Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    ku o brari
    sinqerisht po pyes uroj te jete mire e mos ket shku per lesh
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    ............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 27-06-2013 mė 02:41

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    Drejtuesi i Rilindjes, si “kapiteni i Titanikut”…?

    KASTRIOT ISLAMI

    Dy leksione ekstreme. Mė 23 shtator 2013 Merkel fitoi mandatin e tretė sepse Gjermania, lokomotiva e Europės, “ėshtė e sigurt nė vetvete, kombėtare dhe liberale”, dhe kėtė ia garanton qasja reformiste e Angela Merkelit nė momentin kur kriza ka mbėrthyer Europėn dhe planetin. Ndėrkohė qė Greqia futet nė njė krizė tė thellė ekonomike e politike pėr shkak tė njė qasjeje tė paqartė tė Papandreut, i cili e konsideron veten qė mė 2009-n si “drejtuesin e Titanikut”, duke e parandier disfatėn nė nėntor 2011.

    1. Drejtuesi i Rilindjes, si “Kapiteni i Titanikut”…
    Tė kthehemi nė Tiranė. Rilindja ėshtė konceptuar dhe po fillon tė zbatohet si “fillim nga zeroja”, njė qasje populiste-antiglobaliste, euforike, triumfaliste, ku fshihet frika e “kapitenit” qė ia kanė lėnė tė minuar Titanikun. Dėshtimi duket probabėl, rreziqet tė larta dhe dėmet tė konsiderueshme. Opozita argumentoi pėrse ėshtė e pamundur dhe e rrezikshme tė “fillosh nga zeroja”. LSI, po ashtu, nė mėnyrė implicite tregoi se nuk ėshtė dakord me “fillimin nga zeroja”, duke shėnuar mosdakordėsinė me Rilindjen. Edhe ndonjė zė i pakėt, por cilėsor nga brenda PS, tha se nuk mund tė ketė “fillim nga zeroja”, duke “prishur gėzimin e festės”. Nė Bruksel i thanė se integrimi nuk mund “tė fillojė nga zeroja”, madje paraardhėsit u vlerėsuan pėr arritjet, dhe Rama nga halli u detyrua tė pranonte diēka. Po ashtu eurodeputetėt i thanė se antikorrupsionin nuk mund ta “fillosh nga zeroja”, duke i kujtuar ta fillojė atė nga “brenda vetes”, por nga sikleti heshti. Nė Kosovė vizita ishte njė leksion qė i kujtoi se po tė tentosh ta “fillosh nga zeroja” mund tė dėshtosh. Reagimi nga shqiptarėt e Maqedonisė pėr deklaratėn me Presidentin e Maqedonisė ishte njė kundėrvėnie ndaj “fillimit nga zeroja”. Ideja pėr njė Republike tė re, madje pėr njė Republikė tė Rilindjes, e cila zėvendėsoi idenė e Politikės sė Re, tė harruar pas humbjes mė 2009-n, mbėshtetet nė “fillimin nga zeroja”. Manifesti i Rilindjes 2013 mund tė quhej Manifest i “fillimit nga zeroja” ose Manifesti antireformist: “Shqipėria s’ka qenė, s’ėshtė, por do tė bėhet nga zeroja”.

    2. “….Nuk mund tė ketė Rilindje pa idealizėm….”!
    Nė Kuvend kėtė e thanė tė gjithė, nė mėnyrė direkte, por edhe indirekte. Por, nė mėnyrė elegante dhe lakonike ia tha dikush brenda gardhit. Njė dokument qė veēse kritikon tė kaluarėn, sheh nė mėnyrė jorealiste tė tashmen dhe nuk pėrmban asnjė pikė idealizimi pėr tė ardhmen, nuk mund tė garantojė sukses, jo mė Rilindje. Njė dokument qė nihilon tė kaluarėn, nxin tė tashmen, nuk ka asnjė shans tė projektojė tė ardhmen, aq mė pak Rilindjen. Shqiptarėt thonė “fshati qė duket nuk do kallauz”, kurse gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ia shkėrmoq mashtrimin duke shkruar se “…nė rrugėn drejt kreut tė qeverisė, Rama ėshtė larguar nga idealet e larta. Prandaj tingėllojnė boshe premtimet e Ramės qė me njė dorė mrekullie nė vend do tė krijohen 300 000 vende pune dhe do tė luftohet me efektivitet korrupsioni”….

    3. “Rilindja”, njė milion shuplakat e maxhorancės godasin 700 mijė fytyrat e minorancės!
    Edhe nėse do tė kishte ardhur koha pėr njė ndryshim tė madh, aq mė tepėr tė cilėsuar si Rilindje, kjo do tė ishte e mundur veēse nėse do tė aplikohej parimi i gjithėpėrfshirjes. Nė Bruksel, eurodeputetėt i kujtuan dhe kėrkuan bartėsit tė Rilindjes se nuk do tė hedhėsh asnjė hap pėrpara nėse nuk merresh vesh me opozitėn, pra nėse procesi nuk ėshtė gjithėpėrfshirės. Kurse nė Tiranė, opozitės 700 mijėshe i pėrmendet nė mėnyrė kėrcėnuese e tė pėrsėritur goditja me “1 milion shuplaka” nė fytyrė e nė kokė. A mund tė ketė integrim kur maxhoranca e godet opozitėn 700 mijėshe me njė milion shuplaka? A mund tė ketė Rilindje kur i deklarohet opozitės 700 mijėshe se dhuna sapo ka filluar dhe kėrcėnohet nga dhuna vijuese njė milionėshe? A mund tė ketė Rilindje pėr vendin kur njė milion rilindės fyejnė, shajnė, kėrcėnojnė dhe godasin me shuplaka pjesėn tjetėr tė popullsisė, 700 mijė votuesit opozitarė? Jo dhe jo!!!

    4. “Rilindja”, Nihilizėm pėr tė shkuarėn e Negativizėm pėr tė tashmen…
    Manifesti i Rilindjesbazohet nė metodėn e nihilizmitdhe negativitetit ekstrem, e nxirrjes se realitetit e aktualitetit nė tė gjithė aspektet,duke paraqitur tė kaluarėn e tė tashmen si rrėnim e shkatėrrim me idenė se gjithcka “fillon nga zeroja” dhe historia fillon nga unė. Dhe kjo jo vetėm si retorikė politike por edhe si metodikė e hartimit tė kėtij dokumenti. Kjo ėshtė njė qasje terėsisht e vjetėr, aspak shkencore dhe revanshiste. Dokumentiti mungon njė analizė e thelluar e arritjeve dhe mosarritjeve nė tė kaluarėn, e mundėsive dhe rreziqeve, e burimeve dhe kapaciteteve tė trashėguara, pra njė pamje realiste tė sė tashmes mbi tė cilin do tė ngrihej themeli i programit tė ardhshėm, sic ndodh normalisht me cdo material-program.

    5. … Dhe Eufori e Triumfalizėm pėr tė ardhmen…!
    Euforia dhe Triumfalizmi ekstrem janė dy penelat qė vizatojnė tė ardhmen. Kjo ka filluar qė nė fushatėn elektorale ku janė lėshuar pa “doganė” premtime tė parealizueshme, populiste, tė fryra e me pritshmėri tepėr tė lartė pėr publikun e biznesin, por fatmirėsisht njė pjesė prej tyre, tė harruara e tė lėna nė harresė, duke mos u pasqyruar nė dokumentin e paraqitur nė Kuvend. Kjo, natyrisht, ka penguar qė tė pėrcaktohen me saktėsi objektivat realistė e tė realizueshėm pėr njė program pėrmes tė cilit pretendohet tė realizohet qeverisja e vendit.

    6. Nuk mund tė ketė “Rilindje” pa qasje reformiste….
    “Dėshirat/objektivat” nuk mund tė garantojnė njė Republikė tė re, e aq mė pak njė Republikė-Rilindje. Mungon fryma Nuk mund tė ketė “Rilindje” pa qasje reformatore, mungon reformizmi pėr tė pėrkufizuar njė Republikė tė re, pėr tė pėrcaktuar njė fazė tė re tė zhvillimit dhe integrimit tė vendit. Konkretisht, nuk flitet pėr reformė kushtetuese nėse do t’i pėrmbaheshim pretendimit ambicioz. Mungojnė idetė pėr njė balancim ndryshe midis pushteteve dhe pėr njė rol tė ri tė qeverisė. Mungon reforma administrative pėr tė vendosur njė balancė tė re midis niveleve tė pushtetit vendor dhe pushtetit vendor e atij qendror. Mungon njė konceptim i ri pėr Drejtėsinė, balancat e saj me pushtetet e tjera. Mungon koncepti reformator bazuar nė kriterin e meritės pėr administratėn publike, etj., etj. Madje nė shumė ide e koncepte ka kthim mbrapa, nė antireformizėm. Mungojnė drejtimet kryesore tė veprimit pėr arritjen e objektivave madhorė. Nuk ka asnjė kalendar veprimesh minimalisht mbi bazė vjetore, gjė qė e bėn tė pamundur monitorimin e zbatimit tė objektivave gjatė gjithė kohės. Mungon lista e projekteve konkrete madhore qė do tė realizohen gjatė 4 viteve. Mungojnė kalkulimet konkrete pėr burimet financiare pėr realizimin qoftė edhe tė “objektivave” tė programit. Mungojnė treguesit sasiorė pėr matjen e nivelit tė realizimit dhe performancės, gjė qė e bėn qeverisjen tė pakontrollueshme dhe, pėr rrjedhojė, tė papėrgjegjshme.

    7. “Rilindja”, qeveri e madhe dhe e kushtueshme….
    Qeveri e madhe ėshtė kthim mbrapa. Nė materialin e Rilindjes nuk bėhet analizė dhe nuk jepen argumente pėrse janė copėzuar disa ministri dhe janė krijuar dikastere tė stėrmėdha. Rritja e numrit tė dikastereve lė hapėsirė pėr tė menduar se kjo strukturė ėshtė ndėrtuar pėr tė kėnaqur orekset e partnerėve nė koalicion. Disa bashkime dhe krijimi i dikastereve tė stėrmėdha duket se ėshtė bėrė pėr tė kėnaqur oreksin e disa ministrave tė preferuar. Me shumė gjasa, njė qeveri kaq e madhe dhe e kushtueshme nuk mund tė jetė efikase, dhe nė kushtet e shtėrngesave financiare e tė njė krize eventuale mund tė rezultojė jofunksionale. Po ashtu kjo qeveri ka shumė gjasa tė bllokohet qė nė muajt e parė pėr shkak tė kaosit apo ngėrēeve qė do tė krijoheshin nga lėvizjet e dikastereve, nga ndarjet dhe bashkimet e dikastereve dhe deri nga spastrimi i administratės.

    8. “Rilindja”, spastrim i politikanėve me eksperiencė, kontribute dhe merita…
    Koncepti antimeritė ėshtė antireformizėm. Pėrbėrja e qeverisė ėshtė ndoshta pėr herė tė parė nė historinė e vendit nga mė kontroverset, mė pak premtuesja pėr sukses dhe mė probabėl pėr dėshtim. Vetėm pjesa e LSI-sė qė ka njė qasje tė pranueshme midis vijimėsisė dhe ndryshimit, midis eksperiencės dhe freskisė. Pjesa tjetėr ėshtė ndėrtuar bazuar nė filozofinė e spastrimit tė individėve me eksperiencė tė nivelit tė lartė qeverisės, e individėve me kontribute e merita dhe profil politik tashmė tė ndėrtuar. Pėr rrjedhojė, qeveria ėshtė klienteliste dhe jesmene (lepe-peqe). Arsyetimi se politikanėt me eksperiencė nė Ekzekutiv (qoftė nga ata socialistė, qoftė nga partitė aleate) duhen pėr tė drejtuar nė Kuvend, ėshtė krejtėsisht i pabesueshėm. Kjo ėshtė njė zgjidhje me impakt negativ pėr interesin publik dhe me ndikim nė stabilitetin e qeverisjes e tė grupit kuvendor. Njė zgjidhje kundėr promovimit sipas meritės e vlerave, njė zgjidhje antireformė.

    9. “Rilindja”: Ndarja e mandatit tė deputetit nga ai i ministrit, problematik…
    Prapa argumenteve pėr avantazhet e ndarjes sė mandatit tė deputetit nga ai i ministrit, me shumė gjasa, nuk ka asnjė dyshim, maskohet qėllimi i vėrtetė i cili do tė jetė me ndikim negativ mbi karrierėn politike. Aplikimi i kėtij mekanizmi do tė ngushtojė hapėsirat e lirisė pėr konkurrencė sipas meritės dhe kontributeve. Nga ana tjetėr, largimi eventual i ndonjė ministri nga qeveria sepse nuk i “pėlqen mė Kryeministrit”, do tė ēonte nė largimin e tij nga politika. Kjo do tė ulte gjithashtu cilėsinė e Kuvendit pėrderisa largimi si ministėr do tė thotė largim edhe nga Kuvendi dhe zėvendėsimi i tij nga njė individ tjetėr pa pėrvojė. Kjo mėnyrė dhe ky mentalitet drejtimi do ta bėnte me shumė gjasa mė instabėl edhe grupin kuvendor, edhe qeverinė dhe dėshtimin e qeverisjes mė probabėl, ndonėse mendohet e kundėrta.

    10. Nė vend tė pėrfundimit: Rilindja e koncepteve tė vjetra antireformė…
    Nė kushtet e njė situate tė brishtė ekonomike, tė vendosur nė kontekstin e situatave tė krizės nė Itali e Greqi, nga analiza e tė gjithė komponentėve tė Rilindjes, materialit programor, strukturės e pėrmbajtjes sė qeverisė, rezulton se ato janė vendosur nė themele tė brishta: nihilizėm e negativizėm pėr tė kaluarėn e tė tashmen dhe eufori ekstreme e triumfalizėm i pajustifikuar pėr tė ardhmen. Pra Rilindja ėshtė mė shumė njė rilindje e koncepteve dhe praktikave tė vjetra antireformiste. Emėrimet e para nė pikat kyēe janė klienteliste e nepotike, pa konkurs dhe me origjinė nga ish-Bashkia e Tiranės, dhe larg premtimeve pėr krijim tė Bazės sė tė Dhėnave me CV profesionistėsh apo emėrime me konkurs. Njė analist amerikan tha se kjo qeveri rrezikohet nga klientela qė bėri shpenzime tė mėdha nė fushatė dhe pret qė ky investim t’i kthehet mbrapsht. Njė gazetė zvicerane tha se Rama nuk do tė mund ta luftojė korrupsionin dhe tė hapė 300 mijė vende pune, se ka hequr dorė nga idealet e vyera. Revista “The Economist” vuri nė plan tė parė rrezikun e qeverisė nga njerėzit me eksperiencė, tė cilėt rrezikojnė stabilitetin e qeverisė e tė Kuvendit. Fortėsia apo brishtėsia, suksesi apo dėshtimi i kėsaj maxhorance varen edhe nga bashkėveprimi PS-LSI. Por ekonomia ėshtė “thembra e Akilit”. Njė ekspert i huaj deklaroi: Dėshtimi ėshtė probabėl nė 95 pėr qind tė rasteve. Alibia se krizėn na e lanė paraardhėsit nuk pėrbėn justifikim. As dhuna e “1 milion shuplakave” kundėr “700 mijė opozitarėve” nuk ėshtė shpėtim…. Tė shpresojmė sė paku vijimėsinė, vijimėsinė dhe ēuarjen pėrpara tė qasjes reformiste, sepse pavarėsisht propagandės dhe demagogjisė sė pabesueshme pėr Rilindjen, askush nuk do tė dėshironte as recesionin dhe as krizėn.

    Panorama

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje
    Politikanet shqipetar, ne vecanti ata ne krye te shtetit, duhet te vleresohen vetem me vepra...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •