TAHIR DRENICA
21.06.1921 - 22.06.2013
Më shumë se një Akademik është rrangu i një artisti, historiani, arkivi i gjallë i një kombi.
I tillë ishte dhe mbetet në zemrat dhe kujtesat e popullit tonë emri i rapsodit të mirfilltë TAHIR DRENICA.
Tipik Drenicak, burrë zakoni, rapsod ballëhapur e kokëlartë, njeri me tipare burrërore, morali - nderi - ftyra ishin vyrtytet e larta që i posedonte, kurse thesari që i fali Kosovës është arkivi i këngëve kreshnike, legjendare, lirike, epike, satirike, ...
Gojë ëmbël në biseda dhe me zërin karakteristik që kishte shahirat e kishin për nder të jenë në shoqërimin e Tahir Drenicës.
Këngën e ka filluar që nga ditët baritore të fëmijrisë së tij, por si shahir njihet nga viti 1948.
Gjatë jetës së vet ka takuar dhe ka kënduar me këto shahira:
Cuf Kadishani prej Tërsteniku, Halim Beqa prej Gllanaselle, Murat Pajaziti nga Gllogovci , Beqir Prelezin, Halil Cërvadikun, Osman Gllarevën, Qazim Berishën, Sali Bajrami, Ferizi Krasniqi, Rizah Bllaca, Sef Mleqani, Durmish Kadishani, Demir Krasniqi, Bajrush Doda, Augustin Ukaj e tjerë.
E kemi has edhe me ansamblet dhe orkestrat popullorë : Hajdar Dushi, Ansamblin e Rugovës (Shahindere Bederjolli, Sheqrie Spahia, Nazmie Hoxha). Ky rapsod pas vete ka lënë shumë video dhe audio materiale sidhe autor i mbi 70 këngëve për dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës.
Gati një gjysëm shekulli ka qenë shok i pandar i rapsodit Hashim Shala i cili besoj se shumë rëndë e ka përjetuar shuarjen nga jeta të shokut të pandar Tahir Drenica.
NGUSHLLIME TË SINQERTA për gjithë shahirat dhe këngëtarët e Kosovës, Shqipërisë e me gjërë.
Ngushëllime institutit albanologjik dhe institutit për trashëgimi kulturore she shpirtërore të shqipëtarëve.
NGUSHLLIME FAMILJES, MIQËVE, SHOKËVE DHE ADHURUESVE Të FOLKLORIT DHE KËNGËS BURRIMORE.
Dje e festoi ditëlindjen e Tij ,
Sot ndëroi jetë që të mbetet i gjallë sa të jetë jeta e të kendohet kënga.
PËR MI TA PAST ZOTI RAHMET
SHPIRTI TIJ SHKOFT N'XHENET
I KA KNUE VET KTO FJAL
KY RAPSOD KOSOVAR
E kujton:
Shoqata e Kulturës Shqipëtare në Maqedoni
Daim Hiseni
Krijoni Kontakt