vendit, duke qene edhe njeriu qe fitoi garen elektorale me Ramen 2 vjet me pare, ai do te ishte de-fakto njeriu qe duhej te drejtonte PD ku merita merret si baze. Nese Basha do te zgjidhej kryetar i PD, atij do t'i duhej te balanconte dy detyra, ate te bashkise dhe ate te PD dhe ai ka bere nje emer ne Tirane duke u premtuar qytetareve qe ai do te punoje per zgjidhjen e problemeve te tyre, e jo me politizimin sic beri paardhesi i tij per 4 vjet. Per kete arsye, Basha duhet te terhiqet nga gara e duhet te shprehet publikisht se ai nuk mund te pranoje te beje te njejtin gabim qe beri Edi Rama. Nuk mund te vere para interesave te qytetareve te Tiranes interesin e PD. Ne fakt, fakti qe ai drejton Bashkine Tirane e kthen ate njeriun me te rendesishem politik ne vend pas kryeministrit te vendit, pasi Tirana ka 32 mandate deputetesh dhe popullsia e qarkut po vjen ne rritje nga zgjedhjet ne zgjedhje.
Kryetar i PD duhet te zgjidhet Eduard Selami. Arsyet per kete jane dy. Duke qene nje njeri i riardhur rrishtas ne Tirane e ne politiken shqiptare nga Amerika, zgjedhja e tij ne krye te PD do te shihej si nje armespushim. Askush nga ata qe kane ambicie per te drejtuar PD-ne nuk do te ndiheshin keq me Selamin ne krye te PD. Por kjo nuk do te ishte e vertete nese nje person tjeter politik nga ish-ministrat e Berishes do te zgjidhej kryetar. Arsyeja tjeter eshte se kryetari i ri do te jete nje figure tranzitore ne PD ne kalimin nga PD e udhehequr nga Berisha, ne PD e udhehequr nga dikush tjeter. Eshte e rendesishme qe kreu i ardhshem i PD te jete nje njeri qe nuk mund te akuzohet dot nga pozita si "njeri i Berishes" dhe mund te krijoje nje besim te ri tek elektorati shqiptar per kete parti. Eduard Selami i permbush shume mire keto kritere dhe eshte nje njeri i qete, i matur, me kulture dhe gezon lidhje e mbeshtetjen e duhur ne Departamentin e Shtetit amerikan. Ai nuk eshte Sali Berisha dhe fryma qe ai do te sjelle ne drejtimin e PD ne opozite do te jete nje fryme e opozites institucionale evropiane, duke bere nje kontrast te thelle me njerez te pozites qe jane gati te gjithe produkte te kenetes politike shqiptare.
Detyra e re e kryetarit te PD do te jete rinovimi i gjithe strukturave te kesaj partie ne cdo qark, qytet e fshat te vendit. Detyra tjeter eshte hapja e nje linje direkte komunikimi me elektoratin shqiptar, ku qendrimi qe opozita mban jane ne nje linje me ate qe shumica e opinionit publik shqiptar perfaqeson. Nje nga arsyet kryesore te humbjes se PD ne keto zgjedhje eshte se ajo humbi kontaktin me realitetin ne te cilin jeton zgjedhesi shqiptar.
Vota ime per Eduard Selamin kryetar te PD.
Albo
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-07-2013 mė 11:59
Kreu i ri i PD-sė, Patozi: Nuk kandidoj, do respektoj ēdo kandidaturė dinjitoze
TIRANE - Numri dy i demokratėve Astrit Patozi nuk do tė jetė pjesė e garės pėr kreun e ri tė selisė blu. Ndėrsa deklaron se do tė japė kontributin e tij nė kėtė proces, Patozi thotė se do tė respektojė ēdo kandidaturė tė denjė dhe se do tė hedhė poshtė me neveri atė tė ēdo sharlatani, por pa cituar ndonjė emėr konkret.
“Jam pjesė e pėrgjegjėsisė. Nėse kryetari i partisė merr pėrsipėr tė gjitha pėrgjegjėsitė, sigurisht qė nė radhė tė dytė mė takon mua qė tė marr pėrgjegjėsitė e mija. Duke e ndjerė veten pjesė e kėsaj pėrgjegjėsie, unė nuk jam pjesė e kėtij procesi, nuk kandidoj pėr kryetar tė Partisė Demokratike. Por unė mund tė them paraprakisht qė do tė vlerėsoj dhe respektoj ēdo kandidaturė dinjitoze, por do tė hedh poshtė me neveri ēdo sharlatan i cili pėrpiqet tė pėrfitojė diēka nė kėtė proces, krejtėsisht normal dhe demokratik.”- deklaroi Patozi.
Ndėrkaq gara pėr pasuesin e Sali Berishės, sipas Patozit, duhet tė jetė e ndershme dhe se humbėsi duhet tė pranojė rezultatin.
“Mendoj se PD nė kėtė fazė ringritjeje ka nevojė pėr njė garė tė fortė dhe reale, po aq sa dhe pėr fair play, apo pėr lojė tė ndershme. Gjykoj se puna e parė qė bėn kryetari i ri i shtrin dorėn bashkėpunimit me rivalėt e mundshėm nė garėn brenda llojit, ndėrkohė qė tė tjerėt duhet t’i urojnė atij fitoren dhe tė bėhen pjesė e tė ardhmes sė PD-sė.”- u shpreh Patozi.
Kjo e hėnė mbylli edhe anėtarėsimet nė PD ku kryetari i ri i demokratėve do tė zgjidhet sipas parimit njė anėtar njė votė. Ndėrsa tė enjten merr fund zyrtarizimi i kandidatėve pėr kreun e selisė blu.
(er.nu/news24/BalkanWeb)
eduardi ishte mire duke shite makina ne florida, ti rikthehesh politikes eshte si ti ri-kthehesh gruas se ndare
Ti ende shpreson ende ne rikthimin e Berishes, prandaj propozon kandidaturen e Eduard Selami, i cili nuk ka as shansa minimale per te fituar ndonje zgjedhje...
Nese zgjedhet Basha shanset e Berishes per t'u kthyer edhe nje here ne krye te Partise dhe ndoshta edhe si Kryeminister i Shqiperise bien dramatikisht.
Perndryshe, ne Shqiperi nuk zgjedhesh Kryeminister apo edhe Kryebashkiak i kryeqytetit etj., nese nuk je karzmatik. Tipat e merzitshem, pavaresisht a i quan te qete, te matur, me kulture..., nuk zgjedhen ne poste te tilla. Ky tip politikani edhe ne krye te partise do te ishte vetem zgjedhje provizorike apo do t'ia ruante karrigen ose Berishes ose Bashes etj., varesisht nga zhvillimet politike, per zgjedhjet e ardhshme.
Garancia e rikthimit te PD ne pushtet e ka emrin Edi Rama! Te gjithe e dine, si te majtet edhe te djathtet, qe Edi Rama nuk ka kapacitetin mendor e profesional qe te qeverisi vendin, dhe deshtimi i tij ne qeverisje eshte i garantuar. Pakenaqesia qe do te sjelli ne popull keqqeverisja do te jete e tille, sa Edi Rama nuk do te jete ne gjendje te mbylli nje mandat si kryeminister i vendit. Dhe socialistet do bejne ate qe bene edhe dekaden e kaluar, do nderrojne kryeministrat njeri pas tjetrit. Problemi kesaj rradhe eshte se Edi Rama nuk eshte Fatos Nano dhe nuk e leshon drejtimin e qeverise kollaj. Dhe kjo do te sjelli rrezimin e qeverise se tij ne Kuvend me votat e LSI dhe opozites.Ti ende shpreson ende ne rikthimin e Berishes, prandaj propozon kandidaturen e Eduard Selami, i cili nuk ka as shansa minimale per te fituar ndonje zgjedhje...
Nese zgjedhet Basha shanset e Berishes per t'u kthyer edhe nje here ne krye te Partise dhe ndoshta edhe si Kryeminister i Shqiperise bien dramatikisht.
Lulzim Basha eshte njeriu qe Sali Berisha katapultoi ne drejtimin e PD dhe njeriu qe vete Sali Berisha do te deshironte te shihte ne krye te PD. Prandaj kjo ideja se Lulzim Basha eshte larg Berishes tregon se sa pak e njeh ti politiken shqiptare. Sherbimin me te madh Lulzim Basha PD dhe te djathteve nuk do t'ua beje duke mbajtur fjalimore para mediave perdite, sic beri Edi Rama per 8 vjet ne opozite, por duke krijuar nje model te ri ne qeverisjen e bashkise me te madhe ne vend ku jeton gati gjysma e popullsise se Shqiperise. Nese Lulzim Basha eshte i suksesshem ne drejtimin e bashkise dhe u jep zgjidhje konkrete problemeve te qytetareve, ai do te fitoje jo vetem besimin e qytetareve te Tiranes pa dallime politike, por ai do te krijoje edhe nje kontrast te thelle me qeverisjen e Rames. Dhe ky kontrast ne qeverisje eshte ajo qe ndryshon mendje njerezish dhe jo emrat e pervecem apo titujt qe mban.
Sali Berisha do te vazhdoje te kete nje ndikim te madh jo vetem ne PD por edhe ne parlamentin shqiptar si deputet i demokrateve. Si njeriu me i votebesuar i pluralizmit shqiptar, besimi qe ai gezon ne elektorat eshte i paaritshem nga ndonjeri prej kastes se politikaneve te tjere shqiptare te te gjitha ngjyrave. Sali Berisha nuk vjen me ne krye te PD dhe nuk vjen me as ne krye te qeverise por do te punoje si konsulent larg syve te publikut per drejtuesit e rinj te PD-se.
Sa per mungesen e karizmes se Eduard Selamit, hidhi nje sy karizmes se njeriut qe do te jete kryeminister i ardhshem i Shqiperise! Ai fitoi zgjedhjet pasi emri i tij nuk ishte Sali Berisha. Kur Edi Rama te mbaroje misionin e tij, ai do te kete humbur jo vetem besimin e elektoratit shqiptar tek PS, por ai do te prishi edhe aleancen e brishte te te majteve. Dhe kete ta garantoj une pasi i tille eshte majmuni i cirkut Edi Rama.
Albo
Edhe A. Merkel ne Gjemani u "katapultua" nga H. Kohl ne krye te partise konzervatore ne Gjermani (CDU). Madje eshte quajtur edhe "Vajza e Kohl-it". Megjithat, kjo gje nuk e ka penguar A. Merkel per t'ia kthyer shpinen ne momentin me te volitshem...
Edhe ne rastin e Bashes ne parim nuk qendron ndryshe. Ne politik nuk ka miqesi te vertete, edhe pse te shqipetaret ekzistojne edhe lidhje tjera familjare, biznesore apo edhe te aferave te ndryshme (korruptive) te perbashketa, te cilat i detyrojne njerezit te bashkepunojne edhe pa vullnetin e tyre.
Sidoqofte, une askund nuk thashe se Basha eshte ne armiqesi me Berishen, por se Basha eshte me veshtire te largohet nga posti i kryetarit te PD-se nese Berisha ka ambicje edhe per nje mandat tjeter si Kryeminister, varesisht prej zhvillimeve politike te 2 apo 3 viteve te ardhshme. Apo edhe nese Basha nderkohe sjellet ne kundershtim me interesat e Berishes. Cdo kandidat tjeter, sidomos ai i propozuarai nga ti eshte lehtesisht i zevendesueshem, edhe nese jo direkt me Berishen, se paku me ndonje te perzgjedhur tjeter te Berishes.
Perndryshe, ne te gjitha shkrimet tua shihet qartazi se ende nuk je i gatshem te panosh se koha e Berishes ka perenduar. Roli vendimtar i Berishes ne parti, ne Parlament etj., sic e pershkruan ti, eshte jo vetem shenje e qarte per simpatite tua te medha ndaj Berishes, por edhe e shpreses per nje rikthim te Berishes edhe ne krye te shtetit. Madje ti enderron se qeveria e majte do te deshtoi brenda pak muajsh, prandaj propozon qe te behet nje zgjedhje provizorike (me njeri te zevendesueshem), ne menyre qe jo Basha, por Berisha ta merr edhe nje here timonin, cofte edhe me ndihmen e LSI-se dhe vetem per nje apo dy vite deri ne zgjedhjet e ardhshme te jashtezakonshme.
Sipas mendimit tim, frika jote kryesore eshte margjinalizimi i Berishes dhe zvogelimi i ndikimit te tij ne cdo aspekt, nese do te zgjidhej dikush si Basha ne krye te Partise. Dhe duke mos qene i bindur se Basha dhe ndonje i ri tjeter i PD-se do te jene ne gjendje te perballen suksesshem me "tandemin" Rama-Meta, se paku jo ne vitet e para, ti preferon kete zgjidhje me E. Selami. Thjeshte: Aktualisht nuk ke besimin e duhur te aftesite e Bashes per t'u perballur me kundershtar politik te kategorise Rama dhe Meta. Pavaresisht rezultatit te 2009 ne Tirane.
O Albo pse ma fshit Postimin???
Ska te drejte Robi te mendoje qe "Ciljeta Cilaga" Antare e PD te behet Kryetare Partie???![]()
Stjerner er dom som lyser i Mųrke
Krijoni Kontakt