Jo mė statuskuo!
RD
Written by bledi kasmi
Friday, 12 July 2013 21:51
Bledi KASMI /
Sali Berisha do tė duhej tė ishte i fundit nė ato 48 orė pas 23 qershorit, i cili mund tė jepte dorėheqjen pėr rezultatin e zgjedhjeve. Nė tė vėrtetė, ai u bė i pari dhe i fundit qė mori pėrgjegjėsinė e humbjes mbi supet e tij. Iku njė Burrė Shteti, por jo buburrecėt e pushtetit.
Ndoshta jemi i vetmi vend nė botė, ku kryetari i opozitės deklaroi 48 orė pas zgjedhjeve se nuk e kishte imagjinuar njė fitore tė tillė. 77 mandate ishte pritshmėria e Ramės. I biri i tij shkonte dhe mė tej nė mos besimin ndaj fitores tė tė atit, kur 5 ditė para votimeve deklaronte nė rrjetin social Facebook, se shqiptarėt mund t’i jepnin njė mandat tė tretė Berishės. Shkuan mė larg edhe nga sa vetė e kishin imagjinuar.
Pėr njė lider si Berisha qė ka dominuar politikėn shqiptare tė kėtij ēerekshekulli, 23 qershori ishte njė rezultat i pamerituar. Jo se ai ishte Sali Berisha, por se kėto 8 vite e bėnė atė Kryeministrin mė tė suksesshėm qė implementoi reformat qė garantonin nga nevojat mė elementare tė qytetarėve dhe deri tek ato mė tė paimagjinueshmet, nga sigurimi i energjisė elektrike dhe dhėnia fund e mbushjes sė ujit me kova nėpėr lagje, e deri tek lėvizja e lirė pa viza dhe rruga e Kombit.
Nuk jemi nė fushatė qė pėrmendja e gjithēkaje tė mirė tė Berishės mund tė ngrejė mė shumė peshoren nė anėn e fitores. Jemi nė postfushatė, ku zakonisht tė mirat harrohen dhe shija e humbjes na bėn qė tė kthehemi dhe tė inatosur tė anatemojmė edhe tė mirėn, duke mos ditur tė ndajmė shapin nga sheqeri.
Ndonjėherė djalli fshihet nė detaje, nė ato detaje qė na kushtuan shumė. “E gjithė pėrgjegjėsia ėshtė e imja”, deklaroi Berisha, ndėrsa pritej tė dilte rezultati zyrtar. Kryeministri duket se kuptoi nė ato orė tė vėshtira se ishte mundur nė kėtė betejė jo nga kundėrshtari, por nga karriget e mbetuara bosh pėr njė kohė tė gjatė nė PD.
Ndoshta u punua me dy shpejtėsi tė ndryshme. Ku nė njėrėn korsi, atė qeverisėse, shpejtėsia ishte maksimale, kurse korsisė partiake nuk iu dha rėndėsia e duhur. Ndoshta lidershipi dhe suksesi i Kryeministrit nė reformat e qeverisė nė vend qė tė motivonte mė shumė “karriget bosh” nė PD i bėri ato inekzistente. I tulati dhe ranė nė njė gjumė letargjik, ku mbizotėronte mendimi se Berisha fiton i vetėm, ndėrsa ne gėzojmė sė bashku.
Fitorja nuk vjen vetė. Ajo kėrkon ekip. Dhe ekipi duhet tė jetė nė lartėsinė e duhur pėr tė luajtur nė tė gjitha frontet, me mish dhe me shpirt.
Fitorja nuk ėshtė romantike. Ajo ėshtė edhe dinake, por mbi tė gjitha kėmbėngulėse. Po nuk e deshe, nuk tė do. Po e injorove, tė injoron, po e harrove, tė harron. Po u ngope shkon me tė uriturin, po u lodhe shkon dhe flirton tjetėrkund.
Fitorja do angazhim dhe pėrkushtim dhe jo arrogancė provincialėsh dhe zengjinėsh tė rinj. Tė bėn pėr ujė tė ftohtė dhe jo pėr xhin apo raki. Kėrkon mendje tė kthjellėt dhe jo mendje tė humbur nėn avujt e alkoolit. Duhet t’i qėndrosh vigjilent dhe jo tė pėrgjumesh nėn sediljet komode.
Njeriun duhet ta shikosh nė sy dhe tė mos fshihesh nėn xhamat e errėta tė syzeve 800 euroshe “Kartier”. Dorėn njerėzve duhet t’ua shtrish jo vetėm kur ua ndien njė pjese, por edhe atėherė kur ata kanė nevojė. Duhet tė dish tė kėrkosh, tė lypėsh, pasi mė parė tė kesh mėsuar se pėr tė marrė duhet qė edhe tė kesh dhėnė. Vetėm mortja merr dhe nuk jep.
Tė qėndrosh drejt njė herė nė katėr vjet, pasi ke qenė i pėrulur pėrgjatė katėr viteve. Nėse ndodh e kundėrta, atėherė tė bėjnė tė zvarritesh. Pėr tė qenė serioz duhet tė largosh karagjozėt. Pėr tė qenė dinjitoz duhet tė braktisėsh qesharakėt. Pėr tė qenė i vėrtetė duhet tė largosh servilėt. Pėr tė mbėrritur tek dija duhet tė shkėputesh nga injoranca.
I harruam kėto dhe menduam se, pėrveē nesh nuk ka kush tjetėr tė fitojė. Sikur tė kishim materializuar nė vota tė gjithė frutet e atyre reformave tė implementuara gjatė kėtyre viteve nė drejtimin e qeverisė nga Berisha do t’i kishim bėrė njerėzit tė kuptonin se rritja e pagave dhe pensioneve nė kėto tetė vite ėshtė shumė herė mė e madhe se 20 mijė lekėshi apo 50 lekėshi i dhuruar nė tė dielėn e nxehtė tė 23 qershorit.
Do t’i kishim bėrė njerėzit tė kuptonin se ai 50 mijė lekėsh i njė dite tė vetme ėshtė shumė herė mė i vogėl se premtimi pėr tė mos pasur rrogė mė tė ulėt se 350 mijė lekėshi dhe paga tė mesme mė tė ulėt se 700 dollarėshi.
Duhej tė materializonim nė vota nė fshat pikėrisht ato miliona e miliona dollarė fonde tė dhėna pėr fermerėt, qė kanė ndėrtuar tashmė njė bujqėsi konkurrente dhe qė ėshtė e gatshme tė garojė me vendet jo vetėm tė rajonit.
Duhej tė materializonim nė vota ato mijėra e mijėra kilometra rrugė qė bėnė, qė e gjithė Shqipėria nga cepi mė i largėt verior deri tek mė i thelli i jugut tė mund tė pėrshkohet nė jo mė shumė se 8 orė, ndėrsa deri para tetė vitesh bėhej pėr dy ditė.
Dhe pėr t’i materializuar tė gjitha kėto, ēelėsi i artė ishte organizimi. Nuk mundėm tė materializonim nė vota atė pėr tė cilėn punuam 8 vite. Bėmė mė tė vėshtirėn, arritėm zhvillimin, bėmė reformat dhe Shqipėrinė tė ndryshojė e shqiptarėt tė prekin Europėn dhe nuk arritėm tė bėjmė mė te lehtėn, tė korrnim frutet e asaj qė kishim mbjellė.
Statuskuoja do tė ishte humbje e re
Ne humbėm qeverisjen, duke harruar PD-nė, tani duhet tė rifitojmė PD-nė pėr tė mbėrritur sėrish tek qeverisja.
Gjatė kėtyre ditėve, deklarata e Berishės ėshtė lexuar nė mėnyra tė ndryshme. Pothuajse askush nuk ėshtė pėrqendruar nė thelbin e saj. Ajo ka tė bėjė me tė ardhmen e PD, motorit tė opozicionit shqiptar. Berisha me dorėheqjen e tij i ka hapur rrugė ndryshimit tė PD.
I ka ardhur fundi statuskuosė nė parti dhe i ėshtė hapur rruga ndryshimit. Kjo do tė ndodhė. Askush nuk do tė mund ta ndalė. Edhe nėse duhet tė kalojė mbi interesa apo konflikte interesi.
Statuskuoja ėshtė armiku i ēdo ndryshimi. Ai ėshtė pengmarrėsi mė i madh. Ai ka fytyrėn e humbjes. Ai ėshtė gremina e tė gjithėve dhe e mira e pakicės. Pėr tė arritur tek ndryshimi duhet tė kalojmė mbi statuskuonė. Kozmetika ėshtė e panevojshme pėr njė parti me moshė 23-vjeēare.
Askush si Berisha nuk e njeh mė mirė PD, askush si ai nuk ia di pikat e dobėta dhe askush si ai nuk e di forcėn e saj. Megjithatė, ai dha shembullin. Ai e dha mesazhin e tij. Duhet ndryshimi. Tė gjithė duhet tė reflektojnė nė kėtė bosht. Ka ardhur ora qė PD tė ecė pėrpara.
Mė 22 korrik, PD duhet tė ndryshojė pėr t’u ringritur. Kjo ėshtė mė e rėndėsishmja pėr t’u kuptuar. Njerėz tė pėrkushtuar dhe jo tė pėrgjumur. Njerėz tė devotshėm dhe jo tė rėndomtė, njerėz idealistė dhe jo materialistė. Baza e ringritjes ėshtė morali. Dhe morali nis nga njerėzit e duhur, nė vendin e duhur dhe nė kohėn e duhur.
Ėshtė absurde tė mendosh se meqė Berisha i mori tė gjitha pėrgjegjėsitė pėrsipėr, askush tjetėr tė mos e ndjejė barrėn e pėrgjegjėsisė me vepra, por vetėm me fjalė. Buburrecėt e pushtetit janė sot politikisht brejtėsit mė tė papėlqyer jo vetėm nė rradhėt e demokratėve, por edhe tė shoqėrisė.
Tani fuqia ėshtė e anėtarėsisė sė PD, e cila ka mjetin pėr tė shkundur aparatin qė ka zėnė ndryshk. Ajo ėshtė e lirė dhe mbi tė gjitha ėshtė e vėrtetė. Ajo pulson me ritėm shumė mė tė shpejtė se e kujtdo burokrati. Ajo ėshtė mė e fuqishme edhe se mendja mė inteligjente, sepse vepron me ndjesinė e zemrės dhe jo me kalkulimet e mendjes.
Krijoni Kontakt