Close
Faqja 36 prej 37 FillimFillim ... 2634353637 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 366
  1. #351
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    KQZ ka aprovuar 6593 e ka refuzuar 32 mijë aplikacione serbe

    Prishtinë, 30 shtator - Nga 39 mijë e 46 aplikacione të pretendentëve serbë për të votuar në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (SKQZ) ka aprovuar 6593 aplikacione, përderisa ka refuzuar mbi 32 mijë sosh.

    Kështu bëhet e ditur në një raport të KQZ-së të datës 27 shtator 2013, ku, siç shkruan “Zëri”, shihet se numri më i madh i aplikacioneve të refuzuara është në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 4819 aplikacione, 3294 në Pejë, 2970 në Gjilan, 2676 në Prizren dhe vetëm 2 aplikacione të refuzuara për Komunën e Mitrovicës së Veriut.

    Përndryshe, KQZ ka kërkuar që të aprovohen të gjithë ata aplikues që kanë pasur kartela të refugjatit, edhe pse, sipas ligjit, kartela e refugjatit si e vetme nuk mjafton që një person të ketë të drejtë për t’u regjistruar si votues.

    Sipas kësaj gazete, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe misioni i Bashkimit Evropian janë pajtuar që ta nxjerrin një shifër si të aprovuar prej më se 50 mijë aplikacioneve të ardhura nga Serbia, dhe në ditët në vijim grupet punuese për zgjedhjet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vendosin në Bruksel.

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë se procesi i verifikimit të aplikacioneve të ardhura nga Serbia, nuk është ndërprerë nga Misioni i OSBE-së. Sipas saj, verifikimi ka përfunduar dhe se janë në proces të përpilimit të raportit të tyre dhe se nuk ka asgjë tjetër në këtë mes.

    Daka ka thënë se monitoruesit e Bashkimit Evropian vetëm kanë qëndruar në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve. “Ne e kemi nënshkruar një marrëveshje për monitorim të punës ata vetëm kanë monitoruar”, ka thënë Daka.

    Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Adnan Rrustemi, ka thënë se një ditë më parë OSBE-ja dhe EULEX-i kanë marrë në duar procesin e verifikimit të aplikacioneve të ardhura nga Serbia. “Kjo është ndërhyrje e rëndë në integritetin dhe pavarësinë e KQZ-së, si dhe është një poshtërim për sekretariatin e KQZ-së dhe profesionalizmin e tyre”, ka thënë Rrustemi.

    Sipas tij, ky veprim i OSBE-së dhe EULEX-it është në kundërshtim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Ata gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona kanë verifikuar dhe hetuar mijëra aplikacione, si dhe kanë pasur qasje në të gjitha dokumentet. E tërë kjo ka ndodhur pa dijeninë e KQZ-së dhe pa ndonjë vendim apo autorizim të saj”, është shprehur Rrustemi.
    http://www.koha.net/?page=1,13,160422


    Ndër aplikues serbë edhe të lindur më 1902!



    Beograd, 30 shtator - Nga 39.500 aplikues serbë jashtë Kosovës për pjesëmarrje në votimet e 3 nëntorit për pushtetin lokal në Kosovë, KQZ ka kontrolluar 11.282 dhe ka miratuar gjithsej 276, shkruan sot V.Novosti, duke cituar anëtarin e këtij komisioni, Goran Zdravkoviqin.

    Në KQZ theksohet se 11.ooo aplikacione janë refuzuar për parregullsi. Ka raste që pliko të gjenden letra të bardha në vend të aplikacioneve, ose aplikantë të lindur më 1902, ose të mos përputhen fare të dhënat nga letërnjoftimi me ato të aplikimit.

    Gazeta citon Gjokica Stanojeviqin e Shoqatës së të zhvendosurve nga Kosova, sipas të cilit nga 220 mijë serbë të zhvendosur kanë aplikuar për votimet e 3 nëntorit në Ksovoë vetëm 39 mijë sish (?!!)
    http://www.koha.net/?page=1,13,160442

  2. #352
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    FSK-ja përkrah ushtrisë amerikane
    30.09.2013 | 13:40
    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati do të merr pjesë në punimet e Konferencës së 21-të të Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë.
    Kastrati ka udhëtuar sot për në Visbaden të Gjermanisë, ku nga 30 shatori deri më 2 tetor do të mbahet Konferenca “Mundësitë për Adresim të Sfidave të Përbashkëta të Sigurisë”.
    Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka udhëtuar me ftesë të komandantit të Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë, gjenerallejtënant Donald Campbell. “Kjo konferencë vjetore ofron mundësi të veçanta për shkëmbime me vendet pjesëmarrëse nga Evropa në të dyja aspektet, atë formale dhe joformale, si edhe mundësi shkëmbimi nga referimet dhe debatet për sfidat e përbashkëta të sigurisë”, është thënë në një komunikatë të FSK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #353
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Nikolic: Vota e serbëve “legjitimon” institucionet serbe



    Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë që kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale të Kosovës, të regjistrohen në listat zgjedhore dhe “t’iu japin legjitimitetin institucioneve serbe”.

    “Me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë, qeveritë lokale serbe do të kenë legjitimitet para institucioneve ndërkombëtare. Atyre, vetëm në këtë mënyrë, mund t’iu ofrojmë dëshmi për numrin e serbëve të dëbuar nga ‘krahina jugore’”, ka thënë Nikolliq, raportojnë mediat serbe.

    Apeloj për maturi dhe unitet të popullit tonë. As Qeveria, as presidenti i Serbisë nuk mund t’i arrijë qëllimet në Kosovë pa ndihmën e popullit”, ka thënë Nikolliq.
    http://www.botasot.info/kosova/24388...ucionet-serbe/

  4. #354
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Antiproanti

    qka po thoin ata koleget e ises ne beligrad
    qka po thot tanjugu
    per shembjen e dheut ne prishtin qe u perpoqet tia
    mveshni Thaqit hahahaha
    rren rren rren tanjugu hahaha
    a ju tregove se nuk po munesh ti me shit rrenat e tyre ma
    tregoju qe ketu eshte njifar Llapi qe nuk ju len me i qel syt juve te tanjugut e rts-
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #355
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Antiproanti

    qka po thoin ata koleget e ises ne beligrad
    qka po thot tanjugu
    per shembjen e dheut ne prishtin qe u perpoqet tia
    mveshni Thaqit hahahaha
    rren rren rren tanjugu hahaha
    a ju tregove se nuk po munesh ti me shit rrenat e tyre ma
    tregoju qe ketu eshte njifar Llapi qe nuk ju len me i qel syt juve te tanjugut e rts-
    - osht nji far LLapi qe i le me pasoja Argatet e Serbis
    te lumt LLap , hallall buken qe e ha. (Y)
    Vv - Palaço+LISBA :D

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Boy_XL për postimin:

    Llapi (30-09-2013)

  7. #356
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    39530
    15:12 / E hënë, 30 Shtator 2013


    Nga: Vlora Çitaku

    Serbia nuk po e lufton më Kosovën. As shqiptarët që jetojnë këtu. Serbia u ka shpallur "luftë" serbëve që jetojnë në Kosovë. U ka hapur front atyre që janë integruar. U ka hapur front të gjithë atyre serbëve që tash e 5 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës janë bërë hisedarë në sukseset dhe problemet tona të shumta. Janë 39530 formularë për votim që në pako, të mbledhura me kujdes kanë ardhur nga Serbia. As që dua të humbas kohë e të flas për validitetin e tyre. Besoj, që KQZ do të verifikojë me kujdes secilën prej tyre. Po ashtu, intuita më thotë që një pjesë e vogël e tyre do të jenë të vlefshme. E mbaj mend, në zgjedhjet e para që u mbajtën në Kosovën e pasluftës, Serbia ngjashëm në pako pati sjellë 150 000 formularë me kërkesa për votim. Normalisht pak prej tyre ishin kërkesa legjitime. Po thelbi i problemit nuk është tek numri i kërkesave. Problemi qëndron në faktin që Serbia synon, që përmes një procesi të fabrikuar, dikush që jeton në Nish apo Kragujevc, të vendosë se kush do të jetë kryetar i Komunës së Shtërpcës apo Graçanicës.

    Është e qartë, Serbia synon që përmes këtyre shifrave fantome, të instalojë njerëzit e saj në Kosovë. Dhe si kalë i Trojës të rrënojë nga Brenda projektin e Kosovës që po mundohemi çdo ditë ta ndërtojmë, bazuar në pakon gjithëpërfshirëse të Presidentit Ahtisari. Më lejoni të bëhem e bezdisshme dhe të përsëris diçka që kam thënë edhe më herët në këtë faqe: Kosova dhe e ardhmja e saj kurrë më nuk do të rrezikohet nga qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë. Për më tepër, nuk rrezikohet as nga Serbia. Unë bëj pjesë në atë që besojnë që funksionaliteti dhe suksesi i shtetit tonë varet kryekëput nga ne që përbëjmë më shumë se 90% të popullsisë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, reforma e Administratës Publike e shumë sfida tjera që kemi si shtet, nuk po ngecin për shkak të pakicës që jeton në Kosovë. Po nuk është kjo tema me të cilën dua të merrem sot.

    Pakoja e fundit që na erdhi nga Serbia flet qartë që ata ende nuk e kanë gëlltitur marrëveshjen e 19 Prillit. Aty thuhet qartë që të gjitha institucionet, në tërë territorin e Kosovës do të funksionojnë me ligjet e Kosovës. Për më tepër, duket se nuk e kanë lexuar me vëmendje kontributin gjermano-britanik për direktivën negociuese të Serbisë për BE përmes së cilës, përfundimisht, rruga e Serbisë për në BE kalon përmes normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën, duke respektuar në plotni integritetin territorial dhe sovranitetin e Prishtinës në tërë territorin e Republikës sonë. Synimi i Serbisë është i qartë. Të ndryshojë peizazhin e lidershipit serb në Kosovë, me një strukturë politike që legalitetin do ta merrte nga Prishtina e legjitimitetin e lojalitetin do ta kishte në Beograd. Që sot jam e bindur që ky do të jetë një projekt i dështuar. Megjithatë, kjo flet se pala tjetër nuk është plotësisht e sinqertë në Bruksel. Qartë, nuk ka arrit t'u hedhë hi syve as ne e as partnerëve ndërkombëtarë që po e ndërmjetësojnë dhe mbështesin këtë proces. Kjo që ndodhi me pakon e fundit të prodhuar në Beograd flet qartë se marrëveshja e 19 Prillit është vetëm fillimi i një procesi të gjatë drejt normalizimit.

    (Autorja është nënkryetare e PDK-së dhe ministre e Integrimeve Evropiane. Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për gazetën Tribuna)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #357
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Civilna Zastita” tregon forcën, kthen mbrapsht EULEX-in



    Pjesëtarët e strukturës paralele të sigurisë në veri të Kosovës, e ashtuquajtur “Civilna Zastita”, kanë treguar edhe njëherë forcën e vet dhe mbizotërimin ndaj të strukturave tjera legale të sigurisë, madje edhe të atyre ndërkombëtare, EULEX-it dhe KFOR-it.

    Pjesëtarët e kësaj strukture të armatosur, komandant i përgjithshëm i të cilës është Kërstimir Pantiq, tani kandidat i listës “Srpska” për kryetar të Mitrovicës, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, u kanë zënë pritë EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, në Rudare të Zveçanit, të cilët po shkonin për në pikën kufitare në Jarinje për ta ndërruar personelin e kufirit.

    Saktësisht në ora 6:30 minuta, të martën, rreth 20 pjesëtarë të strukturës ilegale të sigurisë së ashtuquajtur “Civilna Zastita”, kanë kthyer mbrapsht një kolonë të automjeteve të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që shkonin për Jarinje.

    Burime të gazetës kanë thënë se në kolonën e automjeteve të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës ndodheshin doganierë dhe policë, të cilët do të duhej ta merrnin ndërrimin nga kolegët e tyre në pikën kufitare në Jarinje.

    Burimet e njëjta gjithashtu kanë thënë se me operacionin e ndalimit të kolonës së automjeteve të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës dhe kthimin e tyre mbrapsht për në Mitrovicë, e në të cilin merrnin pjesë 20 pjesëtarë të kësaj strukture ilegale të armatosur, ka komanduar komandanti i “Civilna Zastita” për komunën e Zveçanit, Çasllav Sofronijeviq.

    Gazeta është përpjekur të vë kontakt me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, më saktësisht me komandantin rajonal të policisë në veri, kapiten Nenad Gjuriq, për të mësuar më shumë për rastin, por telefoni i tij ka rezultuar të jetë i mbyllur.
    http://www.zeri.info/artikulli/16295...apsht-eulex-in


    Apropo integrimi i veriut ne "shtetin e Thacit"...

  9. #358
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Studentët serbë në Kosovë me programe të Serbisë



    Mitrovicë, 1 tetor – Ministri pa portfel i ngarkuar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot në Leposaviq se studentët që sivjet kanë regjistruar vitin e parë në fakultetet e Kosovës do të vazhdojnë shkollimin sipas programit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë.

    Në indekset dhe diplomat tuaja nuk do të ketë kurrfarë vulash të tjera pos të Republikës së Serbisë, ka deklaruar Vulin, duke iu drejtuar sot studentëve të vitit të parë të Shkollës Profesionale Ekonomike në Leposaviq, me ç’rast ka shtuar se “tani, kur sheh këtë numër studentësh atëherë e ka të qartë se çfarë po bën Qeveria e Serbisë këtu”.

    Vulin sot ua ka dorëzuar indekset studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Mitrovicë.
    http://www.koha.net/?page=1,13,160607


  10. #359
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Antiproanti

    sta ima tamo preko granice kod vas
    sta kaze tanjug za albansku irridentista i terrorista
    ti samo radi sfoju posoa i ne brini
    mi qeme misliti za tebe
    daqiq ti poveqao plato za 50% samo nemoj da primas i taqijev platu
    razumes
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #360
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Beogradi i do edhe 40 mijë votues serbë në Kosovë



    Beograd, 2 tetor – Ministri pa portofol i ngarkuar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha televizionit publik serb se do të argumentojmë se ekziston secili nga të 40 mijë serbët që dëshirojnë të përfshihen në listën e votuesve për zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë. “Nëse do të jetë e nevojshme do të sjellim secilin në komunën ku dikur ka jetuar” është shprehur ai, duke shtuar se “votimi në këto zgjedhje është mënyra për të anuluar pastrimin etnik në Kosovë”, është shprehur Vulin.

    Vulin i tha RTS-së se pas marrëveshjes me delegacionin e Prishtinës në Bruksel për përfshirjen në listën e votuesve të e 12.700 serbëve nga pjesa veriore e Kosovës, mbetet problemi i përfshirjes edhe të 40 mijë të tjerëve, siç i trajton ai – të të zhvendosurve të brendshëm. Ai u deklarua optimist se edhe për këta do të arrihet marrëveshja.

    Vulin ka paralajmëruar mundësinë që të premten, në ditën kur zyrtarisht fillon fushata zgjedhore në Kosovë, “nëse do të jetë çdo gjë në rregull”, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq do të jetë në Shtërpcë. Por “njeriu të cilin serbët në Kosovë dëshirojnë më së shumti ta shohin është Aleksandar Vuçiq”, sipas Vulinit, së shpejti do të vizitojë Kosovën.

    http://www.koha.net/?page=1,13,160692

    Le t'shkon Hashimi ne Presheve, ose edhe ne Leposaviq...!

Faqja 36 prej 37 FillimFillim ... 2634353637 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •