Close
Faqja 17 prej 37 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 366
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Antiproanti
    keto shkrime qe i ke siell ti ketu
    nuk jan vetem enderr e serbis
    por edhe e jotja dhe e disa tierve
    veq ta dish se ket enderr
    ua ka shuar UCK-ja me 1999 per gjithmon
    keshtu qe kot hulumton ne internet shtypin serb dhe e sjell ketu.

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    Antiproanti
    keto shkrime qe i ke siell ti ketu
    nuk jan vetem enderr e serbis
    por edhe e jotja dhe e disa tierve
    veq ta dish se ket enderr
    ua ka shuar UCK-ja me 1999 per gjithmon
    keshtu qe kot hulumton ne internet shtypin serb dhe e sjell ketu.
    Qe kur u be http://www.zeri.info/ shtyp serb...!
    Dhe deklaratat jane bere ne Leposaviq, jo ne Biligrad, ne Kryeqytetin e Thacit dhe Dacicit.
    A ti postoi te dhenat se nga kush menagjohet "Gazivoda" , nga Serbia apo nga Kosove, nga serbet apo nga shqipetaret, dhe ne bugjetin e kujt derdhen fitimet qe mbi 14 vite...
    Ja kush e ka n'dore:
    http://www.hidrotehnika.rs/en/serbia/gazivode/

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Qe kur u be http://www.zeri.info/ shtyp serb...!
    Dhe deklaratat jane bere ne Leposaviq, jo ne Biligrad, ne Kryeqytetin e Thacit dhe Dacicit.
    A ti postoi te dhenat se nga kush menagjohet "Gazivoda" , nga Serbia apo nga Kosove, nga serbet apo nga shqipetaret, dhe ne bugjetin e kujt derdhen fitimet qe mbi 14 vite...
    Ja kush e ka n'dore:
    http://www.hidrotehnika.rs/en/serbia/gazivode/
    ti je kah sjell ma teper se qfar thone serbet e institucionet e serbis se sa ato te Republikes te Kosoves
    qka do te thot se u beson atyre ma shum se Institucioneve tona

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Vulin: Gazivoda është serbe



    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së minatorëve të Serbisë, në Leposaviq, ka tërhequr vërejtjen se liqeni i Ujmanit (Gazivoda) është pasuri serbe dhe në këtë mënyrë Serbia nuk do të heq dorë.

    Nuk i kemi përafruar qëndrimet e as nuk kemi arritur marrëveshje rreth Gazivodës”, ka thënë Vulin, duke komentuar rrjedhën e bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Ai tha se liqeni i Gazivodës është pasuri serbe dhe ashtu edhe do të mbetët.

    “Prishtina niset nga ajo se gjithçka i takon asaj, e këtë Beogradi nuk mund dhe nuk do ta pranojë kurrë. Kjo është shumë larg nga realiteti, sepse ta zëmë, se një e treta e liqenit të Gazivodës ndodhet në hapësirat e komunës së Novi Pazarit, janë përmbytur me dhjetëra fshatra dhe qindra hektarë të tokës serbe t’u mbledhur 37 kilometra ujë në liqe”, ka sqaruar Vulin.

    Ai ka shtuar, se “me marrëveshjen e Brukselit, Serbia ka të drejtën e pronës së vet, e shteti është i gatshëm që krejt çfarë i takon, t’ia jep Bashkësisë së Komunave Serbe, e jo Prishtinës”, ka përfunduar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin.

    http://www.zeri.info/artikulli/11547...da-eshte-serbe

    :D
    Zgjohuni z.Vulin, Kosova është e pavarur
    Nga Express | 07 Gusht 2013 15:38


    Ministrja e Integrimeve Vlora Citaku ka reaguar ndaj deklarateve të Aleksandar Vulin,drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, se Liqeni i Gazivodës dhe Trepça, janë pronë e Serbisë.

    Kësaj iu është përgjigjur Ministrja Çitaku në Twitter, duke thënë "mirëmengjesi z.Vulin, është koha për t'u zgjuar"

    Çitaku ka vazhduar duke i dërguar porosi zyrtarit serb, se tani është viti 2013 dhe se tani Kosova është e lirë dhe e pavarur.

    Vulin kishte deklaruar në Leposaviq se shteti i Serbisë nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e pasurisë së vet në Kosovë e Trepça është nga pjesët e pasurisë më të rëndësishme të Serbisë Kosovë.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Vulin: Fletëvotimet pa simbole shtetërore të Kosovës



    Lista unike serbe do të korrë fitore absolute në të gjitha komunat me shumicë serbe, thotë Aleksandar Vulin drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë. I thotë se serbët në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë që në materialin zgjedhor të figurojë simboli i Republikës së Kosovës.

    Milorad Dodik, kryetar i Republikës Srpska, me të drejtë është shumë i respektuar në Kosovë, prandaj pse mos ta kemi edhe ne Dodikun tonë”, ka thënë Vulin për gazetën serbe “Danas”.

    "Prishtina frikësohet se do të ndodhë që serbët të kenë, kryetarin e Komunës, shefin e policisë, prokurorin edhe në qoftë se ata do të jen përfaqësues legjitim të tyre ", ka thënë Vulin.

    Ai ka shtuar se presionet me të cilat po përballen për shkak të dëshirës që të formojnë listën unike serbe për zgjedhjet lokale në Kosovë, tregon se kjo është një përgjigje e duhur në situatën aktuale.

    Vulin ka thënë se të gjitha bisedimet janë proces në vazhdim. Sipas tij, Prishtinë vazhdimisht do të kërkojë arsyetime dhe ta vërtetojë veten si një shtet. “Ne këtë nuk e lejojmë. Këtu paraqitet ndërprerja”, tha ai.

    Ai thotë se Prishtina mendon se në fletëvotime dhe në materialin tjetër zgjedhor duhet të figurojë simbolet e shtetit të Kosovës.

    Kjo për neve është e papranueshme. Për këtë ekziston OSBE, roli i të cilit për organizimin e zgjedhjeve do të jetë vendimtar, në mënyrë që zgjedhjet të mos paraqesin legalizimin e spastrimit etnik. Për këtë ne zëshëm kemi thënë se në qoftë se shkon EULEX-i, sa na përket neve gjithçka nis nga fillimi”, tha Vulin.
    http://www.telegrafi.com/lajme/vulin...s-2-34873.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 07-08-2013 më 17:57

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Vulin: Fletëvotimet pa simbole shtetërore të Kosovës



    Lista unike serbe do të korrë fitore absolute në të gjitha komunat me shumicë serbe, thotë Aleksandar Vulin drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë. I thotë se serbët në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë që në materialin zgjedhor të figurojë simboli i Republikës së Kosovës.

    Milorad Dodik, kryetar i Republikës Srpska, me të drejtë është shumë i respektuar në Kosovë, prandaj pse mos ta kemi edhe ne Dodikun tonë”, ka thënë Vulin për gazetën serbe “Danas”.

    "Prishtina frikësohet se do të ndodhë që serbët të kenë, kryetarin e Komunës, shefin e policisë, prokurorin edhe në qoftë se ata do të jen përfaqësues legjitim të tyre ", ka thënë Vulin.

    Ai ka shtuar se presionet me të cilat po përballen për shkak të dëshirës që të formojnë listën unike serbe për zgjedhjet lokale në Kosovë, tregon se kjo është një përgjigje e duhur në situatën aktuale.

    Vulin ka thënë se të gjitha bisedimet janë proces në vazhdim. Sipas tij, Prishtinë vazhdimisht do të kërkojë arsyetime dhe ta vërtetojë veten si një shtet. “Ne këtë nuk e lejojmë. Këtu paraqitet ndërprerja”, tha ai.

    Ai thotë se Prishtina mendon se në fletëvotime dhe në materialin tjetër zgjedhor duhet të figurojë simbolet e shtetit të Kosovës.

    Kjo për neve është e papranueshme. Për këtë ekziston OSBE, roli i të cilit për organizimin e zgjedhjeve do të jetë vendimtar, në mënyrë që zgjedhjet të mos paraqesin legalizimin e spastrimit etnik. Për këtë ne zëshëm kemi thënë se në qoftë se shkon EULEX-i, sa na përket neve gjithçka nis nga fillimi”, tha Vulin.
    http://www.telegrafi.com/lajme/vulin...s-2-34873.html
    hahahaha
    prap me vulina ti
    o nuk eshte leht ti hiqesh nga zemra e mendja ti vulinat e vuqiqat jo

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    hahahaha
    prap me vulina ti
    o nuk eshte leht ti hiqesh nga zemra e mendja ti vulinat e vuqiqat jo
    Vulini flet ne emer te Serbise, te serbeve te veriut te Kosoves dhe te mikut te ngushte dhe bashkevendasit tend dhe te Thacit, Dacic, me te cilin takohet sahat e dakik...
    Dhe fjalet e Vulinit ose te ndonje serbi tjeter pergjegjes jane relevante dhe te vetemet te besueshme, kur eshte ne pyetje pozicioni zyrtar apo i perafert i Serbise lidhur me ceshtjet konkrete ne konfliktin serbo-shqipetar per veriun e Kosoves dhe me gjere, jo fjalet e Thaci, qeverise se Kosoves apo tuat.

    Jo rastesisht kur jane ne pyetje ceshtjet e veriut te Kosoves dhe tjera, pyetet Serbia (edhe Vulini si perfaqesues) dhe bisedohet me Serbine. Ne te kunderten, nese do te ishte e parendesishme, s'do te takohej Thaci per cdo jave me mikun e tij te ngushte Dacic per ta pyetur per pozicionet e tij dhe te Serbise lidhur me ceshtjen e veriut dhe ceshtje tjera, dhe per ti dakorduar mendimet dhe veprimet, kur arrihet pajtueshmeri. Pra, nuk ben monolog Thaci me Thacin apo Thaci me qeverine e tij, me ty dhe me simpatizantet tjere per zgjedhjen e ceshtjeve, per te cilat vendos Dacici (Serbia), por pikerisht me Dacicin, Vulinin, Vucicin etj. Prandaj ajo cfare thone ata eshte minimalisht e barazvlereshme si ajo qe thone Thaci&Co, ne realitet shume me e rendesishme, pasi qe jane ata qe i kane kartat ne dore, jo Kosova apo Thaci. Per kete arsye edhe bisedohet me ta.
    Por, per ty keto gjera jane...

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    ti je kah sjell ma teper se qfar thone serbet e institucionet e serbis se sa ato te Republikes te Kosoves
    qka do te thot se u beson atyre ma shum se Institucioneve tona
    Ja nje shkrim interesat qe e ilustron relativisht mire ate cfare thone dhe bejne "institucionet tona"...
    Ose

    Shtet i matrapazëve e demagogëve

    Enis Veliu

    Dikur burra e të rinj shtyheshin për të shkuar në Rusi te Behgjet Pacolli. Ky dhe kompania e tij kanë ditur të ndërtojnë tokat e huaja. Dhe më vonë, kosovarët dëgjonin tek u thoshin se pikërisht kjo kompani do ta bëjë Kosovën.

    U tha se mbi 3000 punëtorë të kompanisë “Mabetex”, pjesa e dërmuese e tyre shqiptarë, kanë restauruar Kremlinin në Rusi.Po kaq, ndoshta edhe më shumë, kanë ndërtuar qytete të tëra në Kazakistan, por edhe vende të ndryshme të botës.

    Këto fjalë e shifra, nëse iu kujtohet janë përdorur gjatë fushatës parazgjedhore nga presidenti i Aleancës Kosova e Re.Nëse është për t’i besuar këtij, shqiptarët, punëtorë të kompanisë së tij, kanë bërë mrekulli me punën e tyre në shumë shtete e vende të ndryshme të botës në ndërtimin e objekteve të veçanta, kryesisht me karakter rezidencial e afarist.

    Por, disa vite më vonë, doli njëri që po i demanton të dhënat e promovuara dhe dëshmuara më parë. Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, po vlerëson se largimi i të rinjve nëpërmes rrugëve ilegale drejt shteteve evropiane po bëhet jo nga papunësia, por nga mosdëshira për të punuar në Kosovë.
    Një vlerësim pak i çuditshëm dhe i habitshëm i kreut të OEK-ut.



    Por, me apo pa dashje vlerësimi i kreut të OEK-ut ofendon rëndë të rinjtë kosovarë, dëmton Kosovën në aspektin ekonomik, si dhe njollos edhe më shumë institucionin që ai drejton.

    Në krye të Odës Ekonomike, Gërxhaliu nuk ka ardhur falë një procesi fer, por falë përkrahjes së fuqishme që ai në atë kohë ka pasur nga Besim Beqaj, i cili tashmë është ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës.

    E dimë secili se ai dhe të tjerë si ky nuk e kanë idenë se cila është ndjenja e të aplikuarit nëpër konkurse publike. Nëse është fjalori, oratoria boshe, si barometër për ta matur dijen, apo punën, pa dyshimit se Gërxhaliu do të ishte njeriu më i merituar në këtë vend, por fatkeqësisht për pozitën që ai drejton duhen punë dhe dëshmi, që kohët e fundit nuk po vërehen fare.

    Ditë më parë para opinionit kreu i OEK-ut shfaqi edhe një ankesë të habitshme.
    Gërxhaliu u ankua para mediave se atë nuk po e do as biznesi, por as politika dhe asnjëra prej tyre nuk po i ofron përkrahje për t’i çuar para proceset.

    Por, para se Gërxhaliu të hedhë kritika për rininë kosovare, ai duhet t’ia bëjë një pyetje vetes se kë e përfaqëson ai, cili është roli dhe misioni tij, dhe duhet t’i tregojë publikisht opinionit se kush e solli atë në pozitën që mban tash. Realiteti edhe pse i hidhur nuk ndryshon, sa do që njerëzit mundohen ta bëjnë një gjë të tillë.

    Është veprim i gabuar i tij, që mllefin që ka ndaj bizneseve dhe politikës ta shfryjë në rininë kosovare, që vlerësohet si aseti më i vlefshëm i këtij shteti.
    Në momentin që e ka dhënë këtë vlerësim, duket se ka harruar se kë e përfaqëson.

    Si duket deklarata e kryetarit të OEK-ut, është në vazhdën e kampanjave që OEK-u po bën kundër rinisë kosovare, të cilën tashmë ai edhe publikisht po e ofendon.Institucioni që drejton Gërxhaliu para pak ditësh përmes nënshkrimit të peticionit, doli në mbrojtje të 4-5 kompanive që importojnë duhan në vendin tonë.

    Iu çjerr zëri duke u mundur që t’i mbrojë ata në kërkesat e tyre për ndryshimin e ligjit në pjesën ku bëhet fjalë për ekspozimin e duhanit brenda hapësirave të marketeve. Por, në anën tjetër, ai nuk e çau kokën për pjesët tjera të ligjit.Gërxhaliu nuk u lodh të merret fare me kërkesat e shoqatës së kafeneve që janë punëdhënësit më të mëdhenj në sektorin privat në Kosovë. Por, me këto veprime po dëshmohet se për dikë paraja është zot.


    Por, nuk ishte vetëm Gërxhaliu që u mor me largimin ilegal të të rinjve nga Kosova.
    Zëshëm në këtë drejtim ishte edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, por edhe lideri i opozitës Ramush Haradinaj.

    Që të dy kritikonin të rinjtë për veprimet që ata po i marrin, e që në anën tjetër po e dëmtojnë shtetin në rrugën drejt integrimit në gjirin e familjes së madhe evropiane.

    Kërkesa e ministres do të ishte e sinqertë, po të mos dihej se ajo bën jetë luksi dhe se shpenzimet e saj kalojnë për disa fish shpenzimet normale të një familjeje kosovare. Do të ishte shumë më normale po qe se një pjesë të tyre do t’ua kishte ndarë atyre familjeve që po luftojnë çdo ditë për ekzistencë, dhe pikërisht nga këto familje, dalin të rinjtë që po emigrojnë ilegalisht.

    Por, për këta ministrja nuk e çan kokën. Ajo në vazhdimësi është pjesë e lokaleve luksoze. Miqtë e saj gjithmonë e kanë pohuar se vera e shtrenjtë është pjesë e tryezave ditore kur aty gjendet ministrja Çitaku.

    Është e pandershme në kuptimin moral të akuzosh dikë që emigron për bukë, e në anën tjetër ju abuzoni me bukën dhe djersën e tyre. Sa orë ministrja qëndron në restorante e kafene, vetura e saj rri e ndezur. Ka edhe shumë detaje tjera. Por, këto dyja janë të mjaftueshme për ta pasqyruar karakterin real të ministres Çitaku.


    Irrituese dhe ofenduese për të rinjtë që po emigrojnë ilegalisht, ishte edhe deklarata e kreut të opozitës Ramush Haradinaj,
    pasi që ajo erdhi pikërisht në ditën kur lideri i opozitës organizoi një dasmë impozante në shenjë të përvjetorit të martesës. Ceremonia e përvjetorit të martesës dhe ditëlindjes Haradinajt i kushtoi më shumë se 20 mijë euro, e që është e barabartë me 70 paga mesatare në Kosovë.

    Haradinaj edhe më tutje organizon ceremoni të mëdha private edhe pse zyrtarisht është i papunë.
    Ai shpenzon para, edhe pse aktualisht nuk është duke i fituar ato.

    E fatkeqësisht këtë fat të tij, nuk e kanë edhe të rinjtë që emigrimin nga vendi e shohin si të vetmen shpresë për të ardhmen e tyre. Haradinaj e shumë të tjerë si ai, e nisin ditën me puro e premium Wisky, ndërkaq shumë nga të rinjtë nuk kanë mundësi që të freskohen bile as me një pije vendore “RC Cola”.

    Kritikat e juaja do të ishin të ndershme moralisht, po qe se edhe ju do të solidarizoheshit me të rinjtë e shtetit që nuk mund t’i ngijë bukë. Por, kërkesat e thirrjet tuaja janë të papranueshme, kur ju bëni jetë luksoze evropiane në shtetin ku pjesa dërrmuese e qytetarëve bën jetë afrikane.
    http://www.zeri.info/artikulli/11520...e-e-demagogeve

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Një digitron për Qeverinë

    Flaka Surroi

    Tek i shfletoja kryetitujt e gazetës të kësaj jave, mendoja më vete edhe sa të huaj do të na gjenden këndej pari për të vazhduar e të na bindur se mini-ujditë që po gufojnë nga marrëveshja “historike” janë gjëja më e mirë që ka mundur t’i ndodhte Kosovës nën udhëheqjen e kësaj qeverie. Mendoja, a thua more ndalen ndonjëherë të mendojnë se janë duke na futur në telashe edhe më të thella, prej të cilave mbas kush e di sa vjetësh do të duhet të lodhen shumë për ta na nxjerrë. Kjo, veç për shkak se kështu po ua merr mendja, apo edhe vetëm për shkak se me insistim po refuzojnë t’i shohin krejt ato gjëra që rrinë aty prej kohësh, e që kur të shpërthejnë do të sjellin pasoja tejet të dëmshme.


    Kryetitulli i kësaj jave, pa dyshim që të bën të mos e harrosh për shkak se është derivat i marrëveshjes, ishte ai i së enjtes:
    Serbët kanë mundësinë që të dalin forca e parë politike”. Teksti i botuar i bënte referencë njërës prej ujdive, të cilat Qeveria e Kosovës kurrë nuk i bën publike, e që çdo herë duhet të merren vesh nëpërmjet burimeve diplomatike në Bruksel. Kjo kësaj radhe kishte të bënte me koncesionin e ri që ka pranuar ta bëjë Kosova, me të cilin edhe refugjatët, e edhe të zhvendosurit serbë do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Dhe, pavarësisht faktit se votimi është e drejtë, e besa edhe obligim qytetar, në këtë rastin konkret është koncesion kosovar, për shkak se ky vendim implikon një sërë shifrash shumë të pasakta, që mund të shkaktojnë efekte të rënda juridike dhe politike.


    Në shtatorin e vjetëm, po në këtë kolumne, kisha folur për nevojën e anulimit të regjistrimit të popullsisë,
    në rrethanat kur sipas rezultatit dilte se Kosova kishte, njëkohësisht, edhe 1.739.825 banorë, e edhe 1.630.636 votues të regjistruar (pra njerëz mbi moshën 18-vjeçare). Pas kalimit të gati një viti, e posaçërisht duke marrë parasysh të gjitha që kanë ndodhur brenda këtij procesi, i cili është bërë punë private e kryeministrit me pasoja publike, janë edhe dy elemente që ma shtojnë bindjen se ky regjistrim është i keq e njëkohësisht i dëmshëm, për ç’arsye do të duhej organizuar një regjistrim të ri të popullsisë.


    Elementi i parë është,
    se ky regjistrim nuk është realizuar në gjithë territorin e Kosovës, dhe se numrat e banorëve serbë janë kalkuluar me tahmin – pra regjistrimit i janë shtuar diku rreth 100 mijë serbë, përderisa njëkohësisht në listën e votuesve janë evidencuar rreth 62 mijë votues serbë. Në këtë element përfshihet edhe fakti se listën e të shpërngulurve nga Kosova, e që janë evidencuar nga UNHCR-ja si të tillë, nuk e ka pasur në dispozicion asnjëri nga zyrtarët kosovarë. Për më tepër, edhe po ta kishin pasur, nuk do të kishin mundur ta krahasonin atë me asnjë dokument, duke marrë parasysh se librat amë të të lindurve nuk janë kthyer që të gjitha në Kosovë, as të skanuara bile.


    Pra, sipas formulimit të ligjit që të drejtë vote kanë të gjithë ata që kanë qenë banorë të Kosovës më 1 janar 1998,
    në këtë listë, pa dyshim, do të jenë përfshirë edhe policët e edhe ushtarët serbë që kanë luftuar në Kosovë. Të mos harrojmë se Millosheviqi kishte dërguar madje 100 mijë efektivë policoro-ushtarakë për të na disiplinuar. Kësaj duhet shtuar se numri i refugjatëve serbë nga Kroacia dhe Bosnja, që ishin strehuar në Kosovë, nuk e kishte kaluar kurrë 5-mijëshin, por, kush thotë se Serbia nuk do ta ndërrojë edhe këtë shifër, për ta shtuar numrin e votuesve potencialë?


    Elementi i dytë është
    mosregjistrimi i diasporës – pra njerëzit, kryesisht shqiptarët, që kanë të drejtë në dyshtetësi dhe që si të tillë kanë të drejtë të votojnë, me kusht që kanë qenë banorë të Kosovës deri më 1 janar 1998. E mund të spekulojmë për numra sa të duam, përderisa si shtet nuk jemi në gjendje as t’i evidencojmë qytetarët tanë, e as t’ua ofrojmë mundësinë që ta kryejnë obligimin qytetar në përfaqësitë diplomatike-konsullore aty ku kjo mundësi ekziston.


    Delegacioni kosovar ka pranuar që në zgjedhjet e ardhshme komunale, e posaçërisht ato parlamentare, të votojnë edhe serbët që gjenden në Serbi,
    duke mos i marrë parasysh këto rrethana: Agjencia e Statistikave e Kosovës thotë se në Kosovë ka rreth 100 mijë serbë; Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal thotë se ky numër mbërrin në 130 mijë; UNHCR-ja kishte thënë që nga 30 qershori i vitit 1999 se nga Kosova ishin shpërngulur rreth 250 mijë serbë, malazez, romë etj., prej të cilëve rreth 220 mijë janë serbë. Kalkuluar me matematikë të thjeshtë, del se Kosova do të duhej të kishte ndërmjet 320 dhe 350 mijë serbë. Sipas këtij regjistrimi popullsie, plus numrat e UNHCR-së, i bie se në Kosovë ka ose do të duhej të kishte madje 18% serbë. Një digitron nuk i kishte bërë zarar Qeverisë... por çka me ba që ligji i ardhshëm për buxhetin miratohet në fund të vitit, ndërkohë do të vazhdojnë t’i bëjnë kalkulimet me gishta.


    Rrethana që duket se nuk është marrë fare parasysh nga ekipi shëtitës në Bruksel është ajo me të cilën do të duhej të merreshin demografët, e jo unë, sepse kjo e imja arrin vetëm deri te niveli i konstatimit: me regjistrimin e popullsisë në Kosovë, që ishte realizuar nga strukturat e Millosheviqit më 1991, e ku ka mundur të kishte fryrje të shifrave, Kosova kishte pasur më pak se 195 mijë serbë. Edhe një herë, shtrohet pyetja e logjikshme se nëse në Kosovë jetojnë 100 mijë serbë, dhe duke i marrë parasysh të gjitha parametrat e shtimit dhe të vdekjes së popullsisë, si bëhet që të jenë shpërngulur 220 mijë serbë prej këtu? Si bëhet që në zgjedhjet edhe lokale e edhe nacionale të vijmë në situatë ku do të ketë madje rreth 200 mijë votues serbë (nëse supozojmë se rreth 60 për qind e popullatës serbe janë mbi moshën 18-vjeçare)?


    Si bëhet që me një marrëveshje të këtillë t’iu lejohet votimi edhe njerëzve që nuk mund të verifikohen madje nëse janë qytetarë të Kosovës,
    për shkak se do të votojnë me liçna karta, pasosha e vozaçka të “Republika Srbija”. Si bëhet që kështu t’u mundësohet që të sigurojnë edhe shumë më shumë ulëse sesa ato që i kanë pasur të garantuara deri tash, e që me ndryshimin, duket të pashmangshëm të Kushtetutës, do t’i kenë të garantuara madje edhe në numër më të madh (flitet për 15 a 20 vende në Parlamentin me 140 ulëse). Paramendojeni situatën në të cilën serbët do t’i kishin madje 40 a 50 ulëse në Parlament dhe të drejtën për ta emëruar kryeministrin dhe për ta formuar Qeverinë e koalicionit, ku shumica shqiptare do të ishte pakicë politike. A ndalen more këta vizitorët e Ashtones të mendojnë se çfarë janë duke bërë, apo është se edhe ky është një kalkulim i tyre për t’u mos hequr nga pushteti – sepse te serbët lokalë kanë gjetur brumë të mirë për koalicione të përjetshme.


    Duket se ky është skenari që mund të na presë, posaçërisht në zgjedhjet parlamentare... ta kemi një Qeveri me përfaqësim të barabartë serbo-shqiptare, e që do të diktohej nga vota edhe e atyre që na mbytën e shkatërruan gjatë luftës (policia e ushtria) e edhe nga ata që kanë për detyrë ta hedhin votën (serbët e Serbisë), të cilën madje nuk mund ta kontrollojnë komisionet përkatëse zgjedhore, për shkak se, ndër të tjera, nuk do të kenë qasje fizike në veri.


    E ne të tjerët, çfarë do të bëjmë?
    E ne të tjerët do të pajtohemi, si gjithmonë, me atë që po ndodh, e që do të ndodhë. Kur të vijë dita nuk do të dalim në votime për shkak “se edhe ashtu po i vjedhin votat”, “nuk kam për kë votoj”, “le të mbyten ndërmjet vete, e mandej na p’shtojmë” dhe do t’ua lëmë rrugën hapur për këso kombinimesh. Nuk do ta ngremë zërin e protestës, hiç, ashtu siç nuk jemi duke bërë as tash, kur në shekullin XXI në Kosovë na vdesin njerëzit nga pickimi i rriqrave. Dje vdiq personi i nëntë i pickuar nga rriqrat, e që askush të mos e bëjë dert këtë punë pos gazetarëve. Vdiq për shkak se ky shtet ka pare për aq shumë gjëra triviale që janë shumë më të rëndësishme sesa jeta e njerëzve (merreni shembullin e Malishevës që ndan mjete për “Festivalin 9/11”, që nuk hahet bre me kurrgjë).


    Nuk do të na lërë kurrfarë përshtypjeje dhe do ta lëmë të na kalojë pa kurrfarë komenti puna e “luftimit” të korrupsionit në Kosovë. Pa keqkuptime, cilido që t’i keqpërdorë paratë publike, të mëdha apo të vogla, duhet ta marrë dënimin e merituar. Por, që lajmi i ditës të mbërrijë të bëhet ai për zyrtarin e ATK-së që është zënë në flagrancë duke ia marrë 300 euro mitë një qytetari “për t’ia kurdisur një gjendje”, është sa tragjike aq edhe komike. Paramendoni 300 eurot për të cilat ky njeri do ta hajë burgun (edhe mirë bën, po qe se ka edhe shumë 300 të tjera do t’i ketë marrë për “kurdisje” të ngjashme), përderisa treten gjithë ata miliona për të cilët askush nuk do të hajë asnjë ditë burg, për shkak se është gjetur mënyra e mrekullueshme për t’i fshehur e arsyetuar me “pronat familjare që janë shitur nëpër katunde”...


    Do të vazhdojmë të heshtim, dhe do t’ia humbim vetes të drejtën për t’u ankuar, për shkak se nuk e shfrytëzojmë të drejtën tonë qytetare të protestës dhe të mospajtimit me krejt këtë çka po ndodh... Dhe kështu do të lejojmë që të kthehemi njëzet e kusur vjet prapa, ku shumica diskriminohej nga pakica... atëherë ka qenë etnike, e tash është pushtetare... në rrugë për t’u bërë pushtetare-etnike...


    ...po e përmbylli tekstin, sepse kokëdhembja nuk po më lë hapësirë për thurje të ndonjë mendimi më të çiltër, për shkak se koka më pulson njësoj si ritmi i parregullt dhe i patalentuar i tarabukaxhiut, i cili që sa vjet me radhë i maltreton vizitorët e Panagjyrit... këtij sonte iu bashkua një kinse grup roku, që karakteristikën e vetme që tregoi ishte distonimi që prodhon efektin e çekanit që i mëshon kambanarit, në të cilin më është shndërruar koka sonte...

    ... e di që këtë efekt nuk ma shkaktoi “muzika”, por “politika vizionare” e këtyre që marrin vendime për ne, as pa na pyetur e as pa na treguar...
    http://www.koha.net/?page=1,9,154815

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    Kodi telefonik për Kosovën 383 ose 384

    Publikuar: 07.08.2013 - 15:03

    Prishtinë, 7 gusht - Bisedimet me Beogradin për çështjet e telekomunikacionit kanë përfunduar, kurse nesër pala serbe duhet të deklarohet nëse pranon propozimin e palës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për kodin telefonik ndërkombëtar të Kosovës.

    Kështu tha zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri, në një intervistë për Radio Kosovën. Nëse përgjigja e palës serbe do të jetë pozitive, atëherë Kosova do të marrë kodin ndërkombëtar telefonik 383 apo 384, tha ajo.

    “Mund t’ju them se draft marrëveshja e fundit, të cilën e ka propozuar BE –ja, si e tillë integrale, pra, e tërësishme, ka qenë e pranueshme për neve dhe ne kemi dhënë pëlqimin në parim, mirëpo ka qenë pala serbe ajo e cila ka nxjerrë pengesa dhe mospajtime të reja, siç është kontestimi i kodit unik telefonik. Me fjalë të tjera, ka shfaqur pengesa, që të vazhdojnë me ndërhyrjet ilegale në Kosovë, në fushën e telefonisë mobile, dhe përgjigja e tyre po pritet, pra përgjigja duhet të jetë se, Serbia pranon kodin unik telefonik shtetëror të Kosovës dhe duke e pranuar këtë formulim, tregon qartë se heq dorë nga veprimtaria e operatorëve paralelë. Ky ka qenë mospajtimi mes nesh. BE –ja, ndërkaq, ka vlerësuar se kodi për Kosovën duhet të jetë unik. Ne kemi kërkuar që të jetë unik dhe në qoftë se pala serbe do të shprehet pozitivisht, atëherë mund të ketë marrëveshje.

    Ajo theksoi se nëse përgjigja është pozitive nga pala serbe, atëherë Kosova, në bazë të së drejtës së vet, që e ka trashëguar si ish njësi federale e ish-Jugosllavisë i takon kodi 383 ose 384.

    “Në qoftë se përgjigja është pozitive nga pala serbe, atëherë Kosova, në bazë të së drejtës së vet, që e ka trashëguar si ish njësi federale e ish-Jugosllavisë i takon kodi 383 ose 384, dhe ky kod ka mundur të merret pa asnjë problem, por ja që jemi ballafaquar me ndërhyrjet ilegale dhe politike të palës serbe, prandaj një prej këtyre kodeve 383 apo 384 do të jetë kodi shtetëror telefonik apo kodi ndërkombëtar i Republikës së Kosovës”, tha ajo.

    Sipas saj, sa i takon periudhës se kur do të fillojë përdorimi i kodit tha se kjo merr kohë.

    “Ndërsa, sa i takon periudhës se kur do të fillojë përdorimi i tij, natyrisht se procedurat e aplikimit dhe shqyrtimit nga ana e IBU –së, për t’i dhënë Kosovës kodin, do të marrin një kohë. Ne orientimisht në draft marrëveshje kemi paraparë, që në janar të vitit 2015, të gjitha kodet tjera telefonike, do të kalojnë në kodin telefonik ndërkombëtar unik të Kosovës. Po ashtu, ua kemi bërë me dije se Bashkimi Evropian, e kjo thuhet në draft-marrëveshje, do të ndihmojë Kosovën në procedurat e aplikimit dhe do të ndihmojë Kosovën për heqjen e ndonjë pengese eventuale që mund të dalë për shkak se siç e dimë, Kosova ende nuk është anëtare e OKB –së dhe sigurisht se mund të ketë pengesa, por për këto pengesa kemi marrë zotime se mund të hiqen me angazhimin e Bashkimit Evropian”, vlerësoi zëvendëskryeministrja Tahiri.

Faqja 17 prej 37 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •