Detroit dorėzoi dokumentet e falimentimit, mbrėmjen e sė enjtes, duke u bėrė sektori publik mė i madh i falimentuar deri mė sot.

Ky veprim, mund tė zvogėlojė tė ardhurat nga pensionet pėr punėtorėt e qytetit dhe pensionistėt, si dhe tė lėrė mbajtėsit e obligacioneve me vetėm disa qindarka nė vend tė dollarėve.

Falimentimi u shpall nga Menaxheri i Emergjencave, Kevyn Orr, dhe u aprovua nga guvernatori i Michigan-it, Rick Snyder.

Snyder tha se kushtet financiare tė qytetit e lanė atė pa asnjė zgjidhje tjetėr, dhe se Detroit nuk pėrmbush dot detyrimet e tij ndaj qytetarėve tė tij apo edhe kreditorėve.

“Ne kemi njė qytet tė madh, i cili ka rėnė nė tatėpjetė gjatė 60 viteve tė fundit”, tha ai nė njė konferencė pėr shtyp, pasdite. Ai shtoi se 38% e buxhetit tė qytetit ėshtė shpenzuar pėr “kostot ligjore”, si pensionet dhe shėrbimet e borxhit, tė cilat shkurtojnė kėshtu shpenzimet pėr shėrbime tė tjera nė qytet. Ai tha se policia kėrkon pothuajse 1 orė pėr t’u pėrgjigjur, krahasuar me mesataren kombėtare prej 11 minutash, si dhe 40% e dritave tė qytetit janė fikur tashmė. “Kjo ėshtė e papranueshme”, pėrfundoi ai.

Por, sindikatat publike tė punėtorėve janė tė bindur se do ta luftojnė kėtė lėvizje, duke akuzuar se qyteti nuk negocioi me besim tė mirė dhe nuk duhet tė lejohet t’u largohet detyrimeve, qė ka ndaj punonjėsve dhe pensionistėve.

Federata e Zjarrfikėsve tė Detroit-it, bėri tė ditur se ishte “tepėr e zhgėnjyer” me shpalljen e falimentimit.

“Jemi duke punuar me punonjėsit e tjerė nė Detroit pėr tė formuar njė koalicion tė unifikuar, pėr tė adresuar shqetėsimet financiare tė Detroit-it”, tha grupi. “Zjarrfikėsit e Detroit-it do tė vazhdojnė tė mbrojnė dhe tė shėrbejnė gjatė kėsaj periudhe tė vėshtirė, pavarėsisht sfidave ekonomike”.

Orr ndali gjithashtu pagesat prej rreth 2 miliardė dollarėsh borxh, muajin e kaluar, duke thėnė se qyteti e ka shumė tė nevojshme tė ruajė furnizimin “cash” tė saj, qė ėshtė venitur vazhdimisht.

Qyteti pėrballet me njė total detyrimesh prej 18 miliardė dollarėsh. Plani i riorganizimit tė Orr ka tė bėjė me shkurtimin e 11,5 miliardė dollarė borxhe, nė vetėm 2 miliardė USD.

Kjo do tė thotė se investitorėt dhe pensionistėt do tė marrin mesatarisht vetėm 17% tė asaj qė u detyrohet qyteti. Planet specifike pėr shkurtimet janė ende tė panjohura pėrgjatė gjithė kėsaj kohe. / Top Channel