I dashur Nipēe,
Tė shkruaj nga Saranda, unė xhaxhai tėnd, qė tė kam dashur dhe tė dua shumė, njėsoj si fėmijėt e mi. Unė krenohesha me ti, mor i dashur Arjan, jo vetėm unė, por gjithė familja e fisi tonė nė fshatin Mashkullorė e kudo ku jetojnė e punojnė me punė tė pastėr e tė ndershme, krenoheshim pėr emisionin tėnd aq shumė popullor “Zona e Lirė”. Por ēfarė tė shtiu qė tė bėheshe shėrbėtor i Berishės, njeriut tė urryer qė aq shumė dėme, e krime i ka bėrė Shqipėrisė e popullit shqiptar? Ēfarė tė shtiu qė u fute nė politikė, kur s’merr vesh nga politika! Ne nuk na lidh asgjė me Berishėn e sojin e sorollopin e tij, pėrkundrazi jemi kundėrshtarė tė tij pėr gjithė ato mynxyra qė i ka shkaktuar kėtij populli. Po ēfarė thotė ai i nėmur pėr luftėn dhe dėshmorėt a e ke dėgjuar ti? Ti e di, mor i dashur nipēe, qė nė rrethin tonė familjar kemi tetė dėshmorė tė luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Babai dhe Dajua i babait tėnd, katėr xhaxhallarė tė babait tėnd, dy kushėrinj tė parė, Ali Ēani 19-vjeē, partizan i brigadės sė gjashtė sulmuese, i cili u vra nė Borsh tė Sarandės dhe vėllai i tij, Riza Ēani, qė u vra nė luftėn e Labinotit nė Elbasan. Nuk mjafton gjithė kjo gjakderdhje? Po ti e di edhe ēfarė lidhje ka Berisha e Lul Basha me vrasjen nė mes tė bulevardit nė 21 janar tė Ziver Veizit, kushėririt tėnd, ose nipin e babait tėnd, i cili qėndronte me duar nė xhepa e shikonte me habi Kryeministrinė, se nuk e kishte parė ndonjėherė?! Ti, mor i dashur nipēe, ke njė familje tė mrekullueshme. Babai tėnd mbeti jetim nė moshėn 2-vjeē, u rrit me vėshtirėsi, vazhdoi shkollėn “Skėnderbe” dhe Shkollėn e Bashkuar dhe doli oficer. Punoi me devotshmėri dhe arriti deri nė komandant prapavije i divizionit tė Delvinės. Mamaja jote punoi arsimtare nė Gjirokastėr e Pėrmet dhe pėr punėn e saj tė pėrkushtuar ėshtė dekoruar nga presidiumi i Kuvendit Popullor. Vėllai tėnd, mė i vogėl ėshtė intelektual i shquar, punon me pėrkushtim e pastėrti dhe zotėron shtatė gjuhė tė huaja, ne mburremi me tė. Pse i harrove gjithė kėto, pse u shkėpute ideologjikisht nga trungu jonė familjar? Mendohem unė, ditė e natė dhe nuk gjej asnjė shkak pėr qėndrimin tėnd kaq tė neveritshėm. Tė kam bėrė thirrje vazhdimisht qė tė ndryshosh rrugėn qė ke marrė, por nuk mė ke dėgjuar, pėrsėri si xhaxha i dhembshur tė bėj thirrje: Ndrysho qėndrim, tė presim nė familjen tonė tė pėrbashkėt. Ky ėshtė edhe mendimi i prindėrve tė tu.
Pėrshėndetje xhaxhai yt qė tė do me shpirt!
Namik Ēani - sekretar i Komitetit te Partise
Dega e Puneve te Perbrendeshme
Sarandė
Eheeeej, xhaxhi Namiku kerkon te bej show ne prag zgjedhjesh. I ka ngel sahati 7:77
Krijoni Kontakt