Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    "Rilindesi" qe "vdes" vendin e tij...

    Spoti elektoral i Rames ne TV grek, ose si “rilindesi” e “vdiq” vendin e tij

    Kundershtaret politike te Edi Rames kane cilesuar si skandal faktin se kreu i Partise Socialiste nuk ka bere te ditur se sa ka kushtuar spoti elektoral qe eshte transmetuar nga televizioni Mega Channel ne Greqi. Mirepo, pa dashur te akuzohem per populizem (perndryshe Rama ne kete fushe eshte kampion absolut), pa dashur pra te akuzohem per populizem, do te thoja se skandali qendron tjeterkund: ne permbajtjen e mesazhit qe u artikula prej kryesocialistit dhe qe ishte transkriptuar edhe ne greqisht.

    Ēfare lexohej ne titrat greqishte, ndersa Rama u drejtonte thirrjen bashkatdhetareve: “Ne jemi krenare per kombin tone, jemi krenare per emrin tone, por sot Shqiperia ka probleme, drejtesia nuk ekziston, kriminaliteti eshte rritur, varferia rritet perhere e me shume, dy nder tre te rinj jane te papune, nje nder dy 15 vjecare nuk di shkrim e kendim, ftoheni te votoni per partine Socialiste, per nje Shqiperi europiane, per rilindjen qe duam”.

    Duke mirekuptuar perkujdesjen e Rames qe ta beje sa me bindes mesazhin e vet, me qellim qe te nxise sa me shume bashkatdhetare per te shkuar ne Shqiperi e ta votojne, nuk mund, megjithate t’i justifikojme –te pakten jo une dhe kam pershtypjen mijera e mijera shqiptare te tjere ne Greqi-, ate imazh kaq negativ qe, permes televizionit me audiencen me te larte, u percjell grekeve per vendin e tyre fqinj, nje vend qe nuk eshte se ketu ne Greqi gezon dhe opinionin me te mire –per shkak te reminishencave idiote te se kaluares qe jo vetem gjallojne, po per fat te keq jane riaktivizuar sidomos kete vitin e fundit.

    Me siguri, ata lloj grekerish, e me se pari Agimi i Arte, deputeti i te cilit kishte thene kohe me pare se “shqiptaret jane plackites e kriminele”, kane ferkuar duart kur kane ndjere se si “kryeministri potencial i Shqiperise” ka pohuar me gojen e vet se ne vendin e tij “kriminaliteti rritet, drejtesia nuk ekziston, nje nder dy 15 vjecare nuk di te shkruaje e te lexoje”.

    Sado qe kjo mund te jete Shqiperia e Edi Rames -dhe pa tentuar t’i censuroj e t’i cenoj nje lideri politik te drejten e lirise se fjales e te mendimit-, nuk besoj se ka shume shqiptare qe pajtohen me kete lloj perceptimi, aq me teper qe – tradicionalisht-, jemi njerez kaq te ndjeshem, shahemi, vritemi e pritemi me njeri-tjetrin, por gjithe keto nuk lejojme te dalin jashte mureve te shtepise tone.

    Me tej: “kryeministrit potencial” nuk besoj se i shkon per shtat qe ne prag te sezonit turistik t’u thote turisteve greke “mos hajdeni ne Shqiperi, pse ka shume kriminalitet”, apo t’u thote biznesmeneve greke, “mos investoni ne Shqiperi, pse nuk ka drejtesi”.

    Tek e fundit, “kryeministri potencial” nuk ka te drejten morale qe t’i ftoje bashkatdhetaret ne nje “Shqiperi te tille”, qe edhe sikur te jete vertet ashtu sic e paraqet Rama, pergjegjesine per kete nuk e ka ekskluzivisht pushteti, por edhe opozita, e sidomos opozita e Edi Rames.

    Keshtu besoj se mendojne shqiptaret qe punojne e jetojne ne Greqi. Ata shqiptare qe ende ia mbajne veth ne vesh nje socialisti tjeter, Pandeli Majkos, i cili, si kryeminister i Shqiperise ne nentor 1998, nga maja e Akropolit artikuloi para kamerave te TV greke nje “ndjese per krimet qe kane bere shqiptaret ne Greqi”, duke i inkriminuar (pa dashje) gjithe emigrantet, e duke u bashkuar (pa dashje) me korin e nacionalisteve vendas qe i identifikonin gjithe shqiptaret ne Greqi me kriminele...

    Ne Shqiperi, sigurisht e kane harruar ate deklarate (nuk kishte as internet dhe as shume TV atehere). Mirepo sot, besoj se cdokush duhet te mendohet mire para se te hedhe voten per “rilindesin”, i cili nderkaq e “vdiq” Shqiperine ne syte e fqinjeve greke, e deri me 23 qershor ndoshta edhe tek ata italiane...

    Nga Robert Goro

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2

    Pėr: "Rilindesi" qe "vdes" vendin e tij...

    A mund te prishet imazhi i Shqiperise ne syte e grekve?

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: "Rilindesi" qe "vdes" vendin e tij...

    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    A mund te prishet imazhi i Shqiperise ne syte e grekve?
    Kjo pyetja tende eshte pyetje budallacke pasi mesazhi i Rames nuk u drejtohet grekerve, u drejtohet emigranteve shqiptare ne Greqi. Fakti qe u transmetua ne nje televizion kombetar grek eshte nje detaj i planit dytesor. Permbajtja dhe mesazhi ka lidhje me Shqiperine e shqiptaret. Dhe nuk eshte hera e pare qe Rama dhe gjithe njerezit e opozites nxijne imazhin e Shqiperise e shqiptareve si ne syte e te huajve ne takimet nderkombetare, edhe ne syte e vete shqiptareve si brenda dhe jashte vendit. Dhe kjo eshte nje deshmi e qarte qe Edi Rama eshte nje njeri i ulet qe nuk ka respekt per dinjitetin e shqiptareve te thjeshte, nuk ka as respekt per dinjitetin e vendit te tij ne syte e te huajve. Ne mendjen e tij, nxirrja apo pengimi i procesit integrues ne Evrope, eshte aksion politik. Qe do te thote, ai nuk vendos interesat kombetare te shqiptareve, mbi interesat e tij te ngushta politike.

    Ambasadori amerikan ne Tirane tha para disa ditesh: "Edi Rama duhet te promovoje Shqiperine ne bote ashtu sic ben edhe kryeministri Berisha!" Ne fakt, eshte e gjate lista e diplomateve te huaj qe shokohen nga deklaratat e qendrimit e kreut te opozites. Rasti me i fundit: injoron nje isntitucion kushtetues si KQZ duke larguar njerezit e tij nga KQZ edhe pse nuk ngeli njeri pa i thene qe duhet te riktheje njerezit e tij ne KQZ. Te njejten gje beri edhe me ligjet e integrimit evropian.

    Mesazhi eshte i qarte: "Edi Rama dhe PS jane Shqiperia!", jo ata shqiptaret e thjeshte ne rruget e Shqiperise, jo ata emigrantet shqiptare ne rruget e botes. Te kujtohet 23 vjet me pare kush ishte Shqiperia? Shqiperia ishte Partia (PPSH) dhe shoku Enver! Shqiptaret ishin tranguj qe benin sic u mesonte Partia dhe shoku Enver e nuk e kishin as te drejten e fjales.

    Emigrantet shqiptare ne Greqi duhet ta shprehin indinjaten e tyre jo me fjale, por me vote! Shkoni ne Shqiperi e votoni ne 23 qershor duke ndeshkuar ata qe ju prekin dinjitetin e shqiptarit!

    Albo

  4. #4

    Pėr: "Rilindesi" qe "vdes" vendin e tij...

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Pyetja ime ishte e bazuar te artikulli, jo te mendimi jot qe nuk e kishe shprehur akoma. Artikulli thote "nderkaq e “vdiq” Shqiperine ne syte e fqinjeve greke".

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: "Rilindesi" qe "vdes" vendin e tij...

    mjaft me propagande o albos,sa te paguan berishovicis??boll se ska lezet...sa per temen ne fjale,e pate videon ndopak??/mos genjeu gje rama????mos valle ata qe ai thekson nuk ekzisojne por jane pjelle e fantazise se tij???-ai eshte realiteti,vetem ju te sales e shihni shqiperine lule dhe te dyten pas gjermanise...hahahha...,apo mos valle greqia dhe vendet e tjera presin ramen qe tu thote se 'cndodh..thua se nuk e dine ata gjendjen... por kete mesazh te rames keshtu e shihni ju te kseres dhe te berishivicis...sepse emigrantet pane ne ate measzh atdhedashurine dhe deshiren per te nryshim:

    “Jemi krenar pėr kombin tonė, jemi krenar pėr emrin tonė shqiptar”

    Njė spot elektoral i Partisė Socialiste prej disa ditėsh transmetohet nė televizionin grek “Mega”. Ky spot nis me fjalėt: “Jemi krenar pėr kombin tonė, jemi krenar pėr emrin tonė shqiptar”, tė cilat shqiptohen nga kreu i PS-sė Edi Rama.

    Mediet greke nuk e kanė pritur mirė njė gjė tė tillė. Pėrveēse nuk e pranojnė qė spoti tė transmetohet nė gjuhėn shqipe, pretendojnė se, nė imazhet qė pėrdoren si sfond kėndohen kėngė pėr Ēamėrinė dhe “Shqipėrinė e Madhe”.
    shekulli.

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: "Rilindesi" qe "vdes" vendin e tij...

    Pse duhet te vijne greket ne plazhin e qelbur te Durresi?apo ne Vlore
    ku ka droge dhe krime,ku vjedhin makina dhe i cojne per skrap.
    Plazhet greke jane me te pastra dhe turizmi grek eshte me i mire se ai shqiptar.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7

    Pėr: "Rilindesi" qe "vdes" vendin e tij...

    Ajo qe ka thene Albo eshte e vertete. Nuk eshte hera e pare qe Rama dhe deputetet e PS-se nxijne imazhin e Shqiperise. Duke mos e diskutuar fare jane apo s'jane te verteta ato qe thote Rama, pasi sic ka qe mendojne po, ka qe mendojne jo, ne kete rast eshte imazhi i Shqiperise ai qe percillet. Imazhin dhe etiketimin qe vjen nepermjet tij, kush ka emigruar e di shume mire si eshte. "Fjala e keqe" perhapet shpejt e mbetet gjate, punen qe ben nder vite per te ndertuar imazhin, e permbys ne dite.
    Patosi dhe inati i politikes nuk duhet te humbasin argumentin e llogjikes...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: "Rilindesi" qe "vdes" vendin e tij...

    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Pse duhet te vijne greket ne plazhin e qelbur te Durresi?apo ne Vlore
    ku ka droge dhe krime,ku vjedhin makina dhe i cojne per skrap.
    Plazhet greke jane me te pastra dhe turizmi grek eshte me i mire se ai shqiptar.
    turistet nuk vijne vetem per plazh
    ata vijne te njifen me kulturen, historine, te shofin malet, menyren e jeteses
    ndersa edi rama s`do behet kurre kryeminister

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e gilberto
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Vendndodhja
    Durres Albania
    Postime
    128

    Pėr: "Rilindesi" qe "vdes" vendin e tij...

    Pra problemi qendrone:- qe ne mos ta ulim vendin tone para grekut ? po kush po e dh**t opinjonin e grekut. Dhe ju, ska pse te keni frik ti shikoni me syrin real gjerat, ashtu sic jan. Nuk duhet te keni turp nga kjo, turp eshte te rrime ne vend, pa bere aszgje per ta ndryshuar kte realitet.

  10. #10

    Pėr: "Rilindesi" qe "vdes" vendin e tij...

    "Realitet" si ai i gruas se Elvis Rroshit qe PS pergatiti lajmin gati me shpejt ne BE se sa doli ne mediat e vendit?! Eh keto realitetet...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 22-06-2013 mė 13:24
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •