Une te rekomandoj te besh gjithe rivieren e jugut. Nisesh nga Tirana, shkon ne Vlore, aty te rekomandoj te rrish te hotelet tek uji i ftohte, tek kalaja (Liro(ish rezidence qeveritare, Jonufra, Nimfa etj), qe te kesh mundesi te besh plazh ne uje te ftohte (tek jonufra) dhe ne radhime (do te sugjeroja per jeten e nates st. tropez, mojito). pastaj vazhdon rrugen anes bregut dhe ndalo ca ore per plazh ne orikum. Ngjit llogarane, nese ta ka qefi per klime malore, ne maje te llogarase ka ca vileta druri shume te bukura,eshte si tip kompleksi, e mund te qendrosh aty nje nate, ushqimet i ke shume te mira dhe tradicionale. (nese je tip aventurieri aty ne pyllin e llogarase ke ca kerpudha magjike.. lol).
Vazhdo pastaj udhetimin, e direkt ne zbritje te llogarase, ne fshatin vuno, ke plazhin e Jalit, plazhi fantastik por dhe per jeten e nates eshte edhe folie marine qe cdo fundjave bejne beach foam party. E vecante : gjiri i akuariumit, shkohet vetem me kembe. Ke restorante te mira si Juvenilja al mare, dhe Era.
Ne vazhdim te rruges drejt jugut, mos le pa pare Dhermiun e vjeter, i quajtur ndryshe Drimadhe. Per te fjetur ka menyra nga me te lirat : cadra kampingjesh me cmime 10 mij lek te vjetra nata, perfshire ketu dhe mengjesin e darken, e deri tek viletat e kompleksit buze detit qe shkojne cmimet deri ne 50 mij lek te vjetra nata. Nese do isha si ty, do e llogarisja qe dhermiu tme kapte dite fundjave, pasi ne darke tek Lollipop at the beach behet nami..

Do sugjeroja qe pastaj te shkoje ne himare, mund te gjesh shtepi me qera me vlere 30 mij lek te vjetra nata, ne himare te sugjeroj te rrish 3 nete, dhe meqe je me makine te levizesh nje dite ne plazhin e livadhit (mos ler pa shkuar ne Blue bay beach), e nje dite ne plazhin e Llamanit (i cilesuar nga new york times si nje 50 nga plazhet me te bukura ne bote). Nje dite tjeter mund te qendrosh brenda ne himare.
Ne vazhdim te udhetimit, ske si te lesh pa shkuar ne Sarande ( perfshire plazhet e borshit, ksamilit, pasqyrat). per restorante spo ndalem me detaje se restorantet andej i marin personelin nga Tirana, dhe shume kuzhiniere italiane. Kshuqe mos ia ki merakun ushqimit.
Kete udhetim pergjate rivieres un shpresoj qe ta bej perseri sivjet per te 7-tin vit radhazi, dhe qe sme eshte merzitur aspak, perkundraziii. Jugu jone eshte nje mrekulli qe sduhet humbur

Krijoni Kontakt