Ligji për Amnisti u miratua pa asnjë ndryshim
Nga Leonora Aliu | 11 Korrik 2013 08:29
(E plotësuar) Me 90 vota "për", 17 kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi në tërësi Ligjin për Amnistinë pa asnjë ndryshi.
Janë rrëzuar katër amandamentet e propozuara nga Deputeja Lumnije Mroina dhe Alma Lama.
Tre nga amandamentet e propozuara nga Lama, Express i sjellë më poshtë.
"Amendamenti 1: Të fshihen të gjitha veprat penale që janë kundër individit pra e që nuk janë drejtuar kundër rendit kushtetues të Kosovës; Arsyetimi: Përfshirja e veprave penale kundër individit është kund nenit 22 të Kushtetutës dhe kundër 13 të Konventës Europiane", thuhet në amandamentin e parë.
Ky amandament nuk kaloi sepse morri vetëm 18 vota "për", 63 kundër dhe 3 abstenime
"Amendamenti 2:Të përcaktohet koha e fillimit të amnistitë si data 17 shkurt 2008; Arsyetim: Deri më 17 shkurtkanë funksionuar Gjykatat në Veri dhe rregullorja e UNMIK’ut", ishte amamdamenti i dytë i deputetes Lama e që mori vetëm 16 vota për, 61 kundër dhe 4 abstenime
Amendamenti i tretë thotë të përcaktohen grupacionet që përfitojnë nga ky projektligj e të cilët kanë vepruar për shkak të bindjeve të tyre politike pra kanë kryer vepra të motivuara politikisht.
"Arsyetim: Vepra të tilla penale si evazion fiskal apo zjarrëvënia mund të jenë të kryera edhe si vepra kundër shtetit edhe si krimeve ordinere", thuhet në ndryshimin e tret♪7 të propozuar nga Lama.
Por as ky amandament nuk kaloi sepse mori vetëm 13 vota për, 68 kundër dhe 2 abstenime. Për miratim amandamenteve iu duheshin 2/3 e votave sikurse edhe vetë Ligjit.
Filloi shqyrtimi i dytë pë Amnistinë
Ka filluar seanca e dytë plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën Adem Grabovci në emër të Grupit parlamentar të PDK’së ka propozuar procedimin e Projektligjit për Amnisti në leximin e dytë.
“Propozojmë që si pikë e rendit të ditës të futet leximi i dytë i Projektligjit për Amnsiti”, tha Garabovci i cili mori përkrahjen e Grupit parlamentar të LDK’së.
“Ne si LDK jemi për ta futur në rend të ditës të kësaj pike”, tha shefi i Grupit parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri.
Procedimin e kanë përkrahur edhe AAK dhe AKR dhe grupet tjera parlamentare, përvec VV'së.
Arben Gashi në emër të Komisionit funskional për Legjislacion dje Gjyqësi kërkoi miratim të Projektligjit edhe në leximin e dytë.
"Miratim pa amandamentim", tha Gashi.
Ndërsa Kryeparlamentari Krasniqi paralajmëroi votim për katër amandamentet, tri prej tëcilave i ka propozuara Deputetja Alma Lama.
Për të kaluar këto amandamente dyuhen 2/3 e votave të deputetëve.
Miratohet në lexim të parë Ligji për Amnistinë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar ne parim Ligjin për Amnistinë.
91 deputete kane votuar "për", kurse 17 kane qene "kundër".
Seanca vazhdon ne ora 15:00 ku Ligji për Amnistinë do te votohet edhe ne leximin e dyte.
PDK, LDK, AKR dhe AAK pro Amnistisë, VV kundër
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, po vazhdon debati i deputetëve për Projektligjin për Amnistinë. Deputetët e grupeve të ndryshme parlamentare kanë dhënë mendimet të ndara rreth ligjit.
Deputeti i VV’së, Glauk Konjufca ka numëruar disa nga të metat që sipas tij ka projektligji i propozuar nga Qeveria e Hashim Thaçit.
Ai tha se Ligji për Amnistinë është një kontratë që e vendos me një pjesë të qytetarëve të vet, e që ndodh nga kalimi i një gjendje politike në një tjetër me që rast në shoqëri lindin konflikte të thella apo konflikte të armatosura.
“E në Kosovë nuk është ky rast prandaj kur analizohet Ligji për Amnisti duhet të vendoset në kuadrin e plotë juridik për të cilin ai është propozuar e pastaj të sillet në Kuvend për miratim”, tha ai.
“Shtrohet pyetja cili është konteksti politik i këtij Ligji. Së pari nuk është kontratë mes shtetit të Kosovës dhe një pjesë e qytetarëve të vet, në këtë ligj nuk e kemi si palë të vetmuara shtetin dhe qytetarët e amnistuar por është kontratë e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Beogradit që doli n
Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar 4 amandamentet e propozuara nga Deputeja Lumnije Mroina dhe Alma Lama.
Amendamenti i 2:
Të fshihen të gjitha veprat penale që janë kundër individit pra e që nuk janë drejtuar kundër rendit kushtetues të Kosovës
Arsyetimi: përfshirja e veprave penale kundër individit është kund nenit 22 të Kushtetutës dhe kundër 13 të Konventës Europiane.
(votohet: 18 për 63 kundër 3 abstenime nuk kalon
Amendamenti 3:
Të përcaktohet koha e fillimit të amnistitë si data 17 shkurt 2008
Arsyetim Deri më 17 shkurtkanë funksionuar Gjykatat në Veri dhe rregullorja e UNMIK’ut. (16 për 61 kundër 4 abstenime nuk kalon
Amendamenti i 4:
Të përcaktohen grupacionet që përfitojnë nga ky projektligj e të cilët kanë vepruar për shkak të bindjeve të tyre politike pra kanë kryer vepra të motivuara politikisht, .
Arsyetim: Vepra të tilla penale si evazion fiskal apo zjarrëvënia mund të jenë të kryera edhe si vepra kundër shtetit edhe si krimeve ordinere.
13 për 68n kundër 2 abstenime
ga bisedimet mes tyre në Bruksel”, vazhdoi Konjufca. Sipas tij bisedimet me Serbinë janë thelbi i Ligjit derisa përmes tij, tha se qeveria e Kosovës po i bënë të paprekur kriminelët e veriut
“Tash ata të cilët e krijuar rajonin e spastruat të Veriut të Kosovës me dhunën e armëve dhe barrikadave amnistohen nga Qeveria jonë kurse Beogradi i vendos ata në pozita udhëheqëseve të Autonomisë së Veriut”, tha ai.
Problem tjetër sipas tij është se Amnistia nuk po bëhet për shkak të qytetareve të thjeshtë të Kosovës të cilët kanë gabuar ndonjëherë duke shkelur ligjin.
“Këtu amnistia po ndodh për njerëzit të cilët deri sot kanë zhvilluar aktivitet ilegale dhe tash me këtë ligj do të kenë mundësi ë kthehen e të konkurrojnë për postë publike në institucionet e Kosovës”, tha deputeti i VV’së.
Menjëherë pas deputetit të VV’së, fjalën nga mazhoranca e mori deputeti i PDK’së, Berat Buzhala.
Ai tha se të gjithë ata të cilët po kundërshtojnë Ligjin po thirren në emër të moralizimit të çështjes për t’i ikur esencës së problemit.
“Në politikë sikurse në jetën e përditshme nuk asgjë më të pavlerë dhe të kotë se moralizimi megjithatë disa njerëz e shohin ende këtë gjë sikur diçka atraktive sepse i shpëtojnë detyrës për t’u thelluar në esencën e problemit" - Lev Davidovich Bronshtein i njohur si Leon Trotsky shkruan në veprën e tij “Korrespodenca nga luftërat ballkanike”.
“Ju dhe ne jemi lodhur me moralizimin rreth çështje, i madh e i vogël të shumtën pa e lexuar Ligjin e të tillë e konsiderojë edhe atë që e lexon por nuk e kupton apo atë që e lexon e kupton por e transmeton qëllimshëm gabimisht”, shtoi Buzhala.
Sipas tij krejt moralizimi po ndodh vetëm se në Krye të Ligjit nuk shkruan që vlen vetëm për pjesën veriore të territorit të Kosovës apo vetëm për serbët e asaj pjese apo pjesës tjetër. “Sepse ky ligj do të quhej në rregull sipas këtyre moralizuesve po që se në krye të atij shkruan se nga dënimet nuk do të liroheshin punëtorët e sigurimit shtetëror, rojet e urave etj”.
“Të parin, atë që e përmenda më lartë kryesisht e përdorin revolucionarët e vetmuar të këtij shekulli derisa të dytin e përdorin të gjithë ata që dëshirojnë ta okupojnë hapësirën mediale prapa demagogjisë populliste por edhe më tutje shpresojnë të mos i këpusin fijet e fundit të donacioneve të cilat i lidhen me miq ndërkombëtarë.
Për këtë kategori thesari popullor ka rezervuar një thënie të bukur “Kryt te nana e pjesën tjetër të trupit te burri”, tha Buzhala.
Sipas deputetit Buzhala me amnistinë falen deri në një përqindje kriminelët të cilët cenuan shtetësinë e Kosovës duke hyrë kështu në rendin kushtetues të Kosovës e që dëshmon se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
“Të nderuar qytetarë kur ka ndodhur që Kryeministri i Serbisë të mbajë kryet kah puna që ne po bëjmë.
Ne po falim komunitetin serbë se[se ka cenuar integritetin e shtetit të Kosovës, pra nëse ua falim atyre çka kanë bërë deri në qershor atëherë ata edhe Daçiç që po besoj po na përcjellë do të hyjë në rendin kushtetues të Kosovës e kjo konfirmon se Kosova është shtet i pavarur”, tha Buzhala.
PDK, LDK, AKR dhe AAK pro Amnistisë, VV kundër
Po vazhdon shqyrtimi i parë i Ligjit të ndryshuar për Amnistinë, ndërsa përkrahjen e tij deri më tani e kanë deklaruar grupet parlamentare të PDK’së, LDK’së, AKR’së dhe AAK’së. Kundër është shprehur sërish vetëm Vetëvendosja.
Behar Selimi në emër të PDK’së tha se Ligji do të mundësojë ndarjen e strukturave ilegale dhe kriminale kudo që ndodhen në vend, derisa ka pranuar se akti i miratimit është më tepër politik sesa juridik.
“Të bindur se me aprovimin e këtij Ligji ne po krijojmë mundësi për shpërbërjen e strukturave ilegale apo paralele kudo që ndodhen ato si në Veri si në jug dhe ne emër të integrimit të atyre që akoma s’ janë integruar sot e kemi edhe më lehtë të votojmë për arsye se sot projektligjit e ka karakterin e qartë politik ndonëse është akt juridik për më tepër është arrit konsensus për heqjen e nenit 3 . Gjithashtu përmes neni 5pesë bëhet ndarja e strukturave ilegale dhe kriminale”, tha Selimi.
Haki Demolli nga LDK ndërkaq dha arsyet pse partia e tij do të votojë pro këtij Ligji. “Arsyeja e parë është heqja e nenit 3, arsyeja e dytë është se pas aprovimit të draftit të parë ka pasur debat si pasoje e të cilit ka rezultuar ndryshimi, kërkojmë që versioni t të parë ti shtohet një dispozitë ku theksohet se nuk do të amnistohen kryerësit e veprave penale kundër jetës dhe trupit”, tha Demolli.
Nga Grupi parlamentar i AAK’së foli Ardian Gjini i cili adresoi disa kritika ndaj disa deputetëve subjekteve politike por edhe mediave duke thënë se duhet të kuptohet njëherë e mirë që vrasësit nuk amnistohen dhe se kjo është recidive edhe në Projektligj.
“ne kemi thënë herën e parë që e votojmë në parim për shkak se kemi kërkuar ndryshimet e nevojshme që e kemi parë që tash janë bërë. Duhet të kuptohen që ekzistojnë provizionet. Nuk ka amnisti për vrasësit. Është e turpshme se si disa në Kuvend manipulojnë me masën duke thënë se do të amnistohen vrasësit kjo nuk është e vërtetë”, tha Gjini.
Myzejene Selmani ndërkaq tha se AKR e voton Ligjin në emër të obligimit q del nga dialogu me Serbinë dhe marrëveshja e arritur në Bruksel si dhe pas heqjes së nenit. 3.
Derisa Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja iu drejtuar Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi duke thënë se asnjëri nga tri kriteret e ligjit të përmendura nga ai nuk figurojnë në Projektligjin për Amnisti.
“Asnjë nga kriteret që ju përmendet nuk i plotëson ky Projektligj. Me këtë Ligj po amnistohet krimi”, tha ajo.
Filloi shqyrtimi i parë, Kuçi kërkon miratimin e Amnistisë
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, njëherit ministër i Drejtësisë, ka kërkuar miratimin e Projektligji për Amnisti. Derisa duke iu është drejtuar deputetëve si propozues i projektligjit, ai ka arsyetuar ndryshimin e tij, repsketivisht heqjen e nenit 3.
“Kur një ligj nuk i përshtatet popullit duhet të ndryshohet Ligji e jo populli. Në këtë rast këtij Kuvendit nuk i ka ra tamam Ligji andaj ai është ndryshuar”, tha Kuçi.
Minsitri ndër të tjera ftoj deputetët ta përkrahin duke pasur parasysh tri kritere për një ligj të mirë, cfare sipas tij është ai për Amnistinë.
“Edhe në këtë rast si në raste të tjera do të nxirren ligjet më të mira e për të bërë këtë konsiderojë se ai ligj duhet të ketë tri kritere, e para: që të respektojë interesat e qytetarëve, e dyta: të respektojë standardet më të larta ndërkombëtare dhe e treta: t'i bie tamam apo të jetë funksional për vendin tonë, sepse e gjithë kjo ka për qëllim që njerëzit të jetojnë të lirë në bazë të perceptimeve të tyre dhe të planifikojnë të ardhmen e tyre të mirë me familjet e tyre”, tha ai.
“Në demokraci të brishta, çfarë jetojmë ne ligjet tentojnë ta ndryshojnë realitetin për të mirë, andaj ju ftojë ta miratoni atë”, shtoi Zëvendëskryeministri Kuçi.
Arben Gashi në emër të Komisionit funksional për Legjislacion dhe Gjyqësi ka shprehur përkrahje për Ligjin duke kërkuar nga deputetët votimin pro tij.
“Komisioni ka shqyrtuar projektligjin për Amnisti dhe duke marrë parasysh se është një ligj i ri Komisioni kërkon nga Kuvendi që ta përkrah dhe miratojë”, tha Gashi.
Deri më tani përkrahjen e kamë deklaruar LDK, AAK dhe AKR derisa kundër është Vetëvendosja.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në fillim të shqyrtimit të parë njofoti se në seancën plenare janë prezent 81 deputetë fizikisht derisa 101 në total janë në mënyrë elektronike.
Krijoni Kontakt