Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Surpriza e zgjedhjeve: LSI me 17 mandate deputetesh ne Kuvendin e ri

    LSI, surpriza e zgjedhjeve, katėrfishon rezultatin e 2009

    Levizja Socialiste per Integrim eshte surpriza e zgjedhjeve te 23 qershorit. Kur mbeten edhe nje numer i vogel votash per tu numeruar ne disa qarqe, kjo force politike renditet si me e suksesshmja ne keto zgjedhje, duke numeruar 17 mandate ne Parlament. Ne krahasim me vitin 2009, kjo parti ka shenuar rritjen me te madhe se edhe vet Partia Socialiste. Nga kater mandate qe fitoi ne vitin 2009, sot rezultati i LSI-se eshte katerfishuar. Rritje cilesore LSI shenon dhe ne numrin e votave. Ne zgjedhjet e kaluara parlamentare, kandidatet e saj moren 73.678 ne gjithe vendit. Ndersa sot, LSI numeron me shume se dyfishin e rezultatit ne rang kombetar me 169311 vota. Mandatet e siguruara nga LSI thyejne dhe mitin se partite jo kryesore nuk mbijetojne ne gjithe vendin. Pas PS dhe PD, LSI eshte e vetmja qe pothuaj se ka mandate ne te 12 qarqet e vendit. Por ajo qe e ben me te vecante fitoren e LSI-se, eshte krahasimi me rezultatin e Partise Socialiste. Pas tete vitesh ne opozite, me nje fushate agresive dhe nje program te mbeshtetur ne ndryshimin e gjithe vendit, PS rikthehet ne keto zgjedhje me te njejtin rezultat qe ka pasur ne vitin 2006. Aktualisht PS numeron 66 mandate, por ne krahasim me vitin 2009, PS-ja rezulton se ka marre vetem nje deputet me shume. Kater vitet e fundit te nje opozite intensive nuk kane sjelle asnje rritje cilesore te partise me te madhe ne te majte, duke e lene thuajse ne te njejtin nivel mandatesh qe kish 4 vite me pare. Rezultati i LSI-se eshte jo vetem surprizues, por edhe kushtezues per bashkepunim me PS-ne. Mandatet e LSI-se jane te vetmet qe i garantojne PS-se shumicen e koalicionit te majte per qeverisjen. Pervec LSI-se, ne koalicionin e majte ka marre nje mandat vetem Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Ne kete menyre, partneri kryesor i PS-se ne qeverisje, por edhe ne reformat e tjera mbetet Levizja Socialiste per Integrim. Rritja elektorale e LSI-se i jap asaj nje status te vecante mes 35 partive te tjera aleate te Partise Socialiste, jo vetem per ndarjen e posteve ne ekzekutiv, por edhe ne menyren sesi do te vihet ne zbatim programi i rilindjes, se Partise Socialiste.

    Vota e LSI

    Zgjedhje 2013 169.311

    Zgjedhje 2009 73.678

    Malaj i hoqi mandatin e 7 PS

    Kandidimi i pavarur i deputetit Arben Malaj zvogeloi shanset qe Partia Socialiste te merrte mandatin e 7-te ne Vlore. Votat qe ai mori ne Vlore, ndan shumen qe i duhej kandidatit socialist ne liste. Ne kete menyre, mandati i 7-te dhe i tete shkuan per dy aleatet e Partise Socialiste, Vangjel Dulen e PBDNJ dhe Shkelqim Selamin e Levizjes Socialiste per Integrim.

    Kandidimi i Priftit nuk demtoi LSI

    Ne Qarkun e Fierit marrja e nje mandati nga Levizja Socialiste per Integrim shihej si e pamundur. Kjo per faktin se ne kete zone ne vitin 2009, LSI-ja arriti te merrte mandatin vetem fale impaktit qe kishte ne kete qark, Dritan Prifti. Nderkohe qe ne vitin 2013, LSI-ja jo vetem qe nuk ngeli e paperfaqesuar, por mori edhe dy mandate deputetesh. Kandidati i pavarur ne kete qark, Dritan Prifti nuk arriti te merret votat e duhura per te fituar mandatin.

    KJ

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Surpriza e zgjedhjeve: LSI me 17 mandate deputetesh ne Kuvendin e ri

    Dy surprizat e zgjedhjeve ishin a) humbja e thelle e te djathtes b) 17 mandatet e fituara nga LSI. E para ishte dicka e parashikueshme pasi pas 8 vjetesh ne pushtet, shqiptaret mund te votonin per ndryshim. Por ajo qe nuk pritej ishte qe LSI te arrinte kete rezultat qe besoj se i ka habitur edhe ata vete.

    Leximi i votes:

    1. LSI eshte tashme poli i trete i politikes shqiptare. Ajo nuk eshte me "nje bisht i se majtes" qe dridhet here majtas e here djathtas per te prishur balancen e ngushte te pushtetit mes dy partive te medha. Me 17 deputete ajo do te kete grupin e saj parlamentar dhe do te ngreje e rrezoje qeverite e ardhshme te vendit. Asnje ligj i rendesishem nuk kalon ne kuvend pa votat e LSI pasi pozita dhe opozita nuk kane per te rene dakord ne shumicen e rasteve.

    2. LSI konkurron ne gjithe qarqet e vendit. Gjeja tjeter qe bie ne sy eshte se rezultati i saj zgjedhor nuk eshte i lokalizuar ne qarqe te caktuara por ne mbare vendin. Qe do te thote, se ajo do te kete perfaqesuesit e saj ne KQZ, do te ndryshoje kodin zgjedhor per te mos favorizuar me dy partite e medha, dhe do te kete komisioneret e saj ne cdo qender votimi ne zgjedhjet e ardhshme.

    Si ta kuptojme suksesin e LSI?

    Arsyeja kryesore e suksesit te LSI ne zgjedhje ishte pakenaqesia ndaj partise ne pushtet. Llogjika te shtynte te besoje se duke qene se LSI ishte pjese e ketij koalicioni, ajo do te ndeshkohej ne po te njejten menyre se si u ndeshkua koalicioni i djathte. Dhe jo vetem kaq, por ne kater vitet e fundit, LSI e gjeti veten nen sulmet e vazhdueshme te shumellojshme te opozites se majte, per faktin se ajo ishte ne koalicionin qeverises. As njera dhe as tjetra nuk ndikuan ashtu sic pritej ne zgjedhje. Duke u larguar nga koalicioni me PD disa muaj para mbajtjes se zgjedhjeve, LSI iu bashkua PS duke e ulur sadopak zemerimin e socialisteve. Gjeja tjeter qe ndodhi qe reflektoi pozitivisht ne syte e shqiptareve ishte se Ilir Meta arriti me sukses qe te prishi ngercin e refuzimit nga opozita qe te votonte per 3 ligjet e integrimit ne Kuvend. Meta ia vuri PS si kusht hyrjen ne aleance me te ne kembim te votes pro 3 ligjeve ne kuvend. Ne syte e shqiptareve, kjo i fitoi pike Metes dhe LSI si nje "problem-zgjidhes" dhe jo si Berisha e Rama qe tregonin me gisht nga njeri-tjetri e prodhonin nje retorike boshe. Gjeja tjeter qe Ilir Meta beri ishte mbajtja e nje profili te ulet ne publik ne 6 muajt para zgjedhjeve kur sulmet e paleve u rriten ndjeshem. Ai nuk u be pale e retorikes boshe polarizuese mes Rames e Berishes. Kjo krijoi tek qytetaret shqiptare nje imazh te ri per Meten qe eshte "i matur" dhe "i qyteteruar", ndryshe nga retorika e flakte e Rames e Berishes.

    Arsyeja tjeter e suksesit ishte se LSI beri fushate me arritjet e koalicionit qeverises, por pa mbajtur pergjegjesi per pakenaqesite. LSI beri fushate si "partia e integrimit evropian" qe arriti liberalizimin e vizave per shqiptaret dhe po ben te mundur qe procesi i integrimit ne BE te eci perpara, duke i dhene zgjidhje ngercit politik mes pozites dhe opozites. Gjeja tjeter qe LSI trashegoi nga pushteti me Berishen ishte mbeshtetja e biznesit privat te vendit. Ndryshe nga Rama qe me premtimet e tij populiste socialiste e bente te qarte se ishte per rritjen e taksave ndaj biznesit, LSI dhe Meta ofruan para shqiptareve nje alternative tjeter ku ata nuk sulmojne biznesin, por punojne se bashku me te per te hapur sa me shume vende te reja pune. Kjo beri qe fushaten e Metes, ndryshe nga fushata e socialisteve, te mbeshtetet edhe nga nje pjese e mire e biznesit te vendit.

    Arsyeja e fundit e suksesit te LSI ne keto zgjedhje eshte se me hyrjen e Metes ne aleance me PS, elektorati i majte shqiptar duhet te zgjidhte "mes Metes dhe Rames". Te bindur se vota e tyre do te numerohej si vote e majte, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, socialistet ne mbare vendin iu drejtuan kutise se votimit per te zgjedhur mes te dyve, Rames dhe Metes. Suksesi i madh i LSI deshmon jo vetem besimin e Ilir Meta ka fituar mes elektoratit te majte, por deshmon edhe rezervat e pakenaqesine e elektoratit te majte me lidershipin e Edi Rames ne vitet qe drejtoi opoziten. Shume pak analiste e kane vene re kete gje, por rritja e ulet e mandateve dhe votave te PS nga 4 vjet me pare, dhe shperthimi i mandateve per LSI, deshmon edhe pakenaqesine e rezervat qe elektorati i majte ka per Edi Ramen. Nenshkrimi nga ana e Rames i mareveshjes me LSI e nxorri ate si nje njeri te pabese ne syte e elektoratit te majte, pasi per 4 vjet ai e identifikoi Ilir Meten si armikun numer nje te se majtes. Por kjo nuk ndikoi negativisht mbi Ilir Meten, perkundrazi, e rehabilitoi imazhin e tij ne syte e elektoratit te majte.

    Ky eshte nje nga zhvillimet me pozitive ne politiken shqiptare pasi 17 kartonat e LSI ne Kuvend kane per te sherbyer si nje kontroll mbi pushtetin dhe si nje garanci per integrimin evropian te vendit. LSI do te dali nga koalicioni qeverises me PS dhe do te ngreje telefonin e opozites, vetem kur a) te shohi se politikat e Edi Rames kane krijuar pakenaqesi te medha ne popull b) Edi Rama humb besimin e evropianeve ose Shqiperise i mohoet anetaresimi ne BE.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Surpriza e zgjedhjeve: LSI me 17 mandate deputetesh ne Kuvendin e ri

    Per fitoren e LSI shto edhe nje fakt tjeter shume te rendesishem, ne syte e te djathteve te pakenaqur nga qeveria eshte e kuptueshme qe me mire ia japin voten ilirit se sa rames, rama eshte njeriu me i urryer nga personat e djathte. Dhe fakti qe meta ishte 4 vjet ne qeverisje i dha pak ate afrimitetin me elektoratin e djathte qe rama nuk do ta arrije kurre.

    Rama jo vetem qe nuk e ka ndihmuar PS te rritet por e ka demtuar ate, nuk e di kur do ta kuptojne socialistet kete fakt, sepse nese ne krye te PS do te ishte nje njeri me i matur dhe me i qete qe te pakten sa per figure te luaje bukur politike do merrte shume here me shume vota te djathta dhe nuk do kishte nevoje te hynte ne loje fare LSI.

  4. #4
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Surpriza e zgjedhjeve: LSI me 17 mandate deputetesh ne Kuvendin e ri

    Ka dhe nje arsye tjeter shume te forte pse fitoi LSI kaq shume. E thote Lubonja si me gjysme zeri me poshte ne analizen e tij.

    Vota sipas filtrit tė fitores Meta


    FATOS LUBONJA


    Pėrpara zgjedhjeve kam shprehur mendimin se rezultatin e votimit do ta pėrcaktonin dy variable: mė njė anė pakėnaqėsia nė rritje e njerėzve qė favorizonte PS dhe, mė anė tjetėr, mundėsia e manipulimit tė votės qė, sipas gjykimit tim, favorizonte PD-nė. Pasi PS bėri koalicion me LSI, m’u forcua mendimi se kjo do tė ndikonte mbi pakėnaqėsinė pėr shkak tė kostos morale tė kėtij koalicioni. Nė kėto kushte, PD edhe mund ta kompensonte mė lehtė me manipulim diferencėn qė ishte nė disfavor tė saj me rrezikun qė nė fund tė zgjedhjeve tė kishim dy fitues e Shqipėria tė tėrhiqej zvarrė nė situatat e mosnjohjes sė rezultatit. Siē dihet tashmė nuk ndodhi kėshtu.

    PS vėrtet s’pati veēse njė ngritje tė lehtė nė krahasim me katėr vjet mė parė, por PD nuk pati asnjė mundėsi kompensimi me manipulim, pasi pati rrjedhje tė madhe. Ndėrkaq, ēka ishte mė befasuesja, pamė ngritjen e LSI nė 17 deputetė, ndėrkohė qė kjo nuk pritej. Si mund ta lexojmė kėtė rezultat tė papritur edhe pėr opozitarėt mė optimistė? Qė nė fillim mė duhet tė them se kjo shpjegohet me faktin se pakėnaqėsia pėr Sali Berishėn dhe partinė e tij dhe nevoja pėr ndėshkim ka qenė shumė e madhe. Dhe ky ndėshkim, sipas meje, ka qenė i trefishtė: Berisha u ndėshkua, sė pari, pėr autoritarizmin dhe arrogancėn nė rritje, qė u shfaq jo vetėm nė kapjen e shumė institucioneve, por edhe nė gjuhėn e tij, nė paaftėsinė pėr tė dėgjuar kritikat, me mungesėn dramatike tė shtetit tė sė drejtės nė vend nė favor tė mbushjes sė administratės me militantė arrogantė dhe abuzues.

    Njė shkak i dytė, i lidhur pa dyshim me tė parin, kanė qenė politikat e tij ekonomike: ngulmimi pėr tė ndėrtuar e mburrur rrugėt, edhe kur ato nuk mbaroheshin e nuk paguheshin, ēimentifikimi abuziv i vendit, vendimet pėr sjelljen e plehrave, universitetet skandaloze private etj. Shkurt, fakti qė nė thelb gjithnjė e mė shumė ekonomia e vendit u kthye nė shėrbim ndaj pėrfitimeve tė pak klientėve e familjarėve, ndėrkohė qė gjendja ekonomike e njerėzve tė thjeshtė sa vinte e rėndohej.

    Njė element tjetėr i pakėnaqėsisė ishte korrupsioni dhe klientelizmi. Premtimi i Berishės sė vitit 2005 pėr tė ndėshkuar sistemin oligarko-mafioz tė korrupsionit jo vetėm dėshtoi rėndshėm, por ai akuzohet edhe pėr thellim tė kėtij sistemi. Ngjarje tė tilla si 21 janari apo Gėrdeci, qė nuk gjetėn drejtėsi nė gjykatė, u ndėshkuan me votė.

    Kėta tre faktorė besoj se janė kryesorėt, qė kanė ndikuar nė rritjen e pakėnaqėsisė dhe ndėshkimin e Berishės. Megjithatė, teksa bėjmė kėtė analizė mbi pakėnaqėsinė dhe ndėshkimin, nuk mund tė mos kemi parasysh edhe njė fitues tė rėndėsishėm nė kėtė zgjedhje, qė mund tė na shėrvijon bejė edhe si filtėr ku tė kalojmė tre faktorėt e mėsipėrm nė mėnyrė qė tė gjejmė peshėn specifike tė secilit. E kam fjalėn pėr fitoren, ose mė saktė shpėrblimin qė i dha votuesi Ilir Metės. Ta donte mendja qė, kur bėhet fjalė pėr keqqeverisjen pėrsa i pėrket sistemit ekonomik dhe pėr korrupsionin, pakėnaqėsia e njerėzve do tė duhej tė kishte pėrfshirė edhe Ilir Metėn si pjesėtar i qeverisė dhe njėherėsh i akuzuar rėndshėm pėr korrupsion e klientelizėm. Mjafton tė kesh parasysh akuzat e Ramės pėr “njeriun me bllok nė dorė” qė sollėn 21 janarin apo faktin se LSI ka qenė parti e klientelizmit par exellence.

    Kėtu kemi njė paradoks qė duhet shpjeguar. Mund tė ishte ndėshkuar mė shumė Berisha dhe tė ishte ndėshkuar ca mė pak Ilir Meta, duke iu dhėnė mė shumė vota qoftė Partisė Socialiste, qoftė edhe partive tė tilla si FRD e Bamir Topit apo AK e Kreshnik Spahiut. Mirėpo kjo nuk ndodhi. LSI u rrit shumė. Si shpjegohet? Duke pėrdorur si filtėr fitoren e Metės, shpjegimi mė ēon tek ideja se pakėnaqėsia e shqiptarėve mė sė pari ėshtė pėrqendruar tek arroganca dhe autoritarizmi nė rritje i Berishės. Me rritjen e kultit tė tij Sali Berisha mori tė gjitha pėrgjegjėsitė, duke e shkarkuar pjesėrisht Ilir Metėn edhe nga pėrgjegjėsitė e veta. Sali Berisha po synonte t’i afrohej gjithnjė e mė shumė njė fantazme tė frikshme pėr shqiptarėt, asaj tė Enver Hoxhės, dhe ata e ndėshkuan pėr kėtė. Ndaj tė keqes sė njeriut qė kėrkon pushtet absolut shqiptarėt kanė mė shumė imunitet, mė shumė ndjeshmėri dhe instrumente pėr ta luftuar, ku hyn edhe pluralizmi partiak. Njė pjesė e votės dhėnė Ilir Metės duhet shpjeguar me atė se braktisja qė i bėri Ilir Meta Sali Berishės dhe ėndrrės sė tij pėr t’u bėrė mbret i shqiptarėve i ka dhėnė kėtij disa pikė, madje edhe duke pasur parasysh simetrikun e Berishės nė krahun tjetėr pėrsa i pėrket etjes pėr pushtet, Edi Ramėn.

    Personalisht kam qenė i bindur se tė keqen e njėshit autoritar dhe arrogant qė kėrkon pushtet absolut ne e kemi mundur nė vitin 1990, e kemi rimundur mė 1997-n dhe se nuk duhej tė pėrqendroheshim thjesht e vetėm kėtu, por edhe te tė kėqijat qė nuk i kemi mundur ende e qė janė pjellė e kohėve tė reja. Pra se e keqja nga e cila vuajnė shqiptarėt ka njė emėr shumė mė tė madh se sa emri Berisha dhe familja e tij, siē ka ekzagjeruar, sipas mendimit tim, fushata e opozitės dhe mediave pranė saj, duke manipuluar edhe votuesin. Edhe vetė fakti qė Sali Berisha u largua pa gjak (siē ngulmonin se do tė ndodhte, edhe ditėn e zgjedhjeve, kundėrshtarėt e tij) tregon pėr kėtė. Pra, sipas meje, lufta kundėr mbeturinave tė autoritarizmit enverist qė vazhdon tė shfaqet nė emrin Berisha (por edhe Rama e Meta etj.) do tė qe dashur tė shoqėrohej edhe me luftėn kundėr korrupsionit, klientelizmit dhe sistemit oligarko-mafioz tė ndėrtuar, pasi edhe vetė kėta emra etjen e tyre pėr pushtet e mbėshtesin mbi kėtė sistem tė ri.

    Nė kėtė pikė duhet ndalur pėr t’i shtuar njė paragraf tė rėndėsishėm analizės sė votės. Vota tregoi se shqiptarėt kanė ndėshkuar mė sė shumti autoritarizmin e njeriut qė kėrkon pushtet absolut, por shumė mė pak korrupsionin dhe klientelizmin e sistemit oligarko-mafioz. Vota tregoi se ndėrsa shqiptarėt kishin alternativė ndaj njėshit autoritar dhe arrogant, ato nuk kishin dhe nuk kanė ende asnjė alternativė ku tė hedhin votėn kundėr kėtij sistemi mafioz. Fitorja e Ilir Metės nė kėtė aspekt flet shumė. Ka shumė zėra tejet tė besueshėm qė njė pjesė tė konsiderueshme tė fitores befasuese tė LSI e shpjegojnė me blerjen e votės, ēka tregon se klientelizmi nuk ėshtė ndėshkuar nė kėto zgjedhje. Ka po ashtu shumė zėra qė tregojnė se pėr tė luftuar Berishėn dhe tė fortėt e tij deri edhe nė Polici, Partia Socialiste ka angazhuar grupe dhe familje tė lidhura me krimin, ēka ngre dyshime serioze pėr atė nėse sistemi oligarko-mafioz ėshtė ndėshkuar me kėtė votė, apo rrezikon tė marrė shpėrblimin e radhės.

    Largimi i Berishės, pra, duhet lexuar sė pari si sukses pėrsa i pėrket largimit tė rrezikut tė rritjes edhe mė tė pushtetit tė tij personal dhe ngrirjes sė sistemit qė e mbante atė nė pushtet. Por ajo duhet parė edhe si heqje e njė alibie pėr tė gjithė ata qė kanė mbyllur sytė ndaj sistemit oligarko-mafioz, madje kanė bashkėpunuar me tė, nė emėr (gjoja) tė luftės me Berishėn autoritar dhe familjen e tij. Qė nesėr e prapa prova e madhe qė ka pėrballė shoqėria jonė ėshtė lufta pėr tė dalė nga rrėnimi ekonomik e pėr tė ndėrtuar shtetin e sė drejtės qė s’duhet tė jetė thjesht luftė kundėr individit qė kėrkon pushtet absolut, por edhe luftė kundėr sistemit oligarkomafioz tė korrupsionit dhe klientelizmit.

    Panorama

  5. #5

    Pėr: Surpriza e zgjedhjeve: LSI me 17 mandate deputetesh ne Kuvendin e ri

    Surprize nuk eshte duke pare ca populli kemi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Surpriza e zgjedhjeve: LSI me 17 mandate deputetesh ne Kuvendin e ri



    Si do ta ndajė pushtetin PS-ja me aleatėt

    Publikuar: 28.06.2013 - 09:51

    Tiranė, 28 qershor - Partia Socialiste pritet tė ndajė pothuaj gjysmėn e kabinetit tė saj qeveritar me aleatėt. Pas mbylljes sė procesit zgjedhor pėr Kuvendin 2013, kreut socialist, Edi Rama pritet tė nisė qysh sot konsultimet pėr qeverinė e re tė vendit, raporton BW. Partia Socialiste firmosi njė marrėveshje me tė gjithė aleatėt e saj, nė nisje tė fushatės sė zgjedhjeve tė 23 qershorit dhe mbi bazėn e saj, tashmė pritet tė ndahet edhe torta e pushtetit.
    Kėshtu, nė kėtė marrėveshje tė firmosur nga 37 partitė e koalicionit Aleanca pėr Shqipėrinė Evropiane thuhet se: "Pas fitores nė zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ėshtė e gatshme pėr tė bashkėqeverisur me ēdo forcė politike qė pėrfaqėson njė numėr votash si shprehje tė vullnetit tė popullit nė nivel qarku nga 500 deri 1000 vota dhe nė nivel kombėtar 5000 deri 10.000 vota, pa cenuar statusin e nėpunėsit civil dhe nė respekt tė ēdo ligji qė rregullon marrėdhėniet e administratės publike".

    "Pėr subjektet politike qė do tė arrijnė tė marrin mbi 10.000 vota, do tė ketė njė bashkėqeverisje tė shtrirė nė nivel lokal dhe qendror", vijon marrėveshja. Ndėrkohė qė kur njė parti merr njė mandat, ajo mund tė kėrkojė njė vend nė qeverinė e koalicionit pas zgjedhjeve, por kjo duhet tė konsultohet me partitė e tjera.

    Ndarja e pushtetit
    Sipas pėrllogaritjeve tė votave, Lėvizja Socialiste pėr Integrim ėshtė partia qė mund tė pėrfitojė 4 deri nė 5 ministri, pasi nė kėto zgjedhje ajo ka arritur tė marrė afėrsisht 200 mijė vota. Por tashmė ėshtė folur se edhe kryetari i Kuvendit do t'i pėrkasė LSI-sė, pėrpos posteve tė tjera nė nivel lokal.

    Nuk dihet nėse vetė kreu i LSI-sė do tė pranojė tė bėhet kryetar i Kuvendit apo kėtė do ta marrė dikush tjetėr nga LSI. Ndėrkaq, nė bazė tė marrėveshjes, janė dy prej partive tė koalicionit tė madh tė PS-sė qė do tė pėrfitojnė poste ministrore. PBDNJ ka fituar njė mandat deputeti, ndaj edhe ka pretendimet pėr tė drejtuar njė ministri.

    Edhe Partia Kristian Demokrate e Shqipėrisė me marrjen e njė mandati nė Kuvendin e Shqipėrisė, fiton automatikisht tė drejtėn pėr tė kėrkuar edhe njė dikaster nė qeverinė "Rama". Por ende nuk ėshtė pėrcaktuar se cilėn ministri, pasi kjo, po sipas marrėveshjes, do tė diskutohet dhe nuk do tė jetė thjeshtė njė dėshirė e kristiandemokratėve.

    Njė tjetėr kryetar, Spartak Ngjela i Partisė Ligj e Drejtėsi ka deklaruar publikisht se ka njė marrėveshje me Ramėn pėr njė post ministri, pavarėsisht se nė total, PLD ka marrė vetėm 2489 vota, gjė qė nuk i jep asaj nė bazė tė marrėveshjesh kėtė shpėrblim. Ndėrkaq, janė 5-6 parti nė koalicion, tė cilat nė bazė tė votave qė kanė marrė nė nivel qarku do tė shpėrblehen me drejtues nė kėtė nivel.

    Kėshtu PSD, pavarėsisht njė posti zv.ministri nė qeveri, nė qarqet e Tiranės, Lezhė, Shkodėr, Fier e Elbasan, nė bazė tė marrėveshjes qė ėshtė diskutuar nė prill mund tė marrė edhe poste nė nivel drejtorish nė rang qarqesh. Poste zv.ministrash mund tė marrė edhe PBDNJ, PDS e Milos apo edhe PSV '91, por gjithsesi kjo do tė varet nga negociatat qė pritet tė fillojnė me partitė.

    Ndarja e posteve pėr aleatėt sipas marrėveshjes me PS

    PARTIA SOCIAL-DEMOKRATE (SKĖNDER GJINUSHI)
    - Zv/ministėr
    - Poste nė nivel Drejtorėsh e Prefektėsh
    (Qarku Tiranė, Qarku Lezhė, Qarku Shkodėr, Qarku Fier, Qarku Elbasan)

    PARTIA DEMOKRACIA-SOCIALE (PASKAL MILO)
    - Zv/ministėr
    - Poste nė nivel drejtorėsh e prefektėsh
    (Qarku)
    Tiranė, Qarku Korēė, Qarku Lezhė, Qarku Shkodėr, Qarku Vlorė, Qarku Fier, Qarku Berat, Qarku Elbasan)

    PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE (DHIMITĖR MUSLIA)
    - Ministėr
    - Poste nė nivel drejtorėsh e prefektėsh
    (Qarku Tiranė, Qarku Shkodėr)

    PARTIA BASHKIMI PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT (VANGJEL DULE)
    - Ministėr
    - Zv/ministėr
    - Poste nė nivel drejtorėsh e prefektėsh (Qarku Tiranė, Qarku Korēė, Qarku Lezhė, Qarku Shkodėr, Qarku Vlorė, Qarku Gjirokastėr)

    PARTIA SOCIALISTE E VĖRTETĖ PSV ’91 (PETRO KOĒI)
    - Poste nė nivel drejtorėsh e prefektėsh
    (Qarku Tiranė, Qarku Fier)

    PARTIA LIGJ DHE DREJTĖSI (SPARTAK NGJELA)
    - Poste nė nivel drejtorėsh e prefektėsh
    (Qarku Tiranė)

    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  7. #7
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Surpriza e zgjedhjeve: LSI me 17 mandate deputetesh ne Kuvendin e ri

    Aman vetem Spordhjak Ngjala te behet minister drejtesie pa fundi le ti vije kesaj bote...

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Surpriza e zgjedhjeve: LSI me 17 mandate deputetesh ne Kuvendin e ri

    Fenomeni Meta!

    BLENDI FEVZIU

    Berisha humbi! Rama nuk fitoi! PD ra 10%; PS u shtua 0.6%. Forca e vetme politike qė tronditi Shqipėrinė e 23 qershorit ishte pa dyshim LSI e Ilir Metės. Po ēfarė ka ndodhur me LSI? Ē‘ka ndodhur me votuesit shqiptarė? Si shpjegohet qė forca politike pėr tė cilėn u shpik njė sistem zgjedhor qė supozohej se do ta linte jashtė, e futi brenda duke e bėrė nė njė farė mėnyre partinė qė pėrcakton pushtetin nė Shqipėri? Si shpjegohet qė nga peng i marrėveshjes zgjedhore PD – PS tė prillit 2008, LSI ia arriti tė mbajė peng tė dyja partitė e mėdha bashkė?! Qė mė shumė se sa nga forca dhe organizimi i tyre, kėto dy grupime varen tani nga lėkundjet e LSI dhe qėmtojnė me ankth humorin politik tė Ilir Metės?! I dha pushtetin PD mė 2009-n duke bashkuar votat me tė dhe ia riktheu pushtetin PS, sė cilės po ashtu ia kishte humbur falė votave tė saj mė 2005-n dhe 2009-n! Pėrtej kėtyre konfirmoi se pushteti nė Shqipėri do tė varet ende dhe pėr shumė kohė nga pozicionimi i partisė qė sot vetėm parti e vogėl s’mund tė quhet mė.
    Si shpjegohet qė kasandrat politike dėshtuan nė parashikimet pėr tė? LSI mori mė 2009-n po aq vota sa mė 2005-n. Nuk ra dhe nuk u zhduk; LSI u bashkua me PS mė 2007-m dhe PD mė 2011-m nė zgjedhjet lokale, dhe tė dyja fituan. Qė nė kėto zgjedhje, kur tė gjithė besonin se do tė rrudhej nga pesha e akuzave dhe nga morali i thyer i marrėveshjes me PS, fitoi 200%!? Dhe tashmė ėshtė njė realitet politik 10-vjeēar. Mė i fortė dhe mė triumfues se kurrė.
    Natyrisht qė nė kėtė situatė, qė shumė veta s’i japin dot pėrgjigje dhe ku shpjegimi nuk ėshtė kaq i thjeshtė; nė kėtė gjendje ku asnjė nga ne nuk thotė dot njė argument bindės, njė gjė ėshtė e sigurt: tė pretendosh se LSI i ka blerė votat ėshtė tė justifikosh njė humbje dhe tė thjeshtėzosh njė fenomen qė shkon shumė pėrtej kėsaj. Natyrisht, nė Shqipėri ka votė klienteliste; ka votė tė blerė dhe votė tė trafikuar. Si kudo nė Ballkan. Por tė kalosh nga 72 mijė vota nė 185 mijė, do tė thotė tė mos shohėsh njė fenomen qė kėrkon shpjegim realist.
    Tabloja nuk ėshtė e plotė dhe analiza s’mund tė jetė krejtėsisht e saktė, por njė seri problemesh mund tė nėnvizohen qė tani.
    E para, kėto qenė zgjedhjet e para nė 22 vitet e pluralizmit nė Shqipėri ku dy forcat kryesore politike hynin pa asnjė kartė morale. PS e rrėnoi kartėn e saj tė opozitarizmit falė bashkimit me LSI, pjesė e pushtetit dhe tė cilėn e kish akuzuar jo pak; PD e humbi moralin qė mund tė ndėrtonte pas ikjes sė LSI duke qėndruar nė pushtet me votat e 3 socialistėve tė zhgėnjyer dhe me pėrfshirjen e tyre nė listat e saj elektorale. Madje shkoi nė ekstrem kur jo vetėm i pėrfshiu duke lėnė jashtė demokratė, por tentoi t’i reklamonte edhe si njė hapje. Njė hapje e ngjashme me atė qė e ēoi Sarkozinė nė katastrofė nė zgjedhjet lokale tė 2009-s, pas pėrfshirjes nė qeveri tė Kushnerit.
    Nė kėtė mungesė tė kartės morale, aq e domosdoshme pėr partitė e mėdha, pėrfitoi LSI, parti e organizuar dhe pragmatiste. Ku morali vdes, fillon pragmatizmi, dhe LSI ėshtė mė pragmatiste dhe mė e kujdesshme se ēdo forcė tjetėr politike.
    E dyta, vota e 23 qershorit qe njė votė kundėr arrogancės sė qeverisjes. Kjo nuk do tė thotė thjesht arroganca e disa ministrave. Jo, flitet pėr njė arrogancė mė tė gjerė, mė piramidale. Pėr arrogancėn qė shfaqej nė sportelet e legalizimeve; nė ato tė hipotekave; nė sjelljet e drejtorėve me mėsuesit e nxėnėsit nėpėr shkolla; nė arrogancėn e deklaratave mediatike e mė gjerė. Meta nuk ka qenė kurrė njė lider arrogant. Ka shumė gjėra pėr tė cilat mund ta kritikosh, por historia e tij ėshtė ajo e njė njeriu politik tė rritur falė dėgjimit dhe begenisjes sė gjithkujt, njė dimension qė shumė veta e humbasin nė Shqipėri nė momentin qė ngjiten nė pushtet. LSI ka punuar shumė me klientelizmin dhe klientelizmi ėshtė nė thelb e kundėrta e arrogancės.
    E treta, Ilir Meta pėrfitoi nga fushata e shurdhėt e PD ndaj tij dhe as vetė nuk e acaroi atė. Meta ishte i vetmi qė u shfaq si njė lider i vėrtetė, paqėsor dhe i gatshėm pėr tė ndėrhyrė mes palėve dhe pėr t’i paqtuar ato nė interes tė Shqipėrisė, siē ndodhi me miratimin e tri ligjeve. Tensionet qenė njė dimension i munguar i tij dhe me gjasė kėto luajtėn jo pak rol.
    E fundit, Ilir Meta e krijoi dhe e nguliti idenė qė LSI do tė jetė sėrish nė pushtet; me tė majtėn apo tė djathtėn, dhe me kėtė mėnyrė u dha njė justifikim pragmatist tė gjithė atyre qė donin njė strehė pėr tė qėndruar sėrish pranė pushtetit.
    Dyzetekatėrvjeēar; me njė karrierė brilante qė nis ende pa mbushur 24 vjeē, kur u zgjodh nėnkryetar i PS (me kryetarin nė burg); Kryeministėr nė moshėn 30-vjeēare; disa herė zv.kryeministėr dhe ministėr; Meta ishte i vetmi njeri politik qė ia doli tė krijojė njė formacion tė vetin dhe tė suksesshėm. Ai nuk u reduktua si gjithė shizmat e tjera dhe mbi tė gjitha ka rrėfyer qė gjithēka nė politikė e ka fituar vetė. Kjo ishte karta e tij e besimit, qė e ka bėrė sot, pa dyshim, njeriun politik mė tė rėndėsishėm nė vend. A do tė dijė ai ta mbajė kėtė peshė dhe ta ēojė mė tej? Me gjasė po! Edhe pse raporti i tij me Ramėn nė kėta 15 vjet ka qenė problematik. Por sot ai e di qė ėshtė njeriu kyē i politikės, dhe kjo i jep mė shumė qetėsi!

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •