-
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për kodin telefonik
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për kodin telefonik
BRUKSEL- Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për kodin telefonik të Kosovës, ka bërë të ditur shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, në mbledhjen e Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Duke iu përgjigjur pyetjes së raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, Ashton ka thënë se marrëveshja për kodin telefonik është pjesë e pakos për çështje të tjera në lidhje me telekomunikacionin, e cila pret konfirmimin final, transmeton B92.
Ashton po ashtu ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë “kanë kaluar më shumë se 100 orë në dialogun e lartë politik", i cili ka rezultuar me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill, ka njoftuar kabineti i Jelko Kacinit.
(m.a/tg/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt