Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    TIRANE - Jo shumë i shpeshtë në daljet e tij publike, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është jo vetëm besimtar i fesë myslimane, por edhe praktikant i rregullt i saj, u ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e së dielës “vëllezërve” të tij myslimanë.

    Ashtu si çdo të premte, ku myslimanët mblidhen në xhami për të kryer ritin e faljes, dje me ta te xhamia e Rrugës së Kavajës, është bashkuar edhe kreu i AK-së. Por ndryshe nga herët e tjera, e premtja e djeshme, që përkon me pak orë para zhvillimit të zgjedhjeve, ku vetë Spahiu kandidon në Qarkun e Tiranës, ka shërbyer edhe për propagandë politike.

    Rreth orës 12:40 kreu i KuqeZi-njve, ka mbërritur te xhamia dhe ashtu siç e do feja, ka hequr këpucët te hyrja e saj dhe është futur brenda për t’u falur. Jashtë oborrit të xhamisë ishte ndaluar një makinë me logon e Aleancës KuqeZi dhe himnin e kësaj partie në sfond.

    Gjatë periudhës së faljes, nga ora 12:40 deri në orën 13:30 kur Spahiu doli nga xhamia, të rinjtë e kësaj partie kanë shpërndarë fletushka, në ambientet e jashtme të xhamisë, ku u kërkohej që vota e tyre të shkonte për AK.

    Pas përfundimit të lutjes së madhe, ndërsa Spahiu bisedonte me besimtarët, të rinjtë e AK-së, kanë përfituar nga rasti për t’u dhënë atyre një kopje të fletës së votimit, të palosur, dhe me përshëndetjen e njohur myslimane “Selamu Alejkum” që në shqip do të thotë “Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ty/ju”.

    Nga brenda fletëpalosja kishte një përshëndetje që u drejtonte vetë kreu i AK-së, dhe arsyet se përse ai u kërkonte votën atyre. Në fund të fletës, ku thuhej “Voto Aleanca KuqeZi”, ishte edhe mbishkrimi “Vëllazërisht Kreshnik Spahiu”.

    Fletëpalosja e ngjitur me letrën e Spahiut kishte dhe një model të fletës së votimit, ku duket qartë thirrja që u bëhet myslimanëve për të votuar numrin 65. Në fletën që shpërndahej për të gjithë besimtarët myslimanë Spahiu ndër të tjera shkruan “Vëllezër dhe motra, nuk e ndryshon Zoti gjendjen e një populli, pa ndryshuar ai popull fillimisht gjendjen e tij...

    Shqipëria pas 100 vitesh shtet meriton një lëvizje patriotike në Kuvendin e shqiptarëve dhe që kjo të bëhet realitet do të kishim nderin t’u ftonim që me bekim nga Zoti ju të votoni shqip, të votoni KuqeZi, të votoni 65. Vëllazërisht Kreshnik Spahiu” – përfundon fletëpalosje që vetë Kreshnik Spahiu është kujdesur që të bjerë në duar të vëllezërve të tij të fesë.

    Gjatë kohës që të rinjtë e AK-së po shpërndanin fletëpalosjet për besimtarët myslimanë, kanë dashur të ngjisin edhe shkallët e xhamisë për tu futur brenda në vendin e shenjtë, por nuk janë lejuar nga besimtarët e xhamisë, duke u thënë “Jo brenda, nuk lejohet”.

    THIRRJA E IMAMIT

    Besimtarë që frekuentojnë këtë xhami tregojnë se ka pasur disa raste që janë bërë edhe thirrje nga imami i xhamisë për të votuar vëllain e tyre të besimit, Kreshnik Spahiu. Edhe pse jo me tone të theksuara politike, thirrjet kanë qenë “të mbështesim vëllain tonë për komunitetin mysliman”.

    Por edhe pse është hera e parë që një fe e caktuar propagandon për një parti politike, politika në fakt nuk lë rast pa përdor komunitetet e ndryshme fetare, për t’i dhënë më shumë pikë vetes. Në mjaft raste politikanët kanë nxituar të shtrëngojnë duart me krerët e komuniteteve fetare në vend, apo për të vizituar në ditë të shënuara vendet e shenjta, kjo për të marrë bekimin e tyre.

    Një rast i tillë është publikuar nga gazeta “Shqiptarja.com” vetëm pak ditë më parë, ku ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi vizitonte për herë të parë Kishën e Laçit, në festën vjetore të Shna Ndout. Po ashtu politikanët nuk mungojnë as në Malin e Tomorrit, apo në selitë e komuniteteve fetare në vend.



    shqiptarja.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    Po kreshniku turkoshak eshte, financohet nga "miqte" tane turq ashtu si disa pleshta te tjere.

  3. #3
    Nazist
    Anëtarësuar
    02-07-2005
    Vendndodhja
    IRC
    Postime
    25

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    kto shpelarje te fakteve jo vetem qe jane shume tendencioze po jane dhe te rrezikshme. kreshnik spahiku ka vite qe falet tek dine hoxha dhe kte e dine mire te gjith myslymanet qe frekuentojne ate xhami !!! po qe se kishe ndonje kundershtim te vogel flit i her per sal berishen qe shkoi ke arjan cani.
    Posht Qelbesirat Greke dhe krejt sllavet kudo qe te jen !!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    Nuk kam asgje kunder, kush kundershtoi faktin qe eshte besimtar i devotshem, lol,
    pastaj te lutem, e kam te veshtire te marr seriozisht nje Nazist qe ndyn kete emer duke patur simpati per jevgjit.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    Marre prej arabve mos me ju ndero shpi luksoze fukarenjeve e jetimve pore simpatizantve te Ak,nese kjo e fundit mer pushtetin,plus ka 8000 Dollar per nji familjar.Kshtu shkruanin sot Novosti i Novisadit.


    LJUBAV: Dan je dobar za definiranje i učvršćivanje osobnih odnosa. Vi ćete u tome biti pravi majstor.


    KARIJERA: Danas će postati potpuno sigurno da prije ulaska u jedan posao ili projekt prvo treba završiti nešto što je ostalo nedovršeno.


    ZDRAVLJE&SAVJET: Zanemarite sitnice.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    le ta kene edhe muslimanet nje parti ne shqiperi. kurre nuk do ti kalojne 5 %.

  7. #7
    Nazist
    Anëtarësuar
    02-07-2005
    Vendndodhja
    IRC
    Postime
    25

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Nuk kam asgje kunder, kush kundershtoi faktin qe eshte besimtar i devotshem, lol,
    pastaj te lutem, e kam te veshtire te marr seriozisht nje Nazist qe ndyn kete emer duke patur simpati per jevgjit.
    ca merr ti seriosisht nuk i intereson askujt po ata qe ti quan jevgj jan shqipetar ne rradh te pare prandaj kujdes se ca thua se mund te ofendosh dike.
    Posht Qelbesirat Greke dhe krejt sllavet kudo qe te jen !!!

  8. #8
    Nazist
    Anëtarësuar
    02-07-2005
    Vendndodhja
    IRC
    Postime
    25

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    le ta kene edhe muslimanet nje parti ne shqiperi. kurre nuk do ti kalojne 5 %.
    nqs muslimanet shqipetar do liheshin te lire te bashkoheshin ne shqiperi, sdo kishte nevoj fare per parti.
    Posht Qelbesirat Greke dhe krejt sllavet kudo qe te jen !!!

  9. #9
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Wink Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    mire ka bere, mire dp bente te shkonte edhe ke kishat e ti mirrte tere elektoratin pa lutjeve me vete edhe ikim drejte e ke kutite e votimeve edhe voto kuq me zi, voto shqyp, futja ke 65 edhe ate 10 here radhazi edhe per ata qe keni ne imigracion a jane o nuk jane ne shtepi, ka rendesi, s`ka rendesi vetem te behet kuq me zi
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    Ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe pergjithesisht ne Ballkan nuk ka sinqeritet ndaj popullit dhe perpjekje serioze qe te permiresohet jeta e tij, por te gjitha behen per interes. Nese eshte mysliman tradicional si shumica e myslimaneve shqiptare ky ska kurrfare njohurie bile as pse shkon ne xhami se le me shume. Ani ky cfare 'perendie' po adhuron, nje perendi qe per ushtare le qe merr njerez por edhe pupeza e buburreca.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •