Fėmijėria tragjike
Nga Pergjigje Islamit, njė dialog krishtero-islam
Jeta e hershme e Muhamedit nė Gadishullin arabik ėshtė njė ngjarje e tragjedisė dhe e pėrpjekjeve tė shumta. Ai qe lindur nė vitin 570 m.K. Babai i tij, Abd-Allahu, vdiq para se tė lindte. Allahu ishte pjesė e emrit tė babait tė tij sepse ky ishte emri i hyjnisė kryesore tė klanit tė tij. Eminja, nėna e Muhamedit, ndoqi njė zakon tė vjetėr arab duke ia dhėnė foshnjėn njė gruaje beduinase pėr ta ushqyer pėr njė periudhė tė gjatė. Kur ai ishte gjashtė vjeē, nėna e tij vdiq. Tė ishe jetim nė Mekėn e shekullit tė gjashtė qe njė situatė e pikėlluar. Abu-Talibi, kreu i klanit tė varfėruar Hashim nga fisi Kurejsh ishte xhaxhai i tij, tė cilit i ishte besuar djali. Ai u rrit nė njė mjedis tė konflikteve tė dhunshme nė mes tė individėve dhe fiseve.
Martesa e shkatėrruar nga vdekja
Njė nga mėnyrat njė person nė pozitėn e Muhamedit do tė mund tė fitonte pasuri dhe fuqi ishte pėr tu martuar me njė grua tė tillė. Njė grua tregtare dyzet vjeēare e quajtur Hatixhe vendosi ta martohej me Muhamedin njėzet-e-pesė vjeēar nėse do ta dėshmonte veten pėrgjegjės duke vepruar si agjent nė karvanėt e saj pėr nė Siri. Ajo ishte e martuar dy herė mė pare. Deri nė vdekjen e saj, Hatixhja ishte gruaja e vetme e Muhamedit. Ata rritėn katėr vajza sepse dy djemtė e tyre vdiqėn si foshnje. Pėrkundėr gruas sė tij me ndikim, Muhamedi pėrpiqej tė fitonte respekt nga tregtarėt Mekas tė cilėt e pėrjashtuan atė nga rrethi i tyre i brendshėm. Ėshtė e mundshme qė kjo gjė ishte njė faktor qė e drejtoi atė nė kėrkim tė ndihmės shpirtėrore.
Kėrkimi religjioz
Muhamedi e perceptoi jetėn religjioze arabe mė tepėr trazuese se sa ndihmėse. Tė krishterėt e perandorive Romake dhe Bizantine dominonin shumicėn e botės dhe kishin fituar tė konvertuar nė Arabi. Edhe kushėriri i Hatixhes, Varaqa, qe bėrė i krishterė. Nė gadishullin arabik kishte po ashtu edhe fise tė pasura hebraike, ndonėse religjioni kryesor i vendit dhe besimi i fisit tė Muhamedit ishte adhurimi i idhujve.
Meka ishte qendra e kėtij religjioni politeist tė cilit Muhamedi i takonte. Kėta paganė luteshin duke u kthyer nga Meka. Ata udhėtonin nė Mekė pėr pelegrinazhe vjetore. Ata do tė hynin nė njė arenė (Mesxhid) ku do tė silleshin pėrreth njė ndėrtese antike nga guri i lartė rreth 14 m, i gjerė 10m dhe i gjatė 15m, e quajtur Qabja, e cila ishte e mbushur me idhuj. Guri i zi mund tė shihej jashtė Qabesė si njė gur themeli. Guri apo meteori puthej nė shenjė nderimi. Rreth 1 milje larg Qabesė, nė Vadi Mina, pelegrinėt hidhnin gurrė nė shtyllėn e cila pėrfaqėsonte djallin. Ata besonin nė muajin lunar tė agjėrimit dhe dhėnies lėmoshė ndaj tė varfėrve.
Kur Muhamedi zuri kontrollin mbi Mekėn, ai i shkatėrroi tė gjitha idhujt brenda Qabesė, pėrveē gurit tė zi tė respektueshėm. Sidoqoftė, ai ruajti ēdo njėrėn nga kėto praktika pagane dhe sot ato pėrbėjnė njė pjesė domethėnėse tė ritualeve monoteiste islamike. Kjo me siguri mundėsoi qė konvertimi tė ishte mė i lehtė pėr njerėzit nė ditėt e Muhamedit. Shumė nga myslimanėt e sotėm, edhe pse kanė vėshtirėsi nė tė ndjekurit e kėtyre ritualeve dhe nė anėn tjetėr duke mbajtur ritmin nė njė shoqėri me teknologji tė lartė. Shumica e myslimanėve po ashtu jetojnė larg Arabisė Saudite ku duhet tė shkojnė pėr pelegrinazh, e cila bėhet barrė e madhe financiare pėr ta.
Kurani
Situata dėshpėruese e Muhamedit arriti kulmin nė shpalljen e pėrvojave shpirtėrore. Pėr arsye tė tij, Muhamedi filloi tė meditonte nė shpella tė shkretėtirės. Ai pohonte qė gjatė momenteve tė tilla ai qe vizituar nga njė qenie shpirtėrore e cila e urdhėroi atė tė recitonte disa fjali. Mė vonė, Muhamedi besoi qė ishte i demonizuar dhe bėri pėrpjekje vetėvrasėse por pastaj sėrish pohoi tė ishte i shpėtuar nga njė shfaqje tjetėr shpirtėrore, e cila e siguroi atė rreth profetėsisė sė tij.
Bazuar nė historinė myslimane, Muhamedi vazhdoi tė pranonte mesazhe. Ai i recitonte ato ndjekėsve tė tij tė cilėt i shkruanin nė ēfarėdo objekti tė mundshėm si gurė apo eshtra. Kėto mesazhe vinin ndėrkohė qė Muhamedi kishte episode tė cilat dukeshin tė ishin konvulsione. Nė vazhdėn e kėtyre fjalėve magjike, Muhamedi fliste sikur Allahu tė ishte duke folur nė vend tė tij. Ai pohonte qė udhėzuesi i tij shpirtėror, tė cilin mė vonė e identifikoi si engjėlli Gabriel, drejtonte mesazhet nėpėrmjet zbulesave tė tij poetike. Kurani e bėn tė qartė qė shumica e tė krishterėve dhe hebrenjve tė kohės sė tij besonin se sjellja e tij ishte e njė tė ēmenduri apo e njė tė demonizuari. Nė fillim kėto thėnie qenė tė shkurtra, por mė vonė nė jetėn e tij ato u bėnė mjaft tė gjata.
Dekada e mohimit
Kurani ka njė kualitet tė caktuar poetik, gjė tė cilėn myslimanėt e besojnė tė jetė mrekullisht e bukur. Megjithatė, shumica dėrrmuese e bashkėkohėsve tė Muhamedit nuk besonin qė vargjet e Muhamedit ishin tė jashtėzakonshme meqė gadishulli arabik ishte i famshėm pėr poetė tė shumtė dhe parashikues mistik. Ky fakt ėshtė dėshmuar edhe nė Kuran vetė.
Mėnjanė stilit tė shkruar, pėrmbajtja e mesazhit qe ofenduese pėr adhuruesit e idhujve nė Mekė. Muhamedi recitonte vargje qė shpallnin Allahun tė ishte njė dhe i vetmi hyjni. Mesazhi i tij dėnonte adhurimin e idhujve, mbi tė cilin bazohej ekonomia mekase.
Si rrjedhojė, Muhamedi fitoi shumė pak ndjekės nė dhjetė vitet e para tė profetėsisė sė tij tė vetė-shpallur. Madje edhe fisi i tij u kthye kundėr tij, gjė qė ishte e padėgjuar nė njė kohė kur besnikėria ndaj klanit ishte bazamenti i kulturės.
Ndėrsa Muhamedi kėrkoi tė transferonte lėvizjen e tij nė njė qytet qė quhej At-Taif, udhėheqėsit pėrfunduan negociatat me njė kundėrshti aq tė fortė sa qė inkurajuan banorėt e komunitetit tė hidhnin gurė nė Muhamedin deri sa ai tėrhiqej.
Lufta e shenjtė
Mekasit thurnin kurthe pėr tia marrė jetėn Muhamedit andaj rilokimi nė njė vend tjetėr qe i domosdoshėm. Negociatat me qytetin e Medinės kaluan shumė mė mire se ato nė At-Taif. Medina qe njė qendėr e pėrparuar bujqėsore qė vuante nga grindjet fisnore. Disa nė Medinė shpresuan qė prezenca e myslimanėve do ti sillte njė kuptim shpirtėror paqes dhe Muhamedi u ftua tė vinte si arbitėr i mosmarrėveshjeve. Pikėrisht para se mekasit u pėrpoqėn tė ekzekutonin planin e tyre tė vrisnin Muhamedin, ai dhe grupi i tij i vogėl prej besimtarėsh ikėn pėr nė Medinė ku komuniteti i besimtarėve tė tij filloi tė rritej nė fuqi dhe ndikim. Dita e parė e lėvizjes sė tij ishte 1 korrik, 622, m.K. Myslimanėt e theksojnė kėtė date si ditėn e parė tė kalendarit islamik.
Shpejt pas shpėrnguljes, religjioni islamik u kthye nė dhunė si mėnyrė e sjelljes me armiqtė e tyre. Muhamedi i shpalli vargjet qė i lejonin myslimanėt tė luftonin pėr Islamin. Ata filluan duke i shėnjuar mekasit. Myslimanėt i sulmonin karvanėt nė emėr tė Allahut, e cila pėrfundimisht ēoi nė beteja zyrtare nė mes tyre dhe forcave tė armatosura tė Mekės. Lufta u zgjerua pėr tė pėrfshirė edhe ata qė pėrkrahnin Mekėn. Myslimanėt filluar tė fitonin pasuri me anė tė fitimeve nga lufta.
Myslimanėt pėrjetonin suksese. Fakti qė ata tashmė ishin forcė ushtarake i unifikoi radhėt e tyre dhe zmadhoi anėtarėsimin. Ndikimi i myslimanėve mbi fiset e Medinės rritej pėrderisa armiqtė e tyre filluan tu frikėsoheshin atyre.
Pėr shembull, nė Medinė kishte tre fise hebraike. Qė tė tre fiset mohuan Muhamedin si profet tė vėrtet nė traditėn e profetėve biblikė. Kjo duket qė ka qenė njė zhgėnjim i madh pėr Muhamedin meqenėse Kurani pohon tė jetė njė vazhdimėsi e Biblės. Nuk ka evidencė qė ata ndėrmorėn veprime ushtarake kundėr myslimanėve, porse Muhamedi i sulmonte fiset veēmas. Dy tė parat, Benu Kejnuka dhe fisi Nadir, qenė detyruar tė mėrgonin. Forcat islamike konfiskuan shtėpitė e tyre, tokat dhe kopshtet e pasura. I fundit nga kėto fise hebraike ishte Benu Kurejza. Forcat e Muhamedit i rrethuan Benu Kurejzėt. Rrethimi ishte njė sukses. Pas dorėzimit tė tė gjitha armėve tė tyre ata pranuan njė dekret qė ishte i ashpėr qoftė edhe pėr atė kohė. Myslimanėt ekzekutuan tė gjithė meshkujt hebrenj, diku nė mes 600 dhe 900 ndėrsa gratė dhe fėmijėt e tyre u bėnė skllevėr tė pushtuesve myslimanė apo qenė shitur. Muhamedi ishte pėrgjegjės rreth shpėrndarjes sė pasurisė sė tyre. Muhamedi po ashtu mori njė nga tė vejat e tyre, Rajhanėn, burri i sė cilės sapo ishte ekzekutuar, pėr tė qenė konkubina e tij.
Ushtarėt e Mekės u takuan me forcat myslimane nė betejat e Bedrit dhe Uhudit. Nė betejėn e Uhudit nė vitin 625 m.K, Muhamedi personalisht ishte lėnduar nė kokė aq seriozisht sa gabimisht doli njė zė qė thoshte se ai kishte vdekur. Beteja ishte njė barazim, por pėr myslimanėt tė ballafaqoheshin me mekasit dhe tė mbijetonin pas tė gjithave ishte, nė njė kuptim, njė lloj i fitores.
Pėrfundimisht, forcat myslimane u forcuan mjaftė sa qė Meka ra nė pajtim pėr njė marrėveshje paqėsore me Muhamedin, e njohur si marrėveshja e Al-Hudejbija nė mars tė vitit 628. Sipas marrėveshjes duhej tė ekzistonte paqe e siguruar pėr dhjetė vjet. Gabimi i mekasve nė kėtė marrėveshje ishte qė i lejuan lirinė Muhamedit tė sulmonte fiset fqinje tė cilat nuk ishin tė mbrojtur nga armėpushimi. Muhamedi po ashtu i lejoi sulmet tė vazhdonin mbi karvanėt mekase nga grupet tė cilat sipas tij nuk ishin anėtarė tė forcave tė tij. Ata supozohej qė vepronin pėrtej kontrollit tė Muhamedit.
Marrėveshja qe thyer vetėm dy vjet pas ratifikimit. Ekzistojnė arsye tė ndryshme rreth faktit se si armėpushimi qe mbaruar, por pėrfundimi ėshtė histori. Muhamedi pohoi qė Marrėveshja Paqėsore Al-Hudejbija ishte thyer nga mekasit. Forcat e tij islamike invaduan dhe pushtuan Mekėn nė janar tė vitit 630.
Pas vdekjes sė Muhamedit, fitoret ushtarake islamike nė Afrikėn veriore, Evropė dhe nė Lindjen e Mesme me siguri i shtuan pėrhapjes sė religjionit siē bėri tregtia ndėrkombėtare me vendet aziatike. Pėrdorimi i forcės nga ana e myslimanėve kundėr armiqve tė tyre, si pjesė e detyrės sė tyre religjioze e njohur si xhihad apo lufta e shenjtė, ėshtė edhe mė tej gjerėsisht e praktikuar pėrreth mbarė botės nė mileniumin e ri pėr vetė-mbrojtje dhe pėr tė zgjeruar fuqinė dhe ndikimin islamik. Pyetja me tė cilėn myslimanėt ballafaqohen ėshtė si dhe kur xhihadi duhet vėnė nė praktikė.
Suksesi i Muhamedit
Muhamedi kishte pasuri dhe fuqi tė pamasė nė vitin e tij tė gjashtėdhjetė. Ngritja e dominimit tė tij nė Medinė dhe fitorja pėrfundimtare e myslimanėve mbi Mekėn i solli Muhamedit kontroll tė plotė rreth territorit tė zgjeruar. Ai konsiderohej si zėri i Allahut. Ai kontrollonte fatin dhe pronėn e atyre qė kundėrshtonin Islamin. Shumė komuniteteve hebraike dhe krishtere u ishte lejuar njė liri adhurimi pėrderisa i paguanin taksat Muhamedit, i nėnshtroheshin tiranisė islamike dhe ndalonin sė shpalluri besimin e tyre me qėllim ungjillėzimi.
Respekti qė i ishte dhėnė atij ishte aq i madh sa edhe nė ditėt e sotme mendimet e tij rreth rregullave mbi sjelljen, veshjen, zakonet e pėrditshme madje edhe stili i mjekrės mbahet si shembull pėr tu ndjekur nė mbarė botėn. Mendimet e Muhamedit dhe historia e ngritjes sė tij nė fuqi janė tė pėrshkruara nė shkrime tė quajtura hadithe. Hadithi nuk ėshtė njė vėllimesh por mė tepėr njė numėr i madh i teksteve tė grumbulluara disa qindra vite pas kohės sė Muhamedit. Mė tė respektuarat nga kėto ėshtė koleksioni i quajtur Sahih Al-Buhari. I detajizon rregullat qė Muhamedi i dha pėr jetėn e pėrditshme, mburrjet e akteve heroike tė Muhamedit dhe i ofron njė myslimani besnik njė udhėrrėfyes pėr jetėn e pėrditshme.
Pėr dikė i cili duhej tė dėshmonte veten tė denjė pėr tė martuar njė tė vejė tė pasur, Muhamedi tani kishte marrėdhėnie tė shumta femėrore. Pas vdekjes sė Hatixhės, Muhamedi kishte pėrafėrsisht gjashtėmbėdhjetė gra plus vajza skllave qė ishin zėnė nė beteja. Nė momentin e vdekjes sė tij Muhamedi kishte nėntė gra qė ende jetonin dhe dy vajza skllave. Dy nga martesat e tij kontroverse ishin martesat me Ajshėn dhe Zejnebėn. Ajsha i ishte premtuar Muhamedin kur ishte gjashtė vjeēe pėr tu futur nė lidhje martesore nė kohėn kur ajo ishte vetėm 9 vjeē atėherė kur luante ende me lojėra. Nė atė kohė Muhamedi ishte pesėdhjetė e tre vjeēar. Zejnebja ishte ish gruaja e djalit tė tij tė adoptuar. Historia myslimane duket e qartė qė Zejnebja ishte divorcuar sepse Muhamedi e dėshiroi nusen e djalit tė tij.
Kritikat e sjelljes sė Muhamedit qenė kundėrshtuar shpesh nga shpalljet e vargjeve tė Kuranit nga ana e Muhamedit. Nė kėtė mėnyrė, ishte sikur Allahu tė mbronte sjelljen e Muhamedit. Vargjet qenė gjithashtu cituar nga Muhamedi pėr ti instruktuar gratė e tij dhe publikun gjeneral rreth asaj se si duheshin tė silleshin drejt tij. Myslimanėt u besonin urdhėrimeve tė tilla dhe tė gjitha vargjeve tė cituara nga Muhamedi qenė grumbulluar nė tekstin e Kuranit.
Kurani bėhet njė Libėr
Sė shpejti pas vdekjes sė Muhamedit, vargjet e tij mbeten tė shkruara nėpėr gurė, eshtra, lėkurė dhe tė fshehura nė kujtesėn e ndjekėsve tė tij. Vitet kaluan dhe shumica e tyre, qė pohonin tė mbanin nė mend tė tėrė Kuranin, qenė mbytur nė luftėra. Disa prej gjėrave nė tė cilat u shkruan vargjet ishin dėmtuar apo humbur. Si rezultat, ekspertėt me njė urgjencė tė madhe ndanė atė qė kishin mbajtur mend dhe mblodhėn vargjet e regjistruara nga tė tjerėt pėr tė prodhuar Kuranėt e parė. Ato qenė kopjuar dhe shpėrndarė anembanė komuniteteve islamike.
Myslimanėt sot janė tė pėrkushtuar ndaj idesė qė ekziston njė Kuran origjinal qė ishte grumbulluar pa asnjė gabim, lėnie anash apo shtesė. Megjithatė, historia islamike dėshmon se mbase katėr deri nė shtatė versione tė ndryshme tė Kuranit dolėn nė shesh. Njėri nga trashėgimtarėt e Muhamedit, kalifi Uthman, qe shokuar nga ky fakt. Ai caktoi njė komision prej tre njerėzish pėr tė konstruktuar versionin e standardizuar tė Kuranit. Pastaj udhėheqėsit myslimanė u pėrpoqėn ti djegin tė gjitha versionet e Kuranit (Sahih Buhariu, Vėll.6, fq 479).
Hadithi mė i respektuar pėrshkruan qė madje edhe kopja e standardizuar e Uthmanit duhej tė korrigjohej. Njėri nga anėtarėt e komisionit, Zeidi, tregoi si e kishin kuptuar qė njė varg mungonte. Ata kėrkuan dhe e gjetėn nga njė njeri i thirrur Kuzaima-bin-Tabit al Ansari. Tradita thotė qė pasazhi qė ishte shtuar tek versioni i standardizuar gjendet nė kapitullin e tridhjetė e tretė, vargu njėzet e tre tė Kuranit modern (Sahih Buhariu, vėll.6, fq.479). Edhe me shtimin e kėtij pasazhi, ekzistojnė tradita islamike mė pas tė besueshme qė raportojnė se vargje tė caktuara janė lėnė anash versionit tė standardizuar tė Uthmanit. Ishte raportuar se Muhamedi recitonte vargje tė Kuranit qė urdhėronin gurėzimin e kurorėshkelėsve (Ibn Ishak, Sirat Resulullah, fq.684). Ky mėsim nuk gjendet sot nė Kuran.
Mundėsia e humbjes sė vargjeve qė urdhėron gurėzimin e kurorėshkelėsve, pėrkrahet edhe nga praktika islamike. Qė nga themelimi i Islamit, kurorėshkelėsit janė gurėzuar ēdo herė, megjithatė versioni i standardizuar i Uthmanit kėrkon qė kurorėshkelėsit tė fshikullohen me njė qind kamxhikė (24:2).
Shumica dėrrmuese e myslimanėve ofendohen fuqishėm nga studiuesit qė sugjerojnė Kurani ėshtė redaktuar, ndryshuar apo nė ndonjė mėnyrė ėshtė ndryshe nga shpalljet origjinale tė Allahut nėpėrmjet Muhamedit. Ata besojnė qė kopjet e djegura tė Kuranėve pėrmbanin vetėm dallime tė vogla dhe kopja standarde, e bekuar nga kalifi Uthman, qe bėrė nga ndjekės tė devotshėm tė Muhamedit qė i kishin mėsuar pėrmendėsh vargjet me njė perfeksion tė sigurt.
Atributet e Kuranit
Karakteristikat fizike tė Kuranit janė interesante. Ėshtė njė libėr qė ėshtė pak mė i shkurtėr se Dhiata e Re krishtere. Kapitujt e saj nuk qenė rregulluar me renditje siē ishin recituar, por u bazuan tek madhėsia me kapitujt mė tė mėdhenj sė pari dhe mė tė shkurtrat nė fund. Pėr kėtė arsye, nuk ka kronologji tė ngjarjeve apo ideve. Kurani, i publikuar nga klasikėt Pengun, pėrpiqet tė korrigjoj duke i rirregulluar kapitujt sipas asaj se kur janė recituar nga Muhamedi.
Tė ndjekėsh vazhdėn e mendimeve brenda njė kapitulli ėshtė sfiduese. Subjekti brenda kapitullit dhe madje vargu mund tė ndryshoj nė njė temė tjetėr pa njė tranzicion. Kjo Prandaj njė studim tematik sikurse ky nė kėtė libėr ėshtė shumė i rėndėsishėm.
Kur Muhamedi i recitonte vargjet, ai nuk e pėrdorte vetėn e parė nė njėjės sikurse Unė ju them qė duhet tė besoni. Ai fliste sikur tė transmetonte mesazhin nga Allahu, nėpėrmjet njė engjėlli, i cili ėshtė dashur tė fliste nė vetėn e parė shumės pėr shembull: Ne krijuam botėn dhe ne i urdhėrojmė njerėzit tė besojnė nė ty (Muhamed) si profet,. Myslimanėt nuk besojnė qė pėrdorimi i vetės ne pėr Allahun ėshtė nė kontradiktė me njėshmėrinė e Allahut.
Muhamedi fliste arabisht qė ėshtė gjuha e Kuranit. Madje myslimanėt qė nuk e kuptojnė gjuhėn udhėzohen tė mėsojnė pėrmendėsh Kuranin nė arabisht. Ata e bėjnė kėtė sepse besojnė qė Kurani ndėrpritet sė qeni Kuran i vėrtet kur pėrkthehet nė ndonjė gjuhė tjetėr duke e humbur kuptimin e vėrtetė gjatė procesit.
Mėsimet e Kuranit
Disa tema pėrsėriten shpesh nė Kuran. Mė kryesoret janė urdhėrimet pėr tė besuar nė njėshmėrinė e Allahut se sa nė idhujtari dhe nė besueshmėrinė e Muhamedit si profet i njėjtė me profetėt biblik. Nė pėrkrahje tė kėtyre besimeve, Kurani i pėrsėrit mrekullitė e krijimit, marrėzitė e adhurimit tė idhujve, tmerret e Ditės sė Gjykimit dhe konfirmimin e supozuar nga Bibla.
Fjala e supozuar pėrdoret nė referencė ndaj marrėdhėnies sė Kuranit me Biblėn pėr arsye tė mirė. Kur hebrenjtė dhe tė krishterėt e kohės dėgjonin referencat e Kuranit ndaj Biblės, ata vunė re dy probleme. Ata gjetėn mjaft tregime tė ēuditshme tė portretizuara si ngjarje biblike. Njėri shembull ėshtė mbreti Solomon qė komunikonte me milingona dhe zogj. Kjo ishte njė arsye qė Muhamedit i mungonte pėrkrahja e pritur nga besimet tjera monoteiste. E dyta ishte qė teologjia e Kuranit ishte nė kundėrshti me atė tė Biblės. Kurani pohonte tė pajtohej me ungjillin e Jezus Krishtit ndėrkohė qė mohonte Trinitetin, hyjninė e Krishtit dhe shpėtimin nėpėrmjet kryqit dhe ringjalljes sė Zotit Jezus.
Pėr ti bindur lexuesit tė besojnė dhe tė binden ndaj mėsimeve tė Kuranit, disa nxitės qenė pėrsėritur nė tekst. Shpėrblimet tokėsore qenė zgjeruar siē ėshtė fitorja nė luftė dhe plaēkat e luftės qė vijnė nga tė luftuari nė rrugėn e Islamit. Pas vdekjes, janė premtimet e kėnaqėsive sensuale nė kopshtet e parajsės nė kontrast me shume tmerre tė ferrit.
Ekzistojnė pesė shtylla kryesore tė Islamit tė cilėt myslimanėt i theksojnė si tė nxjerrura nga Kurani dhe nga librat e tyre historik tė shenjtė tė quajtur Hadithe. Ato pėrfshijnė rrėfimin qė Allahu ėshtė njė dhe Muhamedi ėshtė profet (Kalima), lutja qė drejtohet nga Meka pesė herė nė ditė ēdo ditė (Salati), dhėnia lėmoshė (Zeqati), njė muaj agjėrimi gjatė orėve tė ditės tė praktikuar ēdo vjet (Ramazani) dhe pelegrinazhi nė Mekė sė paku njė herė nė jetėn e myslimanit (Haxhi).
Krijoni Kontakt