Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Vezhguesit vendore: Procesi zgjedhor përgjithësisht i qetë, KQZ punoi mirë

    KVV: Procesi zgjedhor përgjithësisht i qetë, KQZ punoi mirë

    TIRANE- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi sot konkluzionet për procesin zgjedhor, të cilin e vlerësoi si përgjithësisht të qetë, pavarësisht disa incidenteve të vogla dhe ngjarjes së rëndë në Laç, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

    Problemet e konstatuara nga vëzhguesit vendorë gjatë procesit të votimit lidhen me vonesat në hapjen e qendrave, votimet familjare, problemet me kartat e identitetit, problemet për intimidimin e zgjedhësve.

    Në raportin e KVV-së, puna e KQZ-së gjatë ditës së zgjedhjeve konsiderohet e mirë, pavarësisht faktit që ky institucion po funksionon vetëm me 4 anëtarë.

    Lidhur me fushatën elektorale, KVV evidenton se subjektet politike kanë shkelur kodin zgjedhor, duke e filluar fushatën elektorale përpara afatit të përcaktuar në kod.

    RAPORTI I PLOTE KVV
    Shqipëria hyri në këto zgjedhje me një kuadër ligjor të përmirësuar ndjeshëm në reformen elektorale te korrik 2012, gjatë të cilit Kodi Zgjedhor është amenduar në 99 nene nga 186 nene që ka ai, pra në më shumë se gjysmën e dispozitave.

    Ndër ndryshimet më të rëndësishme ishte mekanizmi i procesit të përgatitjes dhe saktësimit të listave të zgjedhësve, procesi i zgjedhjes së kryetarit të KQZ-së, procesi i zbatimit të projekteve pilot të teknologjive të reja, e drejta e investimit të KQZ-së nëpërmjet pakicës së vendimit, afate të prera të hartimit të rregullores, etj.

    Ndërkohë që janë vërejtur edhe një sërë mangësish të cilat janë bërë publike nga Koalicioni në tre raportet e ndërmjetme të publikuara.

    Megjithatë kuadri ligjor është mëse i mjaftueshëm për plotësimin e standarteve të kërkuara si dhe për zgjidhjen dhe adresimin e një sërë shqetësimesh përgjatë procesit.

    Zgjedhjet Parlamentare u mbajtën në një klimë politike të polarizuar, e cila ka ekzistuar që pas rezultatit të kontestuar të Bashkisë së Tiranës, dhe ka vazhduar më pas me shqetësimin permanent të opozitës për dominimin e të gjitha institucioneve të pavaruara nga mazhoranca. Ky polarizim pati një rritje të ndjeshme menjëherë pas kalimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në krahun opozitar, në muajin prill.

    Ky moment thelloi akoma më shumë mosbesimin midis kampeve politike dhe sidomos midis dy partive të mëdha PD e PS, çka u shoqërua me kryerje të veprimeve të njëanshme pa i konsumuar më parë në bisedime politike për situatën e re të krijuar, duke sjellë për rrjedhojë bllokimin e funksionimit normal të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

    Klima në dukje mjaft optimiste për të ardhmen e fushatës zgjedhore, duke patur parasysh diskutimet në distancë të elementëve programorë që përbënin platformat elektorale të dy partive kryesore, pas këtij momenti u përmbys.

    Sërish, kryefjala e axhendave politike të liderëve dhe ekipeve drejtuese të dy partive kryesore, u bë konflikti politik duke akuzuar njëri-tjetrin për prishje të qëllimshme të procesit zgjedhor.

    Kjo klimë e lartë konflikti politik la mënjanë çështje serioze që duhet të adresoheshin nga institucionet përkatëse dhe aktorët politikë si listat e zgjedhësve, zbatimi i teknologjive të reja, etj, madje duke ndikuar jo pak edhe në funksionimin normal të institucioneve lokale dhe qëndrore një pjesë e mirë e të cilave nisën angazhimin gati të plotë në fushatë.

    Fushata elektorale shënoi fillimin zyrtar të saj në kushtet kur pothuajse të gjitha subjektet elektorale kryesore ishin në shkelje ligjore për shkak të fushatës të filluar përpara afatit të përcaktuar.

    Ecuria në vazhdim e fushatës ruajti relativisht në mënyrë të njëtrajtshme tensionin dhe polarizimin me të cilën ajo nisi.

    Ngërci i krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve akoma nuk ka gjetur zgjidhje megjithë ndërhyrjen dhe paralajmërimet e partnerëve dhe faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë, si dhe të aktorëve vendorë.

    Fushata është zhvilluar kryesisht nga liderët e partive dhe është sjellë përgjithësisht rreth tyre, veçanërisht për dy partitë kryesore.

    Tonet në distancë midis dy liderëve kryesorë shpesh janë ngritur duke u përvijuar në sulme të ulta personale dhe aspak dobiprurëse për publikun dhe qytetarin e thjeshtë.

    Në këtë komunikim të acaruar, nuk munguan incidente, deri në kërcënime dhe sulme fizike ndaj kandidatëve.

    Fushata ishte gjerësisht aktive, me shpenzime shumë të mëdha kryesisht në spote televizive dhe mitingje madhështore, e cila është ndjekur me një vëmendje të veçantë nga e gjithe media, nisur edhe nga fakti që mitingjet e mëdha janë regjistruar dhe transmetuar me regji qendrore.

    Gjatë fushatës u përdorën gjerësisht aktivitetet zyrtare shtetërore në funksion të fushatës elektorale, madje ka pasur raste të përdorimit ndjeshëm të burimeve të administratës shtetërore në nivel lokal dhe qendror.
    Nuk mungoi edhe përdorimi i fëmijëve, gjuha jo korrekte dhe premtimet e ekzagjeruara dhe jokorrekte.

    Në përgjithësi dita e votimit eci normalisht, duke përjashtuar incidentin tragjik të ndodhur në Laç ku një shtetas humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, si dhe disa incidente të izoluar ku pati përplasje fizike midis kundërshtarëve poltikë.

    Megjithë tensionin e fshehur në dukje, vazhdimi në tërësi i ditës së votimit ishte e qetë dhe pa incidente të tjera serioze.
    Qytetarët i dhanë mësimin e radhës partive politike duke shkuar qetësisht dhe masivisht në votime.
    Vëzhguesit e Koalicionit raportojnë për një vlerësim pozitiv në shumicën e qendrave të monitoruara.
    Megjithatë u raportuan një sërë shkeljesh si vonesa në hapjen e qendrave të votimit, votimi familjar i përhapur, probleme me karten e identitetit, me presione dhe intimidim të votuesve, etj.

    Ndër vlerësimet për këto zgjedhje përmendim:
    - Megjithe problematiken që shoqëroi vendimmarrjen dhe përbërjen e KQZ-së, KQZ edhe pse me katër anëtarë arriti të menaxhojë mirë procesin e deritanishëm dhe sidomos procesin e ditës së votimit.
    - Fushata elektorale ndryshe nga më parë pati një qasje më të ndjeshme programore ndaj interesave të qytetarëve dhe sidomos në fillimet e saj.
    - Pati një pjesëmarrje aktive të grave dhe të rinjve në fushatë dhe media bëri një pasqyrim të gjithanshëm të saj.
    - Media luajti një rol të cmuar në pasqyrimin me hollësi të fushatës duke bërë vec të tjera analiza të hollësishme mbi procesin, duke lujtur rol investigues dhe sensibilizues shumë të rëndësishëm.
    - Megjithë problemet e mosrespektimit të afateve në lidhje me saktësimin dhe përditësimin e listave të zgjedhësve, pati një pjesëmarrje të konsiderueshmë në votime, si dhe pak vetë rezultuan të mos e kenë emrin në listë apo për pasaktësi të tjera.
    - Funksionimi i KZAZ-ve dhe KQV-ve ka qenë përgjithësisht konsensual dhe i saktë.
    - Megjithë shkeljet e afateve në ndërtimin dhe trajnimin e tyre, komisionet e administrimit të zgjedhjeve arritën të ngriheshin, trajnoheshin dhe funksiononin mire.

    Në tërësinë e problematikës që shoqëroi këtë proces Koalicioni radhit këto shqetësime:
    - Procesi zgjedhor që në nisje të tij me konstituimin e KQZ-së e deri në fund u trajtua më një ndjeshmëri të ulët ndaj zbatimit të ligjit, duke filluar nga institucionet më të larta të shtetit si Presidenti dhe Kuvendi i Republikës.
    - KQZ nuk arriti dot të merrte vendim konsensual të cilësuar as për çështje të thjeshta teknike sikundër ishin ndarja e zonave të administrimit zgjedhor dhe të mandateve për çdo zonë. Madje hoqi dorë nga vendimmarrja me një vendim absurd për të mos marrë vendim.
    - KQZ nuk arriti të miratonte rregulloren e brendshme dhe vazhdon të mbetet pa një të tillë.
    - KQZ dështoi në implementimin e teknologjive të reja që do të përdoreshin.
    - Procesi i përgatitjes dhe saktësimit të listave shënoi shkelje afatesh dhe procese të parealizuara, sikundër parashikoheshin në Kodin Zgjedhor.

    - Vendi hyri në zgjedhje me një sërë dispozitash, formalisht jokorrekte dhe të pavlera, për shkak të mungesës së miratimit të dispozitave të reja të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar.
    - Burimet e administratës qëndrore dhe lokale u përdorën gjerësisht, duke cënuar ndër të tjera edhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarit.
    - Financimi i fushatës së kushtueshme elektorale, është në kufijtë e një mungese të thelle transparence për publikun nisur nga mekanizmi i kontrollit dhe kohës së fillimit të tij.

    Aktualisht Koalicioni është duke ndjekur me vemendje procesin e numërimit të votave në të 89 Vendet e Numërimit të Votave.

    REKOMANDIME
    - KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE
    - Të mbikëqyrë nga afër procesin e numërimit duke i paraprirë çdo situate që mund të dëmtojë ecurinë e këtij procesi. Gjithashtu të sigurojë zbatimin me korrektësi dhe pa ekuivok të ligjit në përmbushjen e detyrave dhe të rolit që kanë KZAZ-të.

    - Të qëndrojë pranë KZAZ-ve duke iu ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme juridike e logjistike si dhe çdo asistencë tjetër të nevojshme për të përmbushur në mënyrë të plotë dhe korrekte detyrat e KZAZ-ve të parashikuara nga ligji për procesin në vazhdim.

    - Të sigurojë ndjekjen me transparencë dhe sipas ligjit të procesit të administrimit nga KZAZ-të dhe të procesit të numërimit nga Grupet e Numërimit të Votave (GNV-të), duke siguruar në mënyrë të padiskutueshme monitorimin e këtij procesi nga vëzhguesit e akredituar, sikundër përcaktohet në ligj.

    - Të marrë masa për funksionimin e teknikës mbështetëse në procesin e numërimit sikundër parashikohet në dispozitat e Kodit Zgjedhor, si dhe të akteve të nxjerra në zbatim nga vetë KQZ, veçanërisht në kohën e detyrueshme që fleta e votimit duhet të qëndrojë në skaner në mënyrë që ajo të shihet qartë nga vëzhguesit e subjekteve elektorale.

    - Të marrë masa për funksionimmin në mënyrë të plotë dhe transparente të sistemit të Dhënies së Rezultateve Paraprake Jozyrtare nga vetë KQZ në faqen e saj të internetit.

    - Të pasqyrojë dhe përditësojë në mënyrë të menjëhershme në faqen e internetit të KQZ-së të gjithë veprimtarinë, praktikat dhe veçanërisht aktet e ndërmarra nga KQZ për procesin në vazhdimësi deri në shpalljen e rezultateve finale.

    - KOMISIONEVE ZONALE TË ADMINISTRIMIT ZGJEDHOR
    - Të orientohen në punën e tyre vetëm nga fryma dhe gërma e ligjit si dhe të sillen aty në mënyrë të paanshme dhe vetëm në zbatim të ligjit pavarësisht se në pozicionet e tyre janë propozuar nga partitë politike.

    - Të marrin masat e duhura për të vendosur kontroll të plotë në vendet e numërimit të votave duke siguruar qetësinë dhe klimën e nevojshme për ecurinë normale të procesit të numërimit.

    - Të mospengojë në asnjë rast, madje, të sigurojë në mënyrë të padiskutueshme praninë e të gjithë vëzhguesve në Vendet e Numërimit të Votave për të siguruar transparencën e procesit sikundër është detyrimi i përcaktuar nga ligji.

    - Të marrin masat e duhura për të mos akredituar më shumë se 3 vëzhgues për Koalicion dhe një vëzhgues për çdo subjekt elektoral për çdo tavolinë numërimi të votave sikundër përcaktohet nga ligji për prezencën e vëzhguesve të subjekteve politike në Vendet e Numërimit të Votave.

    Në rast të ndërrimit të vëzhguesve partiakë, KZAZ-të duhet të bëjë të pavlefshme akreditimet e dhëna më parë për të respektuar numrin limit të vëzhguesve për çdo subjekt elektoral.

    - Të mos lejojë në mënyrë të prerë persona të paautorizuar apo të paakredituar si vëzhgues në ambientet e numërimit të votave, pavarësisht pozitës apo funksionit që mund të kenë individët.

    - Në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, të mos lejojë në mënyrë kategorike prezencën e personave të armatosur në VNV, pavarësisht funksionit dhe pozitës që ata mund të kenë.

    - Të mos lejojë provokime, sharje apo kërcënime që mund t’i bëhen anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave nga vëzhguesit brenda ambienteve të Vendeve të Numërimit të Votave.

    - Të marrë masa dhe të kryejë në mënyrë të detyruar trajnimin e anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave.

    - Të marrë masa dhe të mos lejojë zvarritjen e qëllimshme të procesit të numërimit prej GNV-ve.

    - PARTIVE POLITIKE
    - Të presin me qetësi e maturi administrimin e procesit prej komisioneve kompetente dhe të pranojnë rezultatin e dalë nga procesi i djeshëm i votimit.

    - Të mbajnë në kontroll, të qetësojnë dhe të demotivojnë militantët apo përkrahësit e tyre problematikë pranë vendeve ku po zhvillohet procesi i numërimit.

    - Të tregohen të matur në prononcimet e tyre publike në lidhje me rezultatin, duke vlerësuar dhe i dhënë rolin që i takon Komisioneve të Administrimit Zgjedhor të ngarkuara nga ligji dhe të propozuar nga vetë ata.

    - Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të bëjnë përpjekje maksimale për të plotësuar dhe mundësuar funksionimin në mënyrë të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një domosdoshmëri për mbrojtjen e integritetit të ligjit dhe të institucioneve.

    - Të dënojnë publikisht çdo incident të ndodhur apo shfaqje të dhunshme të përkrahësve të tyre dhe veçanërisht të dënojnë në mënyrë të prerë, si dhe të kërkojnë vendosjen e drejtësisë për të gjitha rastet e dhunës apo incidentet që iu ndodhin gazetarëve apo medias në përgjithësi.

    - MEDIAS
    - Të vazhdojë të pasqyrojë intensivisht, me profesionalizëm, kurajo e vërtetësi gjithë ecurinë e procesit zgjedhor në vazhdim, veçanërisht procesin e numërimit deri në përfundimin e plotë të tij.

    - POLICISE SË SHTETIT
    - Të mbrojë pa ekuivok eksperiencën dhe arritjet shumë pozitive të sjelljes në mënyrë profesionale dhe korrekte vetëm në zbatim të ligjit sikundër në zgjedhjet e mëparshme.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2013
    Postime
    87

    Për: Vezhguesit vendore: Procesi zgjedhor përgjithësisht i qetë, KQZ punoi mirë

    Ishin kapur ne TR disa tipa gjasme elektriciste duke u perpjekur te fusin vota per PD. te deshperuar per pak vota, po me kaq diference s'bejne dot gje kete here, sado te vjedhin

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vezhguesit vendore: Procesi zgjedhor përgjithësisht i qetë, KQZ punoi mirë

    Citim Postuar më parë nga njeriuxp Lexo Postimin
    Ishin kapur ne TR disa tipa gjasme elektriciste duke u perpjekur te fusin vota per PD. te deshperuar per pak vota, po me kaq diference s'bejne dot gje kete here, sado te vjedhin
    E bukura me ju socialistet eshte se jeni te paret te trilloni lajme e akuza per "vjedhje votash", por sa here qe mbahen zgjedhje ne Shqiperi, te vetmet parti e te vetmit kandidate qe ankohen publikish per vjedhje votash, jane partite e majta dhe kandidatet e majte qe dalin si te pavarur. Ata dalin e thone qe komisioneret e PS po na vjedhin votat duke i numeruar si vota per PS. Nuk degjon ndonje parti te djathte apo ndonje kundershtar te Berishes ne spektrin e djathte te thote te njejten gje.

    Si e shpjegon ti kete?

    Ah dhe po. Si i behet halli per ceritifikimin te fitores ne KQZ. Do i lepiji Edi Rama te gjitha te vjellat e tij per KQZ para zgjedhjeve, dhe do u japi urdher atyre te larguarve qe te rikthehen ne KQZ qe te certifikojne voten?

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •