Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Teatri absurd

    Teatri absurd


    Aktorėt nė skenė
    mimikė qesharake pa fytyra
    vetulla mprehur mbi sy tė munguar
    me veshje lakuriqe
    Pėrplasje e pazhurmė kėmbėsh
    absurdė nė ajėr
    publiku hutuar
    Pamja si njė gjėegjėzė
    kush ishte e nė ēfarė u shndėrrua
    Thuaj tė gjithė tė paemėr
    tė qetė nė mosqėnien reale
    Pa rėnė perdja
    njėri prej tyre i shqua
    „Jemi ne gjithkushėt e munguar“
    me mjegull veshur
    deri kur me vdekje u dėnuan.








    Sikur ajri


    Sikur ajri tė vendoste njė ditė
    alfabetin tė mėsonte e nė fjalė tė kuptueshme tė fliste
    Sa gjėma do tė ēliroheshin nga kthetrat e heshtjeve
    dashuri tė pashprehura ndrydhur nė shpirtrat e ndrojtur
    Sa lot do tė tradhėtonte qė u hodhėn faqeve nė heshtjen e vetmisė
    lamtumirat e pathėna nga varret do tė ngriheshin
    do tė preknin tė dashurit e miqtė pėr ndarjet e pakthim

    Hajmalitė e kujtimeve tė shkuara

    Ajri memec lėviz rreth gojėve e trupave
    akoma hesht
    Pret pėr vite ndoshta kur njerėzit
    hajmalitė nė vegla muzikore t’i kenė kthyer
    Violinė e parė ajri me koncertin e dėshmisė do tė niste
    Mirėpritur larmia e ngjyrave nė sallonin madhėshtor
    ku gjyqi i pashpallur do tė mbahej
    Ajri i stolisur si mė i bukuri
    deri kur tė shpikej dhe vrasėsi pėr tė vėrtetėn e tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    URIME DITA me gjithė zemėr!

    Nėse ajri do tė kishte gojė
    tė rrėfente dėshmitė e tija
    njerzimi t'a thithte s'do kish nevojė!
    se mbi glob do mbretėronte ASFIKSIA!...

    Agim

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ju falenderoj per vleresimin z.Agim!

    Shendet!

    Dita

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Na me Ditkė !
    Po ti na thurrke edhe vargje me. Moj po qenke e tėmerrshme fare ti me ēupė.
    Kėngrexhjullejshėn !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po Corazon, Dita eshte poete e nji lloji te vecante.
    Ne poezine "sikur ajri" ajo ka hedhur nje ide interesante.
    Ajri eshte nji mrekulli e Natyres.
    Ajri mbush Boshllekun. Ajri eshte gjithkund. Ajri eshte ne male, mbi dete, ne Shpella ku jetoi njeriu para 200 000 vjetesh, ne galerite e Bulqizes ku punuan te burgosurit dhe fshataro-atdhetaret tone. Ajri eshte ne zyrat e Milirdereve e ne barqet bosh te femijve ne Kore te Veriut. Ajri eshte ne aeroplana Concord e ne nendetset nuklerare. Pra ajri eshte shume demokratik. Ajer thith Fino me Meten mbas nji dreke te bollshme, ajer thith dhe femijet e sapo lindur ne maternitet.
    Mirpo Dita do nga Ajri edhe dicka tjeter.
    Ajo mendon se ne ajer qarkullojne valet zanore te dala nga gojet e njerzve ne te gjitha kohet.
    Ne fakt ashtu eshte. Nji bubullime vjen nga larg ne veshet tane e na tregon se diku ra nji Rrufe edhe kjo fale forces se vales se ajrit qe krijoi shkarkesa elektrike dhe ndjeshmerise se Vesheve tane. Kjo bubullime vazhdon te valezoje ne atmosfere dhe ne se Ne nuk e degjojme akoma kjo sepse aq ndjen veshi yne. Pra ne fakt ne ajer jane te ruajtura te gjitha zerat e Botes.
    Problemi eshte si Njeriu mund ti kapi, ti seleksionoje e ti beje perseri te degjushme ne nivel decibelesh qe i pranon veshi yne.
    Ajri eshte pra dhe si nje Hard disk ku ruhet memoria e Njerzimit.
    Ne se do te dime nje dite te "dedektojme" kto zera qe bredhin ne atmosfere athere cfar sdo na degjojne veshet..
    Pra Dita si filozofe qe eshte don te dije dhe ckane thene psh te paret e saje ose cka thene Skenderbeu ose Ismail Qemali, ckane thene njerzit qe nuk paten rast te flasin po u mbyllen ne Biruca..etj etj..
    Pra ka ketu dhe filozofi por dhe Fizik e Shkence e Histori.

    cdo te mire..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 04-03-2003 mė 15:01

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    "Lind Dita, e me te edhe vuajtjet e mia..."

    Dita, shume te bukura...

    Respekt.

    T.K.

  7. #7

    Thumbs up

    Dita te uroj perzemersisht: Bravo

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mi Corazon,

    nese do t'i isha pergjigjur vete pergezimeve nga ana jote, do te kisha qene po aq ne gaz sa ti, e per "Kėngrexhjullejshėn !" do te kisha shkruar "Denk ju, denk ju". Por Brari ka shkruar ne vnd tim dhe ka shkruar aq sa......Brar, bashke me Dikean je shkaktar qe pranveren po e nis me sy te mbushur me lot. Ajo me Hithrat e ti me kete qe ke shkruar. Nuk dua te shkruaj asgje me teper pervecse Te falenderoj me gjithe zemer!

    Tek juke box i kafenese sot do te mund te degjosh nje kenge pershendetese per vesh-muzikalistet, por dedikimi sot eshte per ty Brar.





    "Lind Dita, e me te edhe vuajtjet e mia..."
    ...po kur nata vjen???


    Respekt dhe nga une Trim!




    Shigjeta, falemnderit.
    Degjoje (me imagjinate) edhe ti si vesh-muzikaliste kengen qe kam zgjedhur per sot.


    Perzemersisht ju pershendes!
    Dita

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Rruaza pėr gjerdan


    Ndjenjat pėr tė dobėtit
    tė fortėt gurėzuar
    Lėmuar rrallė se gjen
    pagdhendur mė tė pashėm
    u duket sikur janė

    Mė kėrkuan rruazat
    me to njė gjerdan do thurrnin
    Dikujt t’ia dhuronin
    Pa pranuar
    mė lidhėn e bėnė sikur dėgjuan
    „Atėherė mendimet e tua
    gjithė ē’ke brenda
    do rrėzojmė me to pa u munduar“

    Ndėrruan rrugė prej thirrjeve tė lidhura
    as gjestet nuk deshėn tė m’i kuptonin
    ndoshta verbuar
    Pa guxuar vjedhja ndodhi
    Rruaza pėr gjerdanin e premtuar

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pritja e madhe


    E thirrėn nė qiell
    pas mbetėn paraardhėsit e bashkėkohėsit
    Mijėra gjuhė pastruan tokėn
    duar - e kėmbėkryq shtruar
    pėr pritjen e madhe.
    Nga qielli ka kohė qė
    nuk ka zbritur kush
    Me shumėfishimin e gjeneve
    u humb edhe mė nga besimi
    Diktatorėve u kėrkojnė ringjalljen
    atyre qė bėnė luftėn
    E treta ende s’ka filluar
    Po cungjet qė rrjedhėn po e prishin
    po i nxjerrin.

    Pak mundi tė shquhej pas kohėsh,
    se toka ish mbuluar me pluhur
    naftė prej avionėsh e veturash
    gjak prej disa miniluftėrash
    bajga gomerėsh e kuajsh
    Tė shtruarit bashkė me gjuhėt
    ishin zhdukur
    Ku mbeti menēuria dot nuk u mėsua.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Teatri i kukullave
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-09-2007, 06:57
  3. Teatri
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:21
  4. Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 23:46
  5. Arti i Dramaturgjise (Brehti)
    Nga Pyes_Lotin nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 13:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •