Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

    Zv/ sekretari amerikan i Shtetit, Richard Armitage takon ambasadorin shqiptar në SHBA Fatos Tarifa
    SHBA: Efektet e mbështetjes që po na jepni, të paimagjinueshme

    TIRANË – Zv/ sekretari amerikan i Shtetit, Richard Armitage priti, dje, në një takim ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në SHBA, Dr. Fatos Tarifa. “Jam shumë i kënaqur që po takohem me ju, tha në fillim të takimit, zv/ sekretari amerikan i Shtetit. Kjo është hera e parë në dy vjet, nga emërimi im në këtë detyrë, që takohem me ambasadorin e një vendi për të komunikuar me të vetëm për gjëra pozitive”. Zv/sekretari amerikan i Shtetit shprehu vlerësimin e lartë të palës amerikane për qëndrimin që Shqipëria po mban me konsekuencë në çështjen e Irakut. “U ndjeva shumë krenar kur lexova letrën e kryeministrit Fatos Nano të botuar në “Boston Globe”, -tha ai. - Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin e vendosur të qeverisë dhe të Parlamentit shqiptar, ashtu si dhe përkrahjen e ofruar nga vendi juaj. Qëndrimi juaj ka bërë te ne përshtypje të veçantë, vazhdoi ai. Shqipëria tashmë ka dalë në krye të radhës. Ne, ua themi tani këtë me fjalë dhe do ta provojmë me vepra. Nëse fillon lufta në Irak, ne do të jemi krenarë që përkrah ushtarëve amerikane do të ketë edhe ushtarë shqiptarë, të cilët do të vendosin paqen. Pjesëmarrja juaj ka një vlerë të veçantë”, -u shpreh Armitage. Ai përshëndeti nivelin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe vuri në dukje se aleanca në çështjen e Irakut do të ketë efekte shumë pozitive në marrëdhëniet dypalëshe dhe jo thjesht në fushën ushtarake. “Kjo do të influencojë në marrëdhëniet tona në drejtime të cilat as që mund të imagjinohen tani, u shpreh ai”-thuhet në njoftimin e qeverisë. .

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Qendrimi i qeverise shqiptare ndaj Irakut eshte mese i drejte, pavaresisht se motivet e qeverise Nano jane te diktuara nga interesat politike dhe jo nga ndjenja te sinqerta miqesie midis dy popujve. Brenda vete qeverise Nano, ministri i jashtem Meta eshte shprehur i rrezervuar mbi dergimin e trupave shqiptare ne Irak, qe ve ne medyshje mbeshtetjen e ketij te fundit per qendrimin amerikan.

    Perfundimi me sukses i operacioneve amerikane ne Irak, do te thote qe SHBA do ta ktheje koken nga Europa dhe do te ndermarri politika te tilla qe do te rikonfigurojne interesat amerikane ne kontinentin plak. Nese francezet dhe gjermanet nuk vleresojne sic duhet miqesine 50 vjecare me Washingtonin por e kushtezojne ate me interesat e tyre ekonomike ne Irak, atehere Amerikanet do te jene ne kerkim te aleateve te rinj ne Ballkan. Kesaj here keta aleate nuk do ti kerkojne ne Europen Perendimore, por ate Qendrore dhe Lindore. Sinjalet per kete kane qene te qarta nga administrata amerikane.

    Persa i perket qeverise shqiptare dhe ndeshkimit te BE-se ndaj saj ne lidhje me qendrimin ne Irak, une do te thosha qe prishja e maredhenieve me vendet e BE-se, dhe forcimi i maredhenieve me vendet anglofone (vizita e presidentit Mojsiu ne Britani), eshte ne interesin me te mire kombetar te Shqiperise per te tashmen dhe te ardhmen.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    "Qendrimi i qeverise shqiptare ndaj Irakut eshte mese i drejte, pavaresisht se motivet e qeverise Nano jane te diktuara nga interesat politike dhe jo nga ndjenja te sinqerta miqesie midis dy popujve"

    Albo! Cfar cfar do te thuash te biem ne dashuri me Ameriken?!
    Per mendimin tim Shqiperia ben mire qe perkrah USA-n por nga ana tjeter politika eshte politik dhe politikanet nuk duhet te drejtojne me ndjenja por gjakftohte.
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Mariglen, Fatos Nano para pak muajsh mori pjese edhe ne samitin e vendeve frankofone ne Liban, nje prej vizitave te tij te pakta zyrtare jashte Shqiperise qe kur eshte zgjedhur kryeminister.

    Kjo ben kontrast te thelle kur sot shikon qe Shqiperia eshte ne krahun e amerikaneve. Amerikanet e shohin kete gje, pasi po te besonin se Nano dhe qeveria e tij jane pro 100% qendrimit amerikan, Nano ose Meta do te kishin fluturuar drejt Washingtonit, sic kane fluturuar kryeministrat dhe presidentet e Britanise, Spanjes, Cekise, Polonise, Italise, disa here rresht brenda pak muajsh ne Washington. Toni Bler, Berlusconi perballen me nje opinion publik te forte kunder luftes ne vendet e tyre, por keta perseri e mbeshtesin luften ne Irak. Kjo tregon qe asnjeri prej tyre nuk niset nga motive te ngushta personale politike, por vertet mbeshtesin ne menyren me te sinqerte qendrimin amerikan per Irakun.

    Ka qene tipike per administratat shqiptare, si ajo e PD dhe ajo e PS qe ne politiken e tyre te jashtme ata mundohen te ushqehen me te dyja duart. Nje luge duan ta hane nga pjata amerikane dhe nje tjeter nga ajo Europiane. Por harrojne qe dy luge te shqyejne gojen ose te mbytin pasi ushqimi ngelet ne fyt e te ben reaksion.

    Politika e jashtme shqiptare duhet te kete prioritete shtetesh te shprehura fare qarte. SHBA duhet te kete prioritetin kryesor pa marre parasysh fare qendrimet e vendeve europiane si Franca dhe Gjermania. Vertet Shqiperia ben pjese gjeografikisht ne Europe, por asnjehere ne historine e saj moderne europianet nuk e kane pranuar ate ne familjen e tyre europiane. Gjithcka qe ata kane bere per Shqiperine e kane kushtezuar me interesat e tyre. Perjashto Italine qe ka mbeshtetur Shqiperine ne ditet e saj me te veshtira, asnje vend tjeter europian nuk ka treguar vemendjen ose ndihmen e duhur nga nje populli te vuajtur si ai shqiptar.

    Thjeshte nuk mjaftojne vetem fjalet mbeshtetese, duhen qendrime konkrete nga administrata shqiptare qe te lene te kuptoje qe SHBA eshte partneri yne kryesor tek i cili ne kerkojme mbrojtjen e sigurise dhe anetaresimin ne NATO. Ashtu si Italia duhet te jete partneri yne kryesor ne rajon. Por qe ta besh kete, duhet te keputesh fijet me greket qe tani duan te sjellin ushtare edhe ne Durres, duhet te heqesh dore nga politikat pro-sllave qe e cuan Meten mu ne Moske, te heqesh dore nga pragmatizmi dhe te perqafosh qendrimet ne princip.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Albo! Po sdo mend se dhe Bushi, ne nje kongres, perdori fjalet qe kish shkruajt Nano ne nje gazete te Bostonit e cila u ribotua edhe nga nje gazete tjeter.

    Mendoj se nuk ke te drejt e kur thua qe hame me dy luge . Jo lol asnjehere. Nano ne artikujt e vete i ka treguar vendin Gjermanve dhe Francezve per luten e dyte botrore dhe rrolin e Amerikes aty.
    Nano ishte i vetmi kryetar nga partite e majta qe doli hapur pro luftes ne Irak ne kongresin e partive te majta Evropiane (Internacionalen Socialiste nqs sgaboj) ne Itali. Ai jo vetem qe e mbrojti luften ndaj Irakut,por edhe i qortoi biles per neglizhencen qe treguan disa shtete evropiane ndaj Kosoves.

    Presidenti Moisiu ka bere nje nga deklaratat me extreme (edhe pse e drejte) kur tha qe "Amerika eshte i vetmi mik i joni"
    Po deshe mbeshtetje ta them une ne po dergojme 60 ushtare ne Irak ne rast lufte. Qeveria Shqiptare eshte shprehur e gatshme per ti lene bazat e saj Amerikes. Nuk di se cmund tu japim me?!

    Mqs po flet per vizitat e Blerit, Berluskonit, Aznarit, Havelit ...... Ata i ka ftuar Bushi ndersa Fatosin apo Moisiun nuk e ka ftuar njeri. Se po ti ftonin do shkonin. Pa ftese ska ca ben ne USA se nuk e ka prere malli per Usjanet.
    PAUCA SED MATURA

  6. #6
    alvi
    i/e ftuar
    Ore ishalla thuj nevrikoset Evropa me neve dhe na presin ndihmat e bashkepunimin, se pastaj, Amerika per ti derguar meshazh botes, qe po te jesh me ne je me qarin, do na ndihmoje si s'jau merr mendja.
    DO bohemi Kanadaja e Evropes, ce do Zvicren(lol)

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unë mendoj se Europa dhe SHBA-ja janë vendet më aleate në botë pamvarësisht se për çështjen e Irakut nuk janë duke u pajtuar si dhe disa kundërthënieve tjera dhe atë sepse edhe vet SHBA-ja në njëfarë është europiane, popullsia e SHBA-së është më se 70 përqind europiane.
    Janë disa individë politikanë në disa shtete europiane që kanë njëlloj xhelozie amerikane dhe për jo gjë tjetër përveç xhelozisë ndaj zhvillimit pakrahasueshmërisht më të madh ekonomik të SHBA-së, por këta njerëz janë të dështuar dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim jo vetëm në politikën botërore por as në vendin e tyre, sepse janë të nisur nga një parim shumë i lig, sepse SHBA-ja kurrë ska dalë kundër Europës, dhe gjithmonë ka ndihmuar gjithë Europën në çfarëdo lloj krize që ka kaluar ajo, duke u nisur nga luftat botërore etj etj.
    Kurse për diskutimet në çështjen e Irakut si dhe disa kundërshtime që janë duke i u bërë intervenimit ushtarak atje, ato bëhen për mendimin tim duke i pasur parasysh shpenzimet pra koston, pastaj pasojat, viktimat që për mendimin tim gjithmonë duhet analizuar shumë mirë para se të vendoset për një vendim kaq të madh.
    Përshëndes vendimin e qeverisë shqiptare dhe unë personalisht mendoj se edhe po të jetë bërë për interesa personale e politike, nuk është aspak gabim dhe nuk ka asgjë të keqe këtu, sepse siç e dijmë të gjithë interesat personale të çdo politikani janë që të qëndrojë sa më gjatë në pushtet, dhe që ta realizojnë këtë më së miri duhet të dijnë të punojnë dhe mbrojnë interesat kombëtare të votuesve të vet më së miri. Pra, interesi personal me atë kombëtar gjithmonë është janë të lidhura ngushtë në sistemin demokratik, dhe kjo është një nga çështjet që e bëjnë demokracinë sistemin më perfekt shtetëror në kohërat moderne.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Neve shqiptarve na takon dy here te jemi ne lufte me capaculat iraken:
    se pari: se jane anti-shqiptare dhe kane mbeshtetur gjithmone anti-shqiptaret me te terbuar-Serbine, Francen dhe Greqine.

    se dyti: se amerikanet jane miqte tane dhe s'mjafton kjo, por

    se treti: na duhet ti kthejme borxhin e dy hereve qe na jane gjendur ne krah ne luften tone per existence, dhe jeten sote e kemi fale atyreve--Shqipria dhe Kosova bashke.

    Dhe nuk jane vetem disa individe anti-amerikan o i padale, por ke gjithe francezet, serbet, dhe greqerit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajaku : 17-03-2003 më 12:06

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Mqs po flet per vizitat e Blerit, Berluskonit, Aznarit, Havelit ...... Ata i ka ftuar Bushi ndersa Fatosin apo Moisiun nuk e ka ftuar njeri. Se po ti ftonin do shkonin. Pa ftese ska ca ben ne USA se nuk e ka prere malli per Usjanet.
    Pergjigjia eshte e thjeshte. Amerikanet vleresojne ndihmen e qeverise shqiptare por nuk vleresojne kryeministrin shqiptar qe eshte i skeduar ne Washington dhe departamentin e shtetit si njeri qe ka lidhje me krimin e organizuar. Po ta vleresonin si partner ne luften kunder terrorizmin, Nano nuk do te merrte thjeshte letra nga Washingtoni, por do te fluturonte drejt tij.

    Ne fakt, Nano eshte i vetmi politikan shqiptar qe nuk e ka shkelur Shtepine e Bardhe dhe nuk ka marre asnje ftese zyrtare nga shteti amerikan. Izolimi europian ndaj tij dhe qeverise se tij duket qarte tek numri fare i vogel i vizitave te tij zyrtare jashte Shqiperise. Prandaj Nano eshte i vetmi kryeminister europian qe ka kohe per vizita private ne Egjipt, Libi, Greqi etj.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Mendoj se Nanua e "shikone dhe e lidhe" perkrahjen qe i jepe USA me pushtetin e tije.Shqiptaret dihet qe jane PRO amerikan, dhe Nanua do apo s'do cfaq mendimin e te gjith shqiptarve.
    Kombi Shqiptar duhet (dhe e ka bere) beje zgjedhjen midis Europes e USA.Europa i ka trajtuar shqiptaret si te dores se dyte,dhe tegjitha vendimet qe ka mare, i ka mare ne disfavor te KOMBIT SHQIPTAR.Dihet se ne Europ egzistone nje bosht -Franc-Greqi-Serbi- e Rusi-qe jane e luftojne kundra interesave tona.
    USA ka treguar me prova se ka qene e eshte ne krahun e SHQIPTARVE dhe te interesave te tyre.Prandaj mendoje se SHQIPTARET kudo qe ndodhen te zgjedhin pa hezitim midis Europes e USA,kete te fundit AMERIKEN.
    MIKU I MIRE DUKET NE DITE TE VESHTIRA si per ne dhe per miqte tan AMERIKANE.Prandaj perkrahje pa rezerva ne luften kunder Irakut.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •