Close
Faqja 35 prej 37 FillimFillim ... 253334353637 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 366
  1. #341
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Plani për “Jugosllavinë e re”



    Një asamble parlamentare e përbashkët, një treg i përbashkët ekonomik, një sistem i edukimit dhe arsimimit, bashkëpunime në shumë fusha tjera, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është plani i nismës për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, e quajtur West Balkan Six – G6 (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian.

    Këtë dokument-strategji, të mbështetur nga komisionari për zgjerim, Stefan Fule, dhe e iniciuar këtë vit nga Mali i Zi, e ka siguruar gazeta “Zëri” në të cilën shpalosen detajet për bashkëpunimet ndërqeveritare mes tyre.

    Për këtë nismë madhore, përmes së cilës synohet të përcaktohet perspektiva e ardhshme e Kosovës dhe e shteteve rajonale, do të takohen të enjten (nesër) në New York, ministrat e jashtëm të këtyre gjashtë shteteve në mesin e tyre edhe ministri Enver Hoxhaj, për të vendosur përfundimisht se a do të gjejë mbështetjen definitive.

    Plani i kësaj nisme, i përpiluar nga Mali i Zi, por fillimisht i kaluar në duart e komisionarit, Stefan Fule, dhe Goran Svilanovic, sekretar gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, (të dy përkrahës të nismës), u është dorëzuar 6 shteteve në muajin prill të këtij viti, ndërkohë që ato kanë pasur një takim në qershor në Budvë të Malit të Zi ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Kosova.

    Në transkriptin e këtij takimi të siguruar nga “Zëri”, mësohet se parimisht shtetet e kanë përkrahur si iniciativë.


    Nesër takohen në New York

    “Zëri” ka mësuar se të ënjtën (nesër), ministrat e jashtëm nga gjashtë këto shtete do tëtakohen në New York.“Përfundimisht do të dihet në këtë takim, nëse do të përkrahet si nismë, ku përfaqësuesit e këtyre 6 shteteve do të votojnë për ta dërguar apo jo përpara këtë strategji”, thonë burime diplomatike të “Zërit”....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)


  2. #342
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Rasmusen i thotë Nikoliqit: FSK nuk bëhet ushtri (?)



    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, sipas medieve serbe, “i ka ofruar siguri të plotë presidentit të Serbisë se Forca e Sigurisë e Kosovës nuk do të shndërrohet në Ushtri të Kosovës”.

    Serbia është faktor kyç i paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Rasmussen gjatë një bisede me Nikoliqin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, citon tanjug burime nga delegacioni i Serbisë në Nju Jork.

    Nikoliq ka theksuar besimin e madh që është ndërtuar ndërmjet KFOR-it dhe serbëve në Kosovë.

    Shumëçka ka ndryshuar dhe sot ekziston një besim më i madh në mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe serbëve dhe ia kemi dalë të ndërtojmë këtë mirëbesim”, ka thënë Nikoliq.

    Ai ka premtuar se Serbia do të implementojë marrëveshjen e Brukselit dhe nga ana e Beogradit nuk do të ketë befasi.

    Nikoliq ka kërkuar nga sekretari i NATO-s që të ftojë EULEX-in që sa më parë ta zbardh vrasjen e policit doganor të EULEX-it, transmeton Tanjugu./Telegrafi/

    http://www.zeri.info/artikulli/15959...k-behet-ushtri




    Nikoliq: Rasmussen më dha garanci se Kosova nuk do të ketë ushtri

    Beograd, 26 shtator – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen më ka garantuar në bisedimet e sotme se Forca Mbrojtëse e Kosovës kurrë nuk do të bëhet ushtri, por që është paraparë që ai të reagojë në rast të fatkeqësive elementare, por në asnjë rast nuk do të kalojë në veri të Kosovës pa pëlqimin e komunitetit serbe”, tha sonte për televizionin publik serb presdineti serb Tomisllav Nikoliq. Duke komentuar takimin me Catherine Ashton, ai tha se përfaqësuesja e lartë e BE-së edhe një herë ka konfirmuar se BE do të mbetet neutrale sa i përket statusit të Kosovës dhe ka premuar se që sot do të bisedojë për zgjidhjen e disa problemeve në organizimin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në Kosovë.

    Si transmeton Koha.net shkrimet e medieve serbe, Nikoliq ka theksuar që mendon se është gjetur gjuha e përbashkët dhe se tashti me Osumë më optimizëm shikon në raportin e BE-së karshi Serbisë, “veçmas pasi Ashton më ka thënë se në dhjetor nuk do të kemi kurrfarë problemesh sa i përket fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE”. “Mund t’i njoftoj qytetarët e Serbisë se negociatat për anëtarësim me BE-në do të fillojnë më së largu në janar të vitit 2014”, tha ai.
    http://www.koha.net/?page=1,16,160118
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 27-09-2013 më 01:57

  3. #343
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    KQZ, bashkëpunimi me OSBE-në, me disa ndryshime, VV reagon



    Prishtinë, 26 shtator - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar memorandumin e bashkëpunimit me OSBE-në, e më pas edhe e ka miratuar atë. Anëtarët e këtij komisioni kanë thënë se në të duhet të bëhen disa ndryshime. Një riformulim u kërkua të bëhet në pikën ku flitet për rolin e këtij misioni në transferimin e të dhënave relevante me qëllim të krijimit të një liste të saktë dhe të plotë për katër komunat veriore në Kosovë. Si raporton KTV, një kundërshtim të kësaj pike fillimisht e bëri anëtari nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili tha se një pikë e tillë nuk duhet të ekzistojë fare. Një pajtim të tillë e shprehën edhe anëtarë të tjerë të KQZ-së dhe kryesuesja Valdete Daka.

    Anëtarët e KQZ-së vlerësuan rolin e OSBE-së si shumë domethënës në lehtësimin dhe ndihmën e saj në organizmin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Përfaqësues të këtij misioni shprehën garanci për realizimin e operacioneve që dalin nga një marrëveshje e tillë.


    Lidhur me miratimin e sotëm të memorandumit të bashkëpunimit të KQZ-së me OSBE-në ka reaguar Lëvizja Vetëvendosjes.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe një herë në mënyrë kundërkushtetuese e të paligjshme ia mohoi vetes integritetin institucional dhe kushtetues. Në përpjekje për të akomoduar kërkesat antikushtetuese të dala nga negociatat Thaçit-Daciq, sot u miratua marrëveshja me OSBE-në, e cila mbart përgjegjësitë operacionale dhe ekzekutive nga KQZ tek ky mision.
    Përmes nxjerrjes së KQZ-së jashtë procesit të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës tashmë edhe zyrtarisht, u legjitimuan të gjitha veprimet ilegale të realizuara në katër komunat me shumicë serbe.
    Kalimi i përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore nga KQZ tek Misioni i OSBE-së për të organizuar zgjedhje në tërë territorin e Republikës, së bashku me heqjen e stemës nga fletëvotimet, është në fakt heqje dorë nga Republika dhe atributet e administrimit të brendshëm shtetëror.

    Letërkëmbimi midis kryesueses Daka dhe Misionit të OSBE-s në Kosovë, të miratuar nga KQZ-ja, ka dy momente të dëmshme dhe të rrezikshme.
    Së pari, OSBE ka qëndrim neutral ndaj pavarësisë së Kosovës, së dyti nga pikëpamja procedurale veprimet operacionale të OSBE-së kanë shkelur ligjet në fuqi. Konkretisht, këto shkelje lidhen me emërimet e zyrtarëve komunalë zgjedhorë në katër komunat në veri të vendit, sipas kërkesës së Ivica Daçiqit, emërimet e komisioneve komunale zgjedhore, grumbullimi dhe sjellja e aplikacioneve nga Serbia dhe Mali i Zi në mënyrë të paligjshme dhe të falsifikuara.
    Ky letërkëmbim i miratuar përmban edhe disa elementë të rrezikshëm e të kundërligjshëm për procesin zgjedhor dhe interesat shtetërore. Ato lidhen me bartjen dhe integrimin e të dhënave në listën e votuesve nga Regjistri i Serbisë në Regjistrin Civil të Kosovës. Ky veprim deformon në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme strukturën demografike të Kosovës, si pasojë edhe strukturën e përfaqësimit politik, e kjo veçanërisht të katër komunave e veriut të vendit
    ”, thuhet pos tjerash në reagimin e VV-së.
    http://www.koha.net/?page=1,13,160114

  4. #344
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Rasmusen i thotë Nikoliqit: FSK nuk bëhet ushtri (?)



    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, sipas medieve serbe, “i ka ofruar siguri të plotë presidentit të Serbisë se Forca e Sigurisë e Kosovës nuk do të shndërrohet në Ushtri të Kosovës”.

    Serbia është faktor kyç i paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Rasmussen gjatë një bisede me Nikoliqin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, citon tanjug burime nga delegacioni i Serbisë në Nju Jork.

    Nikoliq ka theksuar besimin e madh që është ndërtuar ndërmjet KFOR-it dhe serbëve në Kosovë.

    Shumëçka ka ndryshuar dhe sot ekziston një besim më i madh në mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe serbëve dhe ia kemi dalë të ndërtojmë këtë mirëbesim”, ka thënë Nikoliq.

    Ai ka premtuar se Serbia do të implementojë marrëveshjen e Brukselit dhe nga ana e Beogradit nuk do të ketë befasi.

    Nikoliq ka kërkuar nga sekretari i NATO-s që të ftojë EULEX-in që sa më parë ta zbardh vrasjen e policit doganor të EULEX-it, transmeton Tanjugu./Telegrafi/

    http://www.zeri.info/artikulli/15959...k-behet-ushtri




    Nikoliq: Rasmussen më dha garanci se Kosova nuk do të ketë ushtri

    Beograd, 26 shtator – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen më ka garantuar në bisedimet e sotme se Forca Mbrojtëse e Kosovës kurrë nuk do të bëhet ushtri, por që është paraparë që ai të reagojë në rast të fatkeqësive elementare, por në asnjë rast nuk do të kalojë në veri të Kosovës pa pëlqimin e komunitetit serbe”, tha sonte për televizionin publik serb presdineti serb Tomisllav Nikoliq. Duke komentuar takimin me Catherine Ashton, ai tha se përfaqësuesja e lartë e BE-së edhe një herë ka konfirmuar se BE do të mbetet neutrale sa i përket statusit të Kosovës dhe ka premuar se që sot do të bisedojë për zgjidhjen e disa problemeve në organizimin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në Kosovë.

    Si transmeton Koha.net shkrimet e medieve serbe, Nikoliq ka theksuar që mendon se është gjetur gjuha e përbashkët dhe se tashti me Osumë më optimizëm shikon në raportin e BE-së karshi Serbisë, “veçmas pasi Ashton më ka thënë se në dhjetor nuk do të kemi kurrfarë problemesh sa i përket fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE”. “Mund t’i njoftoj qytetarët e Serbisë se negociatat për anëtarësim me BE-në do të fillojnë më së largu në janar të vitit 2014”, tha ai.
    http://www.koha.net/?page=1,16,160118



    Çeku përgënjeshtron Nikoliqin


    Publikuar: 27.09.2013 - 13:30

    Prishtinë, 27 shtator - Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka përgënjeshtruar deklaratat e presidentit Serb, Tomislav Nikoliç i cili dje në një intervistë për televizionin serb “RTS” ka thënë se Sekretari Gjeneral i NATO, Anders Fogh Rasmussen, ka siguruar atë se Kosova nuk do të ketë asnjëherë ushtri.

    Ministri Çeku tha se nuk u beson këtyre pretendimeve të Nikoliqit.

    “Jam në pritje të tekstit integral se çfarë ka thënë Sekretari i Përgjithshëm NATO-s dhe besoj se shumë shpejt do të marrë atë”, tha Çeku.

    Sipas tij mediwt dhe presidenti serb janë dukë manipuluar me këto deklarata.

    “Sekretari i NATO-s është i njoftuar shumë mirë në detale se në Kosovë është duke ndodhur edhe rishikimi i FKS-së dhe nga ky studim del shumë qartë që FSK-ja duhet të merr rol që e ka çdo forcë ushtarake të çdo vendi Sovran", tha Çeku.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #345
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Vulin: Fillimi i kthimit të Serbisë në Kosovë



    Ranillug, 28 shtator – Ministri pa portofol i ngarkuar me Kosovën Aleksandar Vulin ka deklaruar sot në Ranillug se serbët në zgjedhjet lokale të Kosovës duhet të votojnë për listës "Srpska".Vulin, i cili njëherësh është edhe drejtor i Zyrës qeveritare (serbe) për Kosovën, siç njofton B92, në Ranillug ka biseduar me kandidatë për prefektë, bartës të listës "Srpska" dhe me përfaqësues të, siç thotë B92, me përfaqësues të administratës lokale në Anamoravë.

    Ai, pas takimit, ka theksuar se shpreson që qytetarët të jenë të vetëdijshëm që të gjithë po qëndrojmë para historisë dhe se kjo që po ndodh e që do të ndodhë gjatë e një muaji e gjysmë të ardhshëm është “fillim i ri “ dhe se “Serbia po kthehet atje ku kemi menduar se kurrë më nuk do të jetë".

    "Ky është fillimi i krijimit të Bashkësisë së komunave serbe, ky është fillimi i kthimit të Serbisë tonë. Asnjë vend pune që deri më tash e ka financuar Serbia nuk do të shuhet, e di se kjo u brengos më së shumti dhe për këtë po u them kështu", ka thënë Vulin.

    Ai ka theksuar se e di se sa vështirë është dhe si jetojnë serbët në Kosovë dhe se pa Serbi e pa financimin e saj jeta në Kosovë nuk është e mundshme.

    "E keni listën tuaj ,'Srpska' quhet, e keni shtetin tuaj, shteti i Serbisë qëndron pas kësaj liste. Këtu do të vijnë funksionarët më të lartë serbë për t’ua shtrënguar duart, për t’iu falënderuar që keni mbetur këtu, që keni guxim të jeni këtu ku jeni, që keni ruajtur të drejtën që të flasim me mburrje atë që flasim, të ndajmë bashkë hidhërimin e gëzimin", ka thënë Vulin dhe ka shtuar: “Më 3 nëntor votohet për "Srpska” e më 4 nëntor krijohet Srpska".
    http://www.koha.net/?page=1,13,160278

  6. #346
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Të jashtëligjshme 97 për qind e aplikacioneve serbe



    Prishtinë, 28 shtator - Procesi i verifikimit ka treguar se vetëm 1,213 nga rreth 39 mijë aplikacionet e pretendentëve serbë për të votuar kanë qenë të rregullta, ka thënë një burim i gazetës. Valdete Daka ka mohuar të ketë përfunduar procesi i verifikimit, por ka qenë kontroverse në të dhëna. Burimi i gazetës, ndërkaq, ka treguar se ka një tendencë që disa kategorive të aplikacioneve t’u konfirmohet jashtëligjshëm ‘zotësia juridike’ për votim dhe që numri i votuesve serbë jashtë Kosovës të rritet në 10 mijë.

    Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e verifikimit të aplikacioneve, por autoriteteve nuk iu ka pëlqyer rezultati që ka nxjerrë në pah këtë të dhënë. Raporti nuk është publikuar. E një proces i ri verifikimi është autorizuar menjëherë, në përpjekjen për të rritur këtë numër.Procesi i verifikimit ka treguar se vetëm 1.213 nga rreth 39 mijë aplikacionet e pretendentëve serbë për të votuar kanë qenë të rregullta. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore) .

  7. #347
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    Daka: Aplikacionet e votimit nga Serbia nuk i mori OSBE-ja

    21:20 / E shtunë, 28 Shtator 2013


    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka mohuar se procesi i verifikimit të aplikacioneve të votimit të ardhura nga Serbia është ndërprerë nga Misioni i OSBE-së.

    Daka ka thënë për Kosovapress se verifikimi ka përfunduar dhe se janë në proces të përpilimit të raportit.

    Ajo ka pohuar se ka monitorues të Bashkimit Europian me të cilët kanë nënshkruar marrëveshje e të cilët janë duke e monitoruar procesin se çka kanë bërë e çka jo.

    “Jo, nuk janë marrë. Unë kam qenë vetë prezente aty bashkë kemi qëndruar aty dhe nuk i ka marrë askush e as nuk është ndërprerë procesi. Aty është edhe stafi i Qendrës së Numërimit brenda dhe asgjë nuk ka ndodhur. Është shumë mirë duke shkuar procesi përkundër faktit që Serbia po mundohet të prezantojë se jemi duke bërë manovrime, përkundrazi”, ka thënë Daka.

    Ndërkohë sipas Kosovapres në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovë, të shtunën derisa Sekretariati i KQZ-së po i verifikonte aplikacionet që kanë ardhur nga Serbia, këtë proces ua ka lënë në gjysmë misioni i OSBE-së, shkruan express.

    Sipas burimeve derisa këto aplikacione ishin duke u verifikuar nga SKQZ-ja, misioni i OSBE-së ka shkuar me policinë e EULEX-it në Qendrën e Numërimit të Rezultateve dhe i ka marr të gjitha aplikacionet duke e ndërprerë procesin e verifikimit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Tri kërcënimet e Kosovës



    Veton Surroi

    Publikuar: 29.09.2013

    Zaptimi i shtetit në prani të bashkësisë ndërkombëtare, mospërfundimi i ndërtimit të shtetësisë së Kosovës dhe rritja e islamizmit politik si alternativë ndaj shtetndërtimit të korruptuar, janë kërcënimet kryesore me të cilat jeton Kosova


    1.

    Po të kërkohej top lista e kërcënimeve kryesore për sigurinë e Kosovës, në të do të ishin këto tri:

    Një, zaptimi i shtetit në prani të bashkësisë ndërkombëtare.

    Dy, mospërfundimi i ndërtimit të shtetësisë së Kosovës.

    Tre, rritja e islamizmit politik si alternativë ndaj shtetndërtimit të korruptuar.

    Natyrisht, ky nuk është vështrimi i autoriteteve kosovare. Vështrimi i tyre është tjetër fare dhe i krijuar në saje të përvojës pesëmbëdhjetëvjeçare. E kjo përvojë tregon fillimisht se Kosova do të jetë çështje ndërkombëtare përderisa të mos ketë përmbyllje në çështjen e identitetit të vet në të drejtën ndërkombëtare, pra anëtarësim në OKB. Pastaj, autoritetet e vendit kanë kuptuar se prania ndërkombëtare është pak a shumë e paaftë për të menaxhuar (apo mbikëqyrur) Kosovën, dhe se asaj i nevojitet që së paku të krijojë një pasqyrë normaliteti.

    Ato, autoritetet, ndaj, kanë kuptuar se partia apo partitë që garantojnë këtë shëmbëllim normaliteti do të bëhen partnerë të bashkësisë ndërkombëtare. Dhe së fundi, prania ndërkombëtare dhe krijuesit vendorë të shëmbëllimit të normalitetit do të bëjnë një kontratë të panënshkruar, sipas së cilës krijuesit vendorë të shëmbëllimit të normalitetit do të pranohen të atillë çfarë janë, përderisa ka shëmbëllim normaliteti.

    Autoritetet kosovare, me këtë përvojë, pastaj, i proklamojnë opinionit publik se Kosova është faktor i rëndësishëm paqeje e bashkëpunimi në Ballkan, se është partnere e Perëndimit dhe është anëtare e BE-së në një ardhme të afërt.

    Ky imazh, me një investim minimal nga ana e saj, u ndihmua edhe nga zonja Ashton; bisedimet Thaçi-Daçiq u shndërruan në historike, sepse ajo kishte nevojë të vetëpërshkruante përpjekjen e saj - të vetmen në politikë të jashtme që i ka mbetur ta quajë disi të suksesshme.




    2.

    Zaptimi i shtetit është kërcënimi më i madh i sigurisë që vjen nga Kosova.

    Struktura e tanishme shtetërore që duket se po jep shëmbëllim normaliteti, nuk e derivon forcën e vet as nga legaliteti e as nga legjitimiteti. Kjo forcë është e bazuar në një “strukturë paralele” që ka pasur prej kohësh burime jotransparente financimi dhe që nëpërmjet të vjedhjes së votës është vendosur në pushtet. Përgjatë pesëmbëdhjetë vjetëve kjo organizatë që paraqet Partinë brenda Partisë (PDK-së në pushtet) ka arritur të ushtrojë ndikim apo të kontrollojë pothuajse të gjitha institucionet, edhe ato që duhej të ishin të ndara a të pavarura, të shtetit.

    Përgjatë po këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve, prania ndërkombëtare në Kosovë ka qenë e pazë apo e padhëmbë karshi zaptimit të shtetit. Apo e ka ndihmuar, dhe ja dy shembuj.

    I pari: njëri prej vendimeve fillestare të UNMIK-ut, në të ardhur në Kosovë ka qenë dhënia e kontrollit të pikave të benzinës biznesit që e caktoi kreu i Qeverisë së atëhershme të ashtuquajtur të përkohshme (kryeministri i tanishëm).

    I dyti: ndonëse vjedhja e votave qe quajtur “industriale” më 2010, Zyra e Baroneshës Ashton nuk qe interesuar aspak të merrej me një problem të këtillë që hap çështjen e legalitetit dhe legjitimitetit qeverisës, por kërkoi që vëmendja të drejtohej nga bisedimet me Serbinë.

    Zhbërja e “strukturave paralele” shqiptare do të jetë një proces i dhimbshëm për ardhmërinë e demokracisë në Kosovë.

    Keqpërdorimi i parasë publike i paprecedent edhe për Ballkanin shkon në qindra miliona euro. Nuk është në interes për këtë elitë apo të formave të tjera të krimit të organizuar me të cilën bashkëpunon që të ndërpritet modeli i tanishëm dhe që vendi të shkojë nga funksionaliteti i demokracisë.

    Dëmi është i një afati më të gjatë dhe është evident në institucionet e dobëta të shtetit.



    3.

    Shtetësia e papërfunduar e Kosovës vazhdon të jetë problem i sigurisë. Deri më tani pjesa veriore e vendit, me shumicë serbe, ka qenë e administruar me një marrëveshje të lehtë mes bashkësisë ndërkombëtare, Serbisë dhe prijësve lokalë. Kjo marrëveshje është pak a shumë sikur me shqiptarët e Kosovës: krijimi i një shëmbëllimi normaliteti.

    Në Serbi, edhe pas Marrëveshjes së Brukselit, Kosova është pjesë e saj, e rrjedhimisht është edhe për Rusinë, Kinën dhe një numër të rëndësishëm shtetesh, përfshirë edhe pesë anëtarë të BE-së. Për të gjithë këta, çështja e statusit të Kosovës është ende e kontestuar.

    Kështu vazhdon të mbetet ende, pas dy vjetësh negociatash. Ato kanë krijuar një marrëveshje, por ajo marrëveshje nuk është kornizë juridike që normalizon marrëdhëniet. Për më tepër, lë hapur për interpretim të gjitha problemet mes Kosovës e Serbisë.

    Kosova nuk ka arritur një përfundim juridik në bisedimet me Serbinë. Përkundrazi, Prishtina, Beogradi dhe Brukseli kanë hapur një proces fërkimi politik dhe të sigurisë mes institucioneve qendrore dhe atyre të serbëve (në Veri, madje edhe në Jug), në një proces krijimi të autonomisë serbe në Kosovë, jashtë sistemit të tanishëm juridik dhe kushtetues të Kosovës.



    4.

    Kosova është një shtet i papërfunduar dhe i korruptuar, i cili ka keqshpenzuar kapitalin e vet publik të paktë pa krijuar rritje ekonomike.
    Për më tepër, ky shtet i papërfunduar dhe i korruptuar, në pesë vjetët prej se ka shpallur pavarësinë, e ka shpenzuar edhe energjinë kohezive të nevojshme për procesin e shtetndërtimit. Energjinë që rrjedh nga ndjenja e çlirimit, që e kemi prej vitit 1999. Energjinë që rrjedh nga nacionalizmi, në formën e vet shtetndërtuese.

    Islami politik, në një formë të studiuar mirë, është duke u infiltruar me shpresë të kontrollimit të një pjese të debatit publik, institucioneve religjioze, dikur edhe institucioneve shtetërore.

    Me formën e vet globalizuese, islami politik ndërkombëtar është duke krijuar presion tek shqiptarët e regjionit, në Luginë të Preshevës, Maqedoni e Kosovë, pra në të gjitha viset ku pati konflikt të armatosur apo ka ende situatë politike të parregulluar.

    Potenciali i këtij kërcënimi, i konkurrencës së islamit politik karshi shtetit të zaptuar shihet në Siri. Deri më tani mbi pesë shqiptarë nga regjioni, dy nga Kosova, janë vrarë në Siri. Sipas burimeve siriane, ata atje po luftojnë në një luftë që është krejtësisht e huaja për trevat shqiptare; po luftojnë në njësitet që besojnë në luftën doktrinare mes sunitëve kundër alevitëve (shiitë).



    5.

    Të tria rreziqet i ndodhin një vendi që nuk ka perspektivë të qartë evropiane, madje në kohën kur edhe ashtu po zvarritet perspektiva e zgjerimit të BE-së me shtete të reja.

    Por, për dallim prej vendeve të tjera të regjionit, që të penguara apo jo në rrugëtimin e vet evropian, janë partnerë kontraktualë të BE-së, Kosova nuk është.

    Përkundër tërë propagandës që bëhet në Bruksel dhe në Prishtinë, cilësia e marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës nuk ka ndryshuar, përderisa të mos ndryshojë qasja fondamentale (fondamentaliste, mund të thuhet po ashtu) të pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Çfarëdo që të bëjë Prishtina në implementinim e Marrëveshjes së Brukselit, Kosova nuk i ka ndryshuar dy mangësitë e veta themeltare. Një, është shtet disfunksional i zaptuar nga një elitë e kriminalizuar. Dy, cilësinë e marrëdhënieve me Kosovën, edhe po të ishte sot një vend demokratik e funksional, prapë do ta diktonin pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur vendin.



    (Ky shkrim bazohet në prezantimin lidhur me konferencën “Periferia e rrezikuar” e organizuar prej disa instituteve evropiane, të mbajtur në Vjenë)
    http://www.koha.net/?page=1,9,160344

  9. #349
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    Daka mohon të jetë ndërprerë verifikimi i aplikacioneve nga Serbia


    Publikuar: 29.09.2013 - 12:31

    Prishtinë, 29 shtator - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka mohuar se procesi i verifikimit të aplikacioneve të ardhura nga Serbia është ndërprerë nga Misioni i OSBE-së. Sipas saj, kjo është vetëm një film i Vetëvendosjes, që po mundohet të dëmtojë procesin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, transmeton KTV. Daka ka theksuar se verifikimi i aplikacioneve të ardhura nga Serbia, ka përfunduar dhe se janë në proces të përpilimit të raportit të tyre dhe se gjatë ditës do të dalin me shifra të sakta. Ndërkohë, mbrëmë gjatë natës, anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se OSBE-ja po ndërhyn në punën e KQZ-së dhe po tenton të legjitimojë aplikacionet e qytetarëve serbë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #350
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Vetëvendosje: Ndërhyrje e paligjshme dhe kundërkushtetuese e OSBE-së



    Prishtinë, 29 shtator - Marrëveshja Thaçi-Daçiq, përveç dëmeve që solli në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe atë të buxhetit të shtetit, ka prekur rëndë edhe funksionimin e institucioneve të pavarura. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke kaluar nëpër një proces, i cili po e rrënon pavarësinë institucionale. Nga institucion kushtetues e i pavarur, që organizon e garanton zgjedhjet në të gjithë vendin, KQZ-ja është kthyer në shkelësin kryesor të ligjit sidomos kur flitet për kërkesat e Beogradit, thuhet në një reagim të lëvizjes Vetëvendosje drejtuar opinionit.

    OSBE-ja solli 40 mijë aplikacione nga Serbia në mënyrë të paligjshme, pas afatit të shtyrë dy herë dhe me dokumente të falsifikuara. Këto po synon t’i verifikojë dhe vlerësojë kundërligjshëm, duke pretenduar t’i përfshijë në listën e votuesve. Të dy këta hapa përmbushin vetëm synimet e Serbisë për të ndryshuar karakterin demografik të Kosovës, duke e trefishuar numrin e votuesve serbë”.

    Sipas VV-së, gjatë ditës së djeshme zyrtarë nga OSBE-ja dhe hetues nga EULEX-i, pa dijeninë e KQZ-së dhe pa vendim apo autorizim paraprak, kanë marrë në duar procesin e verifikimit të aplikacioneve të ardhura nga Serbia. Kjo me arsyetimin se KQZ-ja ka marrëveshje me OSBE-në, e cila ka buruar nga marrëveshja e 19 prillit 2013. Kjo është ndërhyrje e paprecedentë në një institucion të pavarur kushtetues.

    OSBE-ja deri në orët e vona ka “verifikuar dhe hetuar” mijëra aplikacione, duke u përpjekur të korrigjojë paligjshëm aplikacionet dhe të ndikojë në aprovimin e tyre, thuhet më tutje në këtë reagim. Sekretariati i KQZ-së kishte verifikuar e vlerësuar të gjitha aplikacionet e sjella jashtëligjshëm nga Serbia përmes OSBE-së. Rezultati ishte se nga 40 mijë aplikacione vetëm rreth 3 për qind mund të pranoheshin në listën e votuesve. Raporti me këto të dhëna nuk u bë publik, me arsyetimin që procesi duhet rishikuar dhe duhet gjetur hapësirë për pranimin e 40 mijë aplikacioneve.

    Ndërhyrja tjetër, si thekson Vetëvendosje, ndodhi po të dielën, më 28 shtator, me ç'rast KQZ-ja ka pranuar ekstraktin nga Regjistri Civil, të cilit i është bashkëngjitur kundërligjshëm një listë e veçantë me rreth 12 mijë emra serbë, me kërkesën që të përfshihen në listën e votuesve. Lista është dorëzuar nga autoritetet serbe përmes OSBE-së në Agjencinë e Regjistrimit Civil. Këta emra u përfshinë në databazën e agjencisë, me numra të letërnjoftimeve të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë.

    Secili prej këtyre veprimeve është antiligjor, antikushtetues dhe në mospërputhje të plotë me interesat shtetërore të Kosovës. Këto deformime serioze të listës së votuesve dhe më pas të regjistrit civil janë rezultat i drejtpërdrejtë i koncesioneve të bëra në Marrëveshjen Thaçi-Daçiq. Për këtë përgjegjës janë padyshim kryeministri aktual, Hashim Thaçi, por pa dyshim edhe çdo zyrtar i lartë i institucioneve të vendit që ka pranuar të vendosë pozitën personale para interesit të Kosovës, konkludon Lëvizja Vetëvendosje.
    http://www.koha.net/?page=1,13,160387

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •