Zbuluesi i dorëshkrimeve të rralla shqipe në bibliotekat greke
Postuar në: Dossier | Me: 31/05/2013
iloNga Gëzim Llojdia
Dokumenta që Ilo Mitkë Qafëzezi zbuloi
Ilo Mitkë Qafëzezi, ky korçar i shquar, ka punuar intensivisht duke transkriptuar , duke zbuluar dorëshkrime të cilat janë dorëshkrime shqipe të shkuar në gjuhë të ndryshme, por që për fatin tonë gjendeshin nëpër biblioteka të huaja. Ndër këtë kontribut të Ilo Mitkë Qafëzezi janë dorëshkrimet e mëposhtme që i ka gjetur në shtetin grek .
“Alipashamadha”, 10.000 vargje 16 rrokësh, shkruar nga Haxhi Shehret Delvina.
(Në vetvete është autobiografi e Ali Pashë Tepelenës ,një vepër e diktuar prej Ali Pashë Tepelenës, i cili rrëfen atje gjithë historinë, të mirat dhe të këqijat).
Dorëshkrimi 132 faqe i Gjergj Ikonom Beratit , sekretar i Ismail Pasho Beut.
Dorëshkrimi me 5000 vargje të Abdyl Saidit .
Borshura : “Shqiptarë dhe e pastajmja e tyre” , botuar në Athinë në 1878 .( Duhet të jetë broshurë politike citon gazeta, e shkruar në bashkëpunim me një professor, Thoma Pasko).
Trimërita e Kapedan Mërkur Bua. (Origjinali ndodhet në muzeun e Torinos pranë shpatës së perandorit bizantin . Janë 4500 vargje ,16 rrokëshe ku një arbëresh i Elladhës himnizon kapedanin Mërkur Bua “stradiot- kordhëtar i shquar” .
Duke vendosur në krye të rrodhanës gazeta jep lajmin e mirë se nga Bukureshti i vijnë dy copë “Protopiri”, të Kavaliotit .
Ilo Mitkë Qafëzezi, shkruan gazeta “Drita”, 26 Mars 1939, faqe 4 , javën e shkuar dha fjalën se do të ekspozonjë te libraria “Argus” dorëshkrimin shqip me alfabet elenisht të Abdyl Said it, do t’i botojmë në klishe disa faqe duke bërë përshkrimin, historikun e tij dhe nëse ky dorëshkrim mundet të ketë lidhje e një proze shqip politike, e cila ka të bëjë drejtpërdrejtë me besën e Prizrenit . Më tej I.M.Qafëze thotë: “Të flasim për dorëshkrimin shqip: “Muhtarname” prej 5000 vargje, i shkruar me shkronja elenisht të Abdyl Said it, pastaj edhe për prozën politike të Abdyl be Delvinës, pas të cilit fjala vjen për Abdyl bej Frashërin me shokë thotë Qafëzezi. Ma do puna të përsërit se dorëshkrimin Muhtarname” ia kam hua zbulonjësit Abdulla Ferhati në Berat dhe prozën shqipe z. Profesor Linos Politis të Bibliotekës Kombëtare të Elladhës . Duke shqyrtuar kohën kur është ka rënë në gjurmë të këtij dorëshkrimi, Qafëzezi shprehet se ka qenë mëngjesi i vitit 1938 kur miku A.Ferhati i ka dërguar një pusullë për zbulimin e një dokumenti shqip me rëndësi dhe në pusullë ai i kërkonte të mos shkonte në kala. Qafëzezi shprehet se ai atë moment ishte duke punuar në bibliotekën e Shëmërisë së kalasë , për të kataloguar e inventarizuar e selektuar katalogët dorëshkrimet më të vjetra që nga Kodex Beratinues (Ungjilli i Pashkës) e gjer te “Autografi”. “Metafizika e Kavliotit”,1750, me dy ungjill shqip të Grigor Gjirokastritit 1827,1858. Duke folur për marrjen e dorëshkrimit në Berat z Ilo shprehet për pasioni që ka zotëruar Z. Ferhati, zbulonjësi i këtij dorëshkrimi, dhe sipas Ilos ai vjen pas Hamdi Bushatit të Shkodrës që di të gjuajë me mbarësi dokumentet shqipe e shqiptare të vjetra të shkruara sipas tij nga shqiptarë myslimanë. Është i pari qytetar beratas , thotë Ilo, që më shfaqi gëzimin me letër , kur këndoj vjet te Drita mbi dorëshkrimin shqip të Kostë Beratit 1765 . Duke shqyrtuar dorëshkrimin z. Ilo thotë se që në syrin e parë ky dokument linguistik shqip ishte një fenomen, sepse dija me siguri që së paku vargje apo prozë fetare myslimane nuk ka qenë e lejuar të shkruhen veçse me abc arabe ose turqisht . Zbulonjësi na thotë I. M. Qafëzezi, duke trajtuar kompetencën e transkriptimit , pranuam hipotezën e z.Ferhati që vargjet do të jenë shkruar ja prej sheh Muhamet Kolonjës nga Labëria, apo të Sheh Azis Delvinës prej Hasan Zyko Kamberit , dhe se Abdyl Saidi është vetëm kopjuesi në vitin 1885.
Përshkrimi i dorëshkrimit
“Në drekë të datës 10 korrik ma ka prurë zoti Abdullah dorëshkrimin shqip shkruar me alfabet greqisht ”. Këtë dorëshkrim Ilua e merre me vete në Korçë. “E studiova mirë ,shprehet ai , dhe pasi transkriptova 1000 vargje nga të 5000 fletët , që kanë mundur të shpëtojnë duke krahasuar me “Qerbelanë” e Naimit , vepra del pra quhet ‘Muhtarname” vepër shqip-bektashiane , shoqe e Handikasë që këndohet në teqe . Z. Ilo thotë se Abdyli e ka ditur mirë turqishten ka qenë poliglot, i gjezdisur, njeri që zotëronte shumë gjuhë të huaja.
Dorëshkrimi i publikuar
Dorëshkrimi përbëhet nga nga 230 fletë, apo 460 faqe me 10,14,16 vargje tetërrokëshe, ku secilës i mungojnë fletë.
Formati i dorëshkrimit është 17×10 . Data e shkrimit është 1885. Fillon Ego avdul saitis, kjia egrafon artaneon . Në krye radhë dhe për fundi të kësaj flete quhen 4 myhur, vula turqisht . Abdyl Saidi e ka pasur të shkruar defterin sipas mënyrës arabe nga djathta mbi të mëngjër, shprehet z.Ilo.
Alfabeti shqip me gërma elenisht i A.Sadidit, i krahasuar me alfabetin smilar të Kostë Beratit, Kavaliotit, Dh.Voskopojarit ,Grigor Gjirokastritit e të tjera, na del një alfabet variant i bukur e të 4 linguistëve shqiptarë të qindvjetëshit XVIII e fillesës së XIX.
Nga shumë vargje të sjella në gazetën Drita, 26 Mars 1939, faqe 4, ja një strofë e tij: E gjec me Perëndinë,/sot për sot në këtë zaman/ nuk ja gjen dot akranë/ xhane vuxhut bëri kurban……
Dorëshkrimi shqip
Është i ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë 230 fletë, që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje).
Dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina i prozës politike, që u zbulua në Athinë.
Kurse Gazeta “Drita”, e 15 marsit te viti 1939, përcjellë një lajm që përmban interes për studiuesit e shqipes . Gazeta, në kronikën e reporterit I. M. Qafëzezi, shkruan se “dorëshkrimi i ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë, 230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje ) dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina i prozës politike që zbulua në Athinë . Në kronikë përmendet edhe emri i një ndër krijuesve të shquar dhe fetarit bektashian Ali Tomorri, patrioti që shkoi deri në Egjipt për të siguruar libra për shkollat shqipe.
Pjesë nga kronika
Dorëshkrimi shqip –bektashian i Abdyl Said it .
“Kjo pasuri që drithëron shqiptarët, sipas medies në fjalë, nuk po ekspozohej dot tek libraria Argua e kryeqytetit, sikundër u paralajmërua tek Drita e së dielës, për arsyen që pason : Meqenëse dorëshkrimi në fjalë, shprehet korrespodenca e gazetës , do të bëhet pronë e Ministrisë së Arsimit, ka qenë në pjesën më të madhe tepër i shkatërruar dhe tani i rregulluar prej të nënshkruarit : I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë ka nevojë të ruhet me shumë kujdes, sikurse çdo dorëshkrim tjetër i vjetër . Disa miq të mëdhenj të këtyre arkivave dhe veçanërisht “Drejtoria e Dritës” e panë të udhës të mos e ekspozojnë dhe në vend të kësaj të bëjnë një gjë tjetër më të mirë ku të marrë anë bota shqiptare në të shijuar të dorëshkrimit, e sidomos në të shfaqurtë të mendimit atje ku mundet , përsa i përket Baba Ali Tomorit . Gazeta në fjalë, me korrespondencën e I. Qafëzezit, shkruan se në të ekspozuar nuk do të ish e mundur të paraqiteshin veç 7 fletë të shtatë pjesëve të dorëshkrimit që përmban 230 fletë, që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje ).
Drejtoria e “Dritës” mori përsipër në klishe disa nga këto fletë, së bashku me një artikull 4-5 shtyllash të së dielve të ardhshme ,me anë të së cilit do të kërkojmë për të mirë për gjuhën dhe historinë , të bisedohet dhe të vendoset . Ai është një dhe vetëm një person, Abdyl Saidi i dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina i prozës politike që zbuluam në Athinë , siç u njoftua tek “Drita” e 12 Marsit . I.M.Qafëzezi .
Ilo Mitkë Qafëzezi dhe zbulimi i dorëshkrimeve
Ilo Mitkë Qafëzezi është kthyer në Korçë nga Athina ku kishte bërë një sërë zbulimesh në dorëshkrime shqip e në bibliotekën e Kamura të kryeqendrës greke . Sentenca e këtij shqiptari të mirë ka qenë shprehja e tij, thënë gazetës në fjalë:
”Njeriu sa ka shpirt ndër dhëmbë duhet dhe diç të punojë”.
Sipas Z. Ilo, bibliotekat e Athinës duhen shënuar si çerdhet më të begata për kërkime studime shqiptare , historike, letrare.
Flitet për nj zbulim që ai ka bërë për:
1-Një dorëshkrim prej 12 fletësh, bërë si anonim , rrënjë origjinar nga fshatrat e Pogonit.
2-Një varg fjalësh shqipe në një dorëshkrim autograf të Dhaskal Thanas Paskalidhës i akademisë Mauricion të ditëve të Ali Tepelenës në Janinë . Ky dorëshkrim titullohet : “I Arheoloja ton Alvaniton” , me 37 fletë, i mbetur pa ju dhënë fund.
3-Në Ethniki Vivliothiki prej koleksionit të pasur të revistës :
“Nea Ellas” të Zavirës, shënohet me siguri ndodhja e një dorëshkrimi shqip në manastirin e Shën Gjergjit të Limbozit me datë 1750 domethënë dorëshkrim, që thyen rekord vjetërsie përsa i përket shkrimit të toskërishtes si e shkruar 18 vjet përpara dorëshkrimit të Kostë Beratit dhe 20 vjet përpara Protopirisë së Kavaliotit . Ky dorëshkrim, sipas kësaj gazette, gjendet tek Manastiri në fjalë dhe jo në Athinë.
http://www.kombetare.al/zbuluesi-i-d...iotekat-greke/
Krijoni Kontakt