Një mesazh personal nga Ambasadori Alexander Arvizu për të gjithë miqtë tanë në Facebook dhe në Shqipëri:

“Stafi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe unë personalisht do donim që të shprehnim admirimin dhe respektin tonë ndaj qytetarëve të Shqipërisë, për pjesmarrjen e tyre aktive në Zgjedhjet Parlamentare. Ju ecët drejt një epoke të re në historinë moderne të politikës shqiptare dhe bëtë që zërat tuaj të dëgjoheshin kumbueshëm. Përveç votuesve, doja që të vlerësoja kontributin e rëndësishëm që dhanë ata burra dhe gra që përbënin Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Skuadrat e Numërimit të Votave. Ambasada Amerikane u angazhua masivisht për të vëzhguar këto zgjedhje (ne kishim 68 vëzhgues, përfshirë dhe kolegët tanë nga Prishtina, Shkupi dhe Podgorica, si dhe personel shtesë Amerikan, të cilët ishin pjesë e skuadrave të OSBE/ODIHR) dhe na la shumë përshtypje përkushtimi që pamë të pasqyruar në netët e gjata dhe ditët e lodhshme të punës që u krye nga këta Shqiptarë. Falenderime personale dhe urime të përzemërta për të gjithë ju!”

https://www.facebook.com/usembassytirana