Pas prishjes sė marrėveshjes Nano-Berisha, shėnohet kontakti i parė mes pozitės dhe opozitės
Bisedime tė fshehta Meta-Topi
Zv/kryeministri dhe kreu i grupit tė PD-sė takohen nė kulmin e debateve pėr komisionin Rama
TIRANE- Aleancat fluide mes opozitės dhe njė pjese tė deputetėve socialstė nuk janė mbyllur tek shkarkimi i ish-prokurorit Arben Rakipi. Opozita dhe njė pjesė e grupit parlamentar socialist po bashkėpunojnė pėr ēėshtjen e hetimit tė kryebashkiakut tė Tiranės, Edi Rama. Pas votimit pėr krijimin e komisionit tė posaēėm parlamentar, ku qėndrimi dhe votat e mbėshtetėsve tė zv/kryeministrit Meta luajtėn njė rol shumė tė rėndėsishėm, vetėm para dy ditėsh, ky i fundit ėshtė takuar me kryetarin e grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Bamir Topi, nė kafe-bar Elysee, qė ndodhet pėrballė godinės sė Parlamentit. Dėshmitarė okularė treguan dje se i pari ėshtė ngjitur nė lokal zv/kryeministri Meta, ndėrsa pas dhjetė minutash ka ardhur edhe Bamir Topi. Tė dy janė ulur nė njė tavolinė pak tė mėnjanuar nė barin qė ka njė pozicion ideal pėr takime e biseda qė nuk duan tė bėhen publike nė media. Zėra nga maxhoranca kanė kohė qė flasin pėr kontakt jo direkte mes zv/kryeministrit dhe selisė blu. Pas prishjes sė marrėveshjes Nano-Berisha, kafja mes Metės dhe Topit ėshtė e para dhe shėnohet nė momentin qė klima mes pozitės dhe opozitės ėshtė acaruar shumė. Mocioni i paralajmėruar i opozitės pėr kryeministrin Nano sipas burimeve nga selia blu mėsohet se ka qenė njė nga temat e bisedės. Hetimi i Ramės, bllokimi i komisionit tė ngritur prej 15 ditėsh kanė rikthyer nė skenėn politike akuzat e ashpra tė PD-sė dhe liderit tė saj, qė arritėn kulmin me kėrkesėn e tij pėr mocion ndaj Kryeministrit. Bamir Topi ishte opozitari i parė ai qė e lajmėroi kėtė lėvizje politike, qė synon rrėzimin e Nanos, ndėrsa Berisha ka dy- tre ditė qė po e thekson atė. Deputetėt e opozitės ndėrkaq kanė filluar mbledhjen e firmave pėr kėrkesėn pėr mocion ndaj Kryeministrit. Qė mocioni tė fitojė, ai duhet tė votohet nga 71 deputetė, shifėr kjo qė arrihet vetėm me njė aleancė fluide mes PD-sė dhe PS-sė. Nga ana tjetėr, hetimi i fondeve tė pėrdorura nga Ministria e Kulturės dhe Bashkia e Tiranės mund tė ketė zėnė gjithashtu vend nė kėtė bisedė kokė mė kokė mes dy titullarėve tė politikės nė vend.
Aleancat fluide
Pas votimit nė Kuvend pėr krijimin e komisionit hetimor parlamentar pėr Bashkinė dhe Ministrinė e Kulturės, drejtuesi i lėvizjes pėr njė politikė tė pastėr, Petro Koēi, deklaroi se Ky votim tregoi se brenda Partisė Socialiste ka individė qė kėrkojnė humbjen e zgjedhjeve lokale nga maxhoranca, me qėllim qė tė sigurojnė marrjen e lidershipit tė PS-sė gjatė kongresit zgjedhor. Nga ana tjetėr, gjatė gjithė debateve dyjavore pėr krijimin e komisionit Rama, asnjėherė Berisha nuk e akuzoi zv/kryeministrin Meta, ndėrkohė qė ai lėshoi akuza tė rėnda pėr tė gjithė krerėt e tjerė socialistė. Edhe Meta nga ana e vet, qė prej dy muajsh nuk ėshtė deklaruar nė asnjė rast pėr hetimin e kryebashkiakut Rama, qė dikur ishte njė nga aletėt e tij mė tė fortė. Por afrimi i zgjedhjeve lokale dhe zhvillimi i kongresit zgjedhor tė PS-sė nė nėntor, fill pas zgjedhjeve, duket se e kanė kushtėzuar zv/kryeministrin qė tė lėvizė politikisht kundėr Kryetarit tė bashkisė dhe Kryeministrit, me qėllim fitoren e kreut tė PS-sė nė Kongres. Por varianti i pėrkrahjes sė mocionit tė opozitės pėr rrėzimin e Nanos, edhe pse mė i rrezikshmi do ta bėnte mė tė shpejtė realizimin e ambicjes sė Metės.
A.S
..........................
ZOT!!!!!!!!!!
Mendoni sa ndryshe do te jete sikur keta te dy te jene kryetar te partive qe perfaqsojne!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Krijoni Kontakt