Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    TIRANE - Jo shumë i shpeshtë në daljet e tij publike, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është jo vetëm besimtar i fesë myslimane, por edhe praktikant i rregullt i saj, u ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e së dielës “vëllezërve” të tij myslimanë.

    Ashtu si çdo të premte, ku myslimanët mblidhen në xhami për të kryer ritin e faljes, dje me ta te xhamia e Rrugës së Kavajës, është bashkuar edhe kreu i AK-së. Por ndryshe nga herët e tjera, e premtja e djeshme, që përkon me pak orë para zhvillimit të zgjedhjeve, ku vetë Spahiu kandidon në Qarkun e Tiranës, ka shërbyer edhe për propagandë politike.

    Rreth orës 12:40 kreu i KuqeZi-njve, ka mbërritur te xhamia dhe ashtu siç e do feja, ka hequr këpucët te hyrja e saj dhe është futur brenda për t’u falur. Jashtë oborrit të xhamisë ishte ndaluar një makinë me logon e Aleancës KuqeZi dhe himnin e kësaj partie në sfond.

    Gjatë periudhës së faljes, nga ora 12:40 deri në orën 13:30 kur Spahiu doli nga xhamia, të rinjtë e kësaj partie kanë shpërndarë fletushka, në ambientet e jashtme të xhamisë, ku u kërkohej që vota e tyre të shkonte për AK.

    Pas përfundimit të lutjes së madhe, ndërsa Spahiu bisedonte me besimtarët, të rinjtë e AK-së, kanë përfituar nga rasti për t’u dhënë atyre një kopje të fletës së votimit, të palosur, dhe me përshëndetjen e njohur myslimane “Selamu Alejkum” që në shqip do të thotë “Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ty/ju”.

    Nga brenda fletëpalosja kishte një përshëndetje që u drejtonte vetë kreu i AK-së, dhe arsyet se përse ai u kërkonte votën atyre. Në fund të fletës, ku thuhej “Voto Aleanca KuqeZi”, ishte edhe mbishkrimi “Vëllazërisht Kreshnik Spahiu”.

    Fletëpalosja e ngjitur me letrën e Spahiut kishte dhe një model të fletës së votimit, ku duket qartë thirrja që u bëhet myslimanëve për të votuar numrin 65. Në fletën që shpërndahej për të gjithë besimtarët myslimanë Spahiu ndër të tjera shkruan “Vëllezër dhe motra, nuk e ndryshon Zoti gjendjen e një populli, pa ndryshuar ai popull fillimisht gjendjen e tij...

    Shqipëria pas 100 vitesh shtet meriton një lëvizje patriotike në Kuvendin e shqiptarëve dhe që kjo të bëhet realitet do të kishim nderin t’u ftonim që me bekim nga Zoti ju të votoni shqip, të votoni KuqeZi, të votoni 65. Vëllazërisht Kreshnik Spahiu” – përfundon fletëpalosje që vetë Kreshnik Spahiu është kujdesur që të bjerë në duar të vëllezërve të tij të fesë.

    Gjatë kohës që të rinjtë e AK-së po shpërndanin fletëpalosjet për besimtarët myslimanë, kanë dashur të ngjisin edhe shkallët e xhamisë për tu futur brenda në vendin e shenjtë, por nuk janë lejuar nga besimtarët e xhamisë, duke u thënë “Jo brenda, nuk lejohet”.

    THIRRJA E IMAMIT

    Besimtarë që frekuentojnë këtë xhami tregojnë se ka pasur disa raste që janë bërë edhe thirrje nga imami i xhamisë për të votuar vëllain e tyre të besimit, Kreshnik Spahiu. Edhe pse jo me tone të theksuara politike, thirrjet kanë qenë “të mbështesim vëllain tonë për komunitetin mysliman”.

    Por edhe pse është hera e parë që një fe e caktuar propagandon për një parti politike, politika në fakt nuk lë rast pa përdor komunitetet e ndryshme fetare, për t’i dhënë më shumë pikë vetes. Në mjaft raste politikanët kanë nxituar të shtrëngojnë duart me krerët e komuniteteve fetare në vend, apo për të vizituar në ditë të shënuara vendet e shenjta, kjo për të marrë bekimin e tyre.

    Një rast i tillë është publikuar nga gazeta “Shqiptarja.com” vetëm pak ditë më parë, ku ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi vizitonte për herë të parë Kishën e Laçit, në festën vjetore të Shna Ndout. Po ashtu politikanët nuk mungojnë as në Malin e Tomorrit, apo në selitë e komuniteteve fetare në vend.



    shqiptarja.com
    Unë jam në pritje të ndonjë komete, pse jo, njerzimi ka mbarua, valixhen me dy rrota dhe ik vlla kah te lshojnë sytë, i ka ardhur fundi njerzimit..besoj se pas kesaj kataklizmes do shuhen edhe vuajtjet dhimbjet e padrejtësit...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    Per momentin AK ka vetem 0.11% te votave

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    Nuk e kuptoj dot si e humbi ky gjithe ate fame qe kishte 1 vit me pare. Besoj qe luajten role te medha mediat por edhe vendimet qe mori, p.s qe nuk bashkpunovi me ps ne...Qe na te moment ka humbur shum mbeshtejte qe kishte...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    Fllucka e sapunit plasi, Spahiu qe ulerinte ne tv, pagonte edhe ca neper internete qe te dukeshin se ishin shume ne numer. por as mamaja e tij nuk e besonte
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Kreshnik Spahiu në xhami për votat e myslimanëve

    Citim Postuar më parë nga TilVolioR Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj dot si e humbi ky gjithe ate fame qe kishte 1 vit me pare. Besoj qe luajten role te medha mediat por edhe vendimet qe mori, p.s qe nuk bashkpunovi me ps ne...Qe na te moment ka humbur shum mbeshtejte qe kishte...
    humbi besimin (nuk besoj se ka pat besimin e popullit) sepse kerkonte euro ne kembim te kandidimit per deputet plus qe kete ves e kish edhe kur ishte pran topit
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •