Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Dy përvjetorë mbresëlënës

    Ne daten 24 qershor Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise kremton dy dite te rendesishme,21 vjetorin e zgjedhjes se Fortlumturise se Tij,Anastasit si kryepeshkop i Tiranes,Durresit dhe gjithe Shqiperise ,njekohesisht diten e ringritjet kanonike te kishes sone nga persekutimi ateist dhe gjithashtu festojme 1 vjetorin e hapjes se katedrales madheshtore "Ngjallja e Krishtit" ne Tirane.

    Mirënjohje dhe falënderimin më të ngrohtë edhe të sinqertë

    - 21 vjet më parë Kryepiskopi Anastas zgjidhej në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe 1 vit më parë u përurua Katedralja madhështore “Ngjallja e Krishtit-


    24 qershori është tashmë festë tradicionale për Kishën tonë. 21 vjet me parë Patriarkana Ekumenike zgjodhi në krye të saj, me kërkesën e klerikëve dhe besimtarëve orthodoksë të Shqipërisë, Kryepiskopin e parë pas ndalimit të besimit, i cili do udhëhiqte mrekullinë e rilindjes së saj nga hiri i persekutimit të egër ateist.
    Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastas Janullatos, i cili ishte dalluar botërisht për veprën e tij hierapostolike dhe studimore, arriti, përtej edhe parashikimit më optimist, jo vetëm ta ringjallte Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, jo vetëm të riformonte klerin gati të zhdukur orthodhoks, por edhe ta pajiste me të gjitha strukturat që nuk i kishte pasur kurrë më parë, gjatë historisë sonë 1-shekullore. Në 20 vite arriti të tërhiqte mbështetje ndërkombëtare për të ngritur më shumë kisha e godina se sa ishin ngritur në disa shekuj. Ngriti një arsim fetar të kompletuar, ku guri i çmuar është Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”. Ngriti një sistem të plotë arsimor, nga ai parashkollor e deri tek Universiteti “Logos”. Ngriti shërbime sociale e vuri Kishën në krye të veprës bamirëse në momentet më të vështira që kaloi vendi. Restauroi me dhjetëra kisha monument, duke mbështetur kështu edhe kulturën kombëtare. Financoi botime, studime në fusha të ndryshme, konferenca e simpoziume. E anëtarësoi Kishën tonë në organizmat kishtarë fetarë e ndërfetarë ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha e bëri të ulej përsëri si e barabartë në tryezën e Kishave Ortodokse.
    Si një kulmim i gjithë kësaj vepre, 1 vit më parë në Tiranë do të përurohej Kopleksi i Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, e cila është një vepër e jashtëzakonshme për vendin tonë, pikë e re referimi dhe zbukurim për kryeqytetin, e cila ço ditë pasurohet me vepra të reja.
    Një aspekt tepër i rëndësishëm, që nuk duhet lënë asnjëherë pa përmendur, është se e gjithë kjo vepër e Kryepiskopit Anastas, me përpjekje e sakrifica të pandërprera, ka dhënë një kontribut të qenësishëm në zhvillimin e vendit, madje edhe në kohë krize dhe ka krijuar punësim dhe mundësi për jetesë dinjitoze pa u larguar nga vendi, për mijëra familje.
    Ndaj, bashkë me urimin për jetë të gjatë dhe të frytshme në shërbim të Kishës edhe për shumë vite akoma, i shprehim Fortlumturisë së Tij edhe mirënjohjen dhe falënderimin më të ngrohtë edhe të sinqertë për të gjitha këto dhe i shprehim mbështetjen maksimale për vazhdimin e kësaj mrekullie të Perëndisë në Shqipëri!

    Për shumë vjet o Kryezot i shumëdashur!

    Faqja Zyrtare e KOASH-it


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e I KTHYERI
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Postime
    85

    Për: Dy përvjetorë mbresëlënës

    HIRESI e vetmja gje qe mund tju them eshte thjesht FALEMINDERIT. Ne radhe te pare faleminderit PERENDISE per te gjitha, dhe se dyti faleminderit JU qe te frymezuar nga NGJALLJA E KRISHTIT PERENDI frymezuat zemrat tona, thjesht FALEMINDERIT HIRESI. PER SHUME VJET O KRYEZOT.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Dy përvjetorë mbresëlënës

    Kremtohet përvjetori i ringritjes kanonike të Kishës sonë, 24 qershor 1992 – 24 qershor 2013

    -21 vjet më parë, Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi, u zgjodh si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë –

    Të hënën, 24 qershor, në të kremten e Shpirtit të Shenjtë dhe Lindjes së Shën Joan Pagëzorit, në Kishën Katedrale “Ngjallja e Krishtit në Tiranë”, u kremtua edhe 21-vjetori i zgjedhjes së Kryepiskopit Anastas. Morën pjesë përfaqësues klerikë e laikë nga të gjitha Mitropolitë. Gjithashtu, kjo ditë shënonte edhe 1-vjetorin e përurimit të shkëlqyer të Katedrales madhështore.
    Në Liturgjinë Hyjnore të kryer nga Fortlumturia e Tij bashkëmeshuan edhe Mitropoliti i Korçës Joani, Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, Episkopi i Apollonisë Nikolla, Episkopi i Krujës Andoni, Episkopi i Amantias Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit Asti. Bashkë me ta meshuan edhe 16 priftërinj dhe 2 dhjakonë.
    Në fund, Kryepiskopi Anastas iu drejtua të pranishmëve në Liturgji, duke iu folur për të kremten dhe rolin e Shpirtit të Shenjtë në jetët tona. Kryepiskopi u ndal veçanërisht në rrugën e vështirë, por të mbushur me suksese të jashtëzakonshme në të cilën kaloi Kisha jonë që nga liria e besimit. Ky theksim është i nevojshëm edhe sepse më të rinjtë kanë nevojë që t’i njohin ato. Fortlumturia e Tij u ndal edhe tek sulmet e presionet me të cilat përballohet Kisha jonë dhe i gjithë Komuniteti Orthodhoks dhe i ftoi të gjithë që të mos shqetësohen, për të tashmen dhe sidomos për të ardhmen. Perëndia nuk na la deri më sot dhe nuk do të na lërë edhe më tej. Kur themi “O. Zot. O Zot, shtjer syrin prej qiellit...”, themi pikërisht se i Tij është vreshti dhe Ai ka për t’u kujdesur. Kryepiskopi u foli të pranishmëve edhe për një përpjekje të madhe që po kryhet nga Kisha, për një vepër, e cila do kontribuojë në krijimin e të ardhurave dhe që, bashkë me të tjera, do të ndihmojnë në rrugën e pavarësisë ekonomike, e cila i jep kuptimin e plotë autoqefalisë.
    Pastaj, në emër të anëtarëve të Sinodit të Shenjtë dhe të klerikëve përshëndeti Hirësi Joani, i cili tha se: “Duhet të falënderojmë së pari njerëzit me anë të të cilëve Perëndia e bëri të mundur këtë punë. Padyshim njeriu qendror i kësaj vepre është Kryepiskopi Anastas dhe unë dëshiroj që në emër të klerikëve që ndodhen këtu dhe të gjithë atyre që nuk janë t’i uroj jetë të gjatë, që Perëndia t’i japë fuqi, t’i japë shëndet, për lavdi të Perëndisë dhe të mirën e Kishës sonë.”
    Kryepiskopi mori urime dhe tufa me lule edhe nga besimtarë dhe pas Liturgjisë bëri një bashkëbisedim të ngrohtë me një grup prej tyre në mjediset e Kompleksit të Katedrales.

    Faqja zyrtare e KOASH-it

    Emri:  DSC_0045.JPG

Shikime: 261

Madhësia:  66.1 KB

    Emri:  DSC_0074.JPG

Shikime: 205

Madhësia:  64.2 KB

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Dy përvjetorë mbresëlënës

    Tempujt që rrezatojnë paqe, dashuri e vëllazëri

    Pandeli Bardhi / Qytetar



    Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, këto ditë, festoi me madhështi, përvjetorin e saj. Ishte kjo, një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjitha komunitetet fetare në përgjithësi. Kjo ngjarje përkoi edhe me një ngjarje tjetër të shënuar, atë të zgjedhjes në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,Kryepeshkopit Anastas. Regjimi komunist, i solli një dëm të madh vlerave kulturore, fetare e shpirtërore të popullit tonë. Ai, shkatërroi kishat e xhamitë, duke i kthyer ato në depo e magazina.

    Por, me gjithë këto reprezalje e shkatërrime, regjimi komunist, nuk mundi të çrrënjosë nga zemra besimin tek Zoti, të çdo besimtari, pavarësisht se kujt besimi ata i përkisnin, besimit orthodoks, mysliman apo ka- tolik. Përmbysja e regjimit komunist dhe fillimi i epokës së re demokratike, i gjeti monumentet dhe objektet fetare plotësisht të shkatërruara. Në të njëjtën kohë, tërë kjo periudhë, dëshmon më së miri, se ç’mund të bëjë një popull, se sa energji të pashtershme ka ai, kur merr forcë nga dashuria për Zotin dhe kur as- njëherë nuk e humb besimin tek Zoti.

    Është kjo forcë, që e ngriti mbi rrënoja edhe këtë katedrale madhështore, dhe jo vetëm këtë. Bashkudhëtarë me epokën e demokracisë, gjatë këtyre 22 viteve, janë edhe shumë kisha e objekte të tjera, që janë ndërtuar në të katër anët e Shqipërisë. Janë ndërtuar mbi 150 kisha të reja, janë restauruar 60 kisha e manastire, janë riparuar 160 kisha të tjera dhe janë blerë e rikonstruktuar më shumë se 70 godina për kopshte, shkolla, qendra rinore, shëndetësore, mensa për të varfrit, etj..

    Kjo para së gjithash bazohet mbi konceptin teologjik të Kryepiskopit që: “tempujt, nuk janë mbetje të qytetërimit të së kaluarës, por mushkëritë gjallëruese të qytetërimit të sotëm dhe mitra e lindjes së qytetërimit të ardhshëm” (Anastasi, Kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, “Fjala e Fronëzimit”. “Ngjallja”, botimi zyrtar i KOASH,1(1992, f. 7).

    Ringjallja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ndodhi pas 24 vitesh ateizëm dhe persekutim të plotë të klerit ortodoks dhe shkatërrimit të plotë të mëse 1602 kishave ortodokse. Ringjallja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në themel të saj, ka kontributin e jashtëzakonshëm të ideatorit të saj, të atij që i dha vlera të reja fesë ortodokse në Shqipëri, Kryepeshkopit Anastas.

    Kontributi i Kryepeshkopit Anastas, është i jashtëzakonshëm edhe përsa i përket tolerancës dhe harmonisë fetare midis feve të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe midis popujve fqinj. E megjithë këtë, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe sulmet dashakeqe e të qëllimshme, që herë pas here ngrenë krye kundër Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e kundër Kryepeshkopit Anastas, në veçanti.

    Sulme të tilla, mjerane e dashakeqe, nuk kontribuojnë në forcimin e paqes e harmonisë midis besimeve në vendin tonë, por në frymën e përçarjes e urrejtjes. Këtyre sulmeve, të cilat nuk janë të paqëllimshme, le t’u përgjigjemi me vetë fjalët e Kryepeshkopit: “Me gurët që ata na sulmojnë, ne i mbledhim e ndërtojmë”!

    SHEKULLI

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •