“Jo” e Nagavcit, AKR vendos të nominojë tjetër kandidat
Prishtinë, 20 gusht - Arbërie Nagavci nga Gjakova, ka refuzuar sot që të jetë anëtare nga kjo parti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).Në një konferencë për media ka deklaruara se kjo ka të bëjë me çështje parimore, ngase siç ka thënë ajo, dëshiron të respekton Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës.
Ajo tha se ka ndërruar mendje duke i parë zhvillimet e fundit në KQZ.
“Duke i parë zhvillimet e fundit në KQZ, konkretisht debatet rreth heqjes së logos së Republikës së Kosovës në fletëvotime, e nëse ndodh kjo është e kundërligjshme dhe e dëmshme”, ka thënë ajo.
Nagavci ka thënë se AKR-ja menjëherë kanë vendosur të kontaktojnë me dikë tjetër për ta emëruar si përfaqësues të tyrin në KQZ, ngase kjo i ka paralajmëruar se nëse merr atë pozitë do të ndjek vijën ligjore jo atë politike, përfshirë këtu edhe idenë eventuale për heqje të logos.
Pas deklarimeve të shprehura në media të znj. Arbërie Nagavci në lidhje me qëndrimin e saj rreth kandidimit për përfaqsuese në KQZ nga ana e AKR-së, ka reaguar sot edhe AKR-ja.
Sipas reagimit të AKR-së, Arbërie Nagavci nuk është tërhequr por, për shkak se ka shfaqur shenja të pasigurisë për angazhimin e saj në KQZ, të ndërlidhura me zhvillimin e karrierës së saj në sfera tjera, AKR ka vendosur ta nominojë një kandidat tjetër.
Nagavci nuk është tërhequr, por AKR ka vendosur ndryshe dhe për këtë e ka njoftuar edhe znj. Nagavci mbrëmë, deri kur ajo ka qenë në pritje të konfirmimit për emërimin e saj. Pasi ende nuk kemi pasur konfirmim nga zyra e Presidentes për shkarkimin e z. Maloku dhe emërimin e znj. Nagavci, debatin për një çështje hipotetike e konsiderojmë të panevojshëm. Përderisa nominimi i Nagavcit nuk u zyrtarizua në emërim nga Presidentja, AKR duke mos dashur të ndëhyjë në planet e karrierës së znj. Nagavci dhe duke dashur të ofrojë zgjidhjen më të mirë për pëfaqësim në KQZ, ka bërë një propozim tjetër, thuhet në reagimin e AKR-së.
http://www.koha.net/?page=1,13,156105
![]()
Krijoni Kontakt