Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 47
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Question Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qytetarët



    Me falimentimin e Sali Berishës dhe të pushtetit të tij të korruptuar, po falimentojnë edhe kompanitë që kanë monopolin e disa shërbimeve në Shqipëri, falë lidhjeve të shumëfishta, klienteliste dhe kriminale me pushtetin. Me ardhjen në pushtet të Sali Berishës, një kompani lulëzoi në tregun e fluturimeve në kurriz të qytetarëve, pasi qeveria falimentoi kompanitë e tjera, që nuk zbatonin urdhrat e saj për të mbushur zarfet.

    Bëhet fjalë për kompaninë ajrore “Belle Air”, e njohur ndryshe si kompania e Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e futi në treg kur ishte ministër Transportesh, duke nxjerr jashtë loje kompanitë e tjera si “Albatros” apo “Albania Airlines”.

    Kjo kompani, e cila ka vjedhur qytetarët shqiptarë duke ngritur çmimin e biletave e favorizuar nga situata monopol, tashmë po falimenton bashkë me qeverinë e Sali Berishës. Kjo kompani tashmë po shet bileta duke mos kryer fluturime.

    Lajmi konfirmohet nga gazeta Express, duke sjellë shembuj konkret.
    Gazeta raporton se të dielën, një kosovar me fëmijë kishte mbetur në Aeroportin e Basel-it të Zvicrës me biletë në dorë, por pa fluturim për t’u nisur. Biletën e kishte blerë në kompaninë Belle Air, ndërsa fluturimi nuk ekzistonte fare. Kështu që ishte detyruar të blinte biletë në një kompani tjetër dhe të udhëtonte nga qyteti i Zyrihut.

    Kështu i ka ndodhur edhe shumë kosovarëve me kompanitë ajrore.“Kam blerë biletën te Belle Air për të udhëtuar të dielën, ndërsa kur shkuam në aeroport, fluturimi nuk ekzistonte fare”, tregon kosovari Petrit Osmani, për Express. Ai ishte detyruar të paguaj edhe shumë para të tjera për të udhëtuar nga një qytet dhe aeroport tjetër i Zvicrës për në Kosovë.

    Mësohet se kompania Belle Air, te dielën i kishte destinuar avionët e saj në shërbim të zgjedhjeve në Shqipëri, duke harruar kështu pjesën tjetër të klientëve. Drejtuesit e Partisë Socialiste në Shqipëri, kishin denoncuar kompaninë Belle Air se po jepte bileta falas për emigrantët që të shkonin në Shqipëri për të votuar Partinë Demokratike.

    Kompania ajrore “Belle Air”, thuhet se ka borxhe edhe në Aeroportin e Kosovës. Në Kosovë, janë të ditura shumë raste kur udhëtarëve u shitën biletat dhe pastaj mbesin në aeroporte duke pritur. Para dy vitesh mbeten mbi 500 udhëtar në Aeroportin e Prishtinës dhe askush nuk u mor me ta.


    Akuzat

    Kjo kompani u akuzua nga socialistët se me ndihmën e partisë e cila ra nga pushteti në zgjedhjet e 23 qershorit, ka pasur monopolin e tregut shqiptar si kompani e afërt me njerëzit në pushtet. Deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri, kishte deklaruar para disa ditësh se Belle Air po ofron bileta falas për emigrantët që të vijnë për të votuar Sali Berishën.

    Ata kishin treguar se kjo kompani është privilegjuar nga pushteti i PD-së dhe i është falur një borxh prej 12 milionë euro nga Aeroporti i Rinasit.“Djemtë dhe vajzat, motrat dhe vëllezërit e pushtetit të Saliut, në bashkëpunim me kompaninë Belle Air, monopoli spektakolar i Lul Bashës, kanë filluar të ofrojnë bileta falas për emigrantët e studentët shqiptar, duke i detyruar të votojnë për Sali Berishën dhe ta provojnë këtë duke fotografuar votën e tyre”, pati thënë dy ditë para zgjedhjeve deputeti Tahiri.


    Albanian Airlines

    Kompani e fluturimeve Albanian Airlines ka mbetur e bllokuar prej disa muajsh për shkak të një vendimi arbitrar të Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili i ka revokuar lejen e fluturimeve pa asnjë motiv të arsyetuar. Për gazetën “SOT”, përfaqësues të kompanisë Albanian Airlines, theksojnë se Aviacioni Civil vijon të mos japë asnjë arsye konkrete për bllokimin e fluturimeve.

    Certifikata e kësaj kompania u zgjat disa muaj më parë, një auditi të ekspertëve ndërkombëtarë në bashkëpunim me ekspertë vendas. Gazeta “SOT” ka botuar edhe konkluzionet e këtij grupi kontrolli, i cili nuk ka konstatuar asnjë problem teknik, sikundër pretendon Aviacioni Civil i Berishës. Kompani e fluturimeve Albanian Airlines ka pohuar gjithashtu se ka marrë masa për dëmshpërblimin e të gjithë atyre që kishin prerë biletat, por që nuk udhëtuan për shkaka të revokimit të licencës.


    Si u shfaq “Belle Air”

    Kompania “Belle Air” u shfaq si kompani gjatë vitit 2006, pasi iu hoq licensa e operimit një kompanie mjaft të suksesshme low-cost “Albatros”, e cila asokohe kishte një “të metë” të madhe që menaxhohej nga nipërit e ish-presidentit Alfred.

    “Belle Air” u shfaq menjëherë si një kompani alternative në Shqipëri në kohën kur ministër i Transporteve ishte pikërisht ministri Lulzim Basha. Shkatërrimi i kësaj kompanie nga Basha, ishte një ndër arsyet e konfliktit midis Moisiut dhe Berishës. Tashmë, në shënjestrën e Bashës dhe Berishës është kompania “Albanian Airlines”.


    Linja të reja

    Me eliminimin e konkurrencës në treg, “Belle Air”, përgjatë vitit të kaluar ka shtuar disa linja të reja fluturimi. Kështu, “Belle Air” filloi fluturimet nga Tirana për në Londër dhe nga Tirana në Bruksel. Po ashtu, “Belle Air” filloi fluturime nga Tirana për në Athinë, Heraklion e Rodi.

    Kjo kompani, më mbështetjen e partisë në pushtet ka hapur edhe linjën e re Tiranë-Stuttgart dhe Tiranë-Barcelona. Po ashtu, kompania njofton së shpejti do të hapë edhe 10 linja të reja, nga Tirana në Lyo, Bratislav, Malmo, Geneva, Basel, Dusseldorf, Dortmund, Memmingen etj. Nga ana tjetër, kompania ajrore “Albanian Airlines” po falimenton. /Agjencia e Lajmeve Sot/sot.com.al/
    http://www.zeri.info/artikulli/8724/...tron-qytetaret

  2. #2
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qyte

    C'shkrim idiot! Servilizem klasik shqiptar. Po dihet perderisa vjen nga "agjensia" e lajmeve "Sot".

    Kendej thote qe "Belle Air" po falimenton e bla-bla politike dhe ne fund e mbyll shkrimin kjo kompani "së shpejti do të hapë edhe 10 linja të reja, nga Tirana në Lyon, Bratislav, Malmo, Geneva, Basel, Dusseldorf, Dortmund, Memmingen etj." Dhe se "Albanian Airlines" po falimenton kur me siper ka thene qe ka falimentuar.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qyte

    Hahahahahahaha !!!


    Sa kom qesh me injorancen e artikullshkruesit, por edhe me inteligjencen e artikullpruresit ...

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Shkoder Maj1478
    Anëtarësuar
    26-06-2013
    Vendndodhja
    Cydonia, Mars
    Postime
    18

    Për: Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qyte

    Shpresojme qe kjo kompani ANTI SHQIPTARE te falimentoje sa me shpejte!! E dime ne te shkretet qe jetojme jashte Shqipris ç'fare kemi hequr me kete Kompani Mizore, qe ka biletat me te shtrenjta qe gjenden neper Europe. Shqiptaret qahen se neve na i fusin te huajt, por e dime shume mire qe Shqiptari ja ka fut gjithmone Shqiptarit. SHTET LEGEN DHE KRIMINAL!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qyte

    Nje I njohuri Im bleu nje bilete online me Belle Air. Pas dy ditesh e moren ne tel I thane eshte rritur cmimi, duhet te paguash dhe kaq. Pas disa minutash duke diskutuar per kete pranoi te paguante shumen. Pas tre ditesh e moren ne telefon prape dhe I thane qe cmimi ishte rritur prape. Pasi beri fjale per disa minuta ju kerkoi ta anullonin fluturimin dhe ti rikthenin parate. E njoftuan se fluturimin mund ta anullonin por leket nuk mund ti rikthenin parate e paguara sipas kushteve te parashtruara te udhetimit. Kur u pyeten cilat nga pika e kushteve parashtron rritjen e cmimit te biletes pas blerjes u justifikuan ne telefon se fillimisht cmimi ishte gabim ne faqe dhe me pas kishin harruar te perfshinin taksat. Cmimi ishte ende I njejte pas 5 ditesh ne website...

    Fatmiresisht personi ne fjale jeton ne Angli keshtu qe ju rikthyen leket nga kompania e kartes se kreditit pasi hajdutet e Belle Air I thane qe nuk mund te udhetonte pa paguar pjesen e mbetur qe kerkonin.

    Gjithashtu Di me dhjetra raste ku avionet thjesht jane anulluar me me pak se 4-5 ore njoftim.

    I uroj falimentim sa me te shpejte!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e stela81
    Anëtarësuar
    26-06-2012
    Vendndodhja
    Ne qiell
    Postime
    1,106

    Për: Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qyte

    mire ti behet se na griu, biletat shume shtrejt, e kurre me oferta...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qyte

    Na dum te dim ,,,,,,,kush e administron kyt kompani???????????

    Hiqni maskat faqezinj!!!!!!

  8. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qyte

    Nuk e di se kush e qysh e tek e ka Belle Air...

    Un kam qe 13 vjet qe praktikoj linjat It-Alb, dhe biletat nuk kane qene ndonjehere me te lira se kto 3/4 vitet e fundit, prandaj mos ja futni kot.

    Nje bilete Mi-Tr vajtje-ardhje me Belle Air mesatarisht me kushton 150/170€.
    Me shtrenje me kushtojne biletat qe leviz brenda Italise sesa me Shqiperine.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qyte



    A thua te jet i vertet ky lajm???

    Sot prenotova nje bilete me kte kompani,nga Italia per ne Tirane.

    Nuk kushtoi shume,se ishte vetem per nje drejtim.

    Dhe sa bera prenontimin,me çuan mesazh ne celular dhe me email,qe çdo gje eshte ne rregull.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Linda5 : 28-06-2013 më 17:19
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qyte

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Nje I njohuri Im bleu nje bilete online me Belle Air. Pas dy ditesh e moren ne tel I thane eshte rritur cmimi, duhet te paguash dhe kaq. Pas disa minutash duke diskutuar per kete pranoi te paguante shumen. Pas tre ditesh e moren ne telefon prape dhe I thane qe cmimi ishte rritur prape. Pasi beri fjale per disa minuta ju kerkoi ta anullonin fluturimin dhe ti rikthenin parate. E njoftuan se fluturimin mund ta anullonin por leket nuk mund ti rikthenin parate e paguara sipas kushteve te parashtruara te udhetimit. Kur u pyeten cilat nga pika e kushteve parashtron rritjen e cmimit te biletes pas blerjes u justifikuan ne telefon se fillimisht cmimi ishte gabim ne faqe dhe me pas kishin harruar te perfshinin taksat. Cmimi ishte ende I njejte pas 5 ditesh ne website...

    Fatmiresisht personi ne fjale jeton ne Angli keshtu qe ju rikthyen leket nga kompania e kartes se kreditit pasi hajdutet e Belle Air I thane qe nuk mund te udhetonte pa paguar pjesen e mbetur qe kerkonin.

    Gjithashtu Di me dhjetra raste ku avionet thjesht jane anulluar me me pak se 4-5 ore njoftim.

    I uroj falimentim sa me te shpejte!
    Peralla me mbret po tregon o xinxerfil,ke bere ndonjehere pagese ''online'',si ja kthehu mbrapsht leket kjo ''kompania e kartes'' per bamiresi.Nese ben pagesen kundrejt cdo subjekti dhe kjo pagese aprovahet,mbas 5 ditesh nuk te kthen leket kompania qe ka leshuar karten sepse nuk i ka me ato leke i ka kaluar ne llogarine e subjektit (B.Air) dhe zoteruesit te kartes i ka leshuar nje fature apo nje ''permbledhje'' te veprimit te kryer me te gjitha te dhenat.
    Vetem nese transferimi i lekeve nuk eshte bere akoma mund te anullohet,kjo zakonisht brenda dy diteve nese pagesa behet nepermjet bankes,nese pagesa behet me nje karte te parapaguar (rimbushese) mbasi te besh konfirmimin e pageses nuk ke me asnje shanc per ta anuluar.
    MOS I NDY TEMAT no name

  11. #11
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019

    Për: Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qyte

    Shkoder maj1478

    Nuk e di per historin tonde se cka tka ndodh me Bell Air, po un kam udhtu 1 her prej Zyrihut dhe 1 her prej Bazelit ne Prishtin per 40 frang. Ma lir ski ku gjen!
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qyte

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Peralla me mbret po tregon o xinxerfil,ke bere ndonjehere pagese ''online'',si ja kthehu mbrapsht leket kjo ''kompania e kartes'' per bamiresi.Nese ben pagesen kundrejt cdo subjekti dhe kjo pagese aprovahet,mbas 5 ditesh nuk te kthen leket kompania qe ka leshuar karten sepse nuk i ka me ato leke i ka kaluar ne llogarine e subjektit (B.Air) dhe zoteruesit te kartes i ka leshuar nje fature apo nje ''permbledhje'' te veprimit te kryer me te gjitha te dhenat.
    Vetem nese transferimi i lekeve nuk eshte bere akoma mund te anullohet,kjo zakonisht brenda dy diteve nese pagesa behet nepermjet bankes,nese pagesa behet me nje karte te parapaguar (rimbushese) mbasi te besh konfirmimin e pageses nuk ke me asnje shanc per ta anuluar.
    Te lutem mos fol sikur punon ke Visa apo MasterCard.

    Ne Angli, por dhe ne shtete te tjera besoj, ku perdoret karta e kreditit per shuma mbi £100, banka/kompania qe mundeson transaksionin ka pergjegjesi per permbushjen e sherbimit apo shperndarjen e mallrave te blere po aq sa kompania/subjekti nga ku keto jane blere.

    Kjo eshte ne Seksionin 75 te Ligjit per Kreditin e Konsumatoreve. Besoj e njejta praktike ndiqet ne te gjitha vendet e perparuara. Quhet "chargeback" rikthmi I parave tek konsumatori kur sherbimi nuk permbushet apo mallrat nuk shperndahen. Kjo natyrisht ndodh kur kompania zhduket, falimenton, nuk pergjigjet, ose refuzon kthimin e parave.

    Kjo behet per te mbrojtur konsumatori ne menyre qe te shpenzoje duke ditur se parate jane te sigurta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 29-06-2013 më 04:03

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Monopoli “Belle Air” drejt falimentimit, shet bileta pa fluturime, mashtron qyte

    Sapo perfundojne zgjedhjet ne Shqiperi, cakejte sulmojne bizneset private legjitime te vendit, duke prodhuar shpifje ne shtyp, me qellim qe linjat e Belle Air ti marrin per vete. Express "publikon" lajmin por nuk do te cuditesha qe lajmi te jete fabrikuar ne ndonje zyre kompanie fluturime ne Prishtine, qe kerkon ti marri Belle-Air linjat e veta te fluturimit.

    Mos u genjeni nga mashtrusa te tille 24 karat!
    Albo

  14. #14
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

    “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

    Kompania e shumëpërfolur e fluturimeve “Belle Air” duket se po shkon drejt falimentit. Ditën e sotme kompania njoftoi se do ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet e saj ajrore, por pa dhënë asnjë datë se kur mund të rinisin. Sipas kompanisë, shkak për këtë pezullim është bërë situata e rëndë ekonomike që po kalon kompania.

    Përmes një njoftimi në faqen e saj, kompania thotë se llogaritë e saj bankare janë të bllokuara që prej 18 ditësh. “Kompania “Belle Air” është e detyruar që të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj”, shkruan njoftimi. “Arsyet që na çuan në këtë pezullim janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, recesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si edhe bllokimi prej 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë”, thuhet në njoftim.

    Me tëj kompania thotë se është në proces ristrukturimi dhe se do të kthehet sërish në treg. Gjithsesi, duket se “Belle Air” është në prag falimenti. Pezullimi i papritur i fluturimeve ka bërë që 200 pasagjerë shqiptarë të bllokoheshin ditën e djeshme në aeroportin e Veronas në Itali.

    Kompania kishte njoftuar përmes faqes së saj pezullimin e fluturimeve, por nuk kishte lajmëruar paraprakisht udhëtarët, duke krijuar kaos në aeroport dhe ankth mes tyre. Për sa i përket rimbursimit të biletave, pasagjerët që i kanë blerë këto bileta përmes kartave të kreditit, duhet të kontaktojnë këto banka dhe të kërkojnë për rimbursim. Ndërsa pasagjerët e mbetur nëpër aeroporte, do të duhet që të udhëtojnë me linja të tjera.

    /Shekulli

  15. #15
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

    Mire ti behet sepse ka abuzuar pafund kjo kompani ordinere.

  16. #16
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491

    Për: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

    Po mire, c'fare alternative kemi, apo vetem Alitalia? Si ka mundesi te falimentoje, nga Bergamo para edhe para 1 jave niseshin nga dy avjone ne nje orar....cudi e madhe kjo!
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

    Citim Postuar më parë nga donna76 Lexo Postimin
    Po mire, c'fare alternative kemi, apo vetem Alitalia? Si ka mundesi te falimentoje, nga Bergamo para edhe para 1 jave niseshin nga dy avjone ne nje orar....cudi e madhe kjo!
    vetem tajaren...

    se belle air o ftof ne tajare thon

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #18
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

    Ja kur t'linde ndonje RamaAir e fuqishme, ne sherbim te popullit fukara dhe t'ndershem...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  19. #19
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

    Citim Postuar më parë nga donna76 Lexo Postimin
    Po mire, c'fare alternative kemi, apo vetem Alitalia? Si ka mundesi te falimentoje, nga Bergamo para edhe para 1 jave niseshin nga dy avjone ne nje orar....cudi e madhe kjo!
    Mos ki frike se do e zgjidhin shpejt...
    U duhen vetem ca dite me i ly avionet me ngjyre mavi, dhe voila...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  20. #20
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304

    Për: “Belle Air” drejt falimentit, pezullon fluturimet

    sherbim I keq , gjithmon kishte vonesa...

    kjo Pegasus eshte ndonje gje .. ka dal tani thone ?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •