Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Sondazhi në Tiranë: Koalicioni i djathtë 17 mandate, i majti 15

    Sondazhi për Tiranën, 17 me 15 për mazhorancën

    Partia Demokratike dhe koalicioni i saj rezulton fitues në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 23 qershorit. Ky është rezultati që parashikon sondazhi i kompanisë “Euromedia Research”. Sondazhi, i cili ka anketuar banorë në gjithë Qarkun e Tiranës, koalicionin “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” e rendit fitues me 48.4 për qind të votave. Ndërsa koalicioni i majtë merr 45.5 për qind të votave. Ky rezultat, i përkthyer në mandate i jep PD 17 mandate në Tiranë, ndërsa koalicionit të PS, 15 mandate. Në nivel partish, sërish fituese renditet Partia Demokratike, por me dy për qind më shumë sesa koalicioni, në krahasim me Partinë Socialiste. Pyetjes se për kë do të votonin nëse zgjedhjet zhvillohen sot, 45.6 % i japin përgjigjur për PD-në, ndërsa për PS-së 40.1 %. Ndërkohë LSI-ja në Tiranë merr 5.2 për qind dhe PDIU 1.2 %, ndërsa Fryma e Re Demokratike merr, sipas sondazhit, 2.6 %. Ndërkohë pyetjes së cili koalicion do të kontrollojë Parlamentin, 46.5% e qytetarëve të pyetur në Tiranë i janë përgjigjur se do të kontrollohet nga koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”. Ndërsa 45.4 janë përgjigjur se do të kontrollohet nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Kësaj pyetje 6.5 % e qytetarëve i janë përgjigjur pro Frymës së Re Demokratike. Të pyetur për modelin e fushatës, qytetarët shprehen se ajo e Partisë Demokratike duket më bindëse. Kështu 39.3 % e të pyeturve shprehen në favor të PD-së. Ndërsa 30.4 shprehen se fushata më bindëse është ajo e Partisë Socialiste. “Euromedia Research” është një kompani e specializuar për sondazhet në Itali. Kjo kompania ka realizuar rregullisht sondazhe për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Itali, duke qenë shumë afër rezultateve finale të zgjedhjeve. Kjo gjë e bën “Euromedia Research”, jo vetëm një kompani mjaft të njohur në Itali, por edhe të besueshme në të dhënat e saj. Veç rezultatit për zgjedhjet e 23 qershorit, “Euromedia Research” ka publikuar të dhëna dhe për çështje të tjera. Të pyetur nëse gjërat në vend po ecin në drejtimin e duhur, konkretisht 55 për qind e të anketuarve shprehen se “po”. Ndërsa 32 për qind e të anketuarve mendojnë se gjërat po ecin në drejtimin e gabuar. Sondazhi është bërë gjatë fundit të muajit maj dhe fillimit të muajit qershor. Ndryshe nga sondazhet e tjera, që marrin si kampione intervistomi rreth 1 mijë persona. Për këtë sondazh janë bërë 2000 mijë intervista. Sipas të dhënave të vetë kompanisë, sondazhi është bërë në mënyrë telefonike dhe ka përfshirë persona mbi 18 vjeç.

    Koalicionet Tiranë

    Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim 50.6%

    Aleanca për Shqipërinë Europiane 47.7%

    Partitë, Tiranë

    PD 45.6 %

    PS 40.1%


    KJ

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Sondazhi në Tiranë: Koalicioni i djathtë 17 mandate, i majti 15

    Keso sondazhe jane absolutisht pa asnje vlere...

    Ne Shqiperi nuk ka dhe nuk do te kete as zgjedhje te lira, as te ndershme, as demokratike, as kushtetuese, as te standardeve me te uleta nderkombetare. Pavaresisht se kush shpallet fitues ose e shpalle veten fitues.
    Edhe ne vendet qe dalin nga lufta ose lufta qytetare, te cilat mbikqyren nga OKB dhe shtetet demokratike, shpesh ka proces zgjedhor dhe zgjedhje te standardeve shume me te larta se ne Shqiperi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Sondazhi në Tiranë: Koalicioni i djathtë 17 mandate, i majti 15

    Eshte pothuajse e pamundur statistikisht,vetem po te humbase e majta mbi 5000 vota dhe e djathta te fitoje mbi 12 000.Madje dhe barazimi 16 me 16 nuk eshte i lehte per te djathten

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Sondazhi në Tiranë: Koalicioni i djathtë 17 mandate, i majti 15

    Po nej koalicion REALITET SHQIPTAR A KA?
    APO si intereson kuj
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sondazhi në Tiranë: Koalicioni i djathtë 17 mandate, i majti 15

    Veç rezultatit për zgjedhjet e 23 qershorit, “Euromedia Research” ka publikuar të dhëna dhe për çështje të tjera. Të pyetur nëse gjërat në vend po ecin në drejtimin e duhur, konkretisht 55 për qind e të anketuarve shprehen se “po”. Ndërsa 32 për qind e të anketuarve mendojnë se gjërat po ecin në drejtimin e gabuar.
    Kjo me lart eshte pjesa me e rendesishme e sondazhit, jo numret e mandateve pasi ato jane nje derivat i perllogaritur i perqindjeve dhe jane gjithmone gabim. Kjo me lart eshte shume domethenese pasi shumica e shqiptareve besojne se vendi eshte ne drejtimin e duhur, qe do te thote eshte nje vote konfidence per 8 vjetet e qeverise Berisha ne pushtet. Vetem 32% e shqiptareve besojne se vendi eshte ne rrugen e gabuar. Pjesa tjeter e sondazhit eshte optimizmi i shqiptareve ne lidhje me ekonomine, qe ekonomia do te kete nje rritje pozitive ne muajt e vitin ne vazhdim.

    Me keto numra, Berisha e ka te garantuar mandatin e trete dhe rezultati i mandateve nuk do te jete i ngushte sic parashikojne shume veta. Opozita do te donte te shikonte ato numra kokeposhte, nje shumice qe besonin se vendi eshte ne rrugen e gabuar dhe nje pakice qe besojne se eshte ne rrugen e duhur.

    Dhe ky nuk eshte sondazhi i vetem qe ka prodhuar keto numra, edhe sondazhet e tjera e kane evidentuar kete gje.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Sondazhi në Tiranë: Koalicioni i djathtë 17 mandate, i majti 15

    Duke e dite qe Tironsit e urrejne mr. 20% me kokedhimen dhe e dashurojne punen e Bashes ne Tirane, atehere e djathta mund ta fitoj nje mandat me shume pa problem.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Sondazhi në Tiranë: Koalicioni i djathtë 17 mandate, i majti 15

    Tiranasit duhet ti masin hesapet se kujte do ti japin besimin me udhhequre Shqiperine ne keto ditet qe jane ne numer te kufizuar dhe me randesi te madhe per ardhmerine e kombite,populli mendoje se eshte vedijesuare dhe ata qe i mbikqyrin votimet besoje nuk do te jene te manipuluar,keshtu qe populli kesaj rradhe do ta caktoje me te mirine,tani eshte koha e pushimeve verore dhe ishalla te hanen do te jeme ne atdheune time te dashure,ne vendin e prallave dhe te miteve,ne token e Skenderbeut,Naimit,Asdrenite,Cajupit,Avni Rustemit,Qerqiz Topullit e shume figurave historike Kombetare,nuk kame qellimin vetem te lahem ne Dete,por do ta vizitoj kalane e Rozafes ,Qytetin e Skenderbeute dhe veqanrishte Korqen,pra luse Perendine te ket Paqe dhe gezime dhe Zgjidhjet te shkojne ne menyre Qytetruese dhe Evropiane,,, pasi qe eshte hera e pare ne TOKEN e NENES SONE TE DASHUR SHQIPERI ather Ishalla fiton ai qe e meriton Fitoren,,,
    VENI,VIDI,VICI

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Sondazhi në Tiranë: Koalicioni i djathtë 17 mandate, i majti 15

    Citim Postuar më parë nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    Tiranasit duhet ti masin hesapet se kujte do ti japin besimin me udhhequre Shqiperine ne keto ditet qe jane ne numer te kufizuar dhe me randesi te madhe per ardhmerine e kombite,populli mendoje se eshte vedijesuare dhe ata qe i mbikqyrin votimet besoje nuk do te jene te manipuluar,keshtu qe populli kesaj rradhe do ta caktoje me te mirine,tani eshte koha e pushimeve verore dhe ishalla te hanen do te jeme ne atdheune time te dashure,ne vendin e prallave dhe te miteve,ne token e Skenderbeut,Naimit,Asdrenite,Cajupit,Avni Rustemit,Qerqiz Topullit e shume figurave historike Kombetare,nuk kame qellimin vetem te lahem ne Dete,por do ta vizitoj kalane e Rozafes ,Qytetin e Skenderbeute dhe veqanrishte Korqen,pra luse Perendine te ket Paqe dhe gezime dhe Zgjidhjet te shkojne ne menyre Qytetruese dhe Evropiane,,,
    pasi qe eshte hera e pare ne TOKEN e NENES SONE TE DASHUR SHQIPERI ather Ishalla fiton ai qe e meriton Fitoren,,,
    Blah blah blah Blah,,,,,,,,,,,,,,,, Pushime te mbara hap syte se Mos te shtypin me karroca "elektrike"
    mateo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Sondazhi në Tiranë: Koalicioni i djathtë 17 mandate, i majti 15

    Citim Postuar më parë nga mateo Lexo Postimin
    Blah blah blah Blah,,,,,,,,,,,,,,,, Pushime te mbara hap syte se Mos te shtypin me karroca "elektrike"
    mateo,mos pashe zotin mos me frikeso!!,se ne shqipetaret jemi te vuajtur por pesha te renda kurr skemi ngritur,,(pak humor,per relaks..Haha..)
    VENI,VIDI,VICI

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Sondazhi në Tiranë: Koalicioni i djathtë 17 mandate, i majti 15

    Berisha eshte karte e djegur cfaredo sondazh ta nxjerri te fituar. Pronat jan ber katraur , gjykatat, spitalet jan probleme shum serioze nepunesit jan pa shkolle ministrat zvministrat sekseret jan ber milioner vetem me shitjen e vendeve te punes, nje roje pylli te kushton 2 milion lek mesuesi 4, polici, doganieri dhe te gjitha llojet e puneve shteterore tregtohen kjo lloj praktike eshte natyrale ne shqiperi asnjeri nuk flet sikur te ishte tabu.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •