Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Varfëria ekstreme në Kosovë

    .................................................. ....Emri:  f.0621101532410_m.jpg

Shikime: 626

Madhësia:  23.2 KB
    Çdo ditë kanë një vendtakim të njëjtë, të njëjtin qëllim. Ata mblidhen në skaj të rrugës tek ish “Fabrika e Tabetave” në Prishtinë për të pritur t’i marrë dikush në punë si punëtorë krahu. Edhe në temperaturat e larta, ku djerset kishin kapluar nga i nxehti ata prisnin skaj rruge me shpresë se do të dërgojnë diçka në fund të ditës në shtëpi.

    Milazim Hasani nga Fushë Kosova, i cili kujdeset edhe për 9 anëtarë të tjerë të familjes përfshirë edhe fëmijët e vëllait të tij, brenda javës 1 deri në 2 herë gjen punë.

    Për punën që bën thotë se paguhet nga 10 deri në 15 euro në ditë ndërsa në disa firma të ndërtimit ankohet se ka ndodhur që nuk e kanë paguar fare, shkruan “Zëri”.

    “Më shumë na marrin privat kur kanë për ta kryer ndonjë punë rreth shtëpisë, ndërsa këto firmat e ndërtimit kur na marrin nganjëherë një muaj punojmë e nuk na paguajnë”, tregon ai. Hasani nuk merr as ndihmë sociale ndërsa as nga qendra e punësimit nuk i ofrojnë punë.

    “Jam paraqitur disa herë në Qendrën e Punësimit por asnjëherë nuk më kanë ofruar punë”, ka thënë ai.

    Të njëjtin hall e ka edhe Nexhmi Krasniqi, i cili nga Lipjani vjen çdo ditë në Prishtinë për të kërkuar punë. “Është shumë e vështirë të jesh kryefamiljar dhe të mos kesh me çka t’i ushqesh. Jemi 6 anëtarë të familjes. Jam lajmëruar disa herë në Qendrën e Punësimit në Lipjan por nuk më kanë ofruar punë, edhe aty po shkon krejt me të njohshëm”, ka thënë ai.

    Për krizën e madhe që ka kapluar Kosovën ka raportuar edhe Banka Botërore sipas së cilës varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qind, derisa varfëria e moderuar, e cila nënkupton jetesën me pesë dollarë në ditë, ka arritur në rreth 50 për qind.

    /Telegrafi/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Varfëria ekstreme në Kosovë

    Interesante, kjo teme kaq me rendesi deh kurrkujt nuk i intereson! Me randesi ka Erdogani.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Varfëria ekstreme në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Interesante, kjo teme kaq me rendesi deh kurrkujt nuk i intereson! Me randesi ka Erdogani.
    Per kete nuk mund te fajesohet askush qe eshte kundershtar (armik) i perbetuar i militanteve dhe ekstremisteve te ndryshem ne forum.
    Prandaj, kjo teme dhe tema te tilla nuk jane aspak popullore dhe terheqese.

    Nderlidhe problematiken me ndonje diskriminim fetar ose ideologjik dhe menjehre rritet numri i te interesuarve.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Për: Varfëria ekstreme në Kosovë

    Po ja... qe ketu nuk ka se per cka te "filozofohet". Ketu nuk eshte "arena" ku shumica e aneterve "luftojne" per "t`shitur men".

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Varfëria ekstreme në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Po ja... qe ketu nuk ka se per cka te "filozofohet". Ketu nuk eshte "arena" ku shumica e aneterve "luftojne" per "t`shitur men".
    Shume me vend shoq, shumica e antarve ketu shesin p*rdha!
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Varfëria ekstreme në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Po ja... qe ketu nuk ka se per cka te "filozofohet". Ketu nuk eshte "arena" ku shumica e aneterve "luftojne" per "t`shitur men".
    Nuk eshte bash ashtu...

    Tema si kjo nga shumica absolute e anetareve te forumit dhe e gjithe shoqerise nuk jane shume te diskutueshme (kontestueshme). Mbreteron konsens i pergjithshem per pranine e fenomenit dhe faktoret kryesor pergjegjes per gjendjen. Pjesa me e madhe e anetareve te forumit dhe e shoqerise praktikisht nuk kane recete dhe ide te qarte per zbutjen, lere me zhdukjen e kesaj problematike. Fjala eshte per recete dhe ide reale dhe te zbatueshme brenda kornizave te nje shteti demokratik dhe ligjor si dhe nje shoqerie te lire, te hapur he demokratike.

    Sigurisht se ka shume per tu diskutuuar edhe lidhur me kete ceshtje, por jo ne ate menyre qe do te ishte sado pak interesante dhe terheqese per nje numer te mjaftueshem apo per shumicen e anetareve te forumit.

  7. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Varfëria ekstreme në Kosovë

    Varferia sjell... Besoj qe e dini se cilat jane pasojat.
    Mekat eshte qe ne Kosove/ Shqiperi ka aq shume varferi me gjithe ato resurse natyrore qe kan tokat tona.
    Kjo do te thote qe udheheqesit jane kriminel dhe me shume se aq. Nuk kam fjale as emer per ta. Keta perçajne popullin e bilese i fusin ne vllavrasje e veçse per te mbrojtur intereset e krimineleve.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: Varfëria ekstreme në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Varferia sjell... Besoj qe e dini se cilat jane pasojat.
    Mekat eshte qe ne Kosove/ Shqiperi ka aq shume varferi me gjithe ato resurse natyrore qe kan tokat tona.
    Kjo do te thote qe udheheqesit jane kriminel dhe me shume se aq. Nuk kam fjale as emer per ta. Keta perçajne popullin e bilese i fusin ne vllavrasje e veçse per te mbrojtur intereset e krimineleve.
    Pikerisht! jane pjelle e ketyre!

    Emri:  artemije-thaci.gif

Shikime: 335

Madhësia:  14.3 KB
    Emri:  2_sa_tacijem_odmah_posle_rata_1999b.jpg

Shikime: 433

Madhësia:  37.9 KB

    Emri:  sava_janjic_polic.jpg

Shikime: 329

Madhësia:  34.9 KB



    Kta ti asimilojne shqiptaret dhe thone kosovo metohija krejt kishat tona!
    Ndryshuar për herë të fundit nga CRASH : 23-06-2013 më 10:23

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Varfëria ekstreme në Kosovë

    Si thote xhaxhi Ilija...fajin e ka Greqia me Rusin qe sndertuan me shume kisha.

    PS: ai e kishte per turkofilat ne Shqiperi sdq nje surrat antishqiptar ka si Greqia, Serbija e Rusia bashke.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Luftetari Ilir
    Anëtarësuar
    21-06-2013
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Për: Varfëria ekstreme në Kosovë

    Mendoj qe varferia eshte shkak i menaxhimit te keq te parave dhe resurseve natyrore. Kosova dhe Shqiperia kane resurse natyrore per te punesuar 100% te popullates, madje ka resurse me teprice, por mungojne investimet. Me pak investime, punesimi do te rritej ne te dy vendet, por nuk ka menaxhim te mire te gjerave qe kemi. E kutpoj se rruget jane te nevojshme, por puna eshte me e nevojshme se rruget momentalisht. Sikur te investohej me pak ne rruge e me shume ne punesim, do te kishim gjendje shume me te mire ekonomike. Na duhet nje 'revolucion industrial' ne te gjitha trojet shqiptare, kemi cdo gje qe duhet per ta realizuar, mungon vetem vullneti i politikaneve momentalisht. Keshtu mendoj une se paku....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •