Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sa e ngjashme Shqipëria 2013 me Shqipërinë e viteve '20

    Sa e ngjashme Shqipëria 2013 me Shqipërinë e viteve '20

    Nga: BEN ANDONI

    Sa e ngjashme Shqipëria 2013 me Shqipërinë e viteve Janë pak figura që kanë ardhur në Shqipëri dhe nuk janë përfolur, por në rastin e Justin Godart, si në pak syresh, të gjitha palët (e në të gjitha kohërat) kanë pasur një mendim gati të njëjtë: Ai ka qenë mik i madh i shqiptarëve. Pasi, vetë Godart, në të vërtetë ka qenë dhe mbeti i tillë. Në vitet që do të pasonin, janë disa patriotë shqiptarë që flasin për marrëdhënien me të dhe nga "Ditarët shqiptarë" të tij, botuar nga 'Dituria', kemi mundësinë të njohim 'ndryshe' shumë nga personalitetet shqiptare bashkëkohës me të.

    Interesant është një episod, që përket me kohën e ndërrimit të shpejtë të disa qeverive shqiptare, dhe mënyra sesi e përcjell në kujtimet e veta Godart Ndërsa Fishta reagon për shkak të përfoljes që i bëhet shqiptarëve është shumë e sjellshme mënyra sesi reagon Godar. Por më interesante akoma është përcjellja që ai i bën shpirtit shqiptar. E do pa masë Shqipërinë dhe është një nga aktivistët në terren të çështjes së tyre, por nga ana tyre mundohet t'i frenojë në atë kundërshtimin e tyre patologjik dhe përfoljen e vazhdueshme që i bëjnë njëri-tjetrit.

    "Mirëpo para habisë së madhe që po më shfaqte At Gjergj Fishta unë e ndërpreva këtë parashtrim të prapësive shqiptare, ashtu siç na rrëfehen pa masë nga gazetat nëpërmjet shkrimeve, të cilat në pjesën më të madhe vijnë nga Beogradi", i thotë burri. Po, ndërsa ai mundohet që ta gjykojë duke pritur dhe mendimin e Fishtës, ky nuk mbahet. I zbrazet me mllef dhe me inat për ata që flasin keq mes shqiptarëve dhe të huajve. Dhe, të mendosh se At Fishta ka qenë një burrë shumë i matur dhe i edukuar atëherë çfarë mund të presësh nga të tjerët?

    Interesante për ne është paralelja që mund të hiqet. Një grup personazhesh që Godar do të njohë, pak vite më vonë do jenë në barrikada të ndara kundra-njëri-tjetrit dhe do të prodhojnë pa fund anarki dhe sidomos imazh të keq për shqiptarët, përmes luftës së tyre.
    Janë vërtetë burra të kulturuar dhe pushtetarë me të cilët mund të mburret çdo shoqëri por në Shqipëri shndërrohen në pjesën tjetër: inatçorë, thashethemexhinj dhe tjerrin vazhdimisht përralla urbane. Në këtë qerthull, Zogu do ishte mjeshtër përbaltje i një pjese të madhe të kundërshtarëve të vet. Ashtu si Konica nuk të linte askënd pa marrë në gojë dhe pastaj dhe stigmatizuar, për të mos thënë eliminimet që i afruan njëri-tjetrit.

    Kjo miqësi e Godar, mënyra e dashur sesi i paraqet shqiptarët, por edhe edukata e tij të bën që të mendosh mirë sesa pak kanë ndryshuar shqiptarët në vitin 2013, gati 100 vjet më vonë, në këtë fushatë të çmendur ku premtohet gjithçka për asgjë.

    (e.m/milosao/gazetashqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-06-2013 më 12:49
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •