po nuk kan perse te habisin i nderuar
qdo serb qe eshte normal e ka pa qe nuk ka ndarje te kosoves
nuk ka autonomi per veriun e nuk ka asgje nga ajo qe ju ka premtue beogradi qe 14 vite
prandaj ata deshiroin qe ne keto zgjedhje ti kthehen Kosoves tu kthehen institucioneve te
Republikes te Kosoves prandaj kerkoin qe sa ma shum te dalin ne zgjedhje lokale
per ta qeveris veten e vet
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Samarxhiq: Bisedimet kanë përfunduar, Serbia i dha të gjitha
Publikuar: 02.10.2013 - 22:23
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) dhe ish ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq, ka thënë se bisedimet me Kosovën, për të cilat kryeministri Ivica Daçiq “kërcënon” se do t’i ndërpres, në të vërtetë veç kanë përfunduar, sepse, sipas tij, “Serbia ka dhënë gjithçka që ka pasur për të dhënë”.
“Meqë Daçiq ka kontribuuar që Kosova të bëhet shtet i pavarur dhe provoi që serbët t’i shtyjë me dhunë në atë shtet të pavarur, pse tash habitet kur pushteti i shtetit që ai e ka njohur nuk i lejon të bëjë fushatë në zgjedhjet që i organizon ai shtet”, ka thënë Samarxhiq, transmeton Beta.
Ai ka thënë se Daçiq me marrëveshjet, që i ka pranuar bashkë me presidentin serb Tomisllav Nikolliq dhe zv.kryeministrin Aleksandar Vuçiq, e kanë sjell veten në pozitë që “në Kosovë të shkohet, sikurse p.sh, në Hungari”.
“Serbia ka dhënë gjithçka që ka pasur të japë dhe tash i ka mbetur vetëm edhe të nënshkruaj marrëveshjen obliguese me Prishtinën nga pika 7 e kërkesës së Gjermanisë, e këtë Daçiq e di shumë mirë”, tha Samarxhiq. /telegrafi/
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Kriza në veri, Ushtria e Kosovës në gjendje gatishmërie!
Bota Sot | 03.10.2013 18:07
FSK-ja stërvitje në tërë Kosovën gjatë fushatës zgjedhore
Kosova është vënë në gjendje gatishmërie për të përballur provokimet që mund të ndodhin në veri nga Serbia, përkatësisht strukturat ilegale.
Përplasjet e shkaktuara së fundi Kosovë-Serbi, pas ndërhyrjes së vazhdueshme të Serbisë tek serbët në Kosovë, dhe kërcënimit serb për ndërprerje të bisedimeve, që rezultoi me anulimin e takimit të sotëm për lirinë e lëvizjes, është kthyer në shqetësim, edhe në bazë të indikatorëve të tjerë, se serbët mund të kryejnë veprime të paparashikuar sidomos pas vrasjes së doganierit serb.
Forca e sigurisë së Kosovës, është mobilizuar dhe po zhvillon stërvitjen fushore “Shqiponja2”.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Berlini dhe Londra: Kapitulli 35 të hapet menjëherë
19:04 / E mërkurë, 09 Tetor 2013
Këto dy vende kanë kërkuar që menjëherë të hapet kapitulli i veçantë që mban numrin 35, i cili do të përcjellë dhe mbikëqyr procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën që kjo të jetë obligim i detyrueshëm për Serbinë. Kështu është shkruar në dokumentin jozyrtar “non –pejper”, për të cilin agjencia serbe e lajmeve Beta thotë se e ka parë. Gjithashtu, në dokument thuhet se ”duhet të futet mekanizmi i cili do të ndalojë Serbinë dhe Kosovën të pengojnë njëra - tjetrën në rrugën e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian”.
Berlini dhe Londra janë të vendosura që normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, të shqyrtohet dhe vendoset si kusht në kuadër të kornizës për negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE. Këto dy vende kanë kërkuar që menjëherë të hapet kapitulli i veçantë që mban numrin 35, i cili do të përcjellë dhe mbikëqyr procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën dhe që kjo të jetë obligim i detyrueshëm për Serbinë. Kështu është shkruar në dokumentin jozyrtar “non –pejper”, për të cilin agjencia serbe e lajmeve Beta thotë se e ka parë. Ky dokument, sipas agjencisë Beta i është vënë në tavolinë të gjitha vendeve anëtare dhe partnere të BE-së duke kërkuar prej tyre mbështetjen e tij.
“Përkrah kapitullit e negociatave për të drejtat, liritë, gjyqësinë dhe shtetin ligjor, menjëherë duhet të nisë edhe kapitulli 35 për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në mënyrë që të gjithë kapitujt pastaj me urdhëresë të veçantë të ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën” thuhet në dokument. Sipas ligjeve dhe rregulloreve të BE-së Serbia duhet të sigurojë që Kushtetuta e Serbisë, duke përfshirë edhe përkufizimin gjeografik - kufijtë e shtetit, të mos bie në kundërshtim me procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, thuhet në dokument, i cili sipas agjencisë Beta është i përbërë nga dhjetë pika.
Diplomatë evropianë i kanë thënë agjencisë serbe të lajmeve Beta se sipas qëndrimit gjermano – britanik, në çastin kur Serbia bëhet gati për anëtarësimin e plotë të saj në BE, duhet që qartë të dihen kufijtë e saj gjeografikë pa Kosovën dhe të mos përsëritet situata si në rastin e Qipros, e cila në BE është pranuar si një shtet i ndarë në pjesën greke dhe turke.
Kapitulli 35-të thuhet në pikën 1. të dokumentit, duhet të hapet menjëherë dhe ai nuk mund të mbyllet pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën. Gjithashtu, thuhet në dokument, duhet të futet mekanizmi i cili do të ndalojë Serbinë dhe Kosovën të pengojnë njëra - tjetrën në rrugën e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.(RTK)
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Pranimi i Kosovës, kushti “evropian” për Serbinë
Publikuar: 13.10.2013 - 19:37
Beograd, 13 tetor - Dëshmia që ekziston dokumenti joformal gjermano-britanik, i cili parasheh që Beogradi dhe Prishtina duhet t’i zgjidhin marrëdhëniet ndërmjet vete, është pohuar nga ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm, i cili ka porositur që kjo duhet të ndodhë në fund të bisedimeve të Serbisë me Bashkimin Evropian.
Ky dokument, sipas Dushan Janjiqit, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, është një kuadër dialogu për normalizim të marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës dhe si dokument sqarues zyrtar që ka arritur në Qeverinë e Serbisë.
“Nuk është e qartë pse Qeveria (serbe) e ka futur shenjën e ‘sekretit shtetëror’ dhe pa përgatitur e ka pritur dialogun. Si duket nuk i kanë kuptuar pasojat e asaj se çfarë kanë bërë në bisedime në Bruksel në prill dhe atë që do të pasojë në nëntor, e ajo është që dyert për pranim u janë të hapura edhe vendeve të BE-së që deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Janjiq, shkruajnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar që Kosovën do ta pranojnë edhe Sllovakia, Greqia, Rumania, ndërsa me këtë çështje ende tregton Spanja. Sipas tij, mbetet vetëm Qipro, e cila nuk do ta bllokojë politikën e BE-së rreth këtij problemi.
Gjithnjë, sipas Janjiqit, Brukseli më nuk do të ketë qëndrim neutral ndaj statusit, gjë që Qeveria e Serbisë, kur ka filluar dialogu, nuk e ka llogaritur përderisa ka qenë dashur ta dinte këtë.
Beogradit i është ofruar kuadri i bisedimeve, ndërsa kjo çfarë ka thënë ambasadori gjerman, praktikisht është amendament i Gjermanisë dhe i Britanisë së Madhe, të cilave i është bashkangjitur edhe Holanda, ka thënë Janjiq.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt