Sondazhi i ADI: PD 45.6%, PS, 40.9%

Partia Demokratike dhe koalicion i saj rezultojne fitues te zgjedhjeve. Sondazhi i Institutit Demokratik Shqiptar (ADI)e rendit Partine Demokratike dhe koalicionin e saj 5 % para koalicionit te Partise Socialiste. Konkretisht, PD-ja fiton zgjedhjet me 45.6% , ndersa PS-ja merr 40.9% te votave. Sondazhi i ADI rendit si force fituese dhe Partine Demokratike. Sipas te dhenave, PD-ja kryeson me 4 % ndaj PS-se. Keshtu, PD vleresohet se merr 38.5%, ndersa PS, 34.2 %. Ne sondazh verehet nje ulje e mbeshtetjes se Levizjes Socialiste per Integrim, e cila ka marre 3.7 %. Ndersa Aleanca Kuq e Zi ka marre nje mbeshtetje prej 4.4%. Me pas renditet Fryma e Re Demokratike me 3.3% dhe forcat e tjera, PDIU 2.6%, PR 1.8%, PBDNJ-ja 1.4%, PDK-ja 1.4%, LZHK-ja 1.2%.

Emri:  20130619020915_artikull.jpg

Shikime: 315

Madhėsia:  29.8 KB

Sondazhi i ADI ka bere dhe nje vleresim per dy politikane kryesore ne vend, nga ky rezulton se Kryeministri Sali Berisha ka nje pelqim ne total prej 59.7%. Nga keto, 19.9% e te anketuarve kane nje pershtypje “te mire per te” dhe 39.8% kane nje pershtypje shume te mire”. Per kreun e PS-se, Edi Rama perqindja e pelqimit eshte shume me e vogel.

Sipas sondazhit, “Edi Rama ka nje pelqim ne total prej 56.3%, ku 24% kane nje pershtypje “te mire” dhe 32.3% kane nje pershtypje “shume te mire” per te. Politikani Sali Berisha ka mbeshtetjen e 57.1% te qytetareve ne punen qe ben si Kryeminister. Nje tjeter ankete e sondazhit eshte dhe ajo per taksat. Nga te dhenat rezulton se 52.3% per qind e qytetareve mbeshtesin taksen e sheshte, ndersa 41.2 jane per taksen progresive. Gjithashtu, shumica e te anketuarve besojne se vendi po shkon nje drejtimin e duhur. Jane 57.2% e te anketuarve qe thone se vendi po shkon ne drejtimin e duhur, kurse 42.8% thone se vendi po shkon ne drejtimin e gabuar. Nje tjeter pyetje eshte dhe ajo per zhvillimet ekonomike, ku 47% e te anketuarve thone se ajo eshte permiresuar ne kater vitet e fundit, nderkohe qe 34.8% e tyre thone se ekonomia eshte perkeqesuar. Ndersa 17.5% thone se ajo ka mbetur e njejte. Sondazhi i Albanian Democratik Institut eshte bere me 1000 intervista individuale. Ndryshe nga sondazhet e tjera, kjo kompani ka zgjedhur qe sondazhet te mos i beje me telefon, por balle per balle. Periudha e sondazhit eshte bere nga data 3 Qershor 2013 deri ne daten 8 Qershor 2013.



Koalicionet

Koalicioni i PD 45.6 %

Koalicioni i PS 40.9 %



Partite

PD 38.5%

PS 34.2 %

AK 4.4 %

LSI 3.7 %

FRD 3.3 %



Taksat

Taksa e sheshte 52.3%

Taksa progresive 41.2%



Ekonomia

Permiresuar 47

Perkeqesuar 34.8


Koha Jone