Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Presidenti shqiptar Bujar Nishani, vizite zyrtare ne Izrael

    Presidenti Nishani nё ditёn e parё tё vizitёs sё tij zyrtare nё Izrael

    18 qershor 2013, Jerusalem

    Presidenti i Republikёs sё Shqipёrisё Bujar Nishani, nisi sot turin e aktiviteteve tё tij zyrtare nё Izrael me njё vizitё nё Muzeumin e Yad Vashem, Memorialin e Martirёve dhe Heronjve tё Holokaustit dhe vendosi njё kurorё nё Memorialin e Kujtesёs.



    Mё pas, Kreu i Shtetit dhe delegacioni qё e shoqёron vizituan vende tё shenjta dhe me vlerё historike, Qytetin e Vjetёr tё Jerusalemit dhe Murin e Lotёve, ku iu rezervua njё pritje e ngrohtė nga Rabini i Murit Perёndimor dhe Vendeve tё Shenjta, Shmuel Rabinowitz, me tё cilin zhvilloi njё bisedё miqёsore.

    Gjatё pasdites, Presidenti Nishani, nё prani edhe tё disa anёtarёve tё familjeve izraelite, tё shpёtuara nga shqiptarёt, gjatё periudhёs sё Holokaustit, dha njё intervistё pёr Programin televiziv `Second Look`. Gjatё takimit me familjet e mёsipёrme, nё vijim tё intervistёs, Presidenti Nishani u shpreh se akti shqiptar pёr mbrojtjen e Hebrenjve gjatё periudhёs sё Holokaustit pёrbёn njё qёndrim tё vetёdijshёm qё mbёshtetet tek dashuria dhe respekti pёr njeriun, pavarёsisё fesё dhe racёs dhe kodi moral i fjalёs sё dhёnё e sakrifikimit pёr mikun – Besa.

    Pёrfaqёsuesit e familjeve izraelite nё takim, theksuan me nota tё larta emocioni se mirёnjohja e tyre dhe e popullit pёr shqiptarёt do tё trashёgohen brez pas brezi nё familjet e tyre dhe brezat e ardhshёm.
    Nё pёrgjigje tё interesimit pёr zhvillimet nё Shqipёri, Kreu i Shtetit informoi bashkёbiseduesit pёr zhvillimet ekonomike dhe politike si dhe perspektivёn evropiane tё Shqipёrisё.

    Dita e parё e vizitёs zyrtare tё Presidentit Nishani nё Izrael u mbyll me pjesёmarrjen nё Ceremoninё e organizuar me rastin e 90-Vjetorit tё lindjes sё Presidentit tё Shtetit tё Izraelit Shimon Peres.

    Presidenti Nishani ndodhet pёr njё vizitё zyrtare nё Izrael, me ftesё tё Presidentit Izraelit Peres pёr tё marrё pjesё nё Konferencёn e 5-tё Presidenciale `Pёrballja me tё Nesёrmen`. Gjatё qёndrimit nё Izrael, do tё zhvillojё takime me Presidentin e Shtetit tё Izraelit Shimon Peres, Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe personalitete tё tjera politike dhe shoqёrisё civile.

    Presidenca

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Presidenti shqiptar, vizite zyrtare ne Izrael

    Presidenti i Republikės Bujar Nishani vijon ditėn e tij tė dytė tė vizitės zyrtare nė Izrael

    19 qershor 2013, Jerusalem

    Nė ditėn e dytė tė vizitės sė tij zyrtare nė Izrael, Presidenti i Republikės Bujar Nishani u prit nė njė takim edhe nga Kryetari i Komitetit pėr Politikė tė Jashtme dhe Mbrojtje nė Knesset (Parlamenti i Izraelit), Zoti Avigdor Lieberman. Pas shkėmbimeve tė mirėserardhjes, zoti Lieberman vlerėsoi lart nivelin e shkėlqyer tė marrėdhėnieve dhe miqėsinė tradicionale mes Shqipėrisė dhe Shtetit tė Izraelit duke nėnvizuar se Lufta e Dytė Botėrore hapi njė kapitull tė ri nė kėto marrėdhėnie.



    Nga ana e tij, Presidenti Nishani u shpreh se dy popujt tanė tashmė e njohin njėri-tjetrin dhe shtoi se forcimi i bashkėpunimit nė tė gjitha fushat ėshtė nė interes tė zhvillimit dhe forcimit tė lidhjeve mes vendeve dhe popujve tona.

    Nė lidhje me situatėn nė Lindjen e Mesme dhe mė gjerė, Zoti Lieberman e vlerėsoi atė si eksplozive dhe plot rreziqe, duke shtuar se megjithatė Shteti i Izraelit po pėrpiqet tė mos bjerė pre e provokimeve. Nė lidhje me zhvillimet nė Lindjen e Mesme, Presidenti Nishani e garantoi bashkėbiseduesin se Shqipėria do tė vazhdojė tė mbajė tė njėjtin qėndrim.

    Nė pėrgjigje tė interesimit tė bashkėbiseduesit, Kreu i Shtetit Bujar Nishani u shpreh se kombi shqiptar pėrbėhet nga disa besime fetare, tė cilat jetojnė nė harmoni me njėra-tjetrėn dhe se shqiptarėt kudo nė rajon po mbėshtesin zhvillimet demokratike nė vendet ku ata jetojnė, duke kontribuar nė forcimin e bashkėpunimit dhe mirėkuptimit me fqinjėt e tyre.

    Po sot, Presidenti Nishani mori pjesė ne Seancėn Plenare tė Hapjes sė Konferencės sė 5-tė Presidenciale “Pėrballja me tė Ardhmen”, e cila organizohet nė kujdesin e Presidentit tė Shtetit tė Izraelit, zoti Shimon Peres dhe zhvillon punimet nė Jeruzalem mė 19-20 Qershor 2013.

    Presidenca

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Presidenti shqiptar, vizite zyrtare ne Izrael

    Presidenti Nishani takohet me Kryeministrin Netanyahu

    19 qershor 2013, Jerusalem

    Presidenti i Shqipёrisё Bujar Nishani u prit nё njё takim nga Kryeministri i Shtetit tё Izraelit Benjamin Netanyahu.



    Nё fillim tё njё bisede tё ngrohtё dhe tё hapur, Presidenti Nishani u shpreh se bazuar nё frymёn e njё miqёsie tradicionale dhe tё fortё ndёrmjet dy popujve dhe vendeve tona dhe duke marrё parasysh mundёsitё qё ofron tashmё vendi ynё, ka ende shumё hapёsirё pёr forcimin e bashkёpunimit ndёrmjet dy vendeve tona nё tё gjitha fushat me interes tё ndёrsjellё.

    Kryeministri Netanyahu, pasi u dakordua me vlerёsimin e Presidentit Nishani, vuri nё dukje se Izraeli mund tё jetё shumё i pranishёm me investime, veēanёrisht nё turizёm dhe bujqёsi dhe theksoi se bashkёpunimi mes vendeve tona mund tё shtrihet nё ekonomi, kulturё, e deri nё fushёn e sigurisё.

    Nё pёrgjigje tё interesimit tё bashkёbiseduesit tё tij, Presidenti Nishani u shpreh se Ballkani ka hapur njё kapitull tё ri dhe mund tё konsiderohet tashmё rajon i mundёsive tё mёdha dhe shtoi se shqiptarёt, me tolerancёn e mirёkuptimin e tyre, kanё dhёnё njё shembull tё shkёlqyer pёr rajonin dhe mё gjerё, si edhe kanё kontribuar nё mёnyrё domethёnёse pёr paqen dhe stabilitetin nё rajon.

    Kryeministri Netanyahu e vlerёsoi situatёn nё Lindjen e Mesme dhe mё gjerё si shumё tё brishtё nga pikёpamja e sigurisё dhe stabilitetit, ndёrsa ēmoi lart qёndrimet e Shqipёrisё pёr zhvillimet nё kёtё rajon.

    Nё pёrgjigje, Kreu i Shtetit Nishani e garantoi Kryeministrin Izraelit Netanyahu se ky qёndrim do tё mbetet i pandryshueshёm, sepse bazohet mbi parime tё shёndosha dhe vlerёsime objektive pёr zhvillimet nё Lindjen e Mesme dhe mё gjerё.

    Presidenca

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Presidenti shqiptar Bujar Nishani, vizite zyrtare ne Izrael

    Presidenti Nishani takohet me Komunitetin Shqiptaro-Hebre tё Karmiel

    9 qershor 2013, Karmiel

    Ditёn e dytё tё qёndrimit nё Izrael, Presidenti i Republikёs e mbylli me Komunitetin Shqiptaro-Hebre tё qytetit tё Karmiel, tё cilёt i ofruan njё pritje tё pёrzemёrt dhe krijuan njё ambient shumё tё ngrohtё. Ishte i pranishёm edhe kryetari i Bashkisё sё Karmiel, zoti Adi Eldar.

    Nё fjalёn e tij tё mirёseardhjes, kryetari i Bashkisё Eldar nё emёr tё komunitetit Shqiptaro-Hebre dhe qytetarёve tё Karmielit, shprehu kёnaqёsinё pёr praninё e Presidentit Nishani dhe delegacionit qё e shoqёron nё kёtё qytet dhe, ndёr tё tjera, u shpreh se shqiptarёt me origjinё hebreje janё nga ambasadorёt mё tё vlefshёm tё Shqipёrisё nё Izrael.

    Presidenti Nishani, nё fjalёn e tij, falenderoi bashkinё e Karmielit dhe kryetarin e saj Eldar pёr pritjen e shkёlqyer pёr `qytetarёt e Shqipёrisё, bashkёkombas tuaj` duke shtuar se ata janё gjithashtu njё urё e fortё nё miqёsinё tradicionale dhe tё sprovuar mes dy popujve dhe vendeve tona dhe promovuesit mё tё aftё tё imazhit tё Shqipёrisё nё Izrael.

    Mё tej, Kreu i Shtetit informoi tё pranishmit pёr zhvillimet e gjithanshme, nё konsolidimin e demokracisё dhe shtetit ligjor, nё fushёn ekonomike dhe politike nё Shqipёri, pёr tё ardhmen e saj evropiane dhe rolin konstruktiv nё rajon dhe i ftoi tё bёhen pjesё e kёtij zhvillimi nё mёnyrё konkrete, pёrmes inkurajimit tё turistёve dhe investitorёvё izraelitё pёr tё ardhur nё Shqipёri, ose pёrmes dhёnies sё mendimeve dhe ekspertizёs sё tyre, duke vёnё nё dukje se Presidenti i Republikės ka krijuar `rrjetin e miqve tё Shqipёrisё` pёr kёtё qёllim.

    Bashkёbisedimi u mbyll me njё komunikim shumё tё lirshёm, gjatё tё cilit Presidenti Nishani iu pёrgjigj interesimit qё shumё nga pjesёmarrёsit paraqitёn pёr situatёn dhe tё ardhmen e Shqipёrisё, pёr ēёshtje tё karakterit ligjor, mundёsitё e ruajtjes sё trashėgimisё kulturore dhe gjuhёs shqipe te gjeneratat e ardhshme tё shqiptarёve nё Izrael, mundёsitё e zhvillimit tё turizmit, lidhjes direkte ajrore Tiranё – Tel Aviv, etj..

    Presidenca

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •