Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 157
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Fjalimi i plote i kryeministrit Berisha

    “Të dashur demokrate dhe demokratë,

    qytetare dhe qytetarë,
    mbështetës të Partisë Demokratike,
    shqiptare dhe shqiptarë në Shqipëri edhe kudo që jeni,
    Sot jam para jush për një mesazh, por dua të theksoj një mesazh pak të vonuar, për faktin e vetëm se kam dashur të respektoj punën me vetëmohim të madh të komisionerëve tanë në numërimin e votave, proces i cili po shkon në kutitë e fundit.
    Më së pari, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të pakufishme ndaj qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, të reja dhe të rinj, burra dhe gra, fëmijë dhe të moshuar, që më shoqëruan mua nga Koshovica në Tropojë, me mikpritjen më të çiltër, më fisnike, më entuziaste që kam provuar ndonjëherë. Në shi dhe rrebesh, në vapë dhe pikë të diellit, herët në mëngjes dhe vonë në darkë, ne shtrënguam duart njëri me tjetrin, shkëmbyem mendime, ndoqën me vëmendje alternativën tonë, brohoritën me entuziazëm në mitingjet tona dhe më bënë mua si dhuratën më të çmuar fushatën elektorale më të pasur, ndofta më të bukurën e më masive të jetës sime. Unë personalisht, njëlloj si ata, jam përpjekur të bëjë më të mirën. Kam punuar me energji, përkushtim dhe entuziazëm, edhe më të madh se në shumë fushata të tjera.
    Por unë sot dua të përulem me nderimin më të madh para militantëve, anëtarëve të thjeshtë të Partisë Demokratike për sakrificën e mundin, djersën e tyre në këtë fushatë dhe në të gjitha fushatat. Ata janë energjia e pashtershme e Partisë Demokratike dhe të gjitha betejave të saj. Shfrytëzoj rastin të falënderoj përzemërsisht kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, shtabet e tyre elektorale, komisionerët tanë për përkushtimin e tyre të madh në këto zgjedhje.
    Dua të falënderoj me shumë mirënjohje të gjithë qytetarët shqiptarë që në këto zgjedhje votuan për Partinë Demokratike, kandidatët e saj, vendosën besimin e tyre tek Partia Demokratike dhe Sali Berisha, si dhe çdo shqiptare dhe shqiptar që mori pjesë në këto zgjedhje, duke nderuar me votën e tij sistemin tonë pluralist.
    Të dashur demokrate dhe demokratë,
    qytetare dhe qytetarë që keni mbështetur edhe mbështesni Partinë Demokratike,
    Unë e di se sot, të gjithë ju, ndiqni jo pa trishtim këtë fjalën time. Dhe kjo është e ligjshme, sepse ju, me të drejtë, prisnit dhe meritonit sot një fjalë tjetër nga unë. Por unë jam këtu, para jush, jo për të komunikuar rezultatin e zgjedhjeve, sepse ai tashmë është i qartë për çdo njeri dhe, natyrisht, i pranuar nga unë edhe Partia Demokratike, por jam para jush për t’ju njohur ju me një vendim tim.
    Në karrierën time politike më shumë se dy dekada, unë në çdo pozicion që kam patur, e kam ndjerë veten si shërbëtor i juaj dhe vendit tim edhe e kam konsideruar këtë privilegjin më të madh të jetës sime. Kam bërë gjithçka të përmbush me përkushtim, nder dhe dinjitet detyrimet e mija ndaj jush, duke qenë gjithnjë i vendosur se do të largohesha nga postet e mia ditën e parë që unë të konstatoja se arsyet shëndetësore nuk do të më lejonin të përmbush detyrimet ndaj jush. Lavdi Zotit, kjo nuk ndodhi. Energjitë e mia sot janë po ato që kam patur 20 vjet më parë.
    Por përveç kësaj, unë gjithnjë kam qenë i vendosur t’i bindem plotësisht verdiktit të sovranit, i cili foli qartë në këto zgjedhje. Unë u përkas atyre politikanëve që besojnë se ai nuk gabon, që beson se ai ka gjithnjë të drejtë. Në këto zgjedhje ne paraqitëm para qytetarëve shqiptarë një program konkret për finalizimin e projektit: Shqipëria vend i zhvilluar, rritjen e rrogave dhe pensioneve, krijimin e mbi 200 mijë vendeve të punës, punësimin me përparësi të të rinjve, mbështetje të fuqishme për bizneset dhe fermerët, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Mirëpo, qytetarët votuan në shumicë projektin e kundërshtarit tonë, të bazuar në premtimet që ne nuk mund ti bënim si: shërbimet shëndetësore falas për të gjithë, heqjen e taksës së biznesit të vogël dhe TVSH-së për ushqimet dhe uljen e taksave për 95 përqind të qytetarëve. Këto premtime ne nuk mund t’i bënim, sepse ato bien ndesh me filozofinë dhe parimet që ne besojmë, bien ndesh me konkurrencën e ndershme, me lirinë ekonomike, me barazinë sociale. Me këtë rast, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve, i uroj kundërshtarit, fituesit të zgjedhjeve mbarësi në detyrën e tij të lartë dhe uroj që qytetarët shqiptarë të gëzojnë një jetë gjithnjë e më të mirë.
    Miqtë e mi, në këtë fushatë ju keni punuar fort, me sakrifica dhe përkushtim të madh. Sikundër unë jam përpjekur me mish e shpirt të bëj më të mirën për fitoren tonë. Por kjo nuk ndodhi. Ne i humbëm këto zgjedhje dhe besomëni mua, se për këtë humbje e tërë përgjegjësia bie vetëm mbi një njeri, vetëm mbi mua, Sali Berishën.
    Kështu që, duke marrë gjithë përgjegjësitë që vërtetë më takojnë, në një vendim të prerë, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike, të jem thjeshtë njëri prej jush, anëtar i i PD-së dhe deputet i saj, të punojë me përkushtim të madh së bashku me ju dhe lidershipin e ri, për të mbrojtur dhe promovuar si opozitë, vlerat dhe parimet themelore të programit tonë, për ta shndërruar atë përsëri në një program të shumicës së shqiptarëve. Ndaj dhe ju lutem të mos gaboni të merrni apo të konsideroni këtë fjalë si një fjalim lamtumire. I tillë ky nuk është. Madje nga unë, Partia Demokratike, anëtarët dhe mbështetësit e saj nuk do të dëgjojnë ndonjëherë fjalim lamtumire për faktin e thjeshtë, se ai do të ishte një fjalim të cilin unë s’do mund ta lexoja kurrë.
    Të dashur demokrate dhe demokratë,
    qytetare dhe qytetarë,
    mbështetës të Partisë Demokratike,
    sot ju jeni mërzitur dhe ne vërtetë kemi humbur një betejë, por alternanca e pushtetit me votën e lirë është parimi themelor i demokracisë që ne çmojmë më shumë, parimi që ne sollëm në Shqipëri me themelimin e Partisë Demokratike. Alternanca është jetike për demokracinë.
    Ndaj dhe sot, si pushtet moral i këtij vendi është e domosdoshme të qëndrojmë më të vendosur, më të bashkuar se kurrë, të vazhdojmë luftën. Detyra shumë të mëdha na presin për të ta shndërruar çështjen tonë të drejtë në çështje të shumicës së shqiptarëve. Gjithë jetën time politike edhe në këto momente të veçanta, jam ndjerë dhe ndjehem i frymëzuar edhe krenar me secilin prej jush, me Partinë Demokratike, forcën tonë politike që pata fatin e madh që ju të më besoni drejtimin e saj për 22 vjet.
    Ne jemi e do të jemi krenarë, sepse së bashku, me kurajë, guxim dhe vendosmëri themeluam në kushtet e terrorit të egër komunist Partinë Demokratike si partinë e parë opozitare, si partinë e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, të vlerave dhe lirive themelore të njeriut dhe shoqërisë, interesit kombëtar dhe vokacionit perëndimor të kombit shqiptar.
    Demokrate dhe demokratë,
    mbështetës të Partisë Demokratike,
    qytetarë shqiptarë,
    ne jemi dhe do mbetemi përjetë krenarë për gjithçka kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë për lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.
    Ne jemi dhe do të jemi krenarë, sepse bëmë realitet, bëmë të vërtetë ëndrrën më të bukur të njeriut - ëndrrën e lirisë për shqiptarët dhe dinjitetit të tyre njerëzor, sanksionuam, me ardhjen tonë në pushtet, me ligje kushtetuese, lirinë e mendimit dhe shprehjes së tij, lirinë e besimit dhe të gjitha liritë themelore të njeriut. Ne u kemi faktuar shqiptarëve se liritë dhe të drejtat njerëzore janë gjithnjë pasioni ynë, kryefjala e axhendës sonë. Sot shqiptarët janë më të lirë se kurrë më parë në fjalën e tyre, iniciativën e tyre, besimet e tyre fetare, lëvizjen e tyre.
    Ne jemi dhe do mbetemi gjithnjë krenarë, sepse në javën e parë të themelimit tonë shpallëm botërisht se lira kombëtare e shqiptarëve në Kosovë dhe kudo që jetojnë do të ishte ylli ynë polar. Dhe në një kohë të shkurtër ne arritëm ta vendosim çështjen e lirisë së shqiptarëve në Kosovë në axhendën e kancelarive, samiteve, të organizatave më të fuqishme të botës dhe më pas ne, bazuar në parimin një komb një qëndrim, mbështetëm me të gjithë mundësitë tona luftën çlirimtare heroike të shqiptarëve në Kosovë dhe më vonë në Maqedoni.
    Në këto vite ne mbështetëm fuqishëm pavarësinë dhe njohjet ndërkombëtare të Kosovës. Koha është tani për pavarësinë e Kosovës -do të shpallte në Tiranë, në qershor të vitit 2007, në vizitën e tij historike në Shqipëri, Presidenti i SHBA-ve Xhorxh W. Bush.
    Të dashur demokrate dhe demokratë,
    qytetare dhe qytetarë,
    mbështetës të Partisë Demokratike,
    Ne të gjithë së bashku duhet të jemi krenarë me PD. Sot ajo është e aderuar në EPP, EDU, CDIU, organizata politike të Qendrës së Djathtë më të mëdha në botë. Shqipërinë, vendin më të izoluar të planetit, e lidhëm në partneritet dhe miqësi me vendet dhe kombet më të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vende të rajonit dhe vende në Evropës dhe botës. Partia Demokratike, si parti e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe ne të gjithë së bashku bëmë të vërtetë ëndrrën e shqiptarëve për anëtarësimin e vendit në KE, të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Associimit në BE, të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, të lëvizjes së lirë pa viza të qytetarëve shqiptarë në Evropë dhe së fundi, të rekomandimit për statusin e vendit kandidat.
    Ne sot, të gjithë themelues, anëtarë, militantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike jemi dhe do mbetemi gjithnjë krenarë, sepse ne, në vendin e diktaturës dhe hiperkolektivizmit më të egër në Evropë, hodhëm themelet dhe konsoliduam në Shqipëri sistemin demokratik, bazuar në liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, shtetin ligjor, pronën private dhe ekonominë e lirë të tregut dhe falë reformave tona, bazuar në lirinë ekonomike, shqiptarët me iniciativën e tyre të lirë dhe solidaritetin ndërkombëtar bënë që në këto 21 vite, Shqipëria si asnjë vend tjetër, të rrisë me 11 herë Prodhimit të saj të Brendshëm.
    Ne sot, të gjithë së bashku, duhet të ndjehemi krenarë me Partinë Demokratike, sepse ne pasi humbëm pushtetin për shkak të skemave piramidale në vitin ’97, ndërtuam opozitën e fuqishme shqiptare, qëndruam dhe rezistuam si opozitë e pamposhtur dhe në vitin 2005 përzumë nga pushteti me votën e shqiptarëve, në zgjedhje jo të lira e të ndershme, ata që erdhën me dhunë në pushtet.
    Zonja dhe zotërinj,
    demokrate dhe demokratë,
    qytetare dhe qytetarë shqiptarë,
    mbështetës të Partisë Demokratike,
    me rikthimin tonë në pushtet në vitin 2005 një ëndërr tjetër e madhe e mbarë shqiptarëve duhej të bëhej realitet dhe kjo ishte ëndrra e Shqipërisë së zhvilluar, Shqipërisë Evropiane. Por, kjo mjerisht duhet të startonte në një kohë kur shqiptarëve u mungonin për shumë e shumë orë në ditë dritat, uji, kur rrogat dhe pensionet e tyre ishin të ulëta, qesharake, kur fëmijët e tyre mësonin në shkolla të rrënuara dhe me 50 nxënës në klasa, kur udhëtonin në rrugët, ndofta më të shkatërruara të kësaj toke dhe kur çdo vit zhdukeshin vetëm në taksa dhe tatime mbi 1,4 miliard dollarë nga zyrtarët e korruptuar.
    Detyra ishte shumë e vështirë. Shqipërisë pothuajse askush nuk i besonte. Por ne ishim burrat dhe gratë e guximit. Në këto dy mandate ne bëmë të vërtetë ëndrrën e shqiptarëve për të patur rrugë, drita, shkolla, ujë pothuajse afërsisht si vendet e zhvilluara. Ne ndërtuam rrugën e Kombit që bashkoi shqiptarët, ndërtuam rrugën Tiranë-Elbasan që bashkoi kryeqytetin me Elbasanin, ndërtuam gjysmën e rrugës së Arbrit, segmentin më të vështirë të Boshtit të Jugut dhe do ta ndërtojmë atë në mandatin e ardhshëm. Ne ndërtuam mbi 10 mijë kilometër rrugë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Ne besojmë se aty ku jetojnë shqiptarë duhet të kenë rrugë dhe infrastrukturë modern dhe i sigurojmë ata se me mandatin tonë tjetër do ta bëjmë realitet këtë projekt.
    Ne duhet të jemi krenarë sot me Partinë Demokratike, sepse për të bërë të vërtetë ëndrrën e Shqipërisë së zhvilluar të qytetarëve shqiptarë, ne ndërtuam në mbarë vendin qindra ujësjellës dhe sisteme kanalizimi, një seri sistemesh të pastrimit të ujërave të ndotura dhe natyrisht mbetet ende shumë punë për të bërë. Por, në mandatin tonë të ri ne do ta bëjmë Shqipërinë me infrastrukturë ujore më moderne që ekziston.
    Shqipëria – vend i zhvilluar, për ne ishte dhe është para së gjithash Shqipëria e dijes. Për të arritur këtë objektiv ne mbi dyfishuam rrogat e mësuesve, ndërtuam dhe rindërtuam mbi 1300 shkolla fillore, nëntëvjeçare, të mesme, korpuse universitare. Ne sot, njëlloj si vendet e zhvilluara, kemi shtrirë internetin në çdo shkollë, nga vetëm 45 shkolla që kishin internet dhe nga vetëm 700 kompjuter që ishin shkollat tona pak vjet më parë, sot kanë mbi 24.500. Shqipëria ka arritur nivelin e vendeve të zhvilluara për studentë për 1000 banorë dhe përqindjen e nxënësve që ndjekin shkollat e mesme. Cilësia e sistemit tonë arsimor do të mbetet gjithnjë përparësi madhore e programit tonë.
    Në përpjekjen tonë për shndërrimin në të vërtetë të ëndrrës së Shqipërisë së zhvilluar të qytetarëve shqiptarë, ne duhet të jemi krenarë, sepse sot, disa nga treguesit e zhvillimit njerëzor të shqiptarëve si: vdekshmëria foshnjore, ajo amtare dhe e përgjithshme, janë në nivelin e disa vendeve të zhvilluara dhe shumë të zhvilluara. Po kështu, qytetarët tanë në jetëgjatësinë nga lindja, por dhe në shtëpi banimi për 1000 banorë, jetojnë më gjatë dhe strehohen më mirë se sa qytetarët e disa vendeve të zhvilluara. Në këto pak vite, ne kemi ndërtuar mbi 400 qendra shëndetësore dhe spitale moderne, reforma e plotë e sistemit shëndetësor ishte drejt përfundimit. Në mandatin e ardhshëm do ta përfundojmë atë.
    Demokrate dhe demokratë,
    qytetare dhe qytetarë shqiptarë,
    mbështetës Partinë Demokratike,
    këto vite të qeverisjes sonë ishin vitet e krizës më të thellë për ekonomitë e vendeve evropiane dhe ato të rajonit tonë. Mendoj se, të gjithë së bashku, duhet të jemi dhe mbetemi krenarë, sepse ekonomia shqiptare është nga më të paktat në Evropë, e cila falë reformave tona të bazuara në lirinë ekonomike, i rezistoi krizës, mbajti rritjen ekonomike dhe vazhdoi edhe vitin që kaloi të krijojë dhjetëra mijëra vende të reja pune. Ne ia dolëm me taksën e sheshtë dhe reforma të tjera të thella në këto pak vite që Shqipërinë, e cila para vitit 2005 kishte marrë mesatarisht vetëm 38 milion dollarë në vit investime të huaja, ta rendisim mbi nivelin e disa vendeve të zhvilluara për lirinë fiskale, të bëjmë që të jetë i vetmi vend në rajon në të cilin eksportet të trefishohen dhe të renditet e 18-ta për thithjen e investimeve të huaja. Në katër vitet e fundit ajo mori mbi 4,2 miliard dollarë dhe papunësia edhe vitin e kaluar u ul nga 13,2 në 12,8%.
    Në përpjekjen tonë për realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për Shqipërinë vend i zhvilluar, ne vendosëm energjinë në epiqendër të këtij projekti të madh. Sot në Shqipëri janë ndërtuar apo janë në ndërtim e sipër mbi 130 HEC-e, ndër të cilat Kaskada e Devollit që po ndërtohet nga Shtatkraft e Norvegjisë, numri një në botë për ndërtimin e HEC-eve. Këto ditë Konsorciumi i Shah Denis 2 vendosi për TAP-in. Ne kemi bërë gjithçka, kemi lobuar fuqishëm, kemi përmbushur çdo detyrim që rrjedh në kërkesat e marrëveshjet me konsorciumin dhe palët e tjera, vendet partnere dhe mike për të favorizuar vendimin në favor të tij. Dhe unë sot njoftoj shqiptarët se TAP-i fitoi.
    Duke shprehur mirënjohjen më të thellë, qeverisë së Azerbajxhanit dhe Konsorciumit të Shah Deniz 2, theksoj për të gjithë shqiptarët, por për ju demokratet dhe demokratët se kjo është një arritje historike e jona. Me përfundimin e TAP në 4-5 vitet që vijnë, Shqipëria zgjidh në mënyrë përfundimtare problemet e energjisë.
    Shqipëria vend i zhvilluar është një ëndërr e mrekullueshme që do bëhet e vërtet edhe me zhvillimin e Shqipërisë rurale. Ne së bashku duhet të ndjehemi krenarë sepse, në një hark kohor të shkurtër, ne ndërtuam në Shqipërinë rurale mbi 8 mijë km rrugë, mbi 1000 shkolla, qindra ujësjellës e kanalizime, sisteme kullimi e vaditje. Me 45 mijë projekte që mbështetëm, me projektet kombëtare të ullirit dhe arroreve edhe projektet e tjera, ne kemi bërë të mundur të katërfishohet toka e punuar në fshatin shqiptar dhe të mbillen miliona e miliona ullinj e dru të tjerë frutorë.
    Shqipëria – kopshti i Evropës Juglindore është dhe do të mbetet projekti ynë. Ne duhet të jemi krenarë se, Shqipëria – e bukura e dheut, që pak vite më pare nuk ekzistonte në hartën turistike të rajonit dhe botës, renditet sot në 10 vendet me rritjen më të shpejtë të turizmit në planetin tonë.
    Me projektin tonë Shqipëria - vend i zhvilluar, ju duhet të jeni krenarë se ne ia dolëm në një hark kohor të shkurtër, që vendi me penetrimin ndër më të ultët në botë të internetit, vetëm 4,8% dhe telefonisë celulare me vetëm 38%, të ketë sot përdorimin e internetit mbi 60% dhe të telefonisë celulare 186% edhe me çmime 3-5 më të ulëta. Shqipëria dixhitale ishte ëndrra e të rinjve shqiptarë. Sot ata komunikojnë në Facebook më shumë se të rinjtë e disa vendeve të zhvilluara.
    Demokrate dhe demokratë,
    Qytetare dhe qytetarë shqiptarë,
    mbështetës të Partisë Demokratike,
    vitin që kaloi ne patëm fatin e madh të qeverisim Shqipërinë në 100-vjetorin e lindjes saj. Ne duhet të ndjehemi krenarë se me të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, trojet e tyre etnike dhe mbarë bota, si dhe me miqtë tanë në të katër anët e planetit, festuam në mënyrën më dinjitoze, më të bukur, ditëlindjen e dheut tonë dhe bëmë që historia e falsifikuar dhe e ndaluar e shqiptarëve të dalë në dritë edhe të bëhet pjesë e pandarë e krenarisë sonë kombëtare.
    Miqtë e mi,
    demokrate e demokratë,
    qytetarë shqiptarë,
    mbështetës të PD,
    vetëm pak vite më parë, ora evropiane dhe euroatlantike e Shqipërisë ishte pothuaj e ndaluar. Ne sot dhe gjithnjë duhet të jemi krenarë se, së bashku ndërmorëm reformat më të thella e më të gjithanshme, konsoliduam shtetin ligjor, zhvilluam zgjedhje të lira dhe të ndershme, firmosëm dhe zbatuam Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, anëtarësuam Shqipërinë në NATO, merituam dhe arritëm heqjen e vizave me BE, merituam rekomandimin për statusin e vendit kandidat, nisëm punën serioze për liberalizimin e vizave me SHBA-në. Ne jemi, kemi qenë dhe mbetemi garant të shndërrimit në realitet të ëndrrës evropiane dhe euroatlantike të shqiptarëve.
    Pra, edhe në këto dy mandate, ne kemi folur me vepra të cilat kanë krijuar një Shqipëri tjetër, ndërtimin e të cilës ne do jemi të gatshëm në çdo kohë ta vazhdojmë. Ato janë vepra që kanë ndryshuar përgjithmonë historinë, por edhe gjeografinë e Shqipërisë, janë dhe mbeten përjetë monumente të shqiptarëve të lirë.
    Natyrisht, nuk janë arritjet tona ato për të cilat më 23 qershor nuk na votuan në mazhorancë shqiptarët. Jo, sepse këto arritje për çdo shqiptar, unë jam i sigurt, janë arritje e veçantë. Partia Demokratike si parti e fillimeve të reja dhe ndryshimeve të mëdha do të lexojë me mençuri, me guxim e përulësi mësimin e sovranit në këto zgjedhje. Ajo, përveç trashëgimisë së saj që bën krenar çdo shqiptar, ka në gjirin e saj potenciale dhe vlera njerëzore të pakrahasueshme, ka projekte dhe ide, vlerat dhe parimet e drejta që mbron dhe që do të dijë ndën lidershipin e ri, me një fillim të ri të fuqishëm, të shndërrohet dora –dorës në mazhorancë morale e pastaj zyrtare të vendit tonë.
    Para se ta mbyll, dua t’u shpreh falënderimet e mia më të përzemërta dhe mirënjohjen më të madhe bashkëpunëtorëve të mi që unë kam pasur në të gjitha detyrat e mia këta 22 vite. Ata janë djem dhe vajza, gra dhe burra të mrekullueshëm, të përgatitur, dinjitozë, kompetentë, të përkushtuar, vetëmohues, me integritet të lartë njerëzor dhe profesional. Bashkëpunimi i shkëlqyer me ta ka qenë dhe do të jetë gjithnjë frymëzues për mua. Dua të shpreh mirënjohje të pakufishme miqve tanë në EPP, Presidentit Martens dhe Kryetarëve të partive simotra në këto organizata për mbështetjen dhe bashkëpunimin e çmuar më Partinë Demokratike.
    Një mirënjohje të pakufishme miliona e miliona shqiptarëve që këto 22 vite kanë vendosur votën, besimin e tyre mbi mua. Dhe unë çfarëdo që të bëj nuk mund të shpërblej malin e besimit të tyre, veçse i garantoj se do të vazhdoj të bëj gjithçka në mbështetje të interesave dhe aspiratave të tyre fisnike.
    Gjatë këtyre kohëve, kam marrë dhjetëra mijëra mesazhe në Facebook, sms, në whatsapp, nga miq dhe mbështetësit e mi, të cilët më kërkojnë kësaj radhe një gjë që për fatin më të keq e kam të pamundur të heq dorë nga vendimi që unë kam marrë. Por i ftoj të gjithë ata që sëbashku me energji, entuziazëm, vetëmohim dhe përkushtim të vazhdojmë të mbrojmë kauzën tonë, ta bëjmë atë kauzë të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve.
    Zonja dhe zotërinj,
    arritjet e Shqipërisë në qeverisjen e Partisë Demokratike do kishin qenë të pamundura pa solidaritetin e jashtëzakonshëm ndërkombëtar të kombeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare. Ndaj dhe jam sot këtu për t’u shprehur atyre mirënjohjen më të thellë për këtë solidaritet të jashtëzakonshëm që u kanë dëshmuar shqiptarëve, të shpreh në mënyrë të veçantë mirënjohjen time të pakufishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatit më të madh të lirisë së kombit shqiptar.
    Do ta mbyll me një mirënjohje të përhershme për Lilin dhe të gjithë familjen time, për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme ndaj meje.
    Së fundi, unë, në përputhje me Kushtetutën e vendit deri në muajin shtator do të vazhdojë të punojë me përkushtim të madh në projektin e Shqipërisë së zhvilluar dhe në përputhje me Statutin e Partisë, do të qëndrojë në timonin e saj për të organizuar zgjedhjen nga anëtarësia e Partisë Demokratike, të lidershipit të ri, të cilin do ta mbështesim të gjithë së bashku dhe të ecim në udhëheqjen e tij drejt fitores së betejës me të afërt që na pret. Përpara!
    Zoti e bekoftë Partinë Demokratike, anëtarësinë, mbështetësit e saj!
    Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë!

    Faleminderit!”
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-06-2013 më 20:54
    MOS I NDY TEMAT no name

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2013
    Postime
    87

    Për: Berisha deklaron doreheqjen nga kryetar i PD

    Shyqyr, me ne fund. 16 vjet me vonese. Ishalla iken dhe konkretisht nga PD, ta lejoje te reformohet. Jo te jape doreheqjen e te vazhdoje ta drejtoje ai, se c'u pa pastaj?
    Ama, po flet me nxitim. Mezi pret ta mbaroje ate dreq fjalimi.
    Jozefina hyri duke qare
    Megjithate, Sali Berisha... faleminderit qe s'bere me shume deme se aq. Faleminderit dhe per te mirat qe ke bere bashke me demet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga njeriuxp : 26-06-2013 më 14:26

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Berisha pranon rezulatin dhe jep dorëheqjen nga kreu i PD: I uroj Ramës mbarësi në detyrën e tij të lartë

    UPDATE- Kryeministri Sali Berisha, tri ditë pas zgjedhjeve parlamentare, të fituara nga të majtët, pranoi rezultatin, duke i uruar kreu të Partisë Socialiste, Edi Rama, mbarësi, siç tha ai në detyrën e tij të lartë. Kryeministri Sali Berisha po ashtu dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Demokratike.
    Përgjegjësia për këtë humbje bie vetëm mbi mua, Sali Berishën, kështu që duke marrë përgjegjësitë që më takojnë, me një vendim, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia, në forumet e PD, të jem njeri i thjeshtë, njeri prej jush, anëtarë i PD dhe deputet i saj. “- tha Berisha.
    Berisha e cilësoi të qartë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke shtuar, se ai dhe e gjithë partia Demokratike e ka pranuar.
    “Në karrierën time politike më shumë se dy dekada, unë në çdo pozicion që kam patur kam ndjerë vetën si shërbëtor i juaji dhe i vendit tim. Dhe e kam konsideruar këtë privilegjin më të madh, kam bërë gjithçka të përmbush me përkushtim detyrimet, duke qenë i vendosur, se do të largohesha nga postet e mira, nëse arsyet shëndetësore nuk do më lejonin, kjo nuk ndodhi, energjitë e mia janë po ata që kam patur. Veç kësaj unë gjithnjë kam qenë i vendosur, i bindur, t’i bindem verdiktit të sovranit, i cili foli qartë në këto zgjedhjve, Unë besoj se ata nuk gabojnë.”- tha Berisha.

    ****

    I mbështetur nga shumë të rinj që janë mbledhur para selisë së Partisë Demokratike, kreu i qeverisë, Sali Berisha mbërriti aty rreth orës 20:03.

    Pas disa minutave pritet që kryeministri të dalë në një konferencë për shtyp, të parën pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
    Prej me shume se 60 minutash selia e Partisë Demokratike është populluar nga të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ndersa njeri pas tjetrit kane mberritur edhe disa nga figurat kryesore te saj.

    Jozefina Topalli, Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Arben Imami, Gerti Bogdani kane mberritur ne seline blu, ku sipas te dhenave, kryeministri Sali Berisha pritet te mbaje edhe nje konference per shtyp, te paren pas zgjedhjeve te se dieles.

    Ndërkaq, Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, janë takuar dje me Presidentin Bujar Nishani. Fillimisht ka qenë kreu i qeverisë i cili është parë rreth orës 11:00 t’i drejtohet selisë së Presidencës, ku është pritur nga kreu i shtetit për rreth 30 minuta. Në përfundim të këtij takimi asnjëri prej këtyre institucioneve nuk bëri të ditur se cili ishte qëllimi i bisedës mes Berishës dhe Nishanit.

    Pas kreut të qeverisë në Presidencë është parë të hyjë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Takimet e krerëve të Partisë Demokratike në zyrën e kreut të shtetit vijnë dy ditë pas zgjedhjeve dhe në një moment kur është konfirmuar fakti se Aleanca për Shqipërinë Europiane ka fituar zgjedhjet e 23 qershorit me një maxhorancë 84 mandate. Kur kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar deri në fund të të gjithë procesit, ende nga Partia Demokratike nuk ka një deklaratë zyrtare lidhur me rezultatin e votimit.

    Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i demokratëve, ka shkuar në selinë blu për herë të fundit ditën e diel, ku rreth orës 19:00 të asaj dite bëri edhe të vetmen deklaratë për mediat. Dy ditët e fundit, të vetmit zyrtarë demokratë në PD kanë qenë Majlinda Bregu dhe Gerti Bogdani, ndërsa pasditen e djeshme janë parë edhe Astrit Patozi e Flamur Noka.

    Panorama

  4. #4

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Do bente mire te ikte fare nga politika si Nano, dhe mundesisht mos kthehet me.

  5. #5
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Berisha deklaron doreheqjen nga kryetar i PD

    Citim Postuar më parë nga njeriuxp Lexo Postimin
    Shyqyr, me ne fund. 16 vjet me vonese. Ishalla iken dhe konkretisht nga PD, ta lejoje te reformohet. Jo te jape doreheqjen e te vazhdoje ta drejtoje ai, se c'u pa pastaj?
    Ama, po flet me nxitim. Mezi pret ta mbaroje ate dreq fjalimi.
    Jozefina hyri duke qare
    Megjithate, Sali Berisha... faleminderit qe s'bere me shume deme se aq. Faleminderit dhe per te mirat qe ke bere bashke me demet.
    Ja mbaroj dhe ky dreq fjalimi,smund ta mohojm se na emocionoj te gjitheve,pastaj dhe ti dukesh qe paske shkrujt me emocione ketu,lol

  6. #6
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Po me duket se u anullua dalja e tij sot ne oren 20.00.
    Informacionet nga selia thone se Berisha nuk eshte mire fare!
    Mos ti nodhi gjote shkretit se si dum kaq te keqija.
    Le te hiki te boj gjysh.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2013
    Postime
    87

    Për: Berisha deklaron doreheqjen nga kryetar i PD

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Ja mbaroj dhe ky dreq fjalimi,smund ta mohojm se na emocionoj te gjitheve,pastaj dhe ti dukesh qe paske shkrujt me emocione ketu,lol
    Kam 16 vjet qe e enderroj kete cast. Pashe ato grate qe qanin kur po fliste Berisha, si per Enverin. lol Megjithate, Berisha ka merita per guximin ne vitet 1990-1992. Aty s'ia mohoj. Edhe per rruget e bera ne 2005-2013, dhe te mirat ekonomike, edhe pse demet ekonomike ishin me te shumta.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Ky do te ngel ne historin e Shqiptarve bashk me Gjergj Kastriotin , Ibrahim Rugoven , Adem Jasharin ... ky shqiptar i vertet , ky burr shteti qe e solli shqiperin ne keto dite ku tani jemi... ti japim forc dhe te rroj 100 vjet se nje burr si ky lind 1x ne 1000 vjet .... Shqiperia dhe gjith shqiptaret an e mban botes , kosov , macedoni , mal te zi , kosove lindore do ta ndjejm mungesen e ketij burri te madh , do ta kemi veshtir me e gjet zevendesimin e ketij shqiptari te vertet !! Per mua ky ka me mbet gjithmone si njeri me i madh qe ka pas Shqiptaria.

    Te falemnderit President/Kryeminister/Vlla/Shok/Koleg...

    Me respekt.

    A.H/Gjilan.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Thone qe ne politike, njerezit fisnike dallohen kur humbasin, e jo kur fitojne. Kur fitojne te gjithe behen fisnike. Por kur humbasin, njerezit fisnike pranojne fajet e tyre dhe njohin verdiktin e sovranit te tij. Kurse njerezit sojseze ulerrasin, bertasin, trillojne justifikime per vjedhje votash, bojkotojne institucione, vetem e vetem se nuk kane kurajon qe te respektojne voten e sovranit. Edhe ne doreheqjen e tij nga drejtimi i PD, ai i ben nje sherbim te madh vendit. Mbajtja e zgjedhjeve demokratike ne vend dhe njohja e rezultatit te zgjedhjeve nga partite politike, ishin dy kushtet e BE per Shqiperine. Dhe qe te dyja, meritat i takojne qeverise Berisha si ne mbajtjen e zgjedhjeve, si ne njohjen e rezultatit te zgjedhjeve. Si do te reagonte opozita aktuale shqiptare nese ajo do te kish humbur zgjedhjet sic i humben demokratet kete rradhe?!

    Dr. Berisha mund te jete larguar nga drejtimi i PD-se dhe opozites se re, por ai do te vazhdoje te jete nje nga politikberesit me te medhenj ne vend. Ai vazhdon te jete njeriu me i votebesuar ne Shqiperine post-komuniste dhe autoriteti i tij politik nuk shtrihet vetem ne krahun e djathte te politikes, por edhe ne ate te majte. Misioni i tij ne politike do te jete kontributi ne perzgjedhjen e nje lideri te ri politik ne PD dhe opozita institucionale ne Kuvendin e Shqiperise.

    Nese shqiptareve iu deshen 8 vjet per te humbur besimin tek qeverisja e Berishes, kane per te mjaftuar vetem 8 muaj te qeverise Rama per shqiptaret te humbin besimin tek ai dhe politikat e tij! Garancia me e madhe e rikthimit te shpejte te demokrateve ne pushtet nuk e ka emrin Sali Berisha, e ka emrin Edi Rama!

    Largimi i Dr. Berishes nga drejtimi i PD, do te krijoje edhe nje problem te madh per PS dhe kundershtaret e tij te politike, qe politika e vetme qe ata kane ditur te bejne ne keto 23 vjet pluralizem ka qene ajo anti-Berisha.

    Albo

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Lamtumire o Sali ... and don't come back !!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •