Nuk perfundon me kaq...
KQZ mund te vendose edhe ne kundershtim me ligjin dhe rregullat ose te urdherohet nga Gjykata resp. Kolegji Zgjedhor qe te vendose. Pastaj subjektet e interesuara mund te ankohen prane ketij Kolegji.
Megjithate, as kjo nuk do te ishte menyra me e mire per legjitimimin/delegjitimimin e rezultateve te zgjedhjeve faktikisht te jashteligjshme. Menyra me e mire do te ishte pranimi i humbjes, eventualisht plotesimi i KQZ-se (sa per formalitet) dhe ne fund edhe miratimi i rezultateve nga Kolegji Zgjedhor.
Nje krize permanente nuk eshte ne favor te askujt ne Shqiperi, as te Berishes dhe te PD-se.
Berisha dhe PD jo vetem qe jane demtuar konkretisht p.sh. nga FRD dhe (ndoshta) AKZ, por jane tallur teper me njerezit ne Shqiperi duke ju shitur cdo dite batuta te njejta dhe duke inauguruar cdo dite ose disa here ne dite asfalt. Me keso veprimesh nuk mund ti bindesh shumicen e votuesve ne Shqiperi te vitit 2013. Shumica e shqipetareve duan dhe meritojne pak me mire se politike te stilit te ngjashem me ate te disa diktatoreve te vegjel te ish-republikave aziatike te BRSS-se apo edhe te Erdoganit&Co.
Krijoni Kontakt