Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Poezi te ndryshme

    Grua


    Mos u beso kur te thone se je aq e bukur sa yjet ne qiell ndihen xheloz per ty!
    Jane vetem vargje te kopjuara nga nje poet i cmendur,
    ne nje nate kur s`kishte asnje yll ne qiell.
    Pastaj poeti vdiq
    mbi vargjet qe si besoi as vet.
    Mos beso kur te thone se me ty njohen dashurine,
    ate te verteten!
    Eshte vetem nje pikture shtrati me carcafe mrekullisht te zhubrosur,
    dhe trupi yt duarve mashkullore,
    qe s`ngopen se provuari te njejten shije,
    por qe s`duan ta besojne se eshte e njejte,
    si vdekja,grua,si vdekja,
    qe vjen njesoj per te gjithe ne fund te jetes.
    Eh,
    edhe nese te thone se pa ty nuk mund te ekzistoj jeta,
    besoje vetem per veten,Grua,
    por mos u beso atyre,
    ata nuk mund ta dine vertetesine e kesaj,
    ata mendojne nepermjet teje,
    duan nepermjet teje,
    madje edhe perendine e njohin nepermjet teje!
    Ata nuk mund ti njohin pritjet e tua,
    nuk mund ti klithin dhimbjet e tua,
    ndersa shkojne qetesisht.
    Ata nuk mund te dallojne shpines tende krrusjen e barrave,
    ndersa te prekin,
    ndersa leshojne mbi ty gjithe egersine epshake,
    per te zbrazur qese rimbushese
    me ofshama pa kujtese
    Nuk munden,Grua,
    ta dine emrin hyjnor qe ti u therret
    duke u futur ne armiqesi me zotat,
    ndaj,mos u beso kur te thone Pergjithmone,
    eshte genjeshtra me e bukur qe njohin,
    eshte kaperdimja me hidhesine me te bukur
    qe ti ben grykes tende,
    objekt cmendurisht erotik per ta...

    Ne fund e di,
    s`do ma vesh veshin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Disa thone se gruaja
    eshte per te ndare shtratin
    ne netet e gjata te dimrit
    Dikush thote se eshte
    nje kercimtar me nente zilka mbi krye
    qe e vini te luaje ne mes te nje pylli te gjelber;
    Dikush thote , se eshte bashkeshortja ime,
    eshte mekati qe mbaj mbi shpine;
    Dikush thote se eshte ajo qe ze brumin..


    Nuk eshte as ajo , as kjo, as nje shtrat, as nje kercimtar
    as nje bashkeshorte, as nje mekat;

    Ajo eshte krahet e mi dhe kembet e mia
    Ajo eshte foshnja, nena,gruaja,motra ime
    Ajo eshte shoqja e jetes time...!

    _Nazim Hikmet.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Jane tė vėshtira ato gra qė kanė mė tepėr dashuri pėr tė dhėnė, por nuk ja dhurojnė gjithkujt.
    Ato qė flasin kur kanė diēka pėr tė thėnė.
    Ato qė kanė mėsuar tė mbrojnė veten dhe tė tjerėt.
    Ato qė kėrkojnė gjithmonė dhe mė tepėr.
    Janė gra tė vėshtira ato qė dallojnė buzėqeshjen e njerėzve tė mirė nga ata tė kėqinj.
    Ato qė nuk lodhen kurrė sė kėrkuari dikė qė ja vlen, ata qė kanė vlerė.
    Janė gra tė veshtira ato qė ndiejnė dhimbjen e tė tjerėve.
    Ato qė kanė shpirtin nė afėrsi tė lėkurės.
    Ato qė shikojnė me mijėra sy tė fshehur.
    Ato qė ėndėrrojnė ngjyrat.
    Janė gra tė vėshtira ato qė njohin njėra-tjetrėn
    Janė ato qė kur jeta nuk ka asnjė shije, i japin shije vetė jetės!

    (Mara Bagatella)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    "Nuk ke pse mė do" - Leonard Cohen

    Nuk ke pse mė do

    ngaqėje

    si tė gjitha gratė

    qė pėrherė mė kanė munguar

    U linda pėr tė rendur pas teje

    ēdo natė

    dhe prapė jam

    orteku me burra qė tė dashurojnė



    Tė takoj nė tryezė

    ta marr grushtin mes duarve tė mia

    nė taksi nusesh

    zgjohem fillikat

    gishtat e mi te mungesa jote

    nė Bujtinėn e Virtytit.



    I shkrova tėrė kėto kėngė pėr ty

    ndeza qirinj tė kuq e tė zinj

    nė trajtėn e njė burri dhe njė gruaje

    u martova me tymin

    e dy piramidave me nallane druri

    u luta pėr ty

    u luta tė mė duash

    u luta tė mos mė duash.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Leonard Cohen


    The birds they sang
    at the break of day
    Start again
    I heard them say
    Don't dwell on what
    has passed away
    or what is yet to be.



    Dance me to your beauty with a burning violin
    Dance me through the panic 'til I'm gathered safely in
    Lift me like an olive branch and be my homeward dove
    Dance me to the end of love
    Dance me to the end of love.


    With Annie gone,
    whose eyes to compare
    with the morning sun?

    Not that Idid compare,
    But I do compare
    Now that she's gone.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
    fjalėt ti m’i ktheve nė harrim,
    nė qiell ėshtė hėna, s’i them dot hėnė
    s’tė flas dot pėr mjegullėn nė agim.

    Mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
    nė gjoks ti vėr ēdo fjalė nė vend tė saj.
    Pastaj do tė pėrkund nė njė djep-kėngė,
    me hėnėn flokėve si karficė e bardhė.

    Dhe nėse rrugėt pėr nė zemėr dot s’i gjen,
    mė thuaj tė t’i zgjas gishtėrinjtė e mi.
    Mbi ta mbėshtete kokėn,
    dhe pėr njė ēast ti pendė do tė kthehesh,
    brenda meje do tė vėrtitesh, shpirt!

    Mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
    kur ti je kaq pranė dhe kaq e thjeshtė,
    u kėput njė gjethe nga njė pemė,
    e verdhė si harresa … ishte vjeshtė.

    Teodor Keko
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Dritėro Agolli - Dashuri e veshtire.

    Ti ne kanape tani dremit
    Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
    Abazhuri mbi qerpike ndrit
    Libri nga gishtrinjte te ka rene.

    Para teje ndal mendimi im:
    Jemi dashuruar edhe share
    Jemi ndare shpesh ne udhetim,
    Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.

    Dhoma hesht e rruga larg gjemon
    Ti sheh endrra kalteroshe shume
    Une, ndonse pi dhe mogadon,
    Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

    Te kam pasur enderr cast e ore,
    Enderr te trishtuar dhe te mire
    Po te jem vertete nje Pitagore
    Ti je teorema me e veshtire....
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Pija qė deh

    I thashė zemrės, je nė risk
    Kur kaq fort ti rreh!
    Pse tė trembem, thotė zemra
    Ndjenjat pse t'i fsheh...?!

    Sa pandehma, iluzione
    Gracka fati ngreh?!
    Zemra ime, dashuria
    Ėshtė "pije" qė deh...!

    Me shigjeta helmatuese
    Tė godet e ti s'sheh
    Le tė gjuajnė, gufon zemra
    S'mė vdes ai helm...!

    Dhimbjen kur unė thellė ndjej
    Botės pse t'ia fsheh
    Ēfarė mė shumė se dashuria
    Na merr mendtė, na deh!

    Timo Flloko

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    PER......

    Nuk te perulem, ka mbaruar,
    Asnje premtim i yti s'hyn dot
    Ne shpirtin tim per ta sunduar,
    Jemi te huaj, sot edhe mot.
    Ti ke harruar qe lirine
    S'ia fal mashtrimit kurresesi
    Por dhe keshtu, vite qe s'vijne
    Per syte e tu u bera fli.
    Edhe keshtu tek ti pandehja
    te gjeja shpirt e shok e short
    Dhe tere boten e urreja
    Qe te te desha ty me fort.
    Gjithato ēaste te qendrimit
    Tek kembet tende, e beson?
    Ia kam rrembyer frymezimit
    Me se po mi zevendeson?
    Nga ndonje ēast mendimbegate
    Dhe forc'e shpirtit s'ish ēudi
    T'i jepje botes nje dhurate
    Dhe te me jepte pavdekesi.
    Pse doje pra te me nderroje
    ate kurore lavdiplot?
    Pse s'qe athere kur premtoje
    E tille sic je bere sot?
    Krenar jam, falme eshte e kote
    Kerko nje tjeter dashuri
    per asnje gje ne kete bote
    Nuk mund te rri ne skllaveri.
    Nen qiell te jugut, ne vend tjeter
    Do te largohem, ndoshta shpejt.
    Po jemi njohur pak si teper
    Per t'u harruar ashtu krejt.
    Qe sot do te ze te argetohem
    Dhe te betohem pasketaj,
    Vetem do qesh e do gezohem
    Dhe per asgje nuk do te qaj.
    Do rrej si djalli sa te dua
    Si desha, me s'do dashuroj
    A mund te dua me nje grua
    Kur sot nje engjell me tradhetoi?
    Te vdisja desha dhe te vuaj,
    me boten desha te luftoj
    Qe fort te voglen doren tuaj
    I ēmendur, te mundja ta shtrengoj.
    Pa te kuptuar dot mashtrimin
    Ta fala shpirtin mbushur plot
    Ia njohe ketij shpirti ēmimin?
    Ia njohe, une s'te njoha dot!

    M.Llermontov

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Fjalet qe s'u thane.

    Fjalet qe s'u thane i ngjajne anijeve me vela,
    qe iknin ne detra te largeta dhe s'ktheheshin me kurre.

    Sa te bukura ishin!
    Me to mund te ndertonin nje oaz ne shkretetire,
    ose nje kasolle te thjeshte brigjeve oqeaneve,
    te vogel, te vogel, per nje dashuri te madhe.

    Fjalet qe s'u thane , i ngjajne nje kopshti te thare,
    qe s'ka per ta njohur kurre lulezimin.

    Fjalet qe s'u thane kane mbetur tek une.
    Dhe ka disa dite qe vetja me ngjan si nje varreze plot zhurme.

    Sa te bukura ishin!
    Po ti nuk ke per ti degjuar kurre....
    Te dukeshin se vinin nga thellesite e qiejve
    permes vetetimave.

    C'te bej tani me ato?
    Nje kordele te zeze? Nje qivur?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •