Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për kodin telefonik

    Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për kodin telefonik

    BRUKSEL- Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për kodin telefonik të Kosovës, ka bërë të ditur shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, në mbledhjen e Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

    Duke iu përgjigjur pyetjes së raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, Ashton ka thënë se marrëveshja për kodin telefonik është pjesë e pakos për çështje të tjera në lidhje me telekomunikacionin, e cila pret konfirmimin final, transmeton B92.

    Ashton po ashtu ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë “kanë kaluar më shumë se 100 orë në dialogun e lartë politik", i cili ka rezultuar me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill, ka njoftuar kabineti i Jelko Kacinit.

    (m.a/tg/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për kodin telefonik

    S'ka ende marrëveshje për telekomunikacionin

    Nga Express | 28 Qershor 2013 12:47


    Zyrtarët e Delegacionit kosovar për bisedime teknike në bisedimet me Serbinë, mohojnë mediat të cilat shkruan dje se është kryer marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për çështjen e telekomunikacionit.

    Shefi i Autoritetit të Telekomit të Kosovës - Ekrem Rexha, tha për Express se nuk ka marrëveshje ende për telekomunikacionin.

    “Nuk është e vërtetë ajo çfarë është thënë në media se Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshje për telekomunikacionin. Në fakt ende nuk ka marrëveshje për këtë çështje”, tha Hoxha për Express.

    Kosova e Serbia tash sa kohë nuk po pajtohen për çështjen e telekomunikacionit dhe energjisë. Ndërsa dje, u tha në media se Baronesha Catherine Ashton tregoi se Serbia e Kosova u morën vesh për çështjen e telekomunikacionit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2013
    Postime
    4

    Për: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për kodin telefonik

    Nje gje dihet: çdo gje qe kerkon Serbia, Kosova e pranon gjithsesi... fale Qeverise antishqiptare te "Kosoves"!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •