Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Nasip Naço në mitingun e LSI në Berat: Ilir Meta do jetë Kryeministër më 23 qershor

    Nasip Naço në mitingun e LSI në Berat: Ilir Meta do jetë Kryeministër më 23 qershor

    Miting i LSI në sheshin e qytetit. Naço: Meta, lider i së majtës.
    Meta: Kryeministri në largim e ka diskriminuar Beratin.



    Emri:  Meta-Naco-ne-Berat.jpg

Shikime: 687

Madhësia:  65.2 KB

    Pak javë pas firmosjes së koalicionit parazgjedhor mes PS-së dhe LSI-së, zyrtarët e ish-aleatëve të PD-së flasin për herë të parë për Metën Kryeministër pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Deklaratën e ka bërë dje në Berat kandidati për deputet i kësaj partie, Nasip Naço, gjatë mitingut ku ishte i pranishëm edhe Ilir Meta. “Lëvizja Socialiste për Integrim është forca që do të realizojë këtë ndryshim, pasi ne kemi një lidership të provuar në këto vite, që di t’i fitojë zgjedhjet, por edhe t’i mbrojë ato. Ai është Kryeministri më i suksesshëm i së majtës në Shqipëri, është lideri i së majtës, ai është Ilir Meta. Më 23 qershor do të jetë Kryeministri i Shqipërisë dhe ai do të bëjë më shumë se gjithë kryeministrat e tjerë, sepse është djali juaj. Ai ka lindur në këtë qark, do të bëjë për këtë qark dhe do bëjë realitet të gjitha premtimet”, u shpreh ish-nënkryetari i Kuvendit, Nasip Naço.

    Meta
    Nga ana e tij, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, akuzoi Kryeministrin Berisha se nuk ka mbajtur premtimet për investime në qarkun e Beratit. “Dje, kur po kthehesha nga Durrësi, dëgjova një zë të njohur, i cili i premtonte Beratit se turizmi do të rritej në Berat 400 % gjatë katër viteve që do të vinin. Vërtet u habita akoma më tej kur pashë se ky zë i njohur i taktonte

    Kryeministrit në largim, i cili e ka diskriminuar për fat të keq Beratin dhe të gjithë këtë qark si asnjë qytet dhe asnjë qark tjetër në të gjithë Shqipërinë gjatë këtyre 8 viteve. Ai dhe qeveria e tij jo vetëm që nuk kanë dëgjuar zërin tuaj dhe shqetësimet tuaja, por njëkohësisht nuk kanë dëgjuar as zërin tim”, tha Meta, duke vijuar: “Sepse atij (Berishës) i ka mbetur ora për fat të keq në këtë qark, në referendumin e vitit 1994. Po të tregonte kujdesin më minimal, të tregonte përgjegjshmërinë dhe dhembshuri të pakët që mund të tregohej ndaj këtij populli, por edhe ndaj vlerave të jashtëzakonshme kulturore, muzeale dhe historike që i takojnë qytetit të UNESCO-s”. Meta tha më tej se një pjesë e fondit prej 5 milionë eurosh që Parlamenti miratoi për rrugën Lushnjë- Berat, kanë shkuar për kompanitë që lobojnë në favor të qeverisë. “Ne vërtet pas 23 qershorit nuk do ta presim Sali Berishën si Kryeministër, sepse ai me votën tonë, me votën tuaj dhe gjithë shqiptarëve do të shkojë në opozitë. Por, ne do ta presim si turist që të vizitojë kalanë, do ta presim si turist në Malin e Tomorit për pelegrinazh, do ta presim si turist në kanionet e Osumit, sepse ne e kemi zemrën të madhe dhe të gjerë”.


    ADI SHKEMBI

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Nasip Naço në mitingun e LSI në Berat: Ilir Meta do jetë Kryeministër më 23 qers

    Meta: Deklarata e Naços është dëshirë individuale

    Kreu i LSI flet pas mitingut të Beratit: Koalicioni, në sintoni të plotë. “Objektiv fitorja. Çështjet e tjera, sipas rregullave të demokracisë”
    Ilir Meta e cilësoi si dëshirë të Nasip Naços deklaratën e tij që pas 23 qershorit kreu i LSI-së të jetë Kryeministër i vendit. Në një konferencë për shtyp një ditë pas mitingut të Beratit, ku u bë edhe deklarata e ish-nënkryetarit të Kuvendit, Meta tha se koalicioni i majtë është i përqendruar vetëm te fitorja e zgjedhjeve.
    Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit, Nasip Naço deklaroi se ju do të jeni Kryeministri i ardhshëm. Në të gjitha mediat, titujt kryesorë janë fokusuar te kjo deklaratë. Cili është komenti juaj?
    E para, pa asnjë diskutim që objektivi kryesor i LSI-së dhe i imi si kryetar i saj është fitorja e Aleancës për Shqipërinë Europiane më 23 qershor dhe sigurisht arritja e një rezultati historik, dhe i tillë do të jetë, për LSI-në. Lidhur me deklarata të caktuara, mendoj se ato nuk na shmangin nga objektivat kryesorë që ne kemi dhe njëkohësisht, sikurse u konfirmua edhe në konventën e organizuar nga PS-ja, koalicioni është në një sintoni të plotë dhe me një rritje të jashtëzakonshme të frymës së bashkëpunimit, gjë që thellon çdo ditë fitoren e 23 qershorit.
    Kjo do të thotë se LSI-ja synon të jetë forcë kryesore në koalicionin e majtë në zgjedhjet e 23 qershorit?
    Në qarkun e Beratit, pa diskutim.
    Rama ka deklaruar se në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes PS-LSI nuk është diskutuar konkretisht se cili do të jetë Kryeministri i ardhshëm. A mund të na thoni ju nëse keni biseduar për një çështje të tillë?
    Ne kemi rënë plotësisht dakord që Doktori të mos jetë më Kryeministër. Dhe ajo që është më e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë është fitorja e opozitës së bashkuar. Kjo është një ngjarje plotësisht e sigurt dhe diferenca do të jetë e jashtëzakonshme, mbi 200 mijë vota. Çështjet e tjera janë në përputhje me të gjitha normat dhe rregullat e demokracisë. Marrëdhëniet tona me Partinë Socialiste janë mjaft konstruktive, natyrisht edhe me forcat e tjera të koalicionit opozitar, dhe të tilla do të vazhdojnë të jenë edhe pas 23 qershorit, në mënyrë që ne t’u qëndrojmë besnikë të gjitha atyre parimeve të cilat u firmosën në deklaratën e Shkodrës.
    Kur thoni “epoka e re”, e thoni me ju Kryeministër?
    Epoka e re e një Shqipërie që ecën pa u ndalur në rrugën e integrimit europian. Z. Berisha ka një problem të madh, sepse ai nuk ka vullnetin që t’i votojë tri ligjet gjatë këtyre ditëve kur përfundon edhe mandati i këtij Parlamenti, pasi është i kompleksuar që ky propozim vjen nga LSI-ja, dhe LSI-ja tashmë është pjesë e opozitës. Dhe natyrisht që, për t’iu shmangur pikërisht këtij angazhimi, i cili duhet të jetë në radhë të parë në interes të vendit dhe jo thjesht të kalkulimeve elektorale për 23 qershorin, kalon në marifete të tilla.
    Z. Meta, pra koalicioni i majtë ka dy kandidatë për Kryeministër?
    Koalicioni i majtë ka një objektiv të vetëm, që është fitorja plebishitare dhe është në një sintoni të plotë. Të tjerat janë deklarata dhe dëshira të individëve të caktuar, ashtu sikurse edhe z. Berisha ka ëndrrat e tij dhe vazhdon të shohë ëndrra me sy hapur përsa i takon datës 23 qershor dhe 24 qershorit.

    Adi Shkembi/Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Nasip Naço në mitingun e LSI në Berat: Ilir Meta do jetë Kryeministër më 23 qers

    Për kryeministrin, Naço: S’tërhiqem për Metën, Rama: E cakton Kushtetuta

    Deklarata e deputetit të LSI ngjall polemika.

    Meta s’e mohon.

    Kreu i PS: Fjali me entuziazëm fushate.

    Milo: Po ngrihen djajtë e së kaluarës


    Kreu i PS-së reagon pas deklaratës së Naços: Nuk funksionon asnjë diversion mbi fjali me entuziazëm fushate.
    Rama: Kushtetuta përcakton kryeministrin. “Kush do jetë kreu i qeverisë pas fitores, është gjëja më e thjeshtë”

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar dje pas deklaratës së deputetit të LSI-së, Nasip Naço, se pas 23 qershorit Kryeministër do të jetë Ilir Meta. Duke ndjekur nga afër përgatitjet e stafit të PS-së për skenën e ditës së dytë të konventës së programit, lideri i opozitës e quajti deklaratën e zyrtarit socialist një fjalim mes entuziazmit të fushatës. Sipas tij, LSI-ja është pjesë e aleancës që po udhëheq PS-ja. “Të jeni të sigurt se asnjë lloj diversioni mbi fjalimet apo fjali të thëna mes entuziazmit të fushatës elektorale nuk funksionon. Aleanca për Shqipërinë Europiane është kompakte. Partia Socialiste është forca udhëheqëse e kësaj aleance në kohezion dhe sintoni të plotë me LSI, si pjesa tjetër e boshtit strategjik të aleancës dhe së bashku me gjithë aleatët e tjerë”, u shpreh Rama. Kryetari i Partisë Socialiste u shpreh më tej se për t’i dhënë përgjigje interesimit të gazetarëve lidhur me faktin se kush duhet të bëhet Kryeministër, shërben ligji themeltar i shtetit. Rama theksoi se Kushtetuta zgjidh çështjen e drejtimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 23 qershorit. “Mos kini as merakun më të vogël, sepse se kush do të jetë Kryeministri pas fitores është gjëja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për t’u zgjidhur, bazuar mbi çfarë thotë Kushtetuta dhe çfarë thotë vullneti i popullit. Kështu që në këtë pikë më vjen keq, po nuk keni çfarë peshkoni, edhe pse tani Saliu ka mbetur mbas ngjalave dhe i duhet të peshkojë kudo ku sheh një mundësi për të peshkuar dhe përgjithësisht po peshkon në tokë të thatë”, tha më tej lideri i opozitës.

    Kushtetuta
    Ligji themeltar i shtetit parashikon në një nen më vete momentin kur në përfundim të zgjedhjeve ose në rast se vendi mbetet pa Kryeministër, kush e merr drejtimin e qeverisë. Konkretisht, në nenin 96 të Kushtetutës specifikohet se Kryeministri i ri vjen si propozim i partisë ose koalicionit të partive që kanë më shumë vend në Parlament. “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend”, thotë pika 1 e nenit 96. Sipas Kushtetutës, në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve. “Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin”, thuhet më tej në Kushtetutë.

    Kushtetuta

    Neni 96

    1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
    2. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.
    3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
    4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.


    ADI SHKEMBI
    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Nasip Naço në mitingun e LSI në Berat: Ilir Meta do jetë Kryeministër më 23 qers

    Koka: S’ka pakt me PS për Kryeministrin e ri. Meta, nëse LSI del forca e parë

    Deputeti i LSI flet per “Panorama” pas deklaratës së Naços: Duka s’na dëmton.
    “Meta Kryeministër, nëse LSI del forca e parë e koalicionit”
    Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka, deklaroi dje për “Panorama” se marrëveshja e firmosur midis kryesocialistit Edi Ramës dhe kreut të LSI-së Ilir Meta nuk parashikon se kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i vendit nëse fiton e majta.
    Koka theksoi gjithashtu se LSI në këto zgjedhje synon të marrë jo më pak se 15 deputetë në të gjithë vendin.
    Zoti Koka, kolegu juaj Nasip Naço ka deklaruar se Kryeministri i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, nëse fiton e majta, do të jetë zoti Ilir Meta. Kjo deklaratë është dëshirë e zotit Naço, apo mbështetet edhe nga ju?
    Çdo forcë politike dëshirën e saj e ka që lideri i saj të behët Kryeministër për sa kohë që hyn në garë për të fituar. Dhe sigurisht, siç e parashikon Kushtetua, nëse del forca e parë, mundet Kryeministër kryetari i forcës politikë të parë. Dëshira e zotit Naço sigurisht përkon, sepse është kandidat i LSI-së dhe zoti Meta është kryetari i kësaj partie. Dëshira e Naços është që të jetë forca e parë në Berat dhe nëse kjo ndodh në të gjithë Shqipërinë, është një gjë normale.
    A është edhe dëshira juaj që zoti Meta të jetë Kryeministër?
    Nëse ne do të jemi forca e parë politikë brenda koalicionit të majtë, sigurisht që Metës i takon të jetë Kryeministër.
    A mendoni se e dëmton fushatën e opozitës dhe të majtës kur janë dy kandidatë për Kryeministër?
    Nuk është transmetuar në elektorat e njëjta gjë. Zoti Rama dhe zoti Meta janë eksponentë të rëndësishëm të forcave politike dhe unë besoj që edhe zoti Naço kërkoi të identifikojë pikërisht vlerat e zotit Meta. Ne kemi një marrëveshje të firmosur në Shkodër dhe jemi pra në koalicion. Qëllimi ynë i përbashkët është që të bëjmë rrotacion politik dhe sigurisht brenda atij morali politik çdo forcë politike që do të këtë maxhorancën brenda koalicionit, do të ketë edhe Kryeministrin.
    A është pjesë e marrëveshjes së kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i vendit nëse e majta i fiton zgjedhjet? A është përfshirë kjo pikë në marrëveshjen e nënshkruar nga dy liderët, Rama dhe Meta?
    Nuk mund të flas hollësisht për këtë marrëveshje. Marrëveshja jonë është pikërisht për të qenë aleatë në një koalicion parazgjedhor dhe për të mundësuar rrotacionin politik. Detaje të mëtejshme në marrëveshje, ne dijeninë time, nuk janë.
    Në mendimin tuaj, a do të ishte më mirë që në marrëveshjen e firmosur nga Meta dhe Rama të ishte vendosur edhe se kush do të jetë Kryeministri i ri?
    Unë besoj se kjo është e zgjidhur. Në mënyrë logjike, kushtetuese dhe morale, forca e parë politike brenda koalicionit ka të drejtën të propozojë dhe të këtë Kryeministrin.
    Zoti Meta, në një deklaratë për mediat, nuk e mohoi faktin se pretendonte për postin e Kryeministrit, ndërkohë zoti Rama deklaroi se Kushtetuta e ka të qartë se kush bëhet Kryeministër i vendit? Si i komentoni këto “replika” në distancë?
    Unë e ndoqa zotin Meta në deklaratën e tij dhe ai ishte korrekt në qëndrimin e tij. Ai iu referua marrëveshjes së Shkodrës ndërmjet PS dhe LSI. Marrëveshja në tërësi me aleatët e tjerë të firmosur nga zoti Rama. Dhe të dy kryetarët thanë që është Kushtetuta që përcakton se kush do të jetë Kryeministri i vendit. Pra, nëse do të ketë rrotacion të dy lanë të nënkuptohet, ose dikush të kuptohet dhe tjetri të nënkuptohet, që ai që ka maxhorancën brenda koalicionit të majtë, ka të drejtën të krijojë qeverinë.
    Zoti Koka, sipas jush sa mandate pretendon Lëvizja Socialiste për Integrim në këto zgjedhje?
    LSI është në një terren më të favorshëm se ai i vitit 2009. Çdo shifër e thënë tani do të ishte thjesht një parashikim, por ne jemi në lojë të paktën të mos kemi nën 15 mandate. Dhe formula dhe Kodi Zgjedhor favorizon disa qarqe, ku ne në 2009-n, për efekte të pragut të lartë dhe të formulës përjashtuese, na mundësoi që të mos merrnim mandate në Elbasan, Vlorë dhe disa qarqe të tjera të Shqipërisë. Në rastin në fjalë, duke qenë në aleancë, favorizon të dyja forcat dhe deri diku favorizon LSI dhe deri diku PS-në.

    (Intervisten e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)

    FATION BINJAKU
    Panorama

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Nasip Naço në mitingun e LSI në Berat: Ilir Meta do jetë Kryeministër më 23 qers

    Kush kërkon ta vrasë Ramën?

    Nga Andi Bushati

    Në mini-dokumentarin që u shfaq gjatë prezantimit të Edi Ramës në Vlorë, pati një episod mjaft domethënës që u kalua pothuajse në heshtje nga mediat dhe komentatorët. Aty nga mesi i këtij materiali, bashkëshortja e kandidatit për kryeministër, tregoi një ndodhi të dy viteve më parë. Sipas rrëfimit gati epik të Linda Ramës, në 28 janarin e vitit 2011, ka pasur një plan për vrasjen e kreut të opozitës. Më saktë, për të qenë konkret me citimin që gjithkush mund ta shohë në You Toube, për “eliminimin fizik të tij”. Fjala është për atë ditë kur opozita e bashkuar siç quhej atëherë, vendosi të bëjë një miting përkujtimor për viktimat e 21 janarit. Eshtë ai mitingu i famshëm pas të cilit Berishës iu dha përkohësisht etiketa e burrit të shtetit dhe ku opozita fitoi gjithë mërinë momentale të ndërkombëtarëve, pasi nuk e dëgjoi këshillën e tyre për anulimin e atij kortezhi të përmortshëm. Gjithnjë, sipas Linda Ramës, në vigjilje të kësaj ngjarjeje, “agjenci serioze” e lajmëruan burrin e saj se po i kanosej jeta. Ky fakt në vetvete është shumë i diskutueshëm. Cilat qenë këto agjenci serioze? Edhe nëse ekzistojnë, a ka qenë real paralajmërimi i tyre? Edhe nëse ai është bërë vërtet, a mund të ketë qenë thjesht një lojë e të huajve për të arritur të njëjtin qëllim, atë të zmbrapsjes së një demonstrate tjetër, që mund t’i shtonte trazirat që kishin arritur kulmin pas vrasjes me gjakftohtësi në bulevard?

    Natyrisht, zëra të tillë nuk dëgjohen sot për herë të parë. Gjithkush e mban mend se me këtë ngjarje u mor dhe policia shqiptare madje dolën dhe emrat e atyre që patën planifikuar krimin. E gjithë kjo ndodhte në një situatë të nxehtë politike. Kryeministri Berisha e kërcënoi publikisht Ramën me shprehjen e famshme: “provoje po ta mbajti”, të përsëritur disa herë. Shumëkush nga gazetarët dhe njohësit e mjediseve politike i kanë dëgjuar me veshët e tyre (edhe mua më ka ndodhur) shumë nga hierarkët e shumicës, ta përsërisin në tavolina të njëjtin qëndrim, madje edhe me shprehjen: “këtë radhë do t’i ikë koka”.

    Por, është e vështirë të mendohet se ky kërcënim, përpos të qenit një lojë politike, sa e egër po aq dhe e ulët, të ishte edhe një plan serioz. Një projekt për vrasjen e liderit të opozitës.

    Por, rrëfimi që shfaqet në dokumentarin e Ramës nuk përfundon këtu. Aq sa u tha, mund të merret thjesht si një abuzim i lehtë me publikun apo me ato agjenci, sekretin e të cilave nuk e ruajtën në Tiranë. Ajo që ndodhi në vijim është edhe më e rëndë. Në intervistën e saj, zonja Rama tregon për natën e gjatë, që ndau çastin e marrjes së lajmit me agimin e ditës së protestës. Sipas asaj që thotë ajo- dëshmitarja e vetme e kësaj nate pagjumë- Edi Rama paskësh thënë se ai nuk e anulonte mitingun e 28 janarit, qoftë edhe me koston e humbjes së jetës së tij. Dhe këtu arrin kulmi. Sepse në fund të fundit, kjo jetë nuk vlente hiç më shumë se jeta e katër të vrarëve të 21 janarit. Se vënia e saj në rrezik kishte shumë më pak rëndësi sesa tulatja apo frikësimi i opozitës.

    Pyetja e parë që të vjen në mendje është: e përse na duhej ky rrëfim? Për të treguar vendosmërinë e Ramës? Për të nxjerrë figurën e liderit që qëndron me masat si i barabartë mes të barabartëve, aq sa jeta e tij vlen njësoj me të tyren? Për të hyjnizuar rrolin e udhëheqësit që vë interesin e përgjithshëm mbi atë personal?

    I gjithë ky rrëfim nuk do të kishte asnjë vlerë sikur ai të qe rrëfimi i një gruaje shtëpie, i një familjareje të merakosur, i bërë në tryezë me shoqet duke gjerbur një kafe të rastësishme. Por ai nuk është i tillë. Ai nuk shpreh shqetësimin e sinqertë të një bashkëshorteje për njeriun e saj të kërcënuar. Ai nuk shpreh merakun e një familjareje për të afërmin e saj që i kanoset qoftë edhe një rrezik minimal apo i shpikur. Po të qe i tillë, ai nuk do ta kishte kapërcyer pragun e bisedave me mikeshat. Jo, ai nuk është një shqetësim familjar, ai është një akt politik. Sepse ai është bërë si një rrëfim enkas për fushatën elektorale. Askush nuk mund ta mohojë se zonja Rama mund të ketë qenë vërtet e shqetësuar – ashtu siç mund t’i ndodhë çdo gruaje- në natën e 27 janarit të dy viteve më parë. Por fakti se ky shqetësim e ka kaluar filtrin e këshilltarëve për komunikimin të kandidatit për kryeministër e zhvesh atë nga xhenuiniteti familjar. Fakti se ai është përdorur me qëllime të pastra politike e bën atë të diskutueshëm.

    Dhe këtu kthehemi tek pyetja e mëparshme: po përse vlen atëherë ky rrëfim? Çfarë domethënie ka ai si akt politik? Të tregojë për një lider të fortë? Të na flasë për një hero pozitiv, sipas përcaktimit që këtij termi i bënte arti i dikurshëm i soc- realizmit? Të na dëshmojë për një “super man” që është i gatshëm të sakrifikohet për një ide dhe parim të tij. Të na vizatojë një lider të gatshëm për t’u martirizuar për hir të interesave të popullit opozitar?

    Po ta shohësh frymën e të gjithë mini-dokumentarit që u shfaq në Vlorë, këto pikëpyetje marrin edhe më shumë kuptim. Aty, Edi Rama nuk përshkruhet si një politikan normal. Ai aty është njeriu që nuk lufton për karrige, por për bindjet e tij, njeriu që ka vetëm një synim: të lërë emër të mirë në historinë e këtij vendi.

    Po a është ky roli i Edi Ramës, ai i një misionari që ashtu si katër vite më parë, po ritenton të imponohet edhe këtë fushatë? Askush nga ata që dëshirojnë fitoren e tij, por aq më shumë ata që kërkojnë largimin me çdo kusht të kryeministrit aktual, nuk kanë nevojë për një Edi Ramë të tillë. Atyre nuk i duhet as superheroi, as Lei Feni dhe as profeti që do t’i rilindë. Atyre në këto momente u duhet vetëm një politikan i aftë, që mos të bëhet pengese për të ndalur frymën anti- Berishë. Kaq, asgjë më shumë. Një njeri i thjeshtë dhe i zakonshëm, pas lodhjes tetëvjeçare me një kryeministër që zotohej se do t’u nxinte kundërshtarëve fytyrën si këpucë, me një kryeministër që u shpallte rininë e përjetshme nga thellësitë e ujërave të Jonit dhe fitoret e pafundme nga lartësitë e murit të madh kinez. Atyre u duhet thjesht një politikan normal, një formulë që funksionoi në Francën e Sarkozisë e që nuk ka si mos triumfojë në Shqipërinë e Berishës. Boll të bëjë kaq dhe Edi Rama e ka kryer detyrën me të gjithë ata për të cilët ishte i gatshëm të sakrifikohej dy vite më parë. Fabulat e tjera janë thjesht broçkulla. Rrëfimet me vrasje, vetëmohim dhe heroizëm janë përralla që nuk zënë vend. Ato janë tentativa qesharake për të vizatuar njeriun e jashtëzakonshem, që është në fakt vrasësi i vërtetë i atij që mjafton për të mundur Berishën.

    Tema
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-05-2013 më 17:56
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Nasip Naço në mitingun e LSI në Berat: Ilir Meta do jetë Kryeministër më 23 qers

    ahahah kur lexoj deklarata te tilla me duket sikur jane 3 poste per kryeminister ne Shqiperi lol. Nuk jam shume e dhene mbas politikes por deri tani asnje prej ketyre qe pretendojne te behen kryeministra s'kane thene cila eshte their agenda. Kush te sulmoj me teper kundershtaret!
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Nasip Naço në mitingun e LSI në Berat: Ilir Meta do jetë Kryeministër më 23 qers

    Meta: Nuk kemi diskutuar me Ramën për kryeministrin, por nuk do kushtëzojmë

    Intervistoi Ilir Babaramo

    Z. Berisha ka ofruar dy opsione pwr KQZ. E para që të sillni tre emra të tjerë ju si opozitë, të zëvendësoni download (9)emrat vakantë, dhe e dyta që ata që kanë dhënë dorëheqjen të rikthehen sepse dorëheqja e tyre nuk është certifikuar nga KQZ?

    Dorëheqjet e tyre janë individuale. Ndërsa përsa i takon çështjes së rikthimit të besimit te KQZ-ja, kjo mund të ndodh vetëm nëse ka një reflektim të z. Berisha për atë që ndodhi.

    Çfarë nënkuptoni me reflektim?

    Në rast se ka një rishikim të kompozimit të KQZ.

    Atëherë nëse Berisha nuk tërhiqet, KQZ-ja do të vazhdojë të jetë me katër anëtarë?

    Ta mbajë KQZ-në si të dojë. Në rast se nuk ka rikthim të integritetit të KQZ-së nuk ka arsye pse të bëhemi pjesë e kësaj që ka ndodhur.

    Z. Meta, e keni ambicien për të qenë për herë të tretë Kryeministri i vendit?

    Fakti që e djathta është kaq e angazhuar në debatin se kush do të jetë Kryeministër nga e majta është tregues i kapitullimit të tyre, pra që e kanë pranuar që z. Berisha do të vazhdojë të mbajë detyrën deri më 23 qershor dhe më pas i takon së majtës për të formuar qeverinë si produkt i një mazhorancë të re që do të lindë me votën e shumicës së shqiptarëve më 23 qershor. Për pyetjen tuaj më specifike mund t’ju them se objektivi im kryesor dhe i LSI-së është fitorja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane më 23 qershor, realizimi i një ndryshimi i cili e forcon stabilitetin e vendit dhe që krijon një bazë objektive për një frymë më të gjerë bashkëpunimi në vend, ndryshe deri më tani ku si rezultat i konfliktualiteti dhe i dëshirës për të vënë njëri -tjetrit në pozitë sa më të vështirë kemi pasur këtë ngërç i cili ka sjellë vonesa edhe në çështjen e integrimit, por edhe probleme të tjera të cilat reflektojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

    E keni diskutuar me Ramën se kush do të jetë kryeministër pas ardhjes në pushtet ?

    Nuk kemi hyrë në çështje konkrete. Por unë mendoj se çdo çështje ka të bëjë me respektin për votën e qytetarëve shqiptarë dhe në përputhje me rregullat e demokracisë, ka Kushtetutë dhe votë.

    Çfarë parashikon Kushtetuta?

    Kjo është një çështje tjetër. Kushtetuta tregon në mënyrë të qartë sesi ndërtohet dhe formohet qeveria e re. Nuk do të ketë besoj asnjë problem serioz për të vazhduar këtë marrëdhënie konstruktive, që nga marrëveshja e Shkodrës edhe më pas për të përfunduar të gjitha marrëveshjet me Brukselin brenda tetë viteve për ta kurorëzuar me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Të gjitha sondazhet tregojnë se fiton e majta mirëpo Partisë Socialiste i duhen edhe votat e LSI-së për të formuar qeverinë. Ju do ja jepnit votën tuaj z. Rama për të krijuar qeverinë si kryeministër?

    Unë mendoj se qeveria pas 23 qershorit do të jetë një qeveri e përbashkët e tw gjithë opozitës së sotme ndoshta duke i shtuar edhe elementë të tjerë, dhe në këtë kuptim nuk bëhet fjala për qeverinë e këtij apo qeverinë e atij, por bëhet fjalë për një produkt të vullnetit të shumicës së qytetarëve shqiptarë.

    Pra do të ketë negociata mes jush dhe z. Rama se kush do të jetë kryeministër?

    Kjo nuk duket se është një çështje kaq e rëndësishme. Ajo që është e rëndësishme është të ecet drejt një qeverie e cila përballon me energji dhe dinamizëm problemet më akute ekonomike, sociale që ka krijuar qeverisja aktuale.

    Në qoftë se z. Berisha i duhen votat e LSI-së për të krijuar shumicën dhe ju ofron postin e kryeministrit, ju do e pranonit?

    Mendoj se kjo është një pyetje pa vend sepse duke u pozicionuar për koalicionin parazgjedhor jemi të pozicionuar edhe për koalicionin paszgjedhor dhe njëkohësisht nuk ka qenë dhe nuk mbetet një problem kaq serioz për mua çështja e realizimit të marrjes së një funksioni të tillë, për më tepër mos harroni që unë këtë detyrë e kam pasur shumë kohë më parë. E rëndësishme është që vendi të realizojë ndryshimin që pritet dhe që do të ndodhë në mënyrën më civilizuese, larg konflikteve të panevojshme, të cilat mund të dëmtonin imazhin e zgjedhjeve dhe të hyjmë në një frymë të re bashkëpunimi në gjithë jetën politike shqiptare pas 23 qershorit.

    Këta elementë të rinj që ju thoni se do të hyjnë a mund të jenë një pikë kontakti një pikë konsensusi e formimit të qeverisë, një kryeministër dhe i PS-së dhe i LSI-së?

    Qeveria nuk ka nevojë të ketë dy kryeministra sepse nuk ekziston asnjë arsye për këtë gjë. nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë. I vetmi shqetësim thjeshtë është një engledisje e cila ka përfshirë mazhorancën aktuale e cila e bindur se do të humbasë thjesht kërkon të kalojë këto ditë të fundit në mazhorancë duke u përqendruar më shumë se sa duhet në këto elementë.

    Pra nuk do ta kushtëzoni z. Rama për të qenë ju Kryeministër dhe për të krijuar ju qeverinë?

    Po harxhojmë shumë kohë për një çështje që nuk më duket kaq e rëndësishme, madje do të thosha që nuk është ky problemi kryesor i askujt dhe as i atyre që do të votojnë për këtë mazhorancë të re. Ata kërkojnë ndryshim, ata kërkojnë një rritje përgjegjshmërie nga e majta në radhë të parë që peshën kryesore politike dhe të gjithë elementët e tjerë opozitarë. Dhe ne të gjithë do t’i përgjigjemi pozitivisht kësaj kërkese.



    Ka një garë mes strukturave të PS-së, të cilët pas deklaratave të z. Naço artikulojnë gjithnjë e më shumë e gjithnjë e më fort “Rama kryeministër”, por ndërkohë në mënyrë konsistente përfaqësues të LSI-së thonë se “ne duam Metën Kryeministër”…

    Nuk ekziston një garë e tillë. Secili ka dëshirën e tij dhe kjo është motivuese për anëtarët, për simpatizantët. Gara e vërtetë është me mazhorancën e z. Berisha dhe kjo garë do të fitohet bindshëm.

    Gjithsesi, nuk ma dhatë përgjigjen nëse do t’ia jepnit pa kushte votën Edi Ramës për t’u bërë Kryeministër..

    As kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Për ne është e rëndësishme një mazhorancë dhe një qeveri e angazhuar për të përballuar problemet më të mprehta ekonomike dhe sociale të vendit dhe e dytë për të përshpejtuar reformat e integrimit evropian të vendit. Por ne nuk kemi paragjykime të tilla që të përjashtojmë cilindo që hap një perspektivë pozitive për vendin, ku e gjejnë veten të gjithë të rinjtë progresistë.

    Rama a është një i tillë?

    Përse jo.

    A do të kushtëzoni votat e LSI-së me të qenurit tuaj kryeministër, sepse të gjithë thonë se keni qenë kryeministri më i suksesshëm i së majtës?

    Nuk ka asnjë arsye që të kushtëzojmë sfida shumë të rëndësishme për vendin, për gjithë opozitën e sotme dhe mazhorancën e nesërme për ambicien e cilitdo. Këtu kemi të gjithë një ambicie shumë të madhe: Shqipëria të jetë vend demokratik. Të mos jetë gjysmëdemokratik siç kemi një gjysmë KQZ-je. Ne nuk duhet të jemi një vend që të kemi këto probleme sepse kemi tashmë 22-23 vite në demokraci, në pluralizëm, jemi anëtar i NATO-s, kemi një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë rajon dhe natyrisht sipas rregullave të demokracisë askush nuk mund të jetë i përjetshëm në pushtet apo të qeverisë. Objektivi kryesor duhet të jetë të gjithë të ndihmojmë vendin të ecë më shpejt në rrugën e progresit dhe të zhvillimit.

    MAPO

  8. #8

    Për: Nasip Naço në mitingun e LSI në Berat: Ilir Meta do jetë Kryeministër më 23 qers

    Njeriu i duhur per kryeminister. Dha doreheqjen kur u akuzua per abuzime dhe la gjykatat ta trajntonin si nje qytetar te thjeshte dhe provat i dhane te drejte se eshte njeri i paster.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Nasip Naço në mitingun e LSI në Berat: Ilir Meta do jetë Kryeministër më 23 qers

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Njeriu i duhur per kryeminister. Dha doreheqjen kur u akuzua per abuzime dhe la gjykatat ta trajntonin si nje qytetar te thjeshte dhe provat i dhane te drejte se eshte njeri i paster.

    Sinqerisht e ke ???!!!??? Hahahahahaha

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Nasip Naço në mitingun e LSI në Berat: Ilir Meta do jetë Kryeministër më 23 qers

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Njeriu i duhur per kryeminister. Dha doreheqjen kur u akuzua per abuzime dhe la gjykatat ta trajntonin si nje qytetar te thjeshte dhe provat i dhane te drejte se eshte njeri i paster.

    Ky asht nje GOIM tipik, pa shpirt e karakter, qe udhehiqet vetem nga instikti i te ushqyerit

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •