Per Kryetarin votohet definitivisht ne votim te vecante...
D.m.th. duhet te kete dy fletvotime, nje per kuvend komunal dhe nje per kryetar. Keshtu qe vota jote per parti dhe per kandidat tjere nuk i ndihmon asgje kandidatit per kryetar.Neni 9
Zgjedhjet e Kryetarëve të Komunave
...
9.4 Secili Kryetar i Komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit të cilët janë të regjistruar për
të votuar në komunën ku mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës.
...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-09-2013 më 19:59
Drecun: Lista “Serbia” nuk e ndryshon emrin
Në raundin e ardhshëm të bisedimeve Thaçi-Daçiq, të dielën në Bruksel, Serbia do të reagojë ashpër në përpjekjen e Prishtinës që t’u bëjë obstruksion zgjedhjeve në Kosovë, shkruajnë mediat serbe.
Beogradi, përmes kanaleve diplomatike, tashmë “ka paralajmëruar kreun e BE-së për qëllimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të mos certifikojë listën unike serbe për shkak të emrit të saj ‘Serbia’”.
Për këtë shkak, të enjten është anuluar mbledhja e planifikuar e KQZ-së, në të cilën është dashur të verifikohen listat. Vendimi përfundimtar sipas të gjitha gjasave do të merret pas takimit të ri në mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiq me baroneshën Ashton.
Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë për “Novosti” se refuzimi i Prishtinës që të pranojë listën “Serbia” do të ishte një goditje fatale për marrëveshjen e Brukselit dhe se një gjë të tillë BE-ja nuk do ta lejonte.
“Emërtimi ‘Serbia’ nuk prejudikon statusin e Kosovës dhe plotësisht është në harmoni me marrëveshjen e Brukselit. Nuk vjen në konsiderim që ai emërtim i listës të ndryshohet”, tha Drecun. /telegrafi/
http://www.zeri.info/artikulli/14223...ndryshon-emrin
![]()
Nje aspekt interesant lidhur me zgjedhjen e kryetarit te komunes...
Ligji per veteqeverisje lokale thote se kryetari i zgjedhur (drejteperdrejte me voten qytetareve) ka mandat 4 vjecar, nderkohe qe ligji tjeter, ligji per zgjedhjet lokale , thote se mandati i kryetarit, poashtu te zgjedhur ne menyre te drejteperdrejte nga qytetaret, perfundon ne daten kur do te perfundonte mandati i ish-kryetarit te shkarkuar, qe ka dhene doreheqje etj.
Ligji per veteqeverisja lokale
Neni 56
Zgjedhja e kryetarit të komunës
56.1 Kryetari i komunës zgjedhet me zgjedhje të drejtpërdrejtë në pajtim me ligjin mbi zgjedhjet lokale.
56.2 Kryetari i komunës zgjidhet për një periudhe katër vjeçare.
56.3 Mandati i kryetarit të komunës përfundon;
a) kur ta kryejë mandatin e tij;
b) nëse vdes;
c) nëse jep dorëheqje;
d) nëse ndërron vendbanimin në komunë tjetër;
e) nëse nuk paraqitet në punë për më shumë se 1 muaj pa arsye;
f) nëse shkarkohet nga detyra në pajtim me këtë ligj;
g) në rast të vendimit përfundimtar të gjyqit që e privon kryetarin e komunës nga cilësia juridike; dhe
h) në rast të dënimit për vepër penale me një urdhër për burgim për gjashtë (6) muaj ose më tepër.
...
Neni 72
Largimi i kryetarit
72.1 Qytetarët e komunës mund të ndërmarrin iniciativë për largimin e kryetarit të komunës.
72.2 Kërkesa e tillë duhet të nënshkruhet nga njëzet (20) përqind e votuesëve të regjistruar dhe i
dorëzohet kryesuesit të kuvendit të komunës, i cili e paraqet çështjen në institucionin përkatës për
administrimin e votimit.
72.3 Nëse shumica e votuesëve të regjistruar votojnë për largimin e kryetarit, zgjedhjet e reja për kryetar
duhet të bëhen në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet.Per mua personalisht keto dy ligje duket se nuk jane konsistente dhe ne pajtim me Kushtetuten, pasi qe me duket shume e palogjikshme qe kryetari i zgjedhur drejtperdrejte nje here te kete mandat 4 vjecar dhe pastaj vetem deri ne perfundim te mandatit te kryetarit qe ka dhene doreheqje, eshte larguar, shkarkuar etj.
LIGJI PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Neni 11
Përfundimi i mandatit dhe shkarkimi i Kryetarit të Komunës
11.1 Mandati i kryetarit të Komunës përfundon në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale.
11.2 Kryetari mandati i të cilit përfundon në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni zëvendësohet
përmes mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në atë komunë. Mandati i
Kryetarit të porsazgjedhur përfundon në datën e njëjtë sikurse mandati i kryetarit që ai/ajo e
zëvendëson.
Nese p.sh. kryetari nga radhet e PDK-se jep doreheqje 11 muaj para perfundimit te mandatit, atehere kryetari i zgjedhur poashtu ne menyre te drejteperdrejte (permes zgjedhjeve) p.sh. nga radhet e LDK-se do te kishte mandat vetem 11 muaj.
Do te ishte krejtesisht ndryshe nese kryetari do te zevendesohej nga zevendeskryetari i te njejtes parti, pa proces zgjedhor (votim te qytetareve) ose nga nje kandidat i zgjedhur me shumice nga kuvendi me mandat te perkohshem. Por keshtu?!
Ky qe nuk ka mandat 4 vecar nuk mund te quhet kryetar, dhe zgjedhjet e parakoheshme apo te jashtezakonshme nuk mund te quhen zgjedhje per kryetar.
Do te duhej te quheshin zgjedhje te jashtezakonshme per komisarin e perkohshem ne detyren e kryetarit deri ne zgjedhjet e rregullta ose dicka e ngjashme.
Nuk ma merr mendja se ne vende perendimore mund te kete ligje te tilla...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-09-2013 më 20:59
ASHAK: Heqja e simboleve dëmton bazën e shtetit të Kosovës
Prishtinë, 6 shtator - Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës e konsideron të papranueshme tendencën e vazhdueshme të shtetit të Serbisë për devijimin e zgjidhjeve të ofruara në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Final të Kosovës, thuhet në një deklaratë të ASHAK-ut. Vërejtjet që ASHAK ka bërë përmblidhen në 17 pika dhe ato janë:
“1. ASHAK-u konsideron se shteti sovran dhe i pavarur i Kosovës është krijuar mbi bazën e të drejtës legjitime që buron nga vullneti i popullit të saj për vetëvendosje;
2. ASHAK-u kërkon që të mos dëmtohen bazat e shtetësisë dhe të pavarësisë së Kosovës që kanë dalë nga Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Final të Kosovës, nga një proces i kompromisit ndërkombëtar;
3. ASHAK-u gjykon tendencën e Serbisë për të shkelur parimet që janë vendosur në themel të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
4. ASHAK-u kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës ta mbrojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj;
5. ASHAK-u tërheq vërejtjen për qëndrimet e njëanshme të Bashkësisë Ndërkombëtare gjatë bisedimeve me Serbinë karshi Kosovës;
6. ASHAK-u kërkon prej bashkësisë ndërkombëtare që të heqë dorë nga presionet e vazhdueshme ndaj Kosovës për bërjen e kompromiseve të reja, përfshirë këtu edhe çështjen e përdorimit të simboleve shtetërore, elemente këto që mund të dëmtojnë bazën e shtetit të Kosovës;
7. ASHAK-u rikujton se bazat e shtetit të Kosovës janë krijuar në bashkërenditje me të, andaj çdo tendencë për t’i dëmtuar ato do ta bënte përgjegjëse edhe Bashkësinë Ndërkombëtare;
8. ASHAK-u kërkon prej BE-së dhe Misionit të saj për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës të ndërmarrë veprime konkrete dhe efikase për zbatimin dhe sundimin e ligjit në veriun e Kosovës;
9. ASHAK-u kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të mos përdorë standarde të dyfishta ndaj palëve në bisedime;
10. ASHAK-u shpreh indinjatë për standardet e një pjese të Bashkësisë ndërkombëtare që në emër të të drejtave legjitime të popullatës serbe, të garantuara plotësisht me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të legjitimojë dhe legalizojë ndërhyrjet e pashembullta për raportet ndërkombëtare të shtetit të Serbisë në shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës;
11. ASHAK-u e konsideron të padrejtë, joparimor dhe të papranueshëm qëndrimin neutral karshi statusit të Republikës së Kosovës të BE-së në procesin e dialogut të monitoruar nga BE-ja, 23 prej anëtarëve të së cilës bashkë me 80 shtete të botës tashmë e kanë njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës;
12. ASHAK-u u bën thirrje serbëve të Kosovës ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës të integrohen dhe të bëhen pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës, si rruga e vetme e qëndrueshme për realizimin e të drejtave të tyre;
13. ASHAK-u kërkon nga institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare që të respektojnë të drejtat të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të vendosin reciprocitetin si kusht për ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore;
14. ASHAK-u kërkon nga BE-ja të angazhohet vazhdimisht për perspektiven evropiane për Kosovën dhe t’ia hapë derën integrimit të plotë të Kosovës dhe popullit të saj;
15. ASHAK-u konsideron se ruajtja dhe mbrojtja e parimeve të shtetit dhe të pavarësisë së Kosovës siguron stabilitet dhe paqe në Ballkan, ndërsa tërheq vërejtjen se lëndimi i mëtejmë i elementëve të shtetësisë dhe të pavarësisë së Kosovës do të krijonte një precedent të rrezikshëm me mundësi reale për destabilitet rajonal;
16. ASHAK-u angazhohet me të gjitha potencialet e veta drejt konsolidimit të plotë të shtetit të Kosovës dhe integrimit euroatlantik;
17. ASHAK-u kërkon prej institucioneve shtetërore dhe subjekteve politike që të arrijnë unitet politik për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të interesave shtetërore të Republikës së Kosovës.
http://www.koha.net/?page=1,13,157902
Ja si vepron regjimi kuisling i katunarve antikombetar dhe hajduteve ne krye me H. Thacin me njerez te cilet nuk votojne sipas deshires se tyre dhe te Serbise...
Presidentja shkarkon Fadil Malokun nga KQZ-ja
Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, ka marr vendim me të cilin i ndërpritet mandati Fadil Maloku, përfaqësues i Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, nga pozita e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.
"Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, paragrafi 5 pika (a) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në shkresat e Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, me numër protokolli 728, ta datës 20 gusht 2013 dhe me nr. protokolli 743, të datës 3 shtator 2013", shkruan në komunikatën e presidencës.
Maloku ka qenë kundërshtar i ashpër i vendimeve të Dakës dhe së fundmi kanë pasur përçarje të mëdha brenda KQZ-së. Presidentja në vend të tij emëroj Nasuf Aliu /Zëri/
http://www.zeri.info/artikulli/14324...kun-nga-kqz-ja
Mungojne vetem pershendetjet e Amabasadores Amerikane dhe Kathrine Ashton per nje veprim te tille...
Maloku: Kosovën po e çojnë në gojë të Serbisë
E plotësuar: Presidentja e zarfit foli më në fund! Sonte, Atifetja mori kurajon dhe nënshkroi vendimin për shkarkimin tim nga KQZ-s, shkaku i mospranimit për ta heq lokon, simbolin e shtetësisë së Kosovës”, thuhet në një deklaratë të Fadil Malokut drejtuar redaksisë sonë.
“Jam krenar që si gardian i kushtetushmërisë dhe ligjshmërisë, arrita sado kudo ta sensibilizoj qytetarinë kosovar për rëndësinë dhe peshën e kësaj çështjeje. Satisfaksion më të mirë se një shkarkim të dinjitetshëm nuk kam përjetuar! Ku do t’u mbetet ndërgjegjja kombëtare dhe ajo shtetërore, atyre që Kosovën po e qojnë ngadalë, por sigurt, në gojë të Serbisë! Ku?”, ka thënë Maloku. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/malok...e-2-35837.html
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 06-09-2013 më 20:06
Krasniqi: Akademikët u vonuan
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), e cila konsideron të papranueshme tendencën e vazhdueshme të shtetit të Serbisë për devijimin e zgjidhjeve të ofruara në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Final të Kosovës.
Krasniqi nëpër mjet rrjetit social “Facebook”, ka thënë së ASHAK-u ka gabuar adresën kur i drejtohet faktorit ndërkombëtar dhe është vonuar me qëndrimin për zhvillimet që kanë ndodhur në vend.
”Po përpiqem t’i kuptoj shqetësimet tuaja, por kërkesat që po i bëni në adresë të komunitetit ndërkombëtar i keni të gabuara, pasi janë institucionet e Kosovës, duke përfshirë dhe institucionin përfaqësues të përbërë nga pozita dhe shumica opozitare, janë ata që e kanë pranuar marrëveshjen enigmatike”, ka thënë kryeparlamentari.
“Nëse përfaqësuesit tuaj, guxojnë të marrin vendimin edhe për tu rikthyer aty ku ishim para qershorit 1999, asnjë udhëheqës ndërkombëtar nuk do ta kundërshtoi, e kjo sigurisht nuk do të kundërshtohej as nga BE-ja dhe SHBA- ja. Atyre ju intereson paqja dhe siguria. Pra, ata do të mbështetnin çdo marrëveshje që do të arrihej mes dy kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë.
Pra, unë mendoj, reagimi i juaj është dashur të bëhej më herët mbi krerët e politikës sonë. Po, më mirë vonë se kurrë”, shkruan Krasniqi. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/krasn...n-2-35843.html
Anti.. s'na the diçka per "abstenimin" e Gjykate Kushtetuese lidhur me marreveshjen..? Sa eshte i arsyetueshem ligjshmerisht vendimi i tyre per "abstenim"?
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Ende nuk eshte publikuar vendimi i plote...
Megjithate, vete fakti qe edhe Gjykata Kushtetuese flet per "Marreveshje Nderkombetare" edhe pse nje e tille nuk ekziston dhe nuk eshte publikuar as ne Ministri te Puneve te Jashtme dhe as ne Gazete Zyrtare(as ne kosove dhe as ne Serbi), ashtu sic eshte e obligueshme me ligj, tregon se kjo "Gjykate Kushtetuese" (ne perberjen e se ciles perves joshqipetareve tjere eshte edhe nje ish-bashkepuntor i Sheshelit!) nuk eshte me shume se instrument i te huajve per te legjitimuar cfaredo politike qe eshte ne interesin e tyre.
Perndryshe, GJK nuk ka "abstenuar", por e ka shpallur shqyrtimin e kushtetutshmerise se marreveshjes si objektivisht jashte juridiksionit te saj. Duhet te pritet arsyetimi.
Procedurat formale sigurisht se kane qene ne pergjithesi ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet, nese perjashtojme faktin se ligje te zakonshme qe kishin te benin ekskluzivisht me zbatimin e njenashem te detyrimeve te Kosoves lidhur me veriun jane shitur per propagande politike me titullin "marreveshje nderkombetare" ne mes te Serbise dhe Kosoves.
Per nje GJK normale dhe serioze ky keqperdorim i rende i institucioneve te ndryshme, ne vecanti i Kuvendit, do te ishte i mjaftueshem per te shpallur gjithe proceduren te pavlefshme.
KQZ-ja para dilemës së madhe ndalimit të Listës ‘Serbia”.
Kosova ka hequr simbolet shtetërore me kërkesën direkte të Daçiqit, dhe ka caktuar datën e zgjedhjeve sipas propozimit të tij.
Kosova po shkon drejt ndarjes së pashmangshme me kompromiset që po ndjekin institucionet e Kosovës. Pas shumë shkrimesh tona, duket se edhe Akademia e Shkencave të Kosovës është zgjuar nga gjumi letargjik, indiferenca dhe neutraliteti ndaj zhvillimeve në Kosovë.
Por, pavarësisht këtij reagimi, serbët vazhdojnë me destruktivitetin e tyre për shkatërrimin e shtetit tonë.
Ashtu si ishte paralajmëruar, heqja e stemës së Republikës së Kosovës nga fletëvotime nuk ishte kompromisi i fundit të cilin e bëri qeveria e Kosovës karshi Serbisë. Sa më shumë që qeveria e Kosovës po lëshon pe aq më shumë Serbia po i rritë ambiciet e saj. Lista unike serbe me emrin “Serbia”, e cila po tenton të futet në zgjedhjet lokale është kompromisi i radhës që mund të zbatohet në praktikë. ...
http://www.botasot.info/kosova/24019...listes-serbia/
Krijoni Kontakt