keshilltari per te drejtat e njeriut Fred Abrahams ka bere nje analize per zgjedhjet ne shqiperi ne gazeten huffington post.
me titull:
In Albania, It's the Institutions
http://www.huffingtonpost.com/fred-a...b_3527957.html
Shqiptarėt kanė zgjedhur njė formė mė demokratike tė korrupsionit, me njė sistem patronazhi qė shpėrblen mbėshtetėsit, ndryshe nga korrupsioni i ngushtė i Berishės pėr rrethin familjar dhe miqtė. Shqipėria duket mė e qėndrueshme dhe mė e denjė pėr BE-nė pėr shkak tė zgjedhjeve tė qeta dhe transferimit paqėsor tė pushtetit. Por stabiliteti ėshtė iluzion.
Zgjedhjet e javės sė shkuar nė Shqipėri meritojnė tė duartrokiten. Njė pjesė e madhe e vendit refuzoi kryeministrin autoritar, Sali Berisha, qė ka mbizotėruar nė jetėn politike tė Shqipėrisė qė prej rėnies sė komunizmit 22 vite mė parė. Me disa pėrjashtime, zgjedhjet ishin paqėsore diēka qė nuk mund tė parashikohej, edhe pas dy dekadave tranzicion nė vend.
Por vėzhguesit nė Shqipėri pėrfshirė Bashkimin Europian, qė po konsideron kandidaturėn e vendit nuk duhet tė nxitohen e ta lexojnė kėtė sukses si shenjė tė ndryshimeve strukturore. Dinamika pas zgjedhjeve dhe njė vėshtrim i imėt mbi rezultatin, nxjerrin nė dritė defekte qė do tė ndikojnė mbi Shqipėri nė vitet qė vijnė. Duartrokitjet duhet tė jenė tė shkurtra.
Sė pari, fitorja e Partisė Socialiste nuk ishte njė votė pėr programin apo pėr liderėt e partisė. Ajo ishte njė votė kundėr Berishės. Ishte njė referendum pėr sundimin e tij, si gjatė tetė viteve tė fundit, ashtu edhe pėr periudhėn nga viti 1992. Shqiptarėt refuzuan paternalizmin e tij tė shkollės dhe vjetėr dhe korrupsionin, qė ai kishte premtuar se do ta frenonte, por nuk e bėri kurrė.
Sė dyti, edhe me kėtė refuzim, votuesit nuk iu kthyen drejtpėrdrejt anės tjetėr. Socialistėt fituan vetėm njė vend mė shumė nė parlament nė krahasim me katėr vite mė parė. Fituesi i madh ishte njė parti e vogėl, e quajtur Lėvizja Socialiste pėr Integrim, qė ishte shkėputur nga socialistėt nė vitin 2004, kaloi nė koalicion me demokratėt nė vitin 2009 dhe u kthye sėrish nė krahun e socialistėve pėr kėto zgjedhje. E drejtuar nga njė njeri i aftė si Ilir Meta, kjo parti nė mėnyrė tė befasishme kėrceu nga 4 nė 16 vende nė parlament.
Ky hap ishte i paimagjinueshėm disa muaj mė parė. Partia e Metės ishte akoma nė koalicionin qeverisės sė Berishės, duke mbajtur ministritė e Ekonomisė, tė Punėve tė Jashtme dhe Shėndetėsisė, kėshtu qė edhe ajo mban faj pėr problemet e vendit. Meta vetė u akuzua gjerėsisht pėr korrupsion, duke u pėrfshirė nė njė video tė transmetuar nė televizion dy vite mė parė, kur ishte zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Jashtėm, ku duket ai ndėrsa organizon njė marrėveshje tė pistė. Vėrtetėsia e videos nuk u verifikua kurrė dhe prokuroria u dorėzua pas presioneve tė forta politike, megjithatė akuza mbeti. Forcat e qeverisė, qė qėlluan dhe vranė katėr protestues nė njė protestė anti- korrupsion pas videos, u shpallėn tė pafajshėm.
Kur nisi fushata zgjedhore e kėtij viti, Meta bėri njė lėvizje radikale duke lėnė Berishėn pėr koalicionin socialist. A menduan shqiptarėt se ai i ka lėnė pas lojėrat e korruptimit? Apo ata u frymėzuan nga njė platformė brilante e partisė sė tij? Nė tė kundėrt, shqiptarėt u joshėn nga shpėrblimet nė tė holla dhe nė vende pune, dhe askush nuk ka ditur tė bėjė kėtė punė mė mirė se makineria e Metės. Si demokratėt, edhe socialistėt me lavdėrimin mė shumė se pėrbuzje thonė se parti e tij ėshtė e organizuar, efikase dhe shkon drejt e nė shėnjestėr - nė kėtė rast me 200 euro pėr votė. Si mund tė shpjegohet ndryshe kjo rritje e katėrfishtė pas njė bashkėqeverisjeje me PD-nė pėr tetė vjet dhe ndryshimit tė krahut minutėn e fundit?
Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, do tė bėhet kryeministėr, por Meta do ta ketė nėn kontroll. Ashtu siē bėri me Berishėn, Meta do tė kėrkojė njė pėrqindje tė lartė tė vendeve tė punės nė administratė pėr mbėshtetėsit e tij si dhe mosndėshkim pėr marrėveshjet e tij tė errėta. Me njė fushatė qė arriti kosto milionare, Rama ishte i detyruar qė tė kėrkonte ndihmė nga biznesmenė tė ndryshėm nė forma tė dyshimta; edhe ata do tė presin njė rikthim tė fuqishėm tė investimit tė tyre.
Nė kėtė mėnyrė, shqiptarėt kanė zgjedhur njė formė mė demokratike tė korrupsionit, me njė sistem patronazhi qė shpėrblen mbėshtetėsit, ndryshe nga korrupsioni i ngushtė i Berishės pėr rrethin familjar dhe miqtė.
Ndaj vula e miratimit qė ky proces zgjedhor ka marrė nga vėzhguesit ndėrkombėtarė, duhet tė shihet me sy skeptik. Blerja e votės ėshtė gjithnjė mashtrimi mė i vėshtirė pėr tu zbuluar nga vėzhguesit. Fakti qė nuk pati manipulime tė trasha gjatė numėrimit, ka ardhur mė shumė pėr shkak tė fitores dėrrmuese tė opozitės sesa nga njė proces i pėrmirėsuar. Nėse rezultati do tė ishte i ngushtė, Berisha do tė kishte pėrdorur kontrollin e tij mbi shtetin pėr tė luajtur marifetet e tij tė pista.
Shqipėria duket mė e qėndrueshme dhe mė e denjė pėr BE-nė pėr shkak tė zgjedhjeve tė qeta dhe transferimit paqėsor tė pushtetit. Berisha madje tregoi njė mirėsi tė papritur dhe dha dorėheqjen si kreu i Partisė Demokratike, edhe pse do jetė anėtar i parlamentit tė ri. Por stabiliteti ėshtė iluzion. Ėshtė i bazuar mė shumė mbi formulime shqiptare sesa mbi institucionet. Sistemi nuk punoi mė mirė, thjesht nuk u testua.
Edi Rama, artist dhe ish kryebashkiaku i Tiranės, nuk ėshtė Sali Berisha ai do tė shmangė qasjen pėrēarėse dhe klanore tė paraardhėsit tė tij. Por ai i detyrohet Metės dhe atyre qė i financuan fushatėn. Aftėsitė e tij pėr tė nxitur njė sistem funksional tė drejtėsisė, media tė pavarura dhe polici apolitike do tė kufizohen.
Nė Shqipėri nuk ėshtė mungesa e frymės demokratike apo e njohurive qė pengon ndėrtimin e institucioneve tė pavarur. Ėshtė fakti se fuqive mbizotėruese nė ekonomi nuk u intereson qė ato tė jenė vėrtet tė pavarura. Dhe kjo, pavarėsisht largimit tė Berishės, nuk ka ndryshuar nė mėnyrė radikale.
Krijoni Kontakt