Serbia po luan me Kosovën
Thirrja e Beogradit që serbët e veriut të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe kundërshtimi i tyre, nuk e ka befasuar Lëvizjen Vetëvendosje. Drejtuesit e këtij subjekti politik, konsiderojnë se kjo është pjesë e një skenari të Serbisë, që të dëshiron të manipuloj me shtetin e Kosovës. Për më tepër këtë situatë e shohin që ka ardhur nga bisedimet mes dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi pas mbajtjes së një konferencë për media, ku foli për Ligjin për shtetësi, i është përgjigjur edhe në pyetjet jashtë kësaj teme.
I pyetur për thirrjet e Beogradit për të mos bojkotuar zgjedhjet nga serbët dhe kundërshtimin e tyre për këto zgjedhje, Selimi konsideron se këto janë prurje e negociatave, që janë kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe vazhdojnë të kundërshtohen.
“Nuk jam shumë i befasuar nga reagimi e tyre dhe ata po vazhdojnë të luajnë një lojë shumë të rrezikshme kundër shtetit të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht po vazhdojnë që Kosovën duke e nxjerrë nga Serbia të futin një pjesë të Serbisë në Kosovë dhe kështu kanë arritur këto bisedime që një pjesë të Serbisë të futin brenda Kosovës dhe me këtë Serbi të Kosovës, Serbia apo Beogradi të manipuloj në favor të saj. Kështu ky reagim nuk është i papritshëm, këso lloj reagime mund të kemi edhe në të ardhmen dhe nuk do të duhej të befasoheshim, as të hutoheshim, por do të duhej të vepronim ndryshe që të mos vijmë në këso situatash herën tjetër”, është shprehur Selimi.
Ndryshe, ditë më parë, liderët ilegalë të veriut kanë zhvilluar takime me udhëheqësit me të lartë shtetëror të Serbisë, ku këta të fundit u kanë rekomanduar atyre që mos të zgjidhin rrugën e bojkotit të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.
Por as me këtë kryetarët ilegal të veriut, nuk janë bindur, duke kundërshtuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje.
http://www.zeri.info/artikulli/12404...uan-me-kosoven
Krijoni Kontakt