Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    Basha: Nuk ka legalizime për ndërtimet pa leje, do prishen

    Nga dje 11 njësitë vendore të Tiranës do të gëzojnë më shumë kompetenca. Ato do të ushtrojnë pjesërisht funksionet e sigurimit, të rendit, të qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit përkatës. Po kështu do të ushtrojnë funksionet e kontrollit dhe të zbatimit të ligjshmërisë së standardeve në fushën e ndërtimit. Për të kryer këto funksione, njësive bashkiake u delegohen 50 punonjës të Policisë Bashkiake dhe 50 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor si dhe një fond financiar prej 32 milionë lekësh për shpenzimet operative. Në një takim me drejtues të njësive vendore dhe punonjës të Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit Ndërtimor, kryebashkiaku Basha ka qenë i prerë në qëndrimin e tij për të mos toleruar asnjë ndërtim pa leje në Bashkinë e Tiranës. Delegimi i kompetencave edhe pranë njësive bashkiake, sipas Bashës, është një kontribut më i madh në këtë drejtim. Basha ka sqaruar gjithashtu se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj ushtrimit të këtyre funksioneve nga inspektorët dhe njësitë bashkiake që do t’i kenë që sot në varësi. “Do të ketë një kompetencë të plotë vendimmarrjeje dhe ndërhyrje të plotë në ato raste kur konstatohet se ju nuk po veproni në kohë apo nuk po veproni siç duhet. Natyrisht, kjo do të sjellë pasoja si për ju, si për njësitë bashkiake, por unë dua ta nis sot me mirëbesim se kjo masë do të japë efektet e dëshiruara”, tha Basha. Së pari, sipas tij, me një problem madhor që është konstatuar këta muaj, që rendon në periudha elektorale, të cilat janë ndërtimet pa leje në qytetin e Tiranës. “Toleranca do të jetë zero, larg çdo tentative për ta politizuar, larg çdo presioni të çfarëdo pale për të përdorur lidhje, kontakte, emra për të kryer veprimtari të paligjshme ndërtimore në qytetin e Tiranës”, tha Basha.
    Ai bëri sërish të ditur se në kushtet kur Tirana ka një plan urbanistik dhe marrja e një leje ndërtimi është sot më e thjeshtë, asnjë ndërtim i tillë nuk mund të përfitojë legalizim. “Sot, në prani të një plani urbanistik që e bën marrjen e lejes më të thjeshtë se kurrë më parë, është detyra juaj e parë më kryesore dhe e prerë të veproni në mënyrë energjike nën drejtimin e kryetarëve të njësive bashkiake për të identifikuar çdo proces, shkelje të ligjit, që fillon apo vazhdon me ndërtimet pa leje, për të marrë hapat ligjorë qoftë nga vendosja e gjobave dhe masave të tjera administrative, deri te prishja në flagrancë, prishja totale e këtyre objekteve”, tha Basha. Ai theksoi se çdo objekt i nisur në këtë formë e pret një dhe vetëm një fat, ai që i rezervon ligji, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë procedurë legalizimi në raport me këto ndërtime. “Kjo të jetë e qartë si drita e diellit dhe t’u bëhet e qartë qytetarëve”, tha kryebashkiaku.

    Kompetencat
    • Funksionet e sigurimit
    • Funksionet e rendit
    • Qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike
    • Kontrollit dhe të zbatimit të ligjshmërisë në ndërtim

    U delegohen:
    • 50 punonjës të Policisë Bashkiake
    • 50 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor
    • 32 milionë lekë
    për shpenzimet operative

    “Do të zgjerojmë më tej kompetencat e minibashkive”
    Hyrja në fuqi e vendimit të Këshillit Bashkiak për decentralizimin e këtyre kompetencave është vetëm hapi i parë. Kryebashkiaku Basha ka bërë të ditur se të tjera kompetenca do t’u kalojnë njësive të qeverisjes vendore në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak. “Së shpejti në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të paraqitet një tjetër projektvendim, i cili do t’u bëjë të mundur atyre të ushtrojnë kompetenca të tjera përsa u përket çështjeve që u vijnë në ndihmë qytetarëve, riparime mure oborresh, tarracash apo çatish, hapja apo jo e një dritareje, vënia e një pompe uji, nuk kanë pse të jenë më atribute që trajtohen vetëm në Bashkinë e Tiranës, por do të decentralizohen në mënyrë të plotë dhe do të jenë kompetenca që do të trajtohen nga kryetarët e njësive vendore”, tha kryebashkiaku.

    ZIRINA LLAMBRO

    Panorama

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    Shembja e ndërtimeve pa leje, pronari godet me levë inspektorin e Bashkisë

    Aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë ka përfunduar në një konflikt mes pronarit të një objekti dhe inspektoreve ndërtimorë, të cilët mbështeteshin edhe nga policia bashkiake e Tiranës. Policia e komisariatit nr.4, shoqëroi në ambientet e saj, pronarin e objektit që ishte duke ndërtuar pa leje, Lulëzim Binajn, pasi specialistët e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës depozituan një kallëzim penal, për akuzën e goditjes për shkak të detyrës. Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje, rreth rreth orës 18:30 pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, gjatë ndërhyrjes në një objekt të planifikuar për prishje pasi zinte hapësirat publike, si dhe për faktin se ndërtimi ishte ngritur pa lejene e organeve përkatëse të Bashkisë së Tiranës. Kjo situatë, sipas burimeve të policisë, ishte në kushtet flagrante të shkeljes së rregullave dhe ligjit të urbanistikës e për këtë shkak ishte vendosur edhe prishja e tij. Një nga personat në vendngjarje, i cili sipas burimeve të policisë është edhe pronari i ndërtimit pa leje, kundërshtoi prishjen e objektit. Madje ai u konfliktua dhe debatoi verbalisht me një nga inspektorët, që ishin duke realizuar aksionin. Më pas, sherri ka degjeneruar deri në përplasje fizike. Menjëherë pas incidentit, ndërhyri policia bashkiake si dhe efektivë të policisë së komisariatit nr.4, që shoqëruan në ambientet e tyre Lulëzim Binajn. Në ambientet e policisë, inspektorët denoncuan Binajn, pasi sipas tyre ai i kishte goditur ata fizikisht. Pas marrjes së deklarimeve të tij, policia nisi hetimet për rastin, ndërsa referoi materialet në prokurorinë e Tiranës, me akuzën e fyerjes e goditjes për shkak të detyrës. Kreu i inspektoriatit ndërtimor, Florenc Hoxha tha se aksioni do të vijojë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Nëpërmjet një deklarate shtypi, Inspektoriati Ndërtimor sqaroi prishjen e ndërtimit pa leje, si dhe vijimin e aksionit. “Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës ka vijuar aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë. Pas shqetësimit të banorëve, kemi prishur një ndërtim pa leje që cenonte hapësirën publike në afërsi të shkollës “Andon Zako Çajupi”,- thuhet në deklaratën e shtypit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Tiranës. Kreu i këtij inspektoriati, Florenc Hoxha tha se iu përgjigjën banorëve të pallatit, të cilët bënë ankesë për ndërtimin pa leje. “Gjej rastin për të ripërsëritur edhe një herë thirrjen qytetarëve dhe banorëve të Tiranës që e vetmja rrugë dhe rruga më e shkurtër për të ndërtuar në qytetin e Tiranës është pajisja e tyre me lejen përkatëse. Pasi nga ana jonë do të marrim të gjitha masat për të goditur objektet informale dhe për t’i vendosur ato në kushtet e ligjshmërisë. Ne jemi në vëzhgim të të gjithë territorit, territori është nën mbikëqyrjen tonë dhe ne do të godasim dhe do të parandalojmë çdo veprim antiligjor në lidhje me fushën e ndërtimtarisë” -tha Hoxha. Pak ditë më parë, Policia Bashkiake e Tiranës vijoi aksionin në Kombinat për lirimin e hapësirave publike të zëna nga lokalet. Nga ana tjetër zona e ish- bllokut edhe pse e tillë vazhdon të mbulohet nga karriget e tavolinat e lokaleve prej kohësh.

    Hoxha: Ndërtimet pa leje do prishen brenda 90 ditëve

    Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor ka bërë të ditur se brenda 90 ditëve do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje në Tiranë, ndërsa subjektet dhe personat që kanë ndërtuar pa leje do të njoftohen 24 orë para ndërmarrjes së aksionit për prishje. “Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës ka vijuar aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë. Sot Inspektoriati pas shqetësimit të banorëve ka prishur një ndërtim pa leje që cenonte hapësirën publike në afërsi të shkollës “Andon Zako Çajupi”-tha ai. Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj qytetarëve të mos ndërtojnë pa leje pasi siç po e shohin çdo ditë do të ketë tolerancë zero ndaj këtyre ndërtimeve.

    MAPO

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    Incidenti me ndërtimorët tek ‘Çajupi’, Bashkia: Eksponentë të PS të mos motivojnë aktet e dhunës

    Bashkia e Tiranës ka reaguar sot lidhur me incidentin e ndodhur ditën e djeshme në afërsi të shkollës ‘Andon Zako Çajupi” ku gjatë një aksion të Inspektoratit Ndërtimor për prishjen e ndërtimeve pa leje, ka mbetur i plagosur një inspektor i kësaj policie.

    Sipas bashkisë Tiranë, inspektori u plagos me levë nga një banor në një kohë që ishte duke ushtruar detyrën e tij. Gjithashtu në reagimin e saj ndaj ngjarjes Bashkia e Tiranës i bën thirrje eksponentëve të PS të mos motivojnë akte të tilla.

    “Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj inspektorit në krye të detyrës. Inspektorati ka bërë kallëzim penal dje në polici. I bëjmë thirrje eksponentëve të PS të qëndrojnë larg këtyre akteve dhe të mos i motivojnë”, – thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

    Incidenti i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme gjatë një aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ku një banor ka reaguar duke goditur një nga inspektorët e policisë, por nga të gjitha pamjet që qarkullojnë nëpër kronika televizive shihet qartë se si dhuna e ushtruar ndaj banorit në fjalë më pas është e shumëfishët nga të gjithë policët bashkiakë të angazhuar në aksion.

    Avokati i Poullit: Denojme dhunen e policise ndaj qytetareve

    Ndaj ngjarjes ka reaguar më herët gjatë ditë së sotme edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili përmes një deklarate për mediat ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve, duke theksuar se ‘këto akte nuk janë aspak në përputhje me rolin dhe etikën e punonjësve të një shteti që ndërtohet dhe funksionin mbi bazën e parimeve të shtetit të së drejtës’.

    “Avokati i Popullit dënon aktin e rëndë të dhunës ndaj qytetarëve dhe kërkon nga Policia e Shtetit dhe prokuroria një hetim sa më të shpejtë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Gjithashtu, Avokati i Popullit iu kërkon drejtuesve të këtij Inspektorati të marrin masa për shkarkim të menjëhershëm të punonjësve dhunues, për shkelje të të drejtave të njeriut dhe sjellje aspak të përshtatshme për punonjësit publik që në radhë të parë duhet të jenë e sillen si shërbëtor të qytetarëve dhe në asnjë mënyrë e rrethanë si dhunues të tyre”, thuhet në reagimin e tij.

    Shqip

  4. #14

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Vetem PS duhet te mos i motivoje keto akte? Partite e tjera mund ti motivojne pa problem?

    Pune te mbare inspektoreve, te prishin cdo ndertese pa leje dhe mundesisht tu dergojne edhe faturat e shpenzimeve atyre qe i kane ngritur ato ndertesa pa leje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    C'hyn Ps-ja ketu? Sa here do kene icidente e ka fajin ps-ja?
    Feelings change - memories don't.

  6. #16
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Pune te mbare inspektoreve, te prishin cdo ndertese pa leje dhe mundesisht tu dergojne edhe faturat e shpenzimeve atyre qe i kane ngritur ato ndertesa pa leje.
    Patjetër ! Shteti nuk duhet të paguaj asnjë qindarkë për fajin e të tjerëve, dhe për më tepër që paguhen me taksat tona. Duhet edhe ti gjobisë krahas heqjes së shpenzimeve për shëmbjen dhe pastrimin e territorit. I lumtë bashkisë së Tiranës. Shpresoj të marin shëmbull dhe bashkit e tjera..
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Tiranë: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    po leja te reja ndertimi a do japin bashkia? apo e kane mendjen vetem per te prishur si milloshevici.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •